Pagjumësia sipas shamanit tailandez të imazheve (“Blue” – metrazh i shkurtër nga Apichatpong Weerasethakul)

1 Like

xhami si medium i dyfishte, reflektues e transparent… he is crazy
por se mos eshte e vetmja ‘loje’ e tij.
Sfondet me pikturat jane po aq ‘crazy’,
duke vrare mendjen kujtova qe deri vone ne shek. XX fotografet i perdornin ato ne studiot e tyre si sfond per njerezit.
Ato jane edhe imitim i skenografise teatrale, nderrimit te saj.
Me kujtuan edhe disa lloje peisazhesh qe u varnin ne mure ne shtepiat tona nga vitet e pasluftes deri ne vitet '70, piktura ne vaj me kopshte idilike mbreterore…
ka nje te shkurter tjeter Weerasethakul, ku djemte luajne me topa zjarri gjithashtu.
Filipinasit, tajlandezet, ajo ane e botes ne pergjithesi, ka tjeter kulture, qe besoj, ne nga hemisfera veriore na ben te luajme vendit.
Ndonjehere nje film i shkurter eshte me kollaj te flasesh se per nje normal, ndonjehere jo.

1 Like

E ke qarë! :pray:

1 Like

thank you so much
kisha nje video ne jutub mbi gjumin dhe kinematografine, se ku humbi s’gjehet tani

meqe ne plan ta rishihja dhe s’qe mundesia para mbremjes se vone, u ula me idene se lodhja do ma sabotonte shijimin dhe gjumi do i vinte kapakun.
ndersa sapo filloi, filmi jo vetem po ndiqej, por sa me shume iknin minutat aq me mire m’i hapte syte e zgjonte vemendjen.
Zhurmat e qetesise jane mjeshteria e tajlandezit (me c’kujtoj nga metrazhi i shkurter me i fundit i tij) dhe filmat e tij jane nje hipnoze dhe nje iluzion (tamam sic e ke thene ne Cemetery of Splendour).
nuk u kuriozova fare mbi realizimin e tij, heren e dyte me nje film gjithnje e kam per shijim.
Vetem tashti i kthehem titullit te pagjumesise, dhe gjej qe eshte tema e vertete e filmit, pavaresisht se permes saj Weerathesakul na riprovoi (si teme dytesore) thenien e Kiarostamit te dashur mbi kinemane si nje genjeshter/ nje iluzion, qe zbulon te verteta te medha. flm.

meqe permende vellezerit dardenne, ku qendron ngjashmeria me Apichatpong, ndonese qasja formaliste e ndryshme, te paret me natyraliste sikurse e the?

1 Like

Pyetje me vend.

Edhe pse kinematografia a Apichatpong-ut vizualisht eshte thellesisht taliandeze (dhe spektatori oksidental mund ta ngaterroje me ekzotiken), ajo eshte po aq politike. Per shembull, po te marresh filmin e tij te fundit (Cemetery of splendour), konstaton se eshte film politik qe flet per Tailanden, per junten ushtarake (qe ka marre pushtetin qe prej 2014-s dhe shtyn zgjedhjet cdo 6 muaj) etj etj. Ndryshimi nga filmat e vellezerve Dardenne (per ti marre si arketip i kinemase se mire europiane) eshte se qasja per nga ana formale nuk eshte natyraliste por, te themi, romantike.
Fundja, ti me te drejte thua thua nganjehere qe, ‘Twin Peaks’ i Lynch-it eshte film politik (Amerika në krizen e ketyre 30 viteve te fundit). Eshte fiks e njejta gje me Apitchatpong (qe ne nje far’ menyre, eshte Lynch-i i Tailandes, vetem se kodet e kinematografise se tij jane te ndryshme nga ato te Lynch), dhe po ta mendosh mire, ne vlere absolute, në te dy rastet, kemi te bejme me kinema romantike.

Shkurt, po aq politik sa eshte amerikani Lynch (ose belgët Dardenne), eshte edhe tailandezi Apichatpong.

1 Like

Ehe, kuptoj. Po e vertete, twin peaks ka mjaft ind politik, vete fakti qe trajtohen ngjarjet ne nje qyteze te humbur amerikane e ben mjaft politik, por duke i dhene dhe permasa globale sic di lynch.
Ne fakt me kane pelqyer vecanerisht ato pak qe kam pare nga vellezerit belge, ajo ftohtesia origjinale ne filmat e tyre, alla bresson ndaj dhe pyetja me teper.

1 Like

Ndryshimi me vellezerit Dardenne eshte se, temat sociale (e per rrjedhoje, politike) tek ta trajtohen frontalisht, pra haptazi (e qe shpesh e quajme, në menyre natyraliste, pra “si prej verteti”), ndersa tek Lynch apo Apichatpong, në menyre më te terthorte, më onirike, më romantike. Por prap, politikë eshte.

ps: kjo puna e natyralizmit të Dardenne-ve, eshte çik edhe më ngaterruar se kaq sepse, sic permend ti me te drejte, ka goxha bressonizem në filmat e tyre. Por, natyralizmi, par définition, ndodh kur kinemaja imiton realitetin. Por, siç ka thene pikerisht Bresson, kinemaja nuk mund ta arrijë relaitetin duke e imituar (ndaj dhe kerkon rruge te terthorta per t’ja rritur ketij qellimi). Kshu qe hakshe hakshe, as filmat e dardenne, nuk jane puro natyralizem, por jane diçka mê shume se kaq.

ps2: per t’ju rikthyer filmave te Apichatpong-ut: ajo qe konfirmon faktin se filmat e tij jane politikë eshte dhe fakti qe, edhe pse thellesisht tailandezë (dmth vend ekzotik par excellence, nga pikeshikimi oksidental), ata kurre nuk jane ekzotikë, dmth kartolineskë. Per asnje sekond te vetme !

2 Likes

nuk e dija, tani e lexova, paskan fituar edhe nje cmim Bresson, Dardennet. A eshte natyralizmi nje tipar me i shprehur i kinemase autoriale europiane, pershtypja ime te pakten http://decentfilms.com/articles/dardennes

E kam ripare “2 days 1 night”. Eshte definitivisht… masterpiece !

nga ky muhabet kuptoj qe peronalisht e kam patur gjithnje te veshtire te kap permbajtjen e vertete (nuk flas per permbajtjen siperfaqsore, narrativen) te filmave te Apichatpong. Mbase ngaqe madheshtia e formes se tij m’a ka eklipsuar depertimin ne te, edhe pse themi gjithnje qe permbajtje & forme te dyja lidhen sebashku per te dhene te teren. Madje kur ti flet per politikene filmat e Apichatpong (por edhe te Lynch) ajo eshte pikerisht ‘e tera’ e filmit.
Qe dmth, s’kam arrit dot tek ‘e tera’ e filmave te Apichatpong por kam ngec tek forma.
Megjithate s’kam dyshuar ndonjehere vleren e tij tek e rendisje dikur ne 5 regjisoret me te mire ne aktivitet.

1 Like

Fiks! Tu vois juste - do thosh frengu

1 Like

@korriku too:
Meqe ra fjala tek filmat é mirë (e mos harroj): në YouTube eshte nje film i mrekullueshem i zviceranit Alain Tanner (bashke me Claude Goretta, padyshim regjizoret me të mirë zvicerane, ever), ndofta filmi i tij me i mirë (për mua, po) : Dans la ville blanche (Në qytetin e bardhe).

Në shikim të parë antonionian (filmi të kujton "Professione: Reporter), në fakt “Dans la ville blanche” (1983) eshte goxha i mëvehtesishem e jo vetem qe nuk kopjon ate të mjeshtrit italian por, in fine, eshte 'krejt gje tjeter’.

10!

ps: në film flitet (shume shume pak!!) në gjermanisht dhe frengjisht, por nuk ka nevoje për pekthim.

1 Like

roli me i bunur i mariion cotilliard per mua, si dhe i nje depresiveje ai te two days one night. Akti altruist ne fundduket te jete dhe drita ne fund te tunelit per personazhin qe ajo luan. mungesa e sountrack gjate gjithe filmit i jep nje peshe emocionale kesaj skene https://youtu.be/MLA_fovLifwo
do ta shof patjeter filmin e zvicerianit
per sa i perket apichatpong, filmi i tij "cemetery of splendor ishte edhe estetikisht shume i bukur. Filmat e tij jane mjaft statike ne plane.

nje si une ka goxha rrugetim perpara lidhur me te shikuarit kinematografikisht, megjithese njohur si me ‘profesione reporter’, si me ‘two days one night’, ndjehet sh. nevoja per t’i ripare. Shume pak eshte marre prej tyre, me c’shoh.

Filmin “Ne qytetin e bardhe” a pashe vetem gjysem ore, pastaj u merzita, e shif ketu e shif atje me tutje per te gjetur diçka meqe paska noten 10, le qe jane bere shume filma me noten 10.

Kto lloj filmash ne vakt i jipte jugosllavi, jane puro snobizem, ne thelb nuk thone asgje, e kete duan te tregojne, qe nuk mund te thuhet asgje, vetem interpretime kot snobe, gjasme disidente. Atekohe kulture jugosllave disidente moderne me jau kjo nuk merrej vesh mire, por sot eshte e qarte. Kult deheroi. Merzi e gjalle, kohe e humbur kot, vari hejbet.

Ke shume te drejte. Në nje far menyre, ti gjithmone ke humbur kohe kur vjen e flet per filma (por askush nuk mund të të ndalonte, sigurisht).

Gezohem qe e kuptove. Më mire vone se kurre.