Pagjumësia sipas shamanit tailandez të imazheve (“Blue” – metrazh i shkurtër nga Apichatpong Weerasethakul)

gjithe shpjegimi i stalker me siper i ben nje zberthim te detajuar gjithe skenarit, ndihmon shume ne parjen e filmit, por vecoria e teoria e lynch rreth filmave (shikuesit ne pergjithsi jo te gjithe arrijne ti vlersojne keto filma, ndahen si me thike), adhurues i meditimit transhendental( teknike mjaft e perhapur hinduiste), eshte qe shikuesit nuk kane pse te kene te gjithe te njejtin interpretim apo te marrin te njejtin kuptim, apo nuk ka pse gjithcka te jete llogjike e te bej sens, gjera te ndryshme u ndodhin njerzve te ndryshem, por nese dicka eshte reale dhe e vertete autentike, edhe pse enderr, gjithcka lidhet dhe mund te rezonoje.
Nje interviste per ti shkuar deri ne fund ketij filmi, mjaft interesante ( lynch ka goxha dhimbsuri per aktoren ne fjale,) tregon historine e berjes se filmit qe nisi si nje pilot per ABC.Naomi ekish pare filmin per here te pare pa s15 vitesh

2 Likes

dmth 2 here ne 15 vjet kohe… ripare pas 15 vjetesh.
flm per kete video te kesaj interviste te mahnitshme. Edhe per mua N. Watts eshte nje fav. Ja ku me ne fund ajo edhe qendroi konkretisht mbi skenen e masturbimit te Dajanes me hollesite e veshtiresive a problemeve ne xhirim. Sic e permendet ti dhe stalker ajo eshte nje lezbike dhe e abuzuar emocionalisht. Jeta e saj eshte shpejt per ta gjykuar nje ‘failure’ / deshtim, megjithe mungesen e realizimeve ne aspektet kryesore: emocionale e karriere. Megjithate ajo vendos i jep fund jetes. Dy dekada me pare bota homoseksuale ka qenemjaft me e veshtire dhe me pengesa te medha.
Kisha pare ca klipe mbi Lynch dhe transcendential meditation.

Haha, Lynch eshte bob : edhe pas 17 vjetesh “its about love” thote (të njejten gje thote edhe në intervisten qe shoqeron DVD e filmit, dalë në 2001 në France). Por edhe për të tjerat qe thote në videon e melartme: janë pak a shume ato qe thosh qe asokohe.
ps: nuk e kuptova ate punen me rusë… . Nese dikush e ka kuptu

jane nja dy komente poshte intervistes ne youtube ku njeri pyet, perse francezet e pelqejne Lynch?
i pergjigjet tjetri, sepse qasja e lynch mbi realitetin eshte ekzistencialiste, dicka franceze :grin:

megjithste mendoj se nuk vihet theksi thjesht mbi nje lezbike dhe boten homoeseksuale,por me e thelle, kryesisht mbi menyren se si ajo bie pre e endrraveve shpresave dhe deshirave. Skena e masturbimit eshte thjesht nje element filmik, it’s all about love thote lynch.

1 Like

Ne fakt filmi s’ka te beje fare (po fare amà!) me homoseksualizmin (dmth lezbizmin) por thjesht me dashurine (it’s all about love - thote e rithote Lynch ne intervistat e tij). Por dhe ne pergjithesi, filmat e mire, edhe kur ka qene fjala per ndjenjen e dashurise brenda gjinise (Tropical malady, po me vjen ne mend nje tjeter film i shkelqyer) nuk e kane trajtuar kurre ate, pra dashurine, ne prizmin e kultures homo, por thjesht si ndjenje (pa adjectif nga mbrapa).

ps: te pyeta me lart pse permend Rusine Lynch ne interviste. Por ndofta e kam degju gabim…

Sigurisht !! 101% dakort !
“zberthimi” skenaristik i MD nga ana ime (e qe nuk e kam mbaruar ende :grinning:) sigurisht qe ka dicka diabolike: eshte i vetmi film per te cilin kam shkruar kaq në detaje per historine e tij, ndërkohe qe jo vetem behet fjale per nje nga filmat me te lire, me te magjishem te se pakten ketyre 20 viteve te fundit në kinema, por ti e ke parasysh se sa “rendesi” ka per mua skenari (bashke me lojen e aktoreve, jane dy gjerat per te cilat flas me pak, kur flas per nje film). E megjithate, MD e meriton nje «zberthim » te tille, sikur qofte dhe per ata (ka ende ?? :flushed: :stuck_out_tongue_winking_eye:) spektatorë qe mund të pretendojne se filmi nuk eshte i kuptueshem per nga skenari, pra nga ngjarja qe tregon.
Perkundrazi, ai eshte plotesisht i deshifrueshem! Edhe pse jo detyrimisht i deshifrueshem (dhe ketu qendron dhe forca dhe magjia e tij)

nuk kuptoj si mund te vihet theksi ne homoseksualizmin konkretisht lezbizmin ne nje film si MD.

Ku e lamë? E lamë tek kafeneja «winkie’s », ku Betty dhe Rita shkojne per te pire nje kafe. Dhe kur vjen kamarjerja qe mban mbi bluzen e saj emrin Diane, Rita kujtohet dhe thote : waaaaa, une njoh nje far Diane, Diane Selwyn !! (duhet pare si e ben fytyren Betty ne ate moment :wink: ).
E po mire- thote Betty, po kerkojme tek numeratori telefonik dhe gjejme nr e telefonit te Diane Selwynit, dhe e marrim.
Kthehen ne shtepi (ke Teze Ruthi) dhe kur Betty merr ne telefon Diane Selwynin, thote: «Jallaaa, sa e habitshme qenka te telefonoke vetveten » :grinning:
Une si spektator, edhe heren e dyte kur e kam pare ne kinema filmin, nuk kom nok gjo, edhe pse kjo ishte nje indicie jo e vogel nga ana e Lynch per të na thene : eshte enderr !! (pra Betty eshte Diana, dora vetë!!).

E nejse, Diana nuk pergjigjet (del sekretaria, pra Betty degjon zerin e Dianes, dmth te vetin - ndaj dhe thote : jallaaa, sa e habitshme eshte te degjosh vetveten ne telefon), por Betty i premton Rites qe, neser, do shkojne te dyja ke shpia e Dianes: o e gjen Dianen Betty «o vdes » ! :wink: (tamam sic thote dhe shprehja shqiptare).

Por para se te shkojne ke shpia e kesaj Diana Selwynit, Betty-t i duhet te shkoje ne nje audicion per
nje film (zaten prandaj dhe ka ardhur ne LA: per tu bere aktore !!) dhe i thote Rites: te me falësh, por paradite do shkoj ke audicioni. Ama do kthehem shpejt, dhe pasdite do gjejme shtepine e ksaj Dianes.

Betty shkon ben audicionin (me ate plakun patetik), dhe ne fund, nje nga agjentet (producentet) i thote Betty-t : Uaaa, nje bukurane si ty meriton shuuuume më teper se ky film me kete plakaruq te shpifur! Hajde te te tregoj audicionin e nje regjizori te ri, gjenial : quhet Adam Kesher. Do ngelesh pa fjale

vijon

2 Likes

:joy::joy: :joy:

(10 shkronja)

Pa e bere të gjate, Betty mberrin në audicionin për filmin e ri të Adam Kesher, regjizor shume në mode për të cilin nje Hollywood i tere flet. Midis kandidatéve eshte dhe Camilla Rhodes, për të cilen mafia e Hollywoodit i ben presion të paparë regjizorit (paranojat e Dianes, në fakt) qe ta marrë si aktore kryesore në filmin e ardhshem: THIS IS THE GIRL!

image image

Por pikerisht në ate moment, Adam Kesher kthen koken, dhe ç’te shohe: nje bukurane ! Nje yll të rene nga qielli ! Sigurisht, kë tjeter pervec se… Betty-n !

Por Betty as qe behet fjale të marrë pjese në audicion: ate e pret Rita, për të cilen Betty do behet copë qe ta ndihmoje për ta nxjerre nga amnezia, për ta mundesuar të gjeje identitetin e saj: “për shkak të Rites” Betty humb kete rast të arte për tu bere nje movie star.

Ah Rita Rita, c’nuk beri Betty për ty dhe ti ja shperbleve aq keq…

:wink:

1 Like

Kshu qe Betty kthehet tek teze Ruthi, merr Riten (qe deprimon për vdekje) dhe nisen në kerkim të shtepise se Diane Selwyn.

Shtepia, nje shtepi e ulet banale në L.A (pa dyshim banesa ku qendroi realisht Diana, kur erdhi në L.A) eshte e mbyllur dhe duket se nuk ka njeri brenda. Andej pari kalon nje grua e re, me pamje jo pak lezbikeje (tek pjesa reale, mesojme se ajo ka qene nje ex-girlfirend e Dianes, tek skena kur ajo i troket në dere për të rekuperuar disa sende të sajat personale, gje qe le të nekuptohet se ato kanë jetuar për disa kohe bashke, nen të njejten çati). Biles eshte interesant fakti qe lezbikja eshte pothuaj i vetmi personazh qe ka të njejtin rol si në enderr ashtu edhe në realitet:

Duke qene se shtepia eshte e mbyllur me çels, Betty hyn nga dritarja, dhe pastaj ndihmon edhe Riten të hyje brenda. Edhe pse aty mban ere të keqe, Betty insiston qe Rita ta shikoje mirë atë qe ka para syve: nje grua e re, dergjet në shtrat… e vdekur!

image

Sigurisht, edhe pse Lynch ka vene trupin e nje aktoreje tjeter, gruaja e vdekur nuk eshte vecse vetë Betty/Diana (ose shkurt: Diana), e vetevrare: eshte fiks i njejti krevat me çarçafet roze qe shohim në minuten e dyte të filmit, kur fillon e famshmja enderr.

Thene ndryshe, Diana ka futur déjà në endrren e saj aktin e vetevrasjes, si për ti thene Rites/Camilles (ose shkurt, Camilles) : e shikon se c’kam bere unë për ty? Kam vrare veten!!
Shikoje me syte e tu rezultatin!

Rita largohet shume e tronditur nga vendi i krimit (vetevrasjes). Betty jo! Sepse ja arriti qellimit: të fajesoje Riten/Camillen për vetevrasjen e saj (të mevonshme).

1 Like

kur the ne fillim se filmi eshte endrra e Dianes ku ajo merr personazhet nga realiteti dhe ben cte doje me ta, u duk e kollajshme. Sa me tej procedon zberthimi, aq me shume kuptohet sa e komplimuar paska qene e gjithe kjo shthurje e thurjes se Lynch.

1 Like

Në darke, fort e tronditur nga ajo c’ka parë, Rita tenton të prese floket. Betty i ofron nje paruke të verdhe: brunia Rita transfromohet në bjonde! (duke ju afruar keshtu pamjes se Camilla Rodes, bjondjes se endrres qe zevendeson Camillen e vertete (brune, sigurisht) në enderr) :

Perpara se të flene, dy vajzat bejne dashuri për here të parë mes tyre. “E ke bere ndonje here tjeter kete gje?” - pyet Rita Bethy-n. Kjo e fundit nuk pergjigjet…

Nga ora 2 e nates, Rita fillon të flase pergjumesh gje qe zgjon dhe Betty-n. Rita zgjohet dhe i kerkon Betty-t të shkojne se bashku në nje teater, në klubin “Silencio”.

Fillon “hakmarrja” e Rites: fillon mesymja e saj për ti dhene fund endrres se Betty-t. Për kete i vjen në ndihme klubi Silencio ku, gjithshka eshte playback (kujtoni kengen e mrekullueshme të kenduar nga Rebekah del Rio, në spanjisht (Llamando, Crying), nje kenge e vjeter e vitit 1960 shkruar nga Roy orbison :

Në fund të kenges, Betty zgjat doren për nga çanta e saj dhe gjen nje kuti blu. Të dyja vajzat kthehen në shtepi, por kur futen brenda, Betty eshte… zhdukur!
Janë sekondat e fundit të endrres. Rita hap kutine me celesin blu, të cilit nuk dinte ti jepte pergjigje pse ndodhej në çanten e saj të dores, në fillim të filmit, fill pas “aksidentit” në veture. Kutia blu bie pertoke. Shohim teze Ruth-in (fantazma e saj me sakte, perderisa ajo ka vite qe ka vdekur!!) tek i duket se ka degjuar nje zhurme (zhurma e kutise blu).

Shohim Dianen tek fle, me kemishen e zeze të nates (sipas endrres).

Kaubojsi qe kalon dhe thote frazen e famshme: “Zgjohu bukuroshe. Boll fjete. Erdhi koha të zgjohesh”

Ekran i zi. Për disa sekonda:

Imazhet e para nga zgjimi i Djanes (kemishe nate gri: realiteti )

Fundi i endrres !

:pray::pray::pray:

Prej nga ‘insistimi’ im në zberthimin e skenarit.

  • C’eshte permbajtja (skenari)? Forme (mizaskene)!
  • Po forma (mizaskena)? Permbajtje (skenar)!

:hugs:

1 Like

kryeveper ky shpjegim, nje mision i tere
:clap: :clap: :clap:

te Faleminderit persa lexova e mesova !!

1 Like

Stalker, MD ia vlen stermundimin e interpretimit. Ka dhe vende te posacme ne internet qe merren me deshifrimin e tij. Une ne fakt iu rri larg sepse keshtu me cdo rishikim MD me vjen si i ri.

Ps. Inkuizitor, te lutem mjaft e ‘perndoqe’ Stalkerin (no pun intended) me postime jashte teme. :slight_smile:

1 Like

Filmat e mirë qe trajtojne tema aktuale, kanë ne vetvete gjithmone dicka vizionare : per shembull, po të shikosh “La chinoise” të Godard (1967) të jep pershtypjen se eshte realizuar pas mesviteve '70 (fundi i ciklit revolucionar 67-75); ose “Stranger than paradise” (1984) të krijon pershtypjen se eshte realizuar pas 1990 (renia e Bllokut Lindor).

Edhe për Mulholland Drive (2001) mund të themi se ka padyshim nja 10 vite para, për shembull kur lexon nje lajm të tille në 2011:

1 Like

Stranger than paradise padiskutim duket si i bere ne vitet e renies se Murit :astonished:
MD me duket si film pa kohe sidomos kur shihet gjate tetorit (halloween).

po te provoj te sjell nje shembull nga ana ime, ne mendje me vjen nje titull si Barton Fink i Coen bro’s, psh… nuk di sa sakte eshte kjo. Por duhet te kete mjaft pune te tilla vizionare ne masen e prodhimeve kinematografike te mira.

Artikulli eshte i papare, si me qene twilight zone.

E kam parë Barton Flink por nuk arrij të kuptoj anen e tij vizionare… (por ka vite qe e kam parë pra nuk më kujtohet historia e tij, kshu qe mund te kesh te drejte…)