Një shkrim i presidentit serb Aleksander Vuçiç

Përse u lutem serbëve dhe qytetarëve të tjerë të Serbisë për të biseduar për Kosovën e Metohinë? Përse i gjykoj vendimtare për të ardhmen e vendit dhe të popullit tonë? Përse vallë ta hapim këtë temë kur jemi mësuar ta kyçim gojën dhe të jemi kundër, kundër gjithçkaje e gjithkujt, duke qenë se çfarëdolloj zgjidhjeje të marrë problemi ka për të qenë një thyerje e brokës kosovare në kokën e kujtdo politikani që do të guxojë ta ndërmarrë atë hap, ndërkohë që, nga ana tjetër, të gjithë shtiren sikur dinë për punën e Kosovës më shumë nga ç’dinë në të vërtetë, sikur e kanë pëllëmbë të dorës zgjidhjen e problemit, por ja që që s’i pyet njeri.

Ndaj dhe është e rëndësishme, madje sot më shumë se kurrë, që të shihemi në pasqyrë me kurajo e të këqyrim qartë gjithë blanat, plagët e mangësitë në fytyrën tonë, si dhe të përpiqemi të shërojmë atë çka është e mundur, të mos heqim dorë prej dëshpërimit nga vetja për shkak të problemeve me të cilët përballemi.

Ka ardhur koha që ne si popull të mos veprojmë si struci që fsheh kokën nën rërë, por të përpiqemi të jemi të vërtetë; të mos i lejojmë vetes të humbasim ose t’i japim dikujt atë që është e jona, por, gjithashtu, të mos presim se do të na bjerë në dorë ajo çka kemi humbur prej kohësh. Kur e pyetën Shimon Perezin, njeriun me të cilin kam pasur nderin të bisedoj sa e sa herë, se për ç’arsye ngulte këmbë kaq fort për bisedime me palestinezët, ai tha: “Ngase ka për të hapur skela paqeje në krejt Mesdheun. Si dhe ngase është detyra e liderit të dijë të peshojë ato lloj lirish, asish që ofrojnë paqe, t’i peshojë pa u ndalur edhe atëherë kur përballet me armiqësira, dyshime e zhgënjime. Mjafton vetëm të mendoni se çfarë do të ndodhte sikur të mos funksiononte kjo gjë”. Sot kur lind nevoja t’i përgjigjem pyetjes për nevojën e një dialogu me Prishtinën si dhe një dialogu të brendshëm, mes serbëve për Kosovën, fjalia e fundit e citatit të mësipërm përmban thelbin e gjithë kësaj historie: “Mjafton vetëm të mendoni se çfarë do të ndodhte sikur të mos funksiononte kjo gjë”. Sikur të gjithë ta kyçnim gojën. Sikur të hiqnim dorë nga dialogu. Unë, pas kaq vitesh që merrem me politikë në këto hapësira, e di përgjigjen. Qysh nga viti 1878, prej krijimit të së ashtuquajturës Lidhje të Prizrenit, ne serbët nuk kemi dashur të tregohemi aq sa ç’duhet të përgjegjshëm që të kuptojmë si fuqinë ashtu dhe dëshirat e shqiptarëve, por dhe gabimet e mëdha të shqiptarëve, ndaj e gjykoj të pafalshëm moskuptimin e interesave shtetërore e kombëtare serbe, si dhe nënvleftësimin e tyre, ose ç’është më e keqja, përpjekjen për t’i futur ato nën qilim, duke qenë se ndokush mendon se kjo gjë është e mundur falë përkrahjes së fuqive të mëdha.

Pavarësisht faktit se në realizimin e idesë së tyre kombëtare shqiptarët kanë pasur mbështetje të konsiderueshme prej pjesës më të madhe të vendeve Perëndimore, Serbia nuk duhet nënvleftësuar. Serbia e sotme nuk është e gërbulosur siç ka qenë dikur, Serbia nuk është e dobët si në vitin 1999, 2004 dhe 2008, por Serbia nuk është dhe as duhet të jetë arrogante dhe e papërgjegjshme, siç ka qenë jo rrallëherë.

Të heshtësh do të thotë që neve nuk na interesojnë më përgjigjet, për kurrëfarëgjëje. Të heshtësh do të thotë se nuk kemi më çfarë të kërkojmë. Se kemi hequr dorë së shpresuari. Se jemi të gatshëm për opcionin e fundit. Për konflikt. Brendapërbrenda nesh dhe me ata rreth e qark nesh. Heshtja është tipar i atyre që mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë. Atyre që nuk duan të dëgjojnë kurrëkënd. Atyre që iu është mbushur mendja se janë më të mençurit, që s’kanë se çfarë të mësojnë më, që janë superior në raport me gjithë të tjerët dhe nuk kanë se çfarë të bisedojnë me askënd. Kjo është modus operandi e tiranisë, përherë e gatshme të derdhë gjak të huaj. Në fund të fundit heshtja është fundi. Pas saj askush nuk thotë asgjë dhe i vetmi zë është një piskamë e gjatë dhe e pabarabartë. Nuk mund ta shoh veten duke heshtur, as Serbinë në atë pozicion. Në qoftë se ndodh kjo gjë ka për të qenë e humbur jo vetëm politika që bëj, por krejt jeta ime dhe jetët e të gjithëve ne. Dhe kjo është diçka me të cilën s’kam për t’u pajtuar kurrë, pa ua vënë veshin atyre që mendojnë se jam shumë i zhurmshëm, se ngre shumë pyetje, se flas më shumë nga ç’duhet.

Po mendoni se si do të ishte sikur të veproja ndryshe? Sikur të isha ndonjë prej atyre që heshtin dhe i fusin njerëzit në konflikt, në luftë? Sikur përmes heshtjes ta kishin mësuar disi gjeografinë e vendit të tyre? Ose sikur të isha ndonjë prej atyre që për një të rrahur të shpatullave dhe tabloidëve të sheqerosur që përfiton prej ndonjërës nga ambasadat perëndimore të pranoja e të dorëzoja gjithë vatrat serbe dhe, në këtë mënyrë, të bëhesha, si i thonë një fjale, reformator i madh.

Pikërisht për këtë gjë zgjidhja nuk gjendet nga njëra anë te mitet dhe konfliktet, por, nga ana tjetër, nuk gjendet as te mohimi dhe te heqja dorë e interesave kombëtare e shtetërore. Cinizmi i fjalëve të Ambrose Bierce-t se lufta është një mënyrë që njerëzit të mësojnë gjeografinë, është tipar thelbësor i atyre që janë kundër bisedimeve dhe dialogut. Këta, ashtu si ata të tjerët që heqin dorë nga gjithçka, nuk e dinë se ku bie Kosova, nuk kanë qenë kurrë atje, nuk kanë ndër mend të shkojnë ndonjëherë, e aq më pak të jetojnë atje, nuk janë në gjendje të dallojnë Parteshin nga Pasjani, Sërbicën nga Shtërpca, Pejën nga stufa, por me gjithë qejf kishin për t’i nisur të tjerët në Kosovë që t’u mësojnë gjeografinë e përgjakur të vendit të tyre ose të heqin dorë nga diçka që as ata vetë nuk e dinë se çfarë është. Nga ana tjetër, kundërshtarët e dialogut për Kosovën, me Prishtinën janë ata që për çdo humbje-fitore ose për fatkeqësinë e tjetrit gëzohen sikur të jetë suksesi i tyre, duke qenë se nuk njohin sukses tjetër. Arsyetimi i tyre për këtë lloj mosveprimi, çka është në mënyrën e vet krim historik, duke pasur parasysh peshën e pyetjeve që kërkojnë përgjigje, bazohet në shpresën e kotë se dikush, dikur në fund ka për t’u “dhënë Kosovën” dhe për këtë gjë, për kënaqësinë e tyre, do të mbajnë pasojat. Këtë edhe mund ta kuptoj nga këndvështrimi i politikës së përciptë të ditës, ndërsa nga këndvështrimi historik kjo gjë nuk ka as justifikim, as logjikë. Duke qenë se kjo është pyetja më e vështirë që shtrohet para nesh, në bazë të pikërisht kësaj – që është jona, pikërisht për këtë gjë është e domosdoshme si asnjëherë tjetër më parë që të gjithë bashkë të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që e përjashton konfliktin si opcion dhe që do të na shërbejë të të gjithë neve që jetojmë në këto vise.

Si president i Republikës do të dëshiroja të përpiqeshim t’i zgjidhnim konfliktet tona njëherë e mirë, sikur të qe e mundur, në mos atëherë asgjë. Kjo kishte për të qenë një prej atyre mosrealizimeve tona të shumta, të përbashkëta, për serbët e shqiptarët. Gjetja e zgjidhjes kërkon kokë të nxehur nga vramendjet e vazhdueshme, gjak të ftohtë dhe zemër të pangarkuar prej emocioneve të tepërta dhe duar të njollosura prej kompromiseve. Si nga ana jonë, ashtu edhe nga shqiptarët.

Po kështu, sërish sipas recetës së Shimon Peresit, kjo gjë kërkon që ne, të cilëve historia s’na ka falur asgjë tjetër, përveç gjakut të derdhur dhe luftrave, më në fund të shtiem në punë resursin tonë më të madh, mendjen dhe, kësisoj, ta gjejmë zgjidhjen. Kërkon punën e mundin e të gjithëve, me ndërgjegje të pastër se kjo që po bëjmë është një proces i gjatë, i ndërlikuar dhe shpesh i dhimbshëm, por që më parë lyp asi lloj ndryshimesh në ndërgjegjen tonë të përbashkët kolektive, e cila, shpesh, çdo marrëveshje e përjeton si humbje. Thjesht e shkoqur, kjo nuk është e saktë.

Nuk ka asgjë të madhe që e kemi fituar me luftë dhe e kemi humbur në paqe. Duke qenë se gjithçka që kemi fituar e humbur me luftë e kemi paguar me çmimin më të lartë që mund të bëhet, me një çmim që s’e kompenson dot me asgjë. Me jetët tona, me jetët e fëmijëve tanë. Ndaj kjo gjë duhet të marrë fund. Koha ka ardhur që Serbia të punojë, të mendojë, të fitojë, të përfitojë pa hyrë në konflikt. Unë jam i bindur që jemi në gjendje, qysh sot, ta realizojmë këtë gjë. Me fjalë të tjera, mendoni se çfarë mund të realizojmë. Dhe për këtë gjë, nuk duhet të heshtni.

Të gjitha rrugët e bashkëpunimit politik dhe të përparimit ekonomik do të hapeshin për Serbinë. Po kështu edhe dyert e Bashkimit Europian. Në të kundërt do të mbetemi te konflikti, sensi i të cilit nuk ka më kuptim dhe do të vazhdojmë të luftojmë ashtu si më parë, si njëra palë edhe pala tjetër, pa dallim. Pasojat? Kush e çan kryet për pasojat, me to do të merret dikush tjetër në të ardhmen.

Në fund si për heronjtë e luftrave të para, ashtu edhe për dorëlëshuarit e zemërgjerët që iu kanë dhënë me bujari të tjerëve atë që iu përket serbëve, gjykoj se Serbia ka nevojë për një qasje serioze e të përgjegjshme, kurajoze e reale, me sytë nga e ardhmja dhe jo duke u rreshtuar e mbetur në fund sipas zgjedhjeve të radhës. Serbia ka kurajo të jetojë e të luftojë për të ardhmen.

Serbia sot është një vend me peshë kudo në botë, para tre vjetësh Serbia ishte në prag të falimentimit, ndërsa sot buxheti i saj është me suficit, rritja ekonomike më e lartë se mesatarja e Europës, ndaj Serbia ka treguar se di të fitojë. Jo vetëm në basketboll e në vaterpol, por edhe në ekonomi e në politikë.

Në mënyrë që përparimi ynë të jetë i vazhdueshëm e i qëndrueshëm do të duhej, në mos tjetër, të përpiqemi të paktën të zgjidhim nyjen (gordiane) të Kosovës dhe jo të fshihemi e barrën më të madhe t’ua lëmë fëmijëve tanë. Të jetosh do të thotë të duash vendin ku çapiten fëmijët dhe jo vetëm të lëvdohesh me fitoret e gjyshërve.”

Nuk mund te zgjidhet ceshtja e Kosoves kur pala serbe nuk pranon pavaresine e saj qe eshte pranuar nga 110 shtete te OKB,dhe per kete eshte e prere dhe kjo eshte vija e kuqe per ta.

Juve qe eksaltoheni nga nje shkrim i Vucicit,lexojeni mire para se te therrisni “Fitore”.

Shkrimi I Vucicit thjeshte kerkon ta vonoje zgjidhen e ceshtjes se Kosoves sa me shume te jete e mundur,taktike kjo e njohur e serbeve.

Per mua pervec disa frazave gjasme revolucionare,permbajtja e ketij shkrimi nuk me jep asnje shprese qe Serbia te trajtoje Kosoven si shtet.

Thjesht ky shkrim ka per qellim te vere ne gjume shqiptaret,qe ne vend qe te kerkojne bashkimin me Kosoven ne nje shtet shqiptar,te inkuadrohen ne Jugosllavine e Trete ku presidenti real i te ciles do te jete Vucici dhe shqiptaret qytetare te dores se dyte.

ne mos gaboj ky po u thote te veteve me lejoni te bejme leshime e t’a mbyllim punen me Kosoven njehere e mire, ne menyre qe t’ju fus ne BE.

e paska thene vete Rama sa e pashe

problemi eshte se te gjithe e kane me t’futme, prandaj edhe e futmja ne Evrope, e ku te gjithe e kane me t’futme, atehere te gjithve jua fut Marloni.

Pra kjo quhet status quo e te futmes, çfare ka me teper se 60 vjet po ndodh me Shimon Perez, Arafat e kompania bella qe merren si shembull ne shkrim.

ndërsa presidenti ynë shfaqet si president i pakicave,serbi u bën thirrje të vetëve që të bisedojnë me ‘‘palestinezët’’ e ballkanit në mënyrë që kosovska metohija e boro-ramizit të bëhet prapë serbe,ose,në mos qoftë e mundur kjo,të pengohet procesi natyral i bashkimit me shtetin shqiptar,në mënyrë që në një të ardhme ,kur situata të jetë e favorshme,vilajeti i metohisë të bëhet sërbsa repuplika!
mos hiqni dorë -thotë,po të ndryshojmë taktikë. dhe frytet e taktikës serbe po japin rezultat. kombi ‘‘kosovar’’ vojsava serbe,jugosllavia e re,e kanë burimin në beograd! ndryshimi i taktikës serbe ka edhe ‘‘dorë’’ greke! investimi tek përçarja e shqiptarëve është më rezultativ se përballja agresive me ta! much nanua dhe beograd buzhala e bëjnë punën më mirë se ushtria serbe

1 Like

shkrim i mire me duket se ndihet ndikimi i rames

i Palloshit ??? apo i atyre qe hodhen idete per nje afrim me serbet, para disa vjetesh.

Shkrimi i Vuçiçit me pelqeu, mu duk si nje ere e ngrohte, veç ne disa pasazhe (duke patur nje eksperience te hidhur me ta) mu duk pakez sikur po na e hidhte, dukej sikur iu drejtohej fanatikve nacionalist serbe por edhe pjeses tjeter te painteresuar, e duke patur parasysh edhe insistimin e Serbise per vendosjen perseri te kolonve serbe ne Kosove, inklavat serbe atje, mu duk se shkrimi (perveç eres se ngrohete) seç kishte diçka qe ne shqiptarve na le pak dyshues ose te ftohte, se nuk e dijme se ç’do kerkojne me, kur vete ata jane alloktone ne Ballkan dhe jo autoktone, pa le ne Kosove qe jane te huaj dhe jo vendas. Nese rregjimet serbe, ish jugosllave, i kane shtyre e shperngulur shqiptaret, e ne vend te tyre kane sjelle kolone serbe, kjo s’do te thote se ata jane vendas e duhet te vetqeverisen nga serbe.
Sidoqofte, ne pergjithesi, shkrimi ishte nje ere e ngrote, po te kesh parasysh nacionalistet fanatike serbe, por i mungonte permendja e krimeve serbe ne Kosove, gje qe serbet i shmangen si djalli temjanit.

Te ajo pjesa “te ruajme ate qe e kemi, te mos mundohemi per ate qe eshte humbur”, e ka fjalen per ndarjen e Kosoves, per pjeset me shumice serbe ne veri te Kosoves, qe de fakto i kontrollon vuçiqi.

Por, terheqja nga strategjia “kerkesa maksimaliste - kosova zemra e serbise, per te nxjerre minimum ndonje cope territori”, dmth qe gjasat i kane minimale, dhe duket si strategji dalese.

Kosova do te kete kufijte me te cilet e ka njofte USA dhe Gjermania.

as mish, as peshk, ky koment i juaji, i nderuar.
Pa harruar qe nje shkrimtari nuk i falet te shkruaje te njejten fjale 3 here ndryshe brenda te njejtit paragraf.

p.s. ministri i ardhshem i bujqesise ju ben te fala!

http://arkivi.peshkupauje.com/2015/12/perzierje-aromash-dhe-sjelljesh-2

"… Kisha deshire ta takoja Graven, ritual qe e beja gjithmon sa here qe shkoja ne Shqiperi. Me tha se ishte ne Golem. Per te kisha sjelle nje vere te vjeter te 2000-es. Sapo u takuam, u ulem ne tavernen e tij, nje lokal i bukur, i thjeshte, punime druri dhe me gjelberim. Ishte i gezuar dhe ne qejf qe po me takonte, cka edhe e shprehte here pas here. Po me tregonte per turistet serbe qe i kishin ardhur ne vilen e tij te stermadhe. Kujtonte se vetem tek ai kishin ardhur, nderkohe qe i tere plazhi i Durresit gelonte nga gjuha sllave.

  • Me nje fjale, po thyhet akulli. Shyqyr qe po e njohin Shqiperine dhe shqiptaret, se keta jane gjithe paragjykime per neve, - po ngrija çanten e shpines ne tavoline.

  • Po keta jane popull o Pjer, njerez te thjeshte, jane korrekt me pagesen. Ja ku jane po vijne ketu, kane orarin tani te hane buke. Na more, djali, a i vure ato qoftet tona?

  • Ketu i nderuar, te kam sjell nje shishe vere franceze te vjeter, - nxora shishen dhe hapesen. - I vetmi merak qe kam eshte se mos nga tronditja ne valixhe, avion, makine, mos e ka humbur ate eee…, se vera eshte delikate, nuk do tronditje, drite, vape, dhe prandaj, kam hallin se mos turperohem me ty. Prandaj e solla kete hapesen, ta shohim te dy. Ne fakt si kjo vere kam pire plot, me kane dale te mira edhe tani pas 15 vjetesh, por kam frike nga tronditja, por po te duash ti e leme edhe keshtu te mbyllur.

  • Ta hapim o pse te mos e hapim? - po rrotullonte shishen Grava, tere gezim.

Mbushem gotat. Per fat, vera ishte akoma ne gjendje te mire. Nderkohe qoftet erdhen. Kishin nje shije te shkelqyer. Mishi i qofteve vinte nga Laberia, sipas Graves, kullotat e te cilave rriheshin nga era e detit. Muhabeti kalonte nga nje teme ne tjetren. Taverna po mbushej me serbe dhe shqiptare.

  • Te kujtohet ajo pjesa e VQ, kur flas per pregatitjen qe duhet te bejme ndaj turisteve serbe, dhe marredheniet ndermjet dy popujve? Per infrastrukturen ne kete drejtim?

  • Po si ore s’me kujtohet. Ja ku erdhi ajo dite, ja ku i kemi,- qeshi Grava.- Doli fjala jote.

  • Te gjitha do dalin i dashur. Pavaresisht se keta, - drejtova gishtin nga Tirana,- u bejne naze tezave te mia.

  • Ore, ua kam thene gomereve: rresht per rresht t’i konspektoni tezat e Pjerit. Per nder ua kam thene…"

Vuçic bën prova teknike dhe pregatit publikun serb për heqjen e Kosovës nga preambula kushtetuese e vendit te tij (kusht sine qua non i BE ndaj Serbise)

1 Like

Edhe kete e ka parashikuar VQ-ja. Eh, c’na gjeti.

Pune eshte qe ne keto projektet trepaleshe mos te kthehemi thjesht ne tubacion. Gjasat jane shume te larta qe perfshirja jone te mbese aty.

po dhe ju o i nderuar ende se njihni te nderuarin qe shkruan sipas parimit te PPSh*–se? ,
pi pirdh shkruaj

Me sa gota vere dehesh ti Pjer?

A. Vucic, nje neokonservator

Po përmend vetëm dy raste tipike: 1. Mari Le Pen, kandidate favorite për Presidente e Francës që ndër 7 kandidatët kaloi në balotazh më 23 prill, moto të fushatës zgjedhore kishte nxjerrjen e Francës nga BE, dëbimin e emigrantëve dhe mbrojtjen e një ekonomie të dominuar nga shteti. 2. Presidenti i porsa zgjedhur i Serbisë A.Vuçiç, në intervistën dhënë Politiko-s, për zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara me të cilat ndeshet Ballkani propozon “rikrijimin e një Jugosllavie të Titos me ish republikat e saj të dikurshme, plus Shqipërinë, për të krijuar një treg të madh biznesi ekonomik e tregtar i cili do të ndihmonte në afrimin e popujve, bashkëpunimin e tyre, si dhe shtendosjen e marrëdhënieve me vendet fqinjë”! Çdo koment do të ishte i tepërt…


u dashka blere libri i S. Pellumbit me c’duket nga intervista e shkelqyer

problemi i ketij pellumbit eshte se beson ne Katovicera qe as ne nje harte te thjeshte te guglit nuk figurojne…
:sunglasses:

e besoj, ja ta lexoj stalker…
por dyshoj se ne rastin tim me mire dicka nga ai, sesa asgje fare, ka te beje me nivelin nga nisemi ta gjykojme, perspektiva eshte ndryshe nga ketu poshte ku jam une

ne fakt i shfaqen kufizimet ndjeshem ne pergjigjen e parafundit (te intervista).
Katovica nga ana tjeter ishte goxha ngaterrese.

Me aq sa lexova ketu korriku e stalker, intervista e Servetit mu duk mire dhe kam pershtypjen se ky nuk nxitohet ne gjykim, tamam shenje e njerzeve intelektual e te mençur.