Pas grabitjes, punonjësi i karburantit mbetet pa punë

Edhe dicka, eshte ironike por nje nder kategorite me te keqtrajtuara jane punonjesit e mediave, te televizioneve qe perdoren per gjoba, shantazhe dhe informim. Nje ushtri gazetaresh, operatoresh, montazhieresh, teknike e shofere qe paguhen rralle e keq.

Keta jane ata qe vene ne pune kete makineri te madhe komunikimi, por qe nuk mund te tregojne sa muaj kane pa cuar nje lek ne shtepi. Apo qe jane te pasiguruar, qe punojne nga 12 ore etj.

Prandaj dhe pytja ime, cili eshte problemi real, dhe ca mund te behet. Per llumin qe mbajme siper si shoqeri, skemi lene gje pa thene.

Mendoj se do vullnet politik. Qe keta te mbajne kaq shume njerez ne terma shfrytezimi dhe shteti te beje sehir, do te thote se shteti eshte ne rregull me situaten. Keshtu e do dhe keshtu i pelqen, se ka hallin e humorit te pronarit te televizionit dhe jo mireqenien e qytetareve te vet. Shkurt, do koqe te perballesh me te keqen. Trashja e zerit nuk habit me askend.

po mire, po qe problemet e te drejtave te te punesuareve nuk kane zgjidhje perfekte as ketej, kete a nuk brjme mire ta kujtojme…Qofshin ato government a korporata e kompani te medha. Gjenden menyra per te anashkaluar pengesat kur manaxheri a pronari e ka te nevojshme shkurtimin e punonjesit te padeshiruar, ciladoqofte arsyeja.

Imagjino kapitalizmin e eger ne te cilin eshte shqiperia, me nje shtet aq te dobet e te pafuqishem. E them me bindje, po ju lane vetem shtetit probleme madhore si keto (mungesa e rregullimeve te ndryshme per funksionim) krijuar nga politika por dhe nga shoqeria vete, prej shume e shume vitesh, askush s’do mund te beje dot gje.

ushtarucet e qeverise qenkan prek. Kerkojne informacion te verifikum si dhe i mshojne faktit se kto gjera (mund te) ndodhin kudo; te te heqin nga puna dhe te mos mbaje kush pergjegjsi. Faktit qe vete kryetari i qeverise se majte i meshoji me te madhe se “tek ne investitoret e huaj nuk do bezdisen as nga sindikatat”, i bejne bisht. Po mer, faji i gazetarit, s’ka si te jete ndryshe

Me ke e ke?
O peshku na hengre me 15 shkronjat.

2 Likes

me ushtarucet. Me ata qe i bien rreth e qark debatit me t’vetmin motivim per te mos diskutu rreth problemit te vertete. Qe punsimi pa kontrate dhe heqja nga puna si ky rasti me lart jane te lidhura me njera-tjetren. T’i kerkosh llogari gazetarit ne ket rast; te flasesh qesim se kjo ndodh kudo bile dhe ne “government”, jane minimumi lojra fjalesh

Mo i bi nga kina, e ke me mua a me shkaben?
Nese me mua, e ke gabim dhe me mire ta leme me kaq, se menyra se si flet ti, ne te shkuaren na ka cuar ne biseda qe nuk du ti perseris.

po ca lesh kine mer, 3 veta jeni qe keni shkrujt gjithsej ktu, perfshi Bledin. Shkaben leje se t’pakten ai e ka justifikimin, paguhet per ket pune. I renkam nga kina une. Ti nqse s’do me perserit te kaluaren, mos i hy fare debatit nqse e kisha me ty apo me nji tjeter. Ti t’pakten e ke avantazhin qe e di me ke flet se une ate nick qe kam pas, ate kam mbajt. Jo se eshte naj gje relevante per mu. Ti qofsh dhe vllai i Rames ose Rama vete. Une ca kam per ta thene, thashe

Fatëkeqësi prej prej mediokrritetit alla shqiptar me doza vetkënaqësie madje jo vetëm prej “të fortit” që në kêtë rast është firma që hoqi nga puna një individ, pa fajë, e për pak lekë të humbura nën kërcënimin e armës, por shtuar këtu edhe dozën e “i ngrodhtë dhia fqinjit” me ç’po lexoj në komentet e disave këtu. Blendi Salaj, sido dhe për cilëndo arsye të “ashtuquajtur” prej shqiptarucëve alla " i ngrodhtë dhia fqinjit" e ke ngritur këtë problem social, prano urimet e mia.

Përpos faktit se punëdhënësi bën si t’i dojë qefi pa u sikletosur aspak në këto raste, sepse edhe formulimi i ligjit ja lejon, ajo që të nervozon apo të jep të vjella është dhe indiferenca apo verbëria e masës ndaj fenomen/it/eve, të tilla. Këtu pema e ka krimbin në rrënjë. Këtu ligji nuk e mbron aspak të punësuarin. Fakti që orari i punës nuk zbatohet e orët e tepërta me shumicë të theksuar nuk paguhen janë qartësisht falë ligjit gjysmak. Këtu minimumi i pagesës është 18,000Lek e Qiraja mujore 20,000Lek. Mund të të heqin nga puna me pretekstin “s’më pëlqen fytyra jote” e askush nuk ndjehet. Si tha ai i gjati… S’ka sindikata. E kështu fatëkeq si shitësi i karburantit ka me qindra në Shqipërinë tonë mjerane me njerëz “larg bythës sime apo i ngordhtë dhia fqinjit”.

Pyetja që shtrohet është, a do të ndryshojë vallë ndonjëherë?
Kam parë lisa të prerë e male të rrëzuar kur mijëra zemra kanë rrahur bashkuar.

Verejtje e drejte! Me thuaj ç’proçedure pune parashikoka kercenimin me pistolete ne koke dhe ndjekjen pike-per-pike te saj (proçedures)? Nese rregullat e kompanise parashikojne grabitjen me dhune, a nuk duhet minimalisht te merren masa sigurie per punonjesin?

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

telleri ne banke, vazhdimisht nen rrezik grabitje, te armatosur.
Mjeti i vetem i sigurise jane pako e bankenotave me nr. serial te rregjistruar per t’ia dhene grabitesit bashke me te tjerat, si dhe keshillimi per te mos bere rezistence. Kaq.
Banka nuk praktikon Garde Sigurie. Dhe kjo ne nje nga korporatat kryesore usa.
se ketu pretendimet me te medha (zhurmen) i lexon ose nga injoranca ose barazwhateverit.

1 Like

Mase sigurie mund te jete punesimi i dy punetoreve ne terren, ose perfundimisht vendosja e automateve (etj.), i ndrituri shkabe. Po jo duhet te kete medoemos motivim qurravites pas konsideratave per masat e sigurise.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Situata te tilla jane dramatike per ate qe I ndodh per te tjeret eshte englendisje harxhim kohe dhe mundimi pasi askush nuk ka fuqi te ndryshoj gje dhe askush nuk e kupton qe heret a vone mund ti ndodh patjter jetojme ne shoqeri ku njeriu per njeriun eshte ujk me dy kemb po te gjeti rastin momentin te shqyen copa copa pa meshire dhe pa dinjitet.Ku ta kerkoje te drejten djali ?kush e merr ne mbrojtje djalin , prokuroria. Gjykatat. Apo shoqeria e degraduar shqiptare ?!! Pra ky lajm tregon qe shoqerise ju shtua nje viktim me shume nje I papune me shume. nje I varfer me shume dhe nje lajm m shume me ca para me shume per gazeten qe boton lajmin!

O Blendo, a e ka investigu (apo thjesht marr parasysh) variantin qe ky qyqari mund te kete qene i punesuar pa siguracion dhe pronari ka dash me la duret sa pa u be ceshtja e modhe. Kot me pyt, po se si eshte trajtuar ketu eshte thjesht shume amatore dhe e kote te vazhdosh te shash pare e mbrape pronarin, Tahirin, etj (jo se nuk ka vend te shahet, por qe te mos i japesh shkas shkablloreve te mbrojne te pambrojtshmen).

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

thuj qe do e takosh per 2 muj, shkabe. Ta shofim sa trim do jete perballe teje

ti e pe qe bashke me sharjet e ketij tjetrit ketu, fshine edhe postimet tona.
U be flag, edhe tani.

Perderisa jane ne “pushtet”,blogu eshte i tyre, i shokeve te tyre, grupit te tyre, e keshtu me rradhe. Askush s’i ndalon ne politiken qe ndjekin.

1 Like