Nfl 2018

jo :roll_eyes:

September 2008 - Tom Brady appears on the cover of SI magazine. During the first quarter of the first game of that season Brady tore his ACL and his MCL, courtesy of Bernard Pollard, effectively ending his season. Ky Pollardi demtoi edhe Wes Welker nje vit me pas, edhe Gronkun 2 vjet me vone. E kemi patur si ters me cilendo skuader qe ka luajtur.

Jinx, big time. :joy:

Shpresoj qe gjithe tersi iku bashke me Edelman. Vertet sulmi eshte prape bombe po energjia qe sjell Edelman, nuk ka te krahasume me asnje tjeter. OK, mbase e krahasushme me Gronk kur eshte ne dite te mire po eshte sport i forte, nuk i dihet asnjehere. Fakti qe hoqen dore nga Brissett dmth qe te pakten ne leter, Brady duket fuqishem dhe mjafton si garanci vec Jimmy G. heperhe.
Une do genjeja po t’mos them qe dhe nji titull tjeter (e pastaj nji tjeter) nen TB12 do ishte gje fantastike po nuk kam pike dyshimi se nuk kane per t’u perserit najher emocionet e 2 titujve te fundit, per vete menyren si rodhen ngjarjet

Individualiteti i nje lojtari veshtire te duplikohet. Sulmi eshte OK, ky Dorset qe kembyen per Brisetin s’besoj te qullose gje, po kane arme te tjera. Next man up thote trajneri. Hogan, Burkhead do kene role me te medha besoj. Edhe Lewis me mire se vjet, qe erdhi pas demtimit. Friken ja kam Offensive Line. Offensive line eshte OK, not great. Mbrojtja e Houstonit psh ndaj kesaj OL ben dasme. Edhe Atlanta.

Megjithate, in Bill We Trust. Fituan 11 ndeshje pa Brejdin, fituan SB pa Gronk, prape ne playoff dalin, me pas kismet.

Sa per emocionet, me ty jam. E vetmja menyre se si mund te shtoje emocionet nje titull tjeter apo 2 eshte ajo qe mungon; perfect season dhe te mundin Giants ne finale. Ajo qe ju shpetoi ne 2007.

A post was merged into an existing topic: Diskutim i lirë - shtator 2017

@Xixa-g, po ti pse s’po na thu ndonje gje per futbollin amerikon?

U shkund dhe nji tapet ceremonial

Aj me bismila

Na ngjethen mishte, e?

Kickoff time! Ishalla per mire ky vit.

Kthejeni dhimbjen ne force cuna. :smile: Edhe nje cike optimizem; 3 heret e fundit qe Patriotet humben ndeshjen hapese ne shtepi, kane fituar SB. Madje 2 heret e fundit dolen dhe 1-3 ne preseason, si kete vit.

ç’të them? ja për shembull, nuk jam ndonjë tifoz i thekur i këtij sporti
Të them të drejtën, gjithmonë më ka ngjarë si një farë koreografie e dhunshme, një lloj baleti muskuloz me kaska në kokë, as mish (rugby) as edhe peshk (futboll). E vetmja gje origjinale e saj është emri “amerikan”.

Në të kundërt, sa e ndjek peshkun (futbollin), aq më tepër jam i dhënë pas mishit - rugby-s prej vërteti (atij të kontinentit të vjetër dhe të vendeve të Commonwealth). Aty burrat ndeshen me trup dhe s’kanë nevojë as të turren me vrap si të marrë, as edhe të mbajnë helmeta.

pyetja ishte sa per te ngacmu, se e merrja me mend qe nuk te intereson. Ne fakt as mu nuk me interesoj, nuk e kuptoj, ve re vetem agresivitetin si gje negative, dhe besoj se asnje nga kontinetni i vjeter e kupton. Duhet te jetosh ne Amerike, e ndoshta kupton, sepse ne fakt dallimi midis futbollit kontinental dhe futbollit amerikan eshte tregues i persosur i dallimit midis karakterit evropia dhe atij amerikan.

Une prandaj e hapa temen, qe jo vetem ata qe e kuptojne dhe ndjekin lojen te diskutojne, por edhe nese ndonjeri ka deshire te dije me shume te shkembejme njohuri.

Pare nga jashte, nese nuk i di rregullat ashtu duket, si nje grup burrash qe shtyhen si demat thote nje i afermi im. Por kur i kupton rregullat e lojes e kupton qe ka shume strategji, cdo aksion qe behet apo skeme mbrojtjeje ndaj aksionit, ka strategjine e saj. Mua kjo me terheq shume, ana strategjike e lojes. Nuk mund te them te njejten gje per bejzbollin, i cili me duket i merzitshem. Gjithashtu megjithese mund te duket si rremuje kur luhet, ka shume rregulla. Rregullorja e NFL ka 90 faqe, krahasuar me futbollin qe me ngjan se ka 17 rregulla gjithsej.

P.S: Skuadra e Nju Orlins ka nje lojtar shqiptar, Kristjan Sokoli, nga Shkodra. Ishte dhe nje tjeter me Tenesi, por nuk luan me.

E marr me mend qe si loje duhet te kete vlera nese njeh rregullat, personat etj, por mundohem te them ndryshe ate qe kam thene ne komentin me pare.

Kultura amerikane ka nje agresivitet dhe banalitet, nje lloj traplliku adoleshentor, ne raport me ate te kontinentit te vjeter te intelektuarit pensionist buzeholle. Pak a shume eshte raporti dyfelor komplementar i lashtesise midis Athines helene dhe Romes romake. Ky raport, si atehere ashtu edhe tani, eshte shndrruar gjithnje e me teper ne kohe si konflikt gerr verr ne te gjitha nivelet dhe fushat. Kohet e fundit eshte pershpejtuar akoma me teper me Trump Trapin, qe eshte me teper nje shenje e Fundit, se nje shkak i Fundit. Pra mos prit qe ne :stuck_out_tongue: evropianet te pelqejme futbollin tuaj dhe kafen tuaj 1 liter leng geshtenjash.

Pare nga nje vizion me siperan, behet fjale per nje deshtim historik te Perendimit dhe Krishterimit, dhe e sigurte qe vazhduar me kete stil, fati i Perendimit - dhe i shqiptareve qe kane identitet evropian kadare pordhi kali n’der t’honit - do jete si i Romes dikur te shkaterruar nga vizigotet. Megjithate ju vazhdoni te shifni neshje dhe te palloni ronshem, se nuk mund te beni gje tjeter perveç roma pertomes.

1 Like

Po amon mos me shaj Ameriken se te dhjes Evropen :smile:
Po Evropa e çojti agresivitetin/dhunen nga mjet/instinkt mbijetese ne art plaziri/kenaqsie.
Juna msuet shpatat e stampuara, ne ju msojm shkopin e bejzbollit :smile:

Sic tha dhe shoku me lart, dhunen nuk e shpikem ne, e kemi marre nga paraardhesit, ata qe bene kryqezatat, 2 luftra boterore, etj si keto. Po ata qe shpiken dhe regbi, ku bazohet futbolli amerikan. Pervec basketbollit, 3 sportet e tjera madhore ne Amerike i kemi “te jashtme”.

Jam dakort qe futbolli amerikan vs futboll evropian eshte treguesi me i mire persa i perket kulturave dhe mentaliteteve te dy kontinenteve, por jo per hir te agresivitetit, ose me sakte jo aq shume per hir te agresivitetit. Mund ta shtjellojme me shume ne nje teme tjeter dhe te futim elemente te tjera krahasimi si natyra individuale, komercializimi, etj. qe vihen re dhe ne bejzboll, basketboll e hokei.

Kthup,

Me ç’thua, të paktën s’ke se si e perifrazon atë fjalën e Skënderbeut të mbajtur në Krujë:

“Dhunën nuk e solla unë po e gjeta këtu, mes jush…” pasi ata që u gjetën në atë vend atje, dinin veç të dhuronin gjeldeta ardhësve të etur për të tjera gjera.

Persa i perket Evropes jo, por ne kahun tjeter mendoj se po. Agresivitetin nuk e sollen amerikanet ne sporte, por ndoshta amerikanet gjeten menyren si te perfitojne prej tij, duke e bere madje pjese te asaj cfare terheq dike ndaj sportit. Psh hokei qe ishte loje indiane, amerikanet bene “dyluftimin” pjese te lojes, ku dy kundershtare lene shkopinjte, heqin dorashkat dhe zihen me grushte.

P.S: ne fakt po mendoja fjalen e Skenderbeut kur shkrova postin me lart :slight_smile:

kjo menyre per te spostuar me marifet thelbin e problemit nepermjet komerçializmit, individualizmit, sociologjizmit e bjeri t’i biem me izma, eshte me teper evropiane se amerikane.

Une s’po i shmangem problemit, por po them qe ky eshte problem tjeter qe s’ka te beje me temen. Kjo teme eshte njesoj si kur diskutojme per ndeshjet e futbollit, por eshte nje sport tjeter. Vetem aq. Nese ti kete e quan problem eshte tjeter pune, por per mua mund te diskutojme diferencat shoqerore/sociologjike pare ne prizmin e sporteve, por per te mos hequr vemendjen nga sporti si sport, mund te perdorim teme tjeter, qofte edhe “Diskutime te lira”.