... not the last Christmas for everyone

I fundit apo i shkuar? do të ishte pyetja që mund t’i bëhej dikur të ndjerit Michael Γιώργος lidhur me kuptimin e plotësit "last"në titullin e tij “Last Christmas”.
Mund të na ish përgjigjur fare mirë “zgjidh e merr” - por ndërkohë ai e ka bërë “zgjedhjen” e tij personale për të marrë udhën e lartë/largët- sidoqoftë të fundit. Na mbetet kështu t’ja bëjmë vehtes…
Në aspektin praktik të sugjeruar nga mjellma-këngëtar, shprehja e mësipërme paraqitet si oksimorë: një lindje fizike qoftë edhe ajo e Krishtit-njeri, ndodh vetëm një herë - pra s’ka si të jetë e fundit, thjesht e shkuar, ndërkohë që festa e lindjes së Birit të Perëndisë është shëndrruar në një ngjarje ciklike - pra asnjëherë e fundit. Në këtë rregjistër, shqiptarët e kanë zgjidhur dilemën duke e quajtur atë “Krishtlindje”, në shumës! Logjikisht, mbetemi thjesht në të shkuarën.

Përse unë - që s’jam as mjellmë as këngëtar, merrem me nuancat e fundit apo të shkuara të kësaj çështjeje në PPU ku “të vdekurit” ju hidhen qenve dhe vetëm “të pakallurit” vazhdojnë çirren në mes të mejdanit? Pasi deri-diku si antar i vjetër, ende e ndjej vehten pjestar të këtij projekti - dikur të ngritur me qëllime dhe ideale fisnike… dhe pikërisht, për të sfiduar “vdekjen civile” dëshiroj të ndërroj temë duke ju rikthyer artit - i vetmi refren i pavdekshëm i kësaj bote skizofrene dhe kaotike.

Surrealizmi…

Për ata që, ndoshta, kanë harruar se ç’përfaqson surrealizmi, e ndjej për detyrë të rikujtoj përkufizimin e dhënë në vitin 1924 nga André Breton - një prej baballarëve të kësaj rryme letraro-artistike të fillimshekullit XX:
Surrealizmi është një automatizëm psikik i pastër mes të cilit propozohet shprehja, qoftë gojore qoftë e shkruar, qoftë nëpërmjet çdo lloj tjetër, e funksionimit real të mendimit”. Thjesht, një “diktim i të menduarit”, i kompozuar "në mungesë të çdo lloj kontrolli të ushtruar nga arsyeja, jashtë çdo shqetësimi estetik apo moral".
Një ide qoftë edhe naive e kësaj narrative surrealiste, jepet nga fabula poetike e mëposhtme:

                                        Nj
                                        e
                                        r
                                        i,
                                 kushdo qofsh ti,
                             asgjë s'ke për të marrë,
                                        n
                                        ë
                                        v
                                        a
                                        r
                                        r

… dhe fabula

I përqasur me modelin neoklasik, në gjirin e të cilit La Fontaine paraqitet si shembulli më karakteristik i llojit, figura personifikuese e fabulës tonë surrealiste vjen si përçudnim.
Në rastin konkret mungon jo vetëm rrëfimi alegorik por edhe vetë morali aq karakteristik, ndërkohë që seria ikonografike e kafshëve nuk është përzgjedhur aspak për të qetësuar apo për të ngushëlluar shpirtrat. Në vend të traktatit didaktik shpesh të frymëzuar nga Bibla - qoftë edhe në formën e saj krijuese të shekujve të XVII-XVIII, zoologjia e surealistëve shpallet krejt egzotike - për të mos thënë e jashtëligjshme!
Duke ndjekur një linjë të tyre, të dallueshme nga larg, autorët e këtyre fabulave jo vetëm reklamojnë atësinë e një faune “sui generis” të shpikur dhe sajuar enkas, të paklasifikueshme dhe jashtë çdo lloj serie por, paradoksalisht, të dallueshme menjëherë mes gjithë të tjerave, pasi në rradhë të parë ajo shfaqet në përplasje të hapur me çdo lloj dogme. Është pikërisht kjo hulli e përplasjes morale nga ku burojnë dhe degëzohen të gjitha fijet udhëzuese të asaj rryme ripërtëritëse artistike siç është surrealizmi.

1. Drejtkëndëshi

Drejtkëndëshit ju tek të ish katror;
Dhe mendoi të mbante dietë,
Do-s’do, i vetmi marifet.
Vakt pa mish as dhe lakror.
Ndryshe a mund të vesh dorë
Mbi ato brinjë për ibrèt…

Dhe kështu, rëshqit të shqasi;
Ktheu majtas, djersa sumbull,
Jep e merr deri sa plasi
Ja arriti të bëhej rrumbull.

Kur zbuloi se u bë rreth,
S’e desh vehten, ju duk kungull.

Gjë e bukur tullumbacja,
kur ngjit rrugën drejt në qiell,
Por, në s’do të biesh theror,
e shqelmit qorr në oborr,
Vlen më mirë të rrish katror.

2. Kanguri koleksionist

Ju dukën kokrra kafé, pa frikë,
Dhe desh të bënte allishverish,
Në treg të parkut zoologjik
Të Liqenit ku shtëpinë kish,
Një kangur koleksionoi
Në xhep’n e tij të butë prej kafshe,
një dorë të mirë nuse pashke

Kanguri faqeziu thjesht imitoi njeriun.

-si e bluan ti kafenë?
pyeti ai shimpanzenë?

Por meqë hasi veç përqeshje
Nga inati, ai xhepin zbrazi
Për t’ju ardhur pas avazi
Asaj gjindjes pallaveshe.

Dhe ja, u ngrit në qiell një re e paparë,
Nuse pashke të lebetitura
sa të bukura aq të çmeritura
që habiti kafshët mbarë

Kanguri u gjykua pas trimërisë,
pasi gjithkush mendoi se ai veproi
në respekt të lirisë!


Pierre Bearn (Bukuresht 1902 - Paris 2004), mbetet një nga përfaqsuesit më tipikë dhe njëkohësisht më të keqnjohur të fabulës surealiste. Bëhet fjalë për krijuesin “anonim” të parrullës aq të njohur të Majit 1968 “Métro-boulot-dodo”. Gjatë jetës së tij të gjatë, ai ka shkruar mbi 360 fabula, pjesa dërrmuese e të cilave është përmbledhur në nën titullin “300 fabula të sotme”, bot. Editinter, Paris 1999. Dy fabulat e mësipërme vijnë pikërisht nga ky vëllim.

1 Like

Pershndetje xixe, kujtova se nuk kishe per t’shkrujte me.

Nuk e di nese e kam kuptu mire idene surreale te shkrimit, por mu m’duket ma keq puna:

L’acte surréaliste le plus simple consiste, revolvers aux poings, à descendre dans la rue et à tirer au hasard, tant qu’on peut, dans la foule - André Breton, Second manifeste du surréalisme.

Po ne art po bëjmë

Ju jo vetem “vetem art po bejme” si Koçi i teto Ollges, por beni art duke teorizu per berjen e artit:

kape kte me siper, e ma vone flasim me shtruar se tani ashtu kam i pune.

rrimë që rrimë,nuk bëjmë pak,art! ktheje njëherë,ktheje! si dihet fundi kësaj lufte mi dhjefshs tëmën!
tekst i theksuar
_
ka dhe mbirealist!

Çër mizerje, prit e prit se po del gjo, vetem kater komente gjithsej, per te mos fol se çfar lloj komentesh!

Mos u merzit xixe, vazhdo po pate takat. Kjo situate me kujtoi i dor muhabet interesant midis fashiste trima! Junger dhe Carl Schmidt per vleren e nje vepre te artit qe mund te jete njesoj edhe nese kryhet ne nje ishull te shkrete. Un nuk di me i dhen dum ketij muhabeti as si komuniste trima!, por di qe ne çdo situate, sidoqofte si konjukture dhe kontest dhe veshtirsi pashprese, mund te nxirret qari. Neqoftese ke durim gjithnje del qari ne fund.

2 Likes

Inkuizitor,
që PPU është shëndrruar në ishull të shkretë ku herë-herë, dy “nazistë” diskutojnë mes vetit për vlerat e artit - kjo është një vërtetë që fatkeqsisht është vërejtur që herët!

P.S: të paktën, nuk hasen më komente të llojit “i kujt eshte prurja, se s’po ma kapin syte…”

1 Like