Përsiatje për Revolucionin

Solucioni i përqendruar me etiketë “teologji e liberacionit” me kalimin e kohës paraqitet i njëjti solucion, por i holluar, me etketë “teologji laike”.

Kurrë mos u dorëzo, Katerina. Keni kaq shumë gjëra brenda jush dhe më fisnikja nga të gjitha, keni ndjenjën e lumturisë. Por mos prit jetë nga një burrë. Kjo është arsyeja pse shumë gra mashtrohen. Priteni nga vetja - Albert Camus, Vdekja e lumtur

Me fjalë të tjera është si të thuash: “Masturbi Katerina!”

Due cose belle ha il mondo:
amore e morte.
Giacomo Leopardi

Eros-thanatos, edhe gungaçi ja di lezetin jetës. Kulmi i bukurisë duhet të jetë të bësh seks me vdekjen.

Bëhet një e keqe, një krim ose një perversion, dhe natyrshëm pason vrasja e ndërgjegjës, dhe që të shpëtohet paq prej saj, ose duhet të paguar, dmth të vdiset shpirtërisht për tu ringjallur si person në nivel tjetër; gjë e vështirë, ose bëhet një gjë tjetër më e lehtë dhe më e praktikuar si e tillë: bëhet një krim ose një perversion akoma më i madh sipas thënies plumbi del me plumb. Ky është mekanizmi i progresit në histori të individit dhe në historinë e shoqërisë njerzore.
Me të njëjtin mekanizëm kryhen veprat e artit dhe shkruhen librat.

Perseu i pret koken Meduzës

Kokat ngjajne si dy pika uji: kush pret koka, pret kokën e vet.

La galanteria è alla donna che si addice essenzialmente e il fatto che lei, dal canto suo, l’accetti spontaneamente si può spiegare sulla base della sollecitudine della natura per il debole, per quello che è stato trattato come tratta una matrigna e al quale un’illusione conferisce più di un risarcimento. Ma questa illusione è appunto la cosa fatale.
Søren Kierkegaard, In Vino Veritas

Bombardim konceptesh me breshëri, lexim si vrapim i gjysëm thellësie me llapë jasht nga stërmundimi; kur mbërrin diku nga mezi i fjalisë humbet fillin e fjalisë, harron konceptin fillestar, kthehesh përsëri dhe nuk mban mend më fundin. Kuptohet natyrshëm thua vari hejbet dhe merr zdrukthin e bëj ndonjë punë më të hajrit se leximi i filozofëve t’mdhenj.

Në të gjitha fushat vihet re nga studjuesit që Covid-i ka hequr vellon nën të cilën fshiheshin kaq e kaq shumë mjerime duke i sjellur sërish në plan të parë (Ukraina është rasti më i rëndomtë).
Të jetë rastësi që në trupin e njeriut është pikërisht ky efekti i virusit Covid, i cili nxjerr në pah mjerimet e fshehura prej vitesh? Covid nuk vret të shëndoshët, krijon kushte vdekjeprurëse për kë ka probleme shëndetsore, të ditura apo të paditura qoftë. Efekti Covid është shëmbull i shkëlqyesr se vdiset prej vetes.

Mbasi pushoi së foluri sepse nuk e dëgjonte më njeri, vuri re me habi se gjithashtu nuk e kishte vënë re njeri që kishte pushuar së foluri.

Çfarë që më bën të panjohur në njerëz nuk është aq vështirësia e shkrimeve të mia, por mënyra ime e jetesës: fakti që, pavarësisht aspiratave të mia, nuk jam i zoti të qullos gjë … . Nuk fitoj para, nuk arrij të gjej asnjë punë … . Nuk bëhem absolutisht asgjë, përkundrazi për më tepër më tallin për këtë arsye. Por kjo është në thelb madhështia ime, nëse ka diçka të madhe tek unë - Søren Kierkegaard, Ditar

Taze justifikimi për njerzit e kotë që të ndjehen gjeni në sajë të kotësisë së tyre.

s’ka rastesi pasi Covid sulmon imunitetin. Dmth mburojen e organizmit biologjik me te mirat a te keqijat ne brendesi te tij.

Pa imunitet organizmi semuret e vdes nga infeksioni me i thjeshte sic ndodh psh me AIDS/HIV.

dyshimi per rastesi eshte lidhur me mekanizmin qe eshte i njejte, si te semundjes covid qe nxjerr ne dukje difekte te meparshme te individit, ashtu dhe te epidemise Covid qe nxjerr ne dukje difekte te meparshme te shoqerise. Dmth nuk eshte rastesi, ndryshon niveli i aplikimit te fenomenit qe ne esence eshte e njejte. Edhe me sugjerimin tend situata nuk ndryshon, virusi sulmon imunitetin e individit, epidemia sulmon imunitetin e shoqerise.

per kete arsye them qe i morra hakun Albes qe u tall me mu:

Kudo ku qeniet njerzore behen tok, ju humbet imuniteti.

:joy:

më kujtoi dikë që rrinte tërë ditën e sodiste peisazhin tej dritares e ankohej se s’mkupto gruja qi jom tuj punu

1 Like

sot duke pare nga penxherja duke menduar per Kierkegard, Conrad dhe per ty, gjeta nje te forte:

Si t’ja bëj që t’i mbush mendjen gruas që është më e vështirë të mos bësh asgjë, se të fitosh pare ose të jesh një intelektual i shquar.

Si mund t’i besohet intelektualit që me përkufizim është krijesë pa besim, gjithnjë në dyshim të vazhdueshëm dhe krijuar si figurë falë humbjes së besimit në një çast të caktuar historik? I pabesë ka të njëjtën rrënjë me pa besim.

quhet mall

po po, mos e diskuto, neqoftese etimologjia e fjales i pabese eshte nga “besë” (bes’a’besë), etimologjia e fjales “mallëngjim” vjen nga mall, me merr malli per te ndigju trenin e mallrave ne Shkozet rrakazhdrak rrakazhdrak si nofllat e Warren Buffet kur ha dreke 19 milion dollare.

:+1:

te pabesit i peshojne me teper trute se i gjithe trupi, sepse trute jane mall qe shitet e blihet.

289437389_5352181641487135_9195639212634742474_n