Pagjumësia sipas shamanit tailandez të imazheve (“Blue” – metrazh i shkurtër nga Apichatpong Weerasethakul)


#95

ka mundesi qe s’eshte, atehere,
nuk di sesi por s’arrij ta shoh me si te atille pasi e vure ne pikeyetje ne ate menyre Barton Fink.

te shoh mbase gjej ‘La Chinoise’


#96

Ndoshta vanilla sky qe nga ana e tij eshte nje riberje e nje filmi spanjoll abres los ojos tentojne te trajtojne nje teme te ngjashme realiteti vs dream, por as qe krahasohen per nga madheshtia e krijimit kinematografik dhe autenticiteti me mulholland drive.
Kur e kam pare per here te pare Mulholland dr., askohe shifja filma kot me kot, nuk e kam kuptuar por e kam ndjere qe kish dicka ndryshe nga filmat e tjere, ndoshta i ngjashem deri diku me lost highway, po te lynch por kete here nga perspektiva femerore dhe artistikisht me lart.

mulholland drive ne nje perspektive lacaniane, ku dikotomia ne vend te ender realitet, eshte fantasy dhe desire


#97

Pjesa reale e filmit nuk ka fort rendesi per tu shpjeguar skenarisht, por eshte me rendesi te nenvizohet fakti qe, edhe pse ai rrefen 2-3 oret e fundit te jetes se Dianes/Betty-t (duke filluar me zgjimin e saj te veshtire, masturbimin dhe pastaj vetevrasja), ai eshte i mbushur edhe me flashback-e (skena e pageses se vrasesit ne seri; skena e dashurise ne kanapé me Camillen, skena e darkes tek shtepia e regjizorit me rastin e fejeses se çiftit, te gjitha keto jane skena qe kane ndodhur më parë e qe Diana i rikujton gjate atij mengjesi), por dhe me disa aluçinacione (‘rreshkitja’ e pleqve poshte deres, monstra prapa murit etj).

Por nje tjeter gje qe doja te evokoja e komentoja eshte ajo puna e ‘dublave’ ne film (shume gjera jane nga dy here): jo vetem qe personazhet reale (tek pjesa reale) jane tjetersuar tek pjesa e endrres, por dhe shume situata jane tjetersuar, too.

Per shembull: skena kur Diana, tek pjesa reale, shkon per darke tek shtepia e regjizorit me rastin e fejeses se tij me Camillen,midis te tjerash permban edhe ate te vetures qe e çon Dianen atje:

Diana e merr kete ‘skene’ (situate) reale, dhe e fut ne endrren e saj, nga fillmi fare i filmit (skena e aksidentit te brunes), në formen e :

vijon


#98

Ose filxhanët :

te gjithe jane pothuaj dubël në film:
Në skenen kur “mafiozi” i Hollywoodit ulerin “Espresso” gjate mbledhjes, filxhani i tij nuk eshte veçse ai qe mban ne dore Diana, gjate darkes se fejeses se Camilles me regjizorin;

C’eshte interesant eshte fakti qe mbi filxhan lexohen simbolet S.O.S (qe eshtesimboli ne sistemin morse i “Save our souls” = Ndihmë!) : eshte fiks momenti kur Diana meson per fejesen e Camilles. “Ndihme! Camilla po martohet!”. - thote me vete Diana, e cila, ngre syte dhe ato i hasin në njerin prej te ftuarve (ne fakt, ai eshte Angelo Badalamentti, kompozitori edhe i ketij filmi, por edhe i plot filmave te tjere te Lynch, dhe ky i fundit i ka ofruar, “per qejf”, nje rol te vogel tek “Mulholland Drive”)
:wink:


#99

Ose: paratë me te cilat Diana paguan vrasesin me pagese (tek skena reale, nga treçereku i filmit),

ja “ngec” Camilles ne çanten e saj te dores, qe ne fillim te filmit (pas ‘aksidentit’) në pjesen ênderr (dhe Camilla/Rita shqyen syte kur i shikon ne çanten e saj: habitet se kush ‘ja futi’ ato parà ne çante) :


#100

kur lexon cfare ke shkruar per MD ketu, eshte gati njesoj si te degjosh shpjegimin domethenes te endrres se sapopare nga goja e Jung-ut ne nje seance me te. I ke numeruar elementet e saj dhe shkakun e prezences se tyre ne endrren e Dianes, sic do te bente ai. Mungon vetem lidhja e tyre me forcat e nenvetedijes :smile: (qe tejkalon qellimin e filmit vete).
E pakuptueshme mbetet aftesia e Lynch per ta realizuar kete gje, ne kete film dhe sa me shume simbolika numeron ti (marrjet nga realiteti, dubliciteti, etj) aq me i paaritshem behet rrokja me mendje e procedimit te tij.
Duhet te jete gjeja me e veshtire, me psikedelike, filmimi i nje endrre, porse duket Lynch eshte ndihmuar nga TM (Transcendential Meditation).
Me c’kuptova (vetem permes nderhyrjes suaj, tende dhe albanos) forcat shtytese te Dianes paskan qene dashuria e saj per Kamilen, dhe realizimi i saj profesional). Une nuk dua ta shoh kete film ne asnje menyre tjeter vec asaj qe ke shpjeguar ti ketu.

po ta mendosh Lynch ka nxjerre nje film sh te bukur relativisht realitetit teper te varfer te Dianes.


#101

Ne nje fare menyre mesimi qe dajana nxjerr eahte ai qe edhe pse ajo eliminon objektin e deshires, Kamillen, nuk arrin te gjej prehje edhe pasi shef celsin nen dere (kjo eshte arsyeja pse vrasesi me pagese qesh pasi dajana e pyet se cfare hap celsi.) per arsye se shkaku i deshires eshte ende gjalle brenda saj, qe shpjegohet figurativisht me skenen e kenges spanjisht Llorando, qe vijon edhe pas vdekjes skenike te kengetares. Per kete arsye vret veten, sigurisht e vene ne nje ndjenje te madhe faji.
Ky eshte interpretimi Lacan-ian i fundit te filmit
ps. ate punen e projektit rus nuk e kuptova as une, po ndoshta ishte kompozitori badalamenti duke punuar ne nje projekt te atille dhe njekohsisht u shfaq puna e fulmit pas ok francez.