Shkrimi ka dale jasht funksionit primar te shkrimit: te sqaroje. Pa sqaruar mire, kerkon te paralajmeroje ngjarje ose akoma me teper: te krijoje ngjarje.
Prandaj u ndala ne kete paragraf me poshte, qe eshte shum interesant, por eshte mosperfillur si ide dhe sqarim, e leximin me tej e vazhdova per inerci dhe pa interes:
E kam fjalën për ngjarje sipas përkufizimit të Alain Badiou-së: Ngjarje quajmë thyerjen e ligjeve të situatës. Një ngjarje është e tillë vetëm kur ka potencialin e krijimit të një mundësie të re.
Në të vërtetë në Shqipëri nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë ngjarje, të paktën jo në këto 20 vitet e fundit. Si situatë të vetme me potencial për t’u bërë ngjarje, së fundmi, nuk ka të dytë përveç 21 Janarit 2011.
Në anën tjetër, Badiou-ja quan gjendje sistemin e kufizimeve, i cili pikërisht e kufizon mundësinë. Pra, një ndodhi pa potencialin e ndryshimit të gjendjes dhe të balancave shoqërore është vetëm një fakt i thjeshtë. Kështu në Shqipëri është gjendja ajo që duhet përmbysur në kërkim të ngjarjeve të reja.
Pyetja qe duhet sqaruar eshte: Cila eshte vertet ngjarje?
Sepse ka shum ngjarje dhe shum vend per shume sqarime ngjarjesh. Ngjarje eshte psh Rev. i Madh i Tetorit, por eshte ngjarje edhe Renia e Murit te Berlinit. Cila eshte me e madhe si ngjarje? Si ndodhi qe ngjarja u kthy ngambrapa si petulla ne tigan?
Ngjarje eshte edhe lindja e Gesù Bambino ne stalle, ngjarje eshte edhe udhetimi i Muhametit ne Meke, por jane ngjarje qe si vuri re njeri ne kohen kur ndodhen, e megjithate akoma sot festohen gjeresisht, ndersa Rev. Tetorit pirdhi ne te si ngjarje.
Ne vazhdim pirdhi ne te edhe kesaj vjershe te Kadarese qe lavderon stallen ku lindi Partia:
Kjo shtëpi prej qerpiçi,
e thjeshtë e me baltë,
më e madhërishme ngrihet se sallat e mbretërve!
O shtëpi tiranase,
o mure me baltë,
baltë nga kjo tokë e zhuritur, e lashtë!
Mbasi te sqarohet mire se çfar quhet ngjarje e vertete?, pastaj mund te lajmerojme dhe te krijojme Ngjarjen e Vertete, ndryshe mund te bejme nje mut tjeter akoma me te madh ne mutin mullar te historise.