Pas katër vjetësh bashkë, fillojnë akuzat e sulmet

32 postime 3877 shikime 8 qershor 2017 në 04:47 e paradites
bsalaj

Për katër vjet me rradhë Kryeministri Rama e ka ka përshkruar koalicionin PS-LSI si “dy parti, por një forcë”. Është pak si Trinia e shenjtë, edhe dy, edhe një njëherësh. Ai presidentin e zgjedhur Ilir Meta e ka konsideruar vazhdimisht si Bashkëkryetar të koalicionit dhe si partner të besueshëm dhe strategjik. Nga ana e tij Ilir Meta nuk ka qënë kurrë kaq i ëmbël me fjalë sa Rama me të, por ka shprehur vazhdimisht se LSI mbetet “luajale”.

Por kohët e darkave të Gjirit të Lalzit tani duken shumë të largëta, ata më luajalët madje i kanë harruar fare. Në fjalimin e djeshëm, Meta ishte duke folur për Ramën kur përmendi se atij që pi doping mund t’i duket vetja i fortë. Akuza, edhe pse figurative kërkon të sjellë në vëmendje të publikut thashethemet sipas të cilave Kryeministri Rama drogohet. Në këtë mënyrë të foluri, Meta edhe jep mesazhe inkurajuese për forcën e LSI-së në Berat, por edhe gjen një mënyrë të godasë moralisht (!!!) kundershtarin Rama.

“Nuk ka patur gjunjë as Berisha i parë për të nënshtruar popullin e Beratit e jo më të kenë gjunjë këta që nuk mbajnë dot as ekuilibrin e tyre e jo më të trembin Beratin, Kuçovën, Skraparin. Kur njeriu pi doping kujton se është i fortë, por kur t’i dalë dopingu do i kërkojë falje Petrit Vasilit.” - Ilir Meta

Nga ana e tij Rama deri tani ka folur më së shumti për timonin e makinës, mbajtjen e një njëriu në prehër teksa ky vetë përpiqet të ngasë dhe për tepsinë e pushtetit ku forcat politike - përveç Ramës që e tregon këtë histori - duan të ndajnë byrekun. Ajo që Rama kërkon është të qeverisë pa LSI-në, duke i bërë me dije votuesve se mossukseset e këtyre katër viteve të suksesshme i faturohen marrëdhënies së vështirë me LSI-në, të cilës i hahet shumë byrek.

Rama po përshkruan një fenomen të njohur në Shqipëri, marrjen e drejtorive dhe shfrytëzimin e tyre për korrupsion. Në vitin 2013 ishte Rama ai që bujarisht e la kontrollin e agjencive më të rëndësishme të vendit në duart e njerëve të LSI-së. Katër vjet më vonë, LSI ka nam të paparë për shfrytëzim institucionesh. Por do të ishte mendjelehtësi të besoje se vetëm zyrtarët e LSI-së vjedhin.

Duket se një marrëveshje është bërë midis Ramës dhe Bashës, gjë që e bën LSI-në të ndihet e kërcënuar e të nxjerrë thonjtë. Ata e dinë që me gjithë dashurinë dhe luajalitetin, secili do dëshironte ta shihte secilin të vdekur politikisht. Nëse PS merr 71 vota, do qeverisë e vetme, me PD-në në Kuvend që i bën opozitën konstruktive për të paktën dy vjet, ku premtohet ecje e shpejtë në reformat integruese në BE. Në rast se Rama nuk kap 71, do jetë sërish PD që do t’i mundësojë qeverisjen, në një përpjekje të re për të eliminuar LSI-në nga pushteti. LSI nga ana e saj pretendon mandatin e tretë qeverisës, pas koalicioneve me Berishën dhe me Ramën.

Një problem kam unë me LSI-në: LSI është në qeveri me PD, pastaj me PS. Kur vjen puna se çfarë nuk shkon, “e ka fajin i madhi”. Po LSI çfarë bën në qeveri?!” - Edi Rama

Është një fushatë e çuditshme, ku tre forca që kanë keqqeverisur së bashku për 27 vjet (momentalisht të treja janë në Qeveri) sulmojnë sistemin që kanë ngritur dhe menaxhojnë sëbashku. Me burra që një ditë shahen e tjetrën puthen me epsh politik. Hutim. Qeverisin bashkë për katër vjet, pastaj akuzojnë njëri tjetrin për hajdutëri e vese droge. Nuk po merret njeri me Shqipërinë e së nesërmes, e s’po thuhet shumë për mundësitë dhe rreziqet. Nuk flitet aq për bujqesinë, turizmin, ekonominë, punësimin, biznesin por për timonin, autobuzin, prehërin e shoferit, tepsinë, byrekun, kekun, kurabijet e të tjera metafora nga bota e shoferëve dhe furrëtarëve.

STALKER

Po kush s’i njef se…!
Nji ku ua thot daja
Me kesi horrlliqesh
Eshte ngope dynjaja!”

squarepusher

akuzat do te ishin me te besueshme nese do beheshin ne prokurori, nese rama apo meta pretendon per shperdorim te pushtetit nga partite respektive. perndryshe, eshte show.

salben

LSI eshte peshqesh i Sali Berishes, i cili kurre nuk arriti te fitoje vota nga shqiptaret per ate qe ofronte vete. Mbetet kryeministri qe ka drejtuar shqiperine duke qene pakice.

Problemi me LSI-ne eshte qe arriti te mbjelle faren e vet ne popull nepermjet Sali Berishes, i cili vrau shqiptare per te mbrojtur pushtetin e tij me LSI, shkaterroi sistemin e drejtesise per ta bere te paprekshme, dhe tani LSI ka nje baze zgjedhore dhe i ka ngulur rrenjet thelle.

Nuk ka asgje te keqe te kesh nje baze zgjedhore e te votohesh nga populli, nese perfaqeson nje ide, nje kah politik te mbeshtetur nga populli. LSI nuk perfaqeson asnje ide, asnje kah politik.

LSI perfaqeson thjesht shfrytezimin e taksave te popullit me efekte afat-shkurtra, qe i lerverdisin shume vetave. Sepse marrin pak ministri e shume drejtori per pak kohe, dhe ne ate kohe nuk kane asnje parim pervec shfrytezimit sa kane mandatin, se me vone s’i dihet.

kapo

duhet ta lash gojen mire para se te flasesh per komandantin;

Ish-kryeministri Berisha në Hungari, diskutime për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

STALKER

ne fakt, me ç’lexova, sulmet e Metes Rama ja ka vene ne llogari te fushates elektorale. E vetmja akuze qe ai i ka bere Metes eshte se e zgjodhi president
:wink:

:grinning:

TironciLebetit

E ku qendron habia ketu? I keni pare mediat te mbushur me Analiste qe kan mbushur xhepat per te vjelle ndaj kundershtareve? Fahri Balliu nuk pushonte tek TopChannelli pa share Bojaxhiun, po keshtu edhe Nick XHel Emigranti tek Ora news, ndersa Vjerri Boshnjak i Salih Qenefit dilte mediave e mburrte qendrimin psikopatik te Nick Xhelit, sepse me demek ia kishte mbledh Gjergjit.
Ai i pate ato fotot e zonjave te pispillosura te Tirones se si hidhshnin plehra ne bulevard sigurisht pa recikluar? Po ku do e gjejne kulturen elektorale kta mor aman…ashtu si cingije do grinden per pak lek e do ja kujtojne njona tjetres kur e kan bo me Myfit Beun.

squarepusher

me aq sa e kam ndjekur, Rama e akuzon lsi-ne si nje parti e cila perdor pushtetin e dhene per interesa te ngushte (punesime politike, etj) dhe ka lene te kuptohet qe gjithcka ka qene e pamundur te realizohet ne keto 4 vite ka qene per shkak te lsi.

squarepusher

si dhe jam gati te ve bast qe ps dhe lsi shkojne prape ne koalicion.

Br3dharaku

do ta fusim ne burg, tha.
U be president me nismen e KMse dhe socialisteve…

squarepusher

duket pak si e sajuar e gjitha kjo. dhe nuk duhet harruar qe rama beri koalicion pas kesaj
… se kisha kohe pa e pare

salben

Po Orbani dhe diktatoret e tjere antiperendimore sigursiht qe do te ftojne cdo drejtues antidemokratik.
Nderkohe qe Ramen e ftojne te jape mend ne Harvard.

STALKER

beri koalicion per te larguar Berishen nga pushteti (une e di qe ky eshte nje rreth vicioz i pafund, por qe prej nje muaji, kam prova qe kjo ka qene nje strategji e mirepergatitur: para nje muaji largoi edhe Meten po nga i njejti pushtet)

STALKER

Meqe po e lexoj ketu: une nuk di nese eshte e vertete te kete shkuar apo jo por sot,nje politikan europian nese shkon per vizite tek Orbani (per te cilin vete PPE ka ne mend ta perjashtoje nga grupi i saj nese vazhdon ti trashe zullumet), jo vetem qe nuk fiton pike, por i humb.
Ok ok, sala s’ka ç’pike humb, jam dakort me kete
:joy:

squarepusher

e largoi duke e ushqyer vete thua ti. ndoshta.

sa per gallate:
berisha ben koalicion me meten = humb rama
rama ben koalicion me meten = humb berisha
rama ben koalicion me berishen = koalicion humbesish

Cecua

PS po nuk kapi 71, do te shohim se do ti mbetet LSI-se te kerkoj drejtesi per viktimat e 21 Janarit.

STALKER

Kjo qe thua ti eshte sofizem. Në nje gare te re elektorale futesh si ‘i virgjer’, pra as si humbes (i dikurshem) as si fitues (i dikurshem). Perndryshe, vetem ata qe nuk marrin pjese (refuzojne zgjedhjet… etj etj) jane humbes. Ose ndofta… te fituar!

Albano-id

duhet menduar nese fenomeni Lsi ishte shkak apo pasoje, njesoj si zgjedhja e trumpit per ameriken, ishte pasoje e politikave neoliberale.
Njerzit nga me i thjeshti te me i privilegjuari duhet te kene te drejten e nje punesimi dinjitoz me te cilat te fitojne te ardhurat e tyre. Nuk mund ti lesh gjithnje njerzit ne meshiren e xhungles se liberalizmit te nje ekonomie informale.
Nese atyre u garantohet ky minimum Lsi’ nuk do kete arsye te fryhet. Lsi e ka shfrytezuar kete duke punesuar ne sektor publik disa te rinj qe perndryshe pa nje pune dinjitoze nuk fillojne dot jeten, dhe familjet e tyre ja kane kthyer voten mbrapsh qe stoku i parave lsi;tave te mund te trashet serish.
Po u mendua se njerzit do tu besojne brrockullave programore kur kane humbur cdo shprese, pervecse interesave te vogla personale qe aktivizohen ne cdo prag fushate, nuk ka gje ne vije. Eshte e rendesishme qe kjo te kuptohet.
Nese Rama dhe Basha kane menduar te bejne nje thyerje te kesaj duke i prere pushtetin Lsi’se jane te mirepritur, por ne nje rast te tille pergjegjsia e mos cuarjes se gjese deri ne fund do jete e madhe sepse fenomeni Lsi vetem do rritej e do rritej si ajo pjese e e reflektimit tone ne pasqyre qe do donim ta fshihnim.
Ceshtja eshte qe keto dy dinosuret e medhej e kuptun qe nuk mund ta injoronin me si struci dhe u vune ne levizje.

TironciLebetit

Pas 4 vjetesh??? Pas 1 muaji qe Likja u zgjodh President. Kaptinmodhi po ankohet, me bon President me zor…Basha e Rama te me shkarkojne nese kan bo ndonje Gabim…nuk planifikoja tu bosha President, qurravitet tek Fevziu .
Me pak fjale, kur Skipetaret thone qe Presidenti ka celesat e kashtes…domethene qe pozita e Presidentit sa do honorifike eshte nuk te jep mundesi me VJEDH. U pendu Likja e do me u kthy prap ne qeverie tek Formacioni i Ali Babes me 40 Hajdut, po ja futi i gjate kesaj rradhe. Aty tek Presidenti rri…larg tepsis …me ate Kaptin te modhe qe ke.
Po si nuk ngopet njeriu tu vjedh mer Yahooo :thumbsdown:

squarepusher

meta sapo e akuzoi live ramen se donte te kapte drejtesine me ane te reformes.

TironciLebetit

Sigurisht, Sigurisht per 24 muaj kte thoshte ene Shqupi… po me duket se Shqiperia do mburret para Evropes se do kete nje ish President e ish kryeminister ne burg per korrupsion.
Likja larg bithes se Birishit e te Gjatit duket nje Qurraman Halabak.

Xixa-g

Blendi,

Kjo puna e Trinisë së Shenjtë së lartpërmendur më duket e sëkëlldisur:

Trinia nga vetë fjala lidhet me tre elementë (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë - në Bibël). Në realitetin shqiptar paraqitet i reduktuar në dy???

Cecua

Ben Blushit ke BW:

“zotrules
09/06/2017
Ik e merr shtizat e bej ndonje pale çorape. Ke shkuar qe ke shkuar per lesh. Nxirr diçka të hajrit te paten.”

Balzac

LSI eshte kthyer ne kancer te pushtetit. Kryetar qe bredh me bllok ne dore… do te behesh drejtor 10 mije euro - siguro 100 vota LSI dhe te ben Likja drejtor. Do pune 3mije euro + 10 vota… Keto njerez ne administrate do e kene mendjen vetem per te nxjerr min leket qe kane paguar… Cfare pune do presesh nga ato.

bsalaj

@Xixa-g, E kisha fjalen, eshte ne natyren e gjerave qe jane edhe nje, edhe me shume se nje.

Xixa-g

E kuptoj fort mirë Blendi,
veçse në rastin tonë gjërat janë dy (PS-LSI) por edhe më shumë se dy (PD) - (pra, ja edhe Trinija)!

kapo

“Kam dëgjuar Edi Ramën që do timonin. Do të jetë shofer i vetëm. Por ai harron se autobusi është i LSI-së, dhe vetëm koka e marshit ka për t’i ngelur”, u shpreh Monika Kryemadhi sot nga Lezha.:joy: