Pagjumësia sipas shamanit tailandez të imazheve (“Blue” – metrazh i shkurtër nga Apichatpong Weerasethakul)


#47

Po ashtu, gjate darkes perreth tryezes ne vilen e regjizorit me rastin e fejeses se ketij te fundit me brunen, pra me Camilla Rodes, Diana sheh per nje sekonde te vetme nje kaubojs (po ashtu i ftuar në dinner (darkë).

index

Por ne ditet tona, kaubojsit jane shume te rralle (pothuaj s’ka më te tille !!).
Dhe ça ben Djana ? E merr kete personazh ‘te cuditshem’ dhe e fut ne endrren e saj, ne rolin e kercenuesit, pra atij qe zbaton urdherat e mafies Hollywoodiane (paranojat e Dianes - shkurt).

Veprimet e kaubojsit gjate endrres jane komplet surreale (voilà nje shembull tjeter, nje tjeter indicie qe na ndihmon te kuptojme se behet fjale per enderr !!) : ai kercenon regjizorin Adam Kecher se “keshtu e ashtu, bla bla bla” (pallavra pa piken e kuptimit).

Po ashtu, ne fund fare-fare te endrres, eshte pikerisht kaubojsi qe kalon tek dhoma e Djanes (por qe ne enderr i jep vetes emrin melodioz : Betty !! - do ta shpjegoj me vone pse-në), tek i thote: “Hej bukuroshe! Zgjohu se ka ardhur koha per tu zgjuar” (dmth: kaq e kishte dhe ENDRRA !)


#48

mbeta pa fjale une, kjo pune e Lynch eshte nje pershfaqje e subkoshiences ne aktivitet … nje enderr prej verteti


#49

kaubojsi eshte me i frikshmi, i dyti i frikshem pas monstres se erret qe fshihej mbrapa restorantit


#50

:pray: :pray::pray::pray::pray:


#51

Do dalim dhe tek monstra :wink:

Me vone


#52

here pas here le te rikujtojne se gjithe ky muhabet u ngacmua nga metrazhi i shkurter i Apichatpong me kinematografine qe merr formen e endrrave, dhe anasjelltas :astonished: :astonished:

megjithemend, konkretisht i bie qe Lynch ka vene ne skene/ekran nje enderr


#53

Pra:
Nje dite te bukur, nje aktore diletante nga Ontario, nje farë Diane Selwyn, zbarkon ne LA.

Ne aeroport, me te gjitha gjasat ajo ka takuar nje cift pleqsh, Irinën dhe te shoqin e saj, nga te rrallet personazhe qe ndodhen vetem në endrren 90 minutesh. Kjo nuk do te thote se ata nuk kane ekzistuar (perderisa, sapo thame qe, endrra, eshte “nje enderr prej verteti”); biles pee te qene 100% te sakte, dy pleqte shfaqen edhe ne pjesen reale te filmit, ne fund fare, kur ata rreshkasin te veckël fare si liliputë, nen derë, dhe ulerijne si histerike drej Dianes, si per ti thene: “ti nuk u bere aktore e madhe, nuk u bëre! Vrit veten më mire!” (dhe pak sekonda me vone, Diana realisht vret veten).

Kjo tregon qe, pjesa e dyte e filmit (pra pjesa reale, pra 40 minutat e fundit) rrefejne diten e fundit te jetes se Dianes: zgjimin e mundimshem te saj nga gjumi (dhe endrra) cfilitese dhe vendimin e saj per te kryer vetevrasje.

Por (por!!) ne ato 40 minuta ka dhe aluçinacione (futja e dy pleqve nen derë!!) dhe disa flashback-e, pra ngjarje qe kane ndodhur më parë nga ajo ditë e fundit e jetes se Dianes (Dianes i rikujtohet psh, se si tek kafja “Winkie’s” pagoi nje vrases me pagesë per te eleminuar Camillen. Biles vrasesi i thote: “kur ta shikosh kete çeles blu ne tavolinen tende, do te thote qe vrasja u krye”:

Diana shikon çelesin blu tek tavolina e vogel ne shtepine e saj, ne minutat e fundit te filmit, gje qe i konformon se Camilla nuk eshte më ne kete dynjà

Në fakt, objektet, tek ky film, gjoithmone jane dubël : çelesi ne fjale eshte blu (ne filmat e Lynch, BLU eshte simbol i vdekjes; edhe ajo spektatorja në lozhë, ne fund te filmit e qe thote “Silenzio” i ka floket blu!!), dhe korrespondon me çelesin blu te kutise (së Pandorës?) tek pjesa e ëndrres:

Po e njejta gje ndodh dhe me telefonat, me filxhanët e kafese etj etj : (do i shpjegoj më vonë) : te gjithe jane dubël (ënderr/realitet)

vijon


#54

Pra: Diane Selwyn shkon ne Los Angeles per te bere karriere ne Hollywood, dhe strehoet tek tezja e saj, teze Ruth-i e cila, ne fakt, ka vdekur (kete Diana e thote më vone, ne nje moment tjeter te filmit), por gjate ëndrres, shohim teze Ruth-in tek iken nga shtepia (nuk me kujtohet ku iken - gjithsesi, nje gje e tille eshte e pavertete, sepse ajo ka vdek prej kohesh) dhe ja le shtepine gati Dianës.

Kur Diana mberrin tek shtepia e teze Ruth-it (jemi ne pjesen ENDERR, sigurisht) e ku gjoja concierge e pallatit eshte Coco-ja, nje grua e pispillosur (por qe ne fakt, shume me vone, mesojme qe eshte mire e bukur nena e regjizorit Adam Kesher!!), Diana na gjen nje grua te re brune, te plagosur ne balle, te cilen nuk e njeh, te fshehur brenda apartamentit, e qe na paskerka bere nje aksident rrugor, dhe na e kerkoka policia dhe mafia! Por qe, ngaqe eshte e tronditur nga aksidenti, nuk i kujtohet as emri ! :smiley:

Thene ndryshe: Diana e ‘zbukuron’ (në ënderr, sigurisht!!) sipas qejjfit te saj menyren se si eshte takuar per here te pare me Camillen (brunen) : ne fakt, ajo eshte taku me te gjate xhirimit te filmit “Sylvia North Story” (kete e mesojme gjate ceremonise se darkes tek vila e regjizorit, kur te ftuarit prezantojne veten, e me kete rast, veten e prezanton edhe Diana). Por në ënderr, ajo sajon nje skenar tjeter, sajon nje aksident, si per ti mbushur mendjen vetes (dhe ne, spektatoreve) : “Ja, une e shpetova Camillen ! Kur e gjeta te plagosur të fshehur tek shtepia e teze Ruth-it, nuk e denoncova, por e shpetova, e strehova, e ushqeva, biles e ndihmova qe te gjeje identitetin e saj. Sa kam bere une per Camillen, s’ka bere njeri!” (dhe indirekt, kete ja thote dhe vete Camilles, gjate gjithe pjeses endrres, edhe pse kjo e fundit, kur i vjen ne maje te hundes, i tregon vendin Dianes: vendi eshte teatri “Club Silencio”, teatri qe do ndihmoje qe Dianes ti dale endrra (“No hay banda ! There is no band ! … It is an illusion!”), por kjo eshte shume më vone, pothuaj ne fund te endrres, dhe do ti kthehemi më vonë).

Pra Diana e strehon brunen (ende nuk ja dime as emrin prej verteti, as emrin-gjasme). Gjithmone sipas endrres. Gjithmone sipas asaj se si do donte Diana te kishin rrjedhur ngjarjet.
Bile ketu ka nje detaj shume ‘komik’ qe sterkonfirmon se eshte enderr: kur teze Ruth-i iken nga shtepia, brunia e plagosur sapo mberrin ne oborrin e saj: tezja eshte duke mbyllur deren e shtepise kur brunia fshihet tek kaçubet e kopshtit te shtepise se teze Ruthi-t.
Vizualisht, ne ate moment, Lynch perdor nje ‘shot reverse shot’, teknikë qe perdoret midis dy njerezish qe shihen mes tyre. Pra, normalisht, teze ruthi duhet ta shihte qe ç’ke me të brunen, tek kalon tek kopshti i shtepise se saj. Por jo! Tezja nuk e sheh
:smiley:

image

Spektatori me siguri thote me vete: po kjo, si nuk e pa?? Nuk i ka syte ne balle?? Por, duke qene i perfshire ne ethet e intriges, spektatori e ‘harron’ kete gje, dhe vazhdon te ndjeke rrefimin qe i ofrohet para syve…

Ne fakt, jo vetem qe jemi në enderr, por i bie qe teze Ruth-i, duke qene se ka vdekur para shume vitesh, nuk eshte veçse nje… fantazëm!


#55

te kuptoj per odjektet dubel.
do te me duhet ta rishoh MD, sa per kuriozitet te dublicitetit te tyre. Perndryshe, po e rishoh te terin permes ketij shpjegimi monumental.
Pa fjale :coffee:


#57

Do shtoja qe Te pjesa e fundit reale janw nja dy plane mjeshterisht te arrira, njera ku Dajana masturbon duke qarw e duke veshtruar tavanin me forma kodrinore, aludim per hiret femerore te kamiles. Mjerimi e zhgenjimi i Dajanes aty arrin kulmin.


Si dhe nje skene tjeter flashback ku bie telefoni dhe dajana merr ftesen per te fejesa e kamiles nga kjo e fundit, muri i shpelare dhoma e erret, postura e dajanes, nje nga mizanskenat me simbolike te filmit.
Vetem duke pare keto plane kupton 70 per qind te gjendjes psiqike te personazhit, masterpiece. Eshte nje nga ato filma ku mund te kuptosh edhe rolin e rendesishem te mizanskenes ne nje film.

Nje nga skenat me magjepese ajo e shtegut te fshehte neper te cilen kamila teheq daianen eshte nje nga skenat me te bukura kinematografikisht e dhene nepermjet nje rrugetimi ne terr pra nje rrugetimi ne mendjen, ndjenjat psiken e Dajanes, te abuzuar emocionalisht, e gjitha nen efektin e muzikes perforcuese te badalamentit

Se harrova edhe sekuencen e audicionit gjate filmit, eshte nje film brenda filmit, pasi stonon me pjesen tjeter te endrres qe eshte e nje cektesie emocionale qe paralajmeron vertetesine e endrres, ne momentin qe aktrimi behet serioz, emocionues, pra i vertete, . Pra lynch loz shume me pritshmerite tona (gati deja vu), mjeshterisht ne kete aspekt.

Ne nje menyre Lynch duke u futur ne koken e personazhit te dajanes arrin te futet ne mendjen e cdo njeriu me endrra xhelozi e pasione.


#58

me shume se madheshtine e Lynch e ndonje recence mbi MD mendoj se stalker po merrej me zberthimin filmit.


#59

E njejta gje eshte ne fakt:
“zberthimi” skenaristik i filmit ° = recence mbi MD dhe madheshtine e Lynch °°

° = permbajtja
°° = forma

:blush:

ja vazhdojme me “zberthimin” e skenarit :


#60

Ti dole “ne fund te filmit” (s’ka gje, po bej shakà), por meqe dole e meqe u kenaqa me ato qe kishe shkruar, per here te pare pas kaq vitesh po mendoja qe, hakshe hakshe, edhe pse “ja merr shpirtin Dianes” (e torturon me endrren e saj te pafundme), prap se prap, eshte Diana ajo qe Lynch do më shume (edhe pse ai i filmon, emocionalisht dhe empatikisht, ne menyre te barabarte). Jam pothuaj i sigurt per kete : sikur qofte dhe ne prizmin e te berit nje film: rolin e Djanes e luan Naomi Watts, aktore anglo-australiane e cila, edhe pse kish luajtur ndonje rol koti para MD, eshte ky i fundit qe e ben realisht te njohur ne gjithe boten dhe lançoi realisht karrieren e saj (fundja si gjithmone: kane qene regjizoret e mire ata qe kane zbuluar aktorët/aktoret e talentuar, ose më sakt, u kane ofruar mundesine te kuptojne se cdo te thote te luash ne nje film te mire). Nderkohe rolin e Camilles/Ritës e luan Laura Elena Harring, nje ish-Miss Amerike (qellimisht Lynch ka pas zgjedhur nje te tille, sepse roli i saj, në te pakten 2/3 e filmit, ishte rol i nje kukulle-prej-plasteline) e cila, qe prej MD, sikur s’ka qullosur gje…

Kshu qe, sikur vetem ne kete aspekt ta shohesh, Diana eshte, perfundimisht, e preferuara e Lynch


#61

vazhdojme:

Pra Diana strehon ne shtepine e tezes se saj brunen, te ciles as emri nuk i kujtohet.

Por brunia, ne sallen e banjes, sheh nje poster te filmit te famshem “Gilda”, ku duket Rita Hayworth, nje nga aktoret me te famshme te Hollywoodit te viteve '40, thirrur ndryshe “Perendeshe e dashurise” dhe i thote Dianes: “Une e kam emrin Rita!”

Gezohem qe u njojtem” - i thote Diana. Une e kam emrin Betty ! :smiley:
Dhe keshtu do te therritet Diana, pergjate 2/3-ve te filmit: Betty.

Lind pyetja: po nga doli ky emer?

Kete e mesojme nga nje skene e shkurter, ne pjesen reale te filmit (pra ne çerekun e fundit te tij), skene qe ne fakt eshte nje flashback (pra Diana, e zgjuar nga endrra e gjate, rikujton nje skene në kafen “Winkie’s” gjate te ciles ajo paguan nje vrases me pagese per te eleminuar Camillen). Por ne ate café (bar), kamarjerja qe sherben e ka emrin… Betty !

Dhe ç’fare ben Diana ? Merr emrin e kamarieres (bjonde dhe ajo!! dhe shume kinge) dhe ja mvesh vetes në enderr (vetequhet BETTY), ndersa kamarjeres, gjithmone ne enderr, i jep emrin e saj: Diane!

vijon


#62

E nejse, Betty fillon te kujdeset per “amneziken” Rita, qe kerkon identitetin e saj. Dhe zdruq zdruq, shkojne te dyja per te pire nje kafe pikerisht tek kafeneja “Winkie’s” (qe ndodhet ne Bulevardin e famshem “Sunset Bulevard”, titulli i nje prej 10 filmave me te bukur bardh-e-zi te historise se kinemase ! - biles shume kinofile mendojne qe MD eshte homazh (ose remake) i Sunset Bulevard, kryevepres se Billy Wilder-it).

Aty ka nje “detaj” te hatashem (prej nga lind nje skene po aq e hatashme): ne pjesen e fundit (reale) te filmit (pra në skenen kur Diana paguan vrasesin me pagese qe te eleminojë Camillen),

index

po në ate kafené eshte dhe nje djale i ri, klient i çfardoshem, i cili thjesht po paguan faturen e tij.

Diana e sheh, dhe i fiksohet si fytyre: e traumatizuar nga ideja se ai mund ta kete degjuar biseden e saj me vrasesin me pagese, e merr kete person (krejt te çfardoshem!) dhe e ‘fut’ në endrren e saj dhe e rivendos po ne te njejten kafené (Winkie’s) perballe me nje meso-burre (me siguri, psikologu i tij) dhe i jep emrin Dan. Dhe krijon ate skenen e famshme ku Dan i thote psikologut te tij se “ka pare nje enderr” (etj etj) dhe nje monster fshihet pas murit te kafenese :

Monstra, në pjesen ënderr, duke qene se Dan thote se e ka pare ne enderr (pra eshte enderr brenda endrres!!), nuk eshte veçse dubla e vete Dianes, his monstruous face (edhe pse, duhet pranuar qe monstra shihet edhe pas mbarimit te endrres, pra tek pjesa reale e filmit: shihet pothuaj ne fund fare, ne te njejten qoshke prapa murit, si “bag lady”, si lypsare (gje qe supozon se Diana duhet ta kete pare tashme ate grua, dhe e fut ne endrren e Dan-it, gjithe duke bere pjese ne endrren e saj te madhe)

ne foto: David Lynch dhe monstra


#64

Biles, per te qene te sakte, ne minutat e fundit fare te filmit, monstra shfaqet me nje kuti blu ne dore, prej nga dalin… dy pleqte! (Lynch perdor metaforen e lindjes: nga mostra ‘lindin’ dy pleqte e veckel, në miniaturë, te cilet jane shtytesit definitive qe Diane te kryeje vetevrasje)


#65

Naomi wats eshte nje aktore shume e mire qe ka lojtur mjaft role por shkelqen te mulholland dr. Madje diferenca me rolet e tjera qe ajo ka luajtur eshte e hatashme qofte dhe me vete twin peaks 3 ku ka nje rol.
Merita eshte pa dyshim e Lynch qe ka ditur ta filmoje empatikisht, por edhe e ndryshimit te rregjistrave te cilave ajo i ben brenda filmit.


#66

Vazhdimi i karrieres se nje aktori/eje te mire (pra me dhunti, të themi) por te lançuar (discovered) nga nje regjizor i mire, eshte çik edhe zgjedhje personale (pra nuk eshte vetem pune “kerkese/oferte tregu kinemaje) :
po shikoja trailerin e filmit te ri te Claire Denis (regjizores se “Nje diell i bukur i brendshem”) dhe rolin kryesor aty e luan Robert Patinson. Para ca kohesh po shihja nje interviste te tij dhe ai shpjegonte se, edhe pse u lançua ne kinema nga “Twilight”, tani nuk i intereson më te luaje ne blockbuster, pra “sa per te bere leke” por ben maksimumin qe te punesohet nga regjizore te mire (ose po i quajme: ambicioze). Dhe ne fakt, qe prej “Twilight” ai ka luajtuar tek “Cosmopolis” dhe “maps to the stars” te Cronenbergut (jo pak !!), The Lost City of Z (e James Gray -edhe pse personalisht nuk e kam pelqyer fare ate film, por ky eshte tjeter debat: Gray eshte regjizor sh sh i mire), e mbi te gjitha “Good time” te vellezerve Safdie! Dhe kaq. Pra nuk ka luajtur edhe ne blocbuster (per leke) edhe ne filma ambicioze (autorialë), sic bejne psh Brad Pitt apo ku di une. Jo. vetem tek keta te fundit.
Pra eshte çik edhe zgjedhje personale (mu qesh biles, sepse ne interviste, ne nje moment thote: une kam leke, pra kam te ardhura financiare; nuk kam nevoje te ‘sforcohem’ kot e te luaj ne blockbuster, vetem e vetem se “kshu ben gjithe dynjaja” e te fitoj edhe me shume parà. Nuk më intereson”.

Mire e kish. Me të jam


#67

nenjefare menyre, MD eshte ne pjese te madhe jo vetem kinematografi mbi nje enderr (se pjesa tjeter eshte realiteti i Dianes, qe eshte dhe substrati i ketij filmi noir) por edhe film qe ne menyre te papare formen e vet e realizon permes nje narrative e komplikuar me linja te shumta qe nderthuren ne forme rrjete gjate gjithe gjatesise e gjeresise se filmit.
sh. interesant, ne saje teje kjo stalker.


#68

apapapa kjo monstra
:skull_and_crossbones: brrrr…