Papa Françesk dhe librat shkollorë

Humor çifut : "Ska dyshim qe Jezusi ishte hebre, 30 vjeç jetonte akoma me te jemen, para te tjereve e mbante si te virgjer dhe ne fund hap nje biznes qe e shnderron ne multinacjonale. "

2 Likes

Jezusi ishte çifut. Ai mendonte se e ëma ishte e virgjër, e ëma mendonte se ai ishte zot, jetoi deri 33 me prindërit, mori biznesin e të atit.

Erdhi dita që shkoj në google translate të përkthej në shqip shumë fjalë
që i di anglisht por jo shqip, dhe fjalë të zakonshme. Hera e fundit që
fola shqip përditë ishte 1995. Më 2008 fola vetëm për pak muaj, dhe të
gjithë vërenin theksin tim që kishte ndryshuar shumë.

E kam vene re qe e flet Anglishten si te jesh vendali. :+1:

1 Like

Zbriti një engjëll në tokë. Pa një sallam. U habit, e mori dhe shkoi prapë në parajsë. Atje filloi po pyeste vërdallë ç’ishte kjo gjë. S’po i jepte karar njeri. Një engjëlli i vajti mendja. Të pyesim njëherë Shën Mërinë se ajo ka qenë në tokë dhe ndoshta ka parë. Shën Mëria u përgjigj “po të mos ishte për këto spangot, do thoja se është shpirti i shenjtë.”

I nderuar Dr Toli,

jam duke ndjekur me shumë vëmendje komentet e shumta tuajat që ngjyrosin (pothuaj) të gjitha rubrikat e PPU. Me po aq vëmendje ndjek edhe reaksionet epidermike që ato provokojnë, komentet e polarizuara që ato ngjallin.

Bile, për hir të të vërtetës, dy apo tri herë kam ndërhyrë nga larg, duke ngritur flamurin e sinjalizimit. Si puna e atij arbitrit të linjës që ngre flamurin e tij për të sinjalizuar një ndërhyrje të gabuar, një pozicion jashtë loje. Besoj, nuk jam as i vetmi as edhe më i indinjuari… Kartonin e kuq e kanë të tjerë në xhep dhe mendoj, duke njohur ndjeshmërinë e tyre apo frymën e përgjithshme të këtij PPU-je të cilin e ndjek qysh prej vitesh gjithmonë nga larg, që edhe ai i bekuar nuk do të vonojë të vringëllohet… Puna e tyre!

E do shkoqur Doc? Personalisht, as më bezdis dhe aq më pak më entuziazmon opinioni i tjetrit, qoftë ai i kollarisur apo i përmjerë, doktor i shkencave apo analfabet. Pêrvoja ma ka shtënë këtë mani, pasi kam hasur nga të gjitha llojet, qoftë te kollarisurin analfabet sikundër dhe doktorin e përmjerë. Mes këtij prizmi mundohem thjesht të vlerësoj vlerën njerëzore, njerëzillëkun. Çka më brengos kur “ju dëgjoj” në këtë mexhelis është pikërisht, mungesa e tij - ngulmimi juaj të përçoni idetë që ju ushqejnë dhe venë në lëvizje, ndaj ndjeshmërisë të të tjerëve, sensi juaj i karakterizuar i abuzimit me durimin e atyre që rasti i ka sjellë aty pranë, mospërfillja juaj e thellë ndaj disa rregullave të thjeshta loje në këtë mejdan diskutimi.

S.V.P, harrojeni idenë se këtu jemi një rreth adeptësh të një Profeti, apo një tribu e humbur në shkretëtirë që kërkon me ngulm Atdheun e vet. Askush prej nesh s’është ngjitur në Mal për të sjellë tabllat e Ligjit të shenjtë… Hapni krahun tjetrit, mos bllokoni kalimin…

2 Likes

Nga komentet e mia mund të arrish lloj-lloj përfundimi për mua, por jo që po luftoj të quhem shenjtor moral. Krahu hapur është. Do ju ngre nervat dhe ca, dhe do më bllokoni. Pastaj do kthehemi të gjithë në punën tonë. Ju do ktheheni të besoni se këtu ka fjalë të lirë. Ose thjesht si model biznesi s’jua vlen më të mbani vërdallë një si unë. Jeni që jeni, bëni dhe si kampionë morali dhe durimi.

Më 1999 punoja me një kosovar nga Kukësi. Patëm këtë bisedë.

ai – po të isha unë djalë në të rit tim si ti, do shkoja të lija leshtë për lavdinë e kombit në malet e Kosovës.
unë – pse s’vete vëllai yt?
ai – vëllai im është budall.
unë – këtu budall jam unë, po mora mendjen tënde.

Pastaj mendoja me vete. Këtë ka Atdheu për mua. Më lëshon si qen koshash nëpër botë, më lëshon në zverk Lazër Stanin dhe të tjerë, s’u ngopa kurrë me bukë, libra, dinjitet. Tani ka lavdi të përjetshme dhe sorrat e maleve të Kosovës kreshnike. Për të tjerët më të ulët se unë ka bursa në Itali, pasuri të patundshme dhe gjëra të tjera tokësore të kësaj bote të ulët.

Kur isha në Bologna dhe po mundohesha të dilja nga mizerja ku më kishte katandisur Atdheu, shkoja shpesh në universitet të bëja letrat për shkollë. Rastisja të takoja shumë studentë shqiptarë. Të gjithë djem bejlerësh, e kishin marrë bursën italiane me dallavere Shqipërie, të gjithë më trajtonin shumë keq. S’mund ta pranonin kurrë që po mundohet të ngrihet një katunar si unë. Disa prej tyre ngelën, shumica absolute punë më të këqija se unë po bëjnë.

50% e kushërinjve të mi shqiptarë s’më flasin sepse s’mund ta durojnë që ua kam kaluar. E mendonin veten agallarë. Dhe tani që flas siç kam folur gjithmonë, me gjuhë të zgjidhur dhe me emrin tim, ata thonë ishallah semos e gjen me duart e veta.

1 Like

Ô Ilia (apo Ilir - si ta kërkosh).

Kujtesa më thotë se s’eshtë as hera e parë as edhe e vetmja që je shfaqur në këto viset e PPU. Mendoj se peshqit janë tolerantë dhe të durueshëm por nuk ja vlen aspak të luash sikundër bën me këtë durim.

Edhe sikur të arrijë ajo ditë që të bllokohesh apo pêrjashtohesh, besomë, nuk do të shëndrrohesh as në martir as edhe në profet!

Nga komentet e tua, i vetmi përfundim që del është se ti je dikush shpirtplasur, dufmbushur, zemërdjegur, xhanhelmatisur - i bindur se fajin ta kanë të gjithmonë të tjerët, me Atdheun “e dhjerë” në krye, çifutët në mes dhe Lazër Stanin në fund.

P.S: ata kushot e tu e kanë gabim kur të thonë “e gjeç me duart e tua”. M’a merr mendja se më kollaj e gjen nga dora e tjetrit - pos shtoj (me vonesë) edhe më shpejt.

2 Likes

Për ta ka më shumë shije po ta gjej me duart e mia. Nga duart e të tjerëve është bereqavez, por jo aq bukur si nga duart e mia. Kështu si flas unë, dikur kam dëgjuar shumë në Shqipëri. Kam një dallim nga ata. Ata pasi zbrazin të njëjtin mllef, kthehen dhe adhurojnë të lavdishmen Shqipëri.

Si i thonë fjalës, fakti që jam paranoik s’dmth që s’po përpiqen të më vrasin. I gjithë mllefi im s’i përgënjeshtron fjalët e mia.

Rregulloje dhe ca drejtshkrimin o atdhetar, se bën figurë shumë të varfër nëse ta kalon në drejtshkrimin e gjuhës së shenjtë shqipe dhe një tradhtar i çmendur si unë.

Po s’më bllokuat ju, do bllokohem vetë, me dëshirë (për të mirën e atdheut).

Shqiptarët dhe çifutët kanë një të përbashkët dhe një të veçantë. Të dy popujt vuajnë (ose kënaqen) nga Borderline Personality Disorder. Kjo është e përbashkëta, dhe shpjegon pse shqiptarëve u ngjit kaq shumë me çifutët. E veçanta është që çifutët janë të zgjuar dhe shqiptarët budallenj. Siç tha dikushja dikur këtu. Çifutët janë e zeza e të tjerëve, shqiptarët janë e zeza e vetes.

1 Like

Eh, more Ilo,
vetëm për këtë lloj shkëmbimi me ty ja vlen të dalë Papa në rubrikën “24 Karat”.
Për atë Jahve!

1 Like

Po ju përdhunoj të gjithëve, në kuptimin intelektual të fjalës. Jetoni të gjithë në një flluskë të magjishme që u falet vetëm fëmijëve në Krishtlindje, kur besojnë në Babagjyshin e Vitit të Ri (si i thoshim ne asokohe). Ndoshta ky përdhunim intelektual shkrep ndonjë shkëndijë në trurin e atyre që s’janë bitisur 100%.

I mjeri ti…

si i tha ai djali Zotit?
“Fali At… se nuk dinë se ç’bëjnë!”

1 Like

Tani është harrikejni Methju këtu në Orlando, Florida. S’po ma mban të merrem me qitape, merrem me
pa-Xixa-g.

Hajt shnet ô Limja Tolit.

Hera funit qi po t’begenis, për at’ fé.

Ishalla t’merr ajo era marrë … et t’mos pafshim mo syfetin!

1 Like