Përtej privatizimit

Koncepti privatizim është përdorur për të përshkruar një mori fenomenesh, por në përgjithësi tregon nivelin e mospërfshirjes së shtetit në një ndërrmarrje ose shërbim, Thënë shkurt, privatizimi është transferimi i pronësisë publike të organizatat private. Gjatë viteve 80 sektori publik filloi të merrte goditjet e para në shumë vende te botës. Urdhërat e administratës Regan ishin të qarta: “Ç’më rri kot aty, zhbëj diçka!”. Një nga parimet kryesore të të “zhbërit”, apo çmontimit, ishte privatizimi i aseteve dhe shërbimeve shtetërore.

Gjatë viteve 90 pritshmëritë ishin të larta në vendet e Europës Lindore. Ekonomia e planifikuar i la vendin ekonomisë së tregut dhe sipas axhendës neo liberale apo konsensusit të Uashingtonit, kryefjalët ishin “stabilizim, privatizim dhe liberalizim” edhe pse kjo formulë e gatshme e aplikuar në të gjitha ekonomitë tranzitore në të njëjtën formë, ka sjellë efekte, ndonjëherë, krejt të kundërta. Pabarazia u rrit me shpejtësi në ekonomitë tranzitore edhe pse mbështetësit e privatizimit do thoshin se ishte më shumë rezultat i metodave të përdorura, pronarëve të rinj, sekuencës dhe intensitetit të të tjera reformave në treg apo kuadri institucional i kohës para dhe pas privatizimit.

Mbështetësit e privatizimit, ata që shikojnë shtetin si një vrimë të zezë ekonomike, harrojnë kontributin e tij në burimet prodhuese të vendit, dhe vënë në dukje vetëm atë që shteti merr dhe rrjedhimisht kërkojnë një makineri shtetërore sa më të vogël dhe te paaftë për rregullim dhe kontroll te mjaftueshëm. Ata tregojnë një butësi te tepruar ndaj sipërmarresve, thotë Paul Starr dhe një armiqësi te panevojshme ndaj nëpunesve civilë. Avokatët e privatizimit na thonë se përfitimet mikro dhe makro do jenë të shumëllojshme si psh: rritje të investimeve, rritje të efiçencës, ulje të kostove, forma më të mira drejtimi, teknologji të avancuar dhe trajnim bashkëkohor për kompanitë shtetërore të privatizuara. Përfitimet makroekonomike përfshijnë: rritje të konkurrencës, stabilitet fiskal, zhvillimi i tregut të kapitalit dhe tërheqja e investimeve të huaja. Konsumatorët në përgjithësi, na thonë, do përfitojnë cilësi më të mirë shërbimesh me kosto më të ulët.

Pra, në përgjithësi presioni për privatizim vjen nga një bindje e pabazë në epërsinë e sektorit privat ndaj sektorit publik dhe të tregut amorf (ose të lëngët siç e quan Bauman) përkundrejt shtetit. Procesi nuk është shoqëruar nga analiza të kontekstit social, politik ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri. Tendenca ka qënë që ta shihnim privatizimin si një ilaç çudibërës që si më magji do rregullonte gjithë parakushtet ose rrethanat politike dhe ekonomike që do ta bënin të suksesshëm. Por kështu nuk ndodh gjithmonë dhe aq më pak në vendin tonë.

Jozef Stiglitz, fituesi i çmimit Nobel në ekonomi bën fushatë për privatizim sa më të avashtë dhe të paramenduar kurse kritikët e axhendës liberale bëjnë thirrje për kundërshtim masiv të privatizimit. Kritikët kanë bindjen se privatizimi ka qënë në thelb i padrejtë, ka dëmtuar të varfërit, ka rrënuar punëtorët e shtresave te ulëta dhe se vetëm të pasurit dhe të fuqishmit kanë përfituar nga ai. Kritikët pohojnë se privatizimi hedh masa të tëra punëtorësh në rrugë ose i detyron të pranojnë punë me rroga më të ulëta, më pak të sigurta dhe me më pak benefite; rrit shumë dhe shpejt çmimet e shërbimeve; i jep mundësi për të përfituar dhelpërakëve dhe të korruptuarve dhe në përgjithësi pasuron të pasurit për të varfëruar të varfërit. Një kritikë kryesore është se, edhe nëqoftëse privatizimi ka kontribuar në efiçencë dhe performancë financiare, siç kundërshtojnë disa, prapësëprapë ka kontribuar negativisht në shpërndarjen e pasurisë, të të ardhurave dhe të pushtetit politik. Ky perceptim është në rritje si në vendet e Amerikës latine, ashtu edhe në Afrikë apo në Europën Lindore dhe Rusi.

Në Shqipëri privatizimet nisën me disa supozime të gjymtuara. U supozua, siç u tha më sipër, se inefiçenca dhe performanca e ulët e ndërrmarrjeve shtetërore ishin rezultat i trashëguar i pronësisë publike. Politikëbërësit duket sikur supozuan se këto mangësi mund të korrigjoheshin nëpërmjet privatizimit, pa ndryshuar etikat rrënjësore të drejtimit të ndërrmarjeve. Dhe si rezultat i kësaj, mangësitë në rendiment dhe në drejtim të brendshëm që ishin të pranishme para privatizimit, vazhduan të mbizotërojnë edhe pas privatizimit. Shumë ndërrmarje vazhduan të pësojnë humbje edhe pas privatizimit dhe në shumë raste janë dashur edhe të riblihen nga shteti kur pronarët private nuk mund t’i mbanin më mbi ujë.(Rasti CEZ) Nëqoftëse privatizimi ka efekte aq të mira sa avokatet e tij pretendojnë, duhet të jetë e mundur që të gjejmë lidhje të qarta midis tij dhe rezultateve të larta. Por kjo nuk është e mundur.

Linja e parë e kritikës sonë ka të bëjë pikërisht me këtë fakt. Shpallja e madhe se meqënëse pronari privat ka interes direkt në performancë, sepse korr fitime, atëherë ndërrmarja do drejtohet më me efiçencë dhe me fitim të lartë, është e pabazë. Studimet e ndryshme kanë treguar që edhe kur pronari është vetë drejtor (i famshmi problem i delegimit), prapë kjo nuk ka pasur ndikim aq të ndjeshëm në performancën e këtyre ndërmarrjeve. Të gjitha skemat e privatizimit në Shqipëri janë fokusuar më shumë në transferimin e pronësisë sesa me kushtet ose parakushtet që garantojnë arritjen e objektivave të ristrukturimit. Problemi qëndron në hamendsimin se pronësia private i pajis njerëzit me cilësi të rralla drejtuese që ose nuk i kishin në sistemin socialist ose i kishin të shtypura. Edhe pse pronarët kanë interes në fitimin e tyre, kjo nuk përkthehet detyrimisht në operacione më eficiente. Për ta përmbledhur në fjalët e Christine Raider, nuk ka asnjë shenjë në ekonomitë moderne apo në ato tranzitore që mund të mbështeste argumentin se interesi personal i pronarit do përkthehej në efiçencë. Nëqoftëse do donim të çlironim këto talente dhe aftësi të fshehura të njerëzve, mënyra më e mirë do ishte që të gjenim mekanizmin e duhur për informim, edukim dhe trajnim sesa ndryshimin e sistemit të pronësisë.

Shumica e privatizimeve u kryen pa zellin e nevojshëm dhe u shoqëruan nga nënvlersime të aksioneve dhe aseteve shtetërore duke sjellë përfitime të mëdha për ata pronarë që i blenë shumë lirë. Kjo hodhi poshtë qëllimet kryesore të privatizimit që ishin ulja e barrës financiare të shtetit apo rritja e përfitimeve kombëtare dhe benefiteve sociale. Pra çfarë ndodhi me të vërtetë ishte transferimi i pasurisë kombëtare në xhepat e privatit, ambicja e të cilit ishte, jo interesi publik, por që të përfitonte sa më shumë për vete dhe për padronët politikë. (Rasti Armo) Ka patur një mungesë ndërgjegjeje dhe transparence në përzgjedhjen se cilat ndërmarrje duhej të privatizoheshin dhe kjo ka ardhur nga interesat politikë dashakeqe. Ndërmarrjet më fitimprurëse janë privatizuar me shpejt duke i lënë shtetit ato me pak efiçente. Kjo mënyrë veprimi ka karakterizuar gjithë procesin e privatizimit dhe ka shtuar rastet e privatizimit jo me meritë por me konjuktura, lidhje të errëta dhe nepotizëm. Ky sfond jo i shëndetshëm e ben privatizimin të paaftë për të dhënë vlerën më të lartë të premtuar për qytetarët dhe vendin në përgjithësi.

Një tjetër linjë e kritikës sonë bazohet në faktin se privatizimet në Shqipëri, përveç disa rastesh, janë fokusuar më shumë në ndryshime kozmetike dhe pronësie pa u shoqëruar nga ndryshime substanciale institucionale apo reforma menaxheriale. Përpjekjet inovative të pronarëve të rinj vihen në pikëpyetje. Argumenti i Shumpeterit në këtë rast vjen në ndihmë. Jo domosdoshmërisht pronësi e re do të thotë inovacion, por strukturat e tregut dhe të institucioneve të përfshira në të janë përgjegjesë për të. Siç vëren Scherer, lidhjet midis strukturave të tregut, inovacionit dhe mirëqënies sociale janë shumë komplekse. Fokusi tek strukturat e tregut është më i përshtatshëm për ekonomitë në zhvillim sepse përqëndrohet më shumë në problemet e operacioneve të efektshme sesa te problemet e pronësisë sepse mënyra si firmat drejtohen ka më shumë rëndësi për qëllimet e shoqërisë. Si, jo kush! Studiues dhe teknicienë na vërtetojnë se operacionet efektive janë të përshtashme me çdo lloj pronësie; shembuj të ndërmarrjeve shtetërore të drejtuara mirë janë po aq të zakonshëm sa të ndërmarrjeve private që drejtohen keq.

Një tjetër variant i privatizimit i aplikuar gjerësisht në ballkanin perëndimor dhe sidomos në Shqipëri është Partneriteti Publik-Privat (PPP-të.) Ekspertët nuk bien dakort për përkufizimin e tyre duke qënë se disa i quajnë “variacione” të privatizimit kurse për disa të tjerë ato janë thjesht kontrata afatgjata. Teorikisht një ndërmarrje private financon, ndërton dhe operacionalizon një element të sektorit publik dhe kompania, paguhet ndër vite nga përdoruesit si tarifë, taksë apo një kombinim i të dyjave. Por vetëm teorikisht ama sepse financimi bëhet me hua(dhe hua si e Shajlokut) nga të njëjtat institucione që mund të financojnë edhe punët publike, ndërtimi dhe risku merren përsipër sërish nga pala publike dhe privatit në shumë raste i mbetet vetëm të korrë të ardhurat ndër vite, dhe ato i ka të sigurta në çdo rast, sepse merret përsipër sërish nga pala publike kompensimi në rast mosplotësimi të objektivave. PPP-të po promovohen shumë në botë nga institucione globale dhe firma konsulence. Vendeve që janë nën regjimin e FMN dhe vendeve në zhvillim po u bëhet edhe presion që t’i adoptojnë. Por eksperienca e 15 viteve të fundit në botë, sipas raporteve, vërteton se PPP janë një formë shumë e kushtueshme dhe aspak efiçente për të financuar infrastrukturën dhe mbi të gjitha devijojnë fondet publike nga sektorët më me rëndësi. Ato e fshehin borxhin publik, duke e ndarë ndër vite, dhe japin kontrata me fitim të garantuar, siç u tha më sipër, kompanive private të përzgjedhura arbitrarisht nga padronët politikë.

Nqs sektorin publik e ke të mirë, thotë Robert Bain, nuk ke nevojë për PPP-të. Nqs e ke të keq atëherë qëndroji larg si murtajës. PPP-të e kanë origjinën në kabinetin e Thatcherit dhe u shpikën si hile apo dredhi për të shtuar borxhin publik por duke e “fshehur” nga bilanci apo nxjerrë jashtë. Të njëjtat praktika u përdorën në skandalin e “ENRON” por ato janë të jashtëligjshme tashmë kurse PPP-të vazhdojnë të promovohen gjerësisht nga FMN apo Banka Botërore. Kostoja e ulët që avokatët e PPP-ve na thonë se sjellin, është prapë mit. Ato thjesht e shpërndajnë koston ndër vite por kosto në shumë raste del dy deri në tre herë më e lartë se në kushtet e financimit normal publik. Në shumë raste njerëzve u kërkohet të paguajnë tarifë të kripur, se shërbimi është edhe monopol, si në rastin e CEZ apo të rrugës Durrës-Kukës. Korrupsioni, gënjeshtrat dhe sekretet janë një tjetër dëmtim që na vjen nga PPP. Skandalet në Danimarkë, Indi dhe Francë, dhe sigurisht, në vendin tonë në Shqipëri janë prova të qarta.

Fituesi i çmimit Nobel në ekonomi Paul Krugman shprehet se PPP janë mundësi për kontrata midis miqsh, të njohurish dhe ndërtojnë një fole korrupsioni që minon qeveritë në mbarë botën. Transparenca është një tjetër problem i tyre. Me argumentin e mosnxjerrjes së sekretit si konfidencialitet komercial, institucionet përkatëse refuzojnë të nxjerrin në dritë informacionet mbi koston reale dhe dëmtimet reale që mund të vijnë nga to. Impakti mbi punëtorët dhe ambjentin është prapë negativ. Siguria e punëtorëve ulet ndjeshëm dhe privatit i jepet e drejta të shkurtojë aq sa ta shohë të arsyeshme me qëllim që të arrijë maksimizimin e fitimit. Mbi ambjentin, impakti i HEC-ve mbi lumenjtë e Shqipërisë, sa për të dhënë një shembull, është i pallogaritshëm.

Sipas David Hall, të dhënat nga eksperienca ndërkombëtare dhe studimet mbi PPP mund të përmblidhen kështu:

Kosto e kapitalit është gjithmonë më e ulët pa PPP, për vendet me të ardhura të larta njësoj si vendet në zhvillim;

Kosto e ndërtimit është gjithmonë më e lartë me PPP, sepse financuesit kërkojnë kontrata shpesh herë 25 përqind më të shtrenjta;

Sektori privat nuk është më efiçent, kurse sektori publik ka avantazhin që është më fleksibël;

Kostot e transaksioneve për tenderimin dhe monitorimin e PPP-ve i shtojnë edhe 10-20 përqind më shumë kostove;

Sektori publik ka risqe të tjera si kotratat e papërfunduara, gjasat e shumta për rinegociata dhe rreziqet e përgjithshme të falimentimit të firmës private;

Ka impakte negative në shërbimet publike, mjedisin dhe punëtorët, nga shkurtimet e shumta dhe nga përzgjedhja e dyshimtë e projekteve sa më fitimprurëse për PPP.

Sektori publik, nga ana tjetër, ka avantazhet e fleksibilitetit, kontrollit dhe në mjaft raste, të efiçencës. Kjo sepse ka kosto transaksionesh më të ulëta dhe nuk vuan paqëndrueshmërinë e kontratave. Mund të financohet me interesa shumë më të ulta se çdo kompani private dhe për kohë shumë më të gjatë. Duke shtuar në aparatin shtetëror punonjës publikë, krijon një forcë punëtore dinjitoze larg nga punët e përkohshme, të ankthshme dhe të keqpaguara që janë karakterisitikë e këtyre PPP-ve.

Si përfundim, institucioni i pronës private, nuk është shkop magjik garantues i performancës më të mië më shumë sesa makineria e institucioneve, aparateve, instrumentave apo modeleve që përbëjnë një shtet. Pra drejtimi i përgjegjshëm shtetëror, është i këshillueshëm po njëlloj nga shumë ekspertë, sidomos në vendime investimesh afatgjata, arsim, apo në krijimin e nje rrjeti sigurimesh shoqërore të mirëfillta. Në një shoqëri ku pabarazia po rritet çdo ditë dhe fuqia politike e individëve po minohet, ndërrmarjet publike janë të rëndësishme sepse na kujtojnë që, edhe ne, pjesëtarët e shoqërisë, kemi fjalën tonë për të thënë në organizimin e shoqërisë. Ndërmarrjet publike përforcojnë ndjenjën e komunitetit, na kujton Wright, dhe qasjen universale ndaj politikave sociale. Universalizmi në ndërrmarjet publike, thotë Kuttner, mund të formojë bazën e një shoqërie egalitare. Sigurisht ka raste kur ndërmarrjet publike kanë funksionuar keq por studimet nuk kanë qënë kurrë të mjaftueshme për të zbuluar shkaqet e vërteta. Privatizimi na heq të drejtën për ti kuptuar dhe për ti bërë këto ndërmarrje më të përgjegjshme ndaj shoqërisë. Privatizimi e delegon vendimmarrjen sociale në duart e pak individëve dhe dhunon, në këtë mënyrë, imperativat e rendit demokratik. Christine Raider ngre një pyetje shumë interesante lidhur me vendet në zhvillim apo ekonomitë tranzitore. Sa larg duan këto vende të shkojnë drejt kapitalizmit dhe tregut të lirë? Këshilltarët perëndimorë besojnë në qasjen gjithçka ose asgjë por kjo pyetje është në tavolinat e shumë vendeve në zhvillim. Një pakicë e konsiderueshme përkrah ruajtjen e aspekteve më të vlefshme të socializmit sigurisht të lidhur me një mekanizëm ekonomik të përmirësuar. Kjo pakicë po bëhet e ndërgjegjshme çdo ditë e më shumë për forcën e vet. Në fjalët e Shekspirit: “Ne e dimë ç’jemi por nuk dimë ç’mund të jemi”.

Xheis Nanaj

1 Like

“Ne e dimë ç’jemi por nuk dimë ç’mund të jemi” - Shekspir

Kush nuk e di se ç’mund të jetë, nuk e di se çfar është - i Modhi :smiley:

Mu nuk me pelqe shteti. As qeveria lokale kur mundohet me me pastru plehrat e as qendrorja kur “djeg” miliarda me shfrytezu a transportu pasurite minerare apo kur fut duret te leket e taksave per turlilloj programesh.
Nejse, fillova ta lexoj artikullin me mendje te hapur se shpresen te mesoj nonji gjo te re. Me trembi si fillim se e pashe qe ishte nja 1meter artikull si puna trupit te herkulit, po nejse.
Interesin e humba qe pas paragrafeve te fillimit. Parafrazime te mara aty ketu dhe i derr sparkate me perfundimin: shteti osht mo i mire se privati.
Autori e ka merakun me duket mua te privatizimet ne AL dhe haron qe privatizimet ne AL kane qene grabitje injorantesh makute ne nje shtet rrumpalle.

Pse nje meter e paska pas trupin herkuli? Nejse autori nuk harron qe privatizimet ishin grabitje ne Shqiperi e ne shume vende. Ai eshte argument qendror. Po te lexosh me vemendje e kupton. Ja ku e ke psh;

artikull sh. i mire, keqardhje per vonesen ne lexiim, ka shume per te folur.
E para here te shoh te debatohet profesionalisht aspekti ekonomik ne drejtimin e imponuar qe na u be ne fillim te ndryshimeve te tranzicionit.
Edhe pse shume shume vone ky studim.
cila eshte autori/ja, profesionalisht?

sa i takon ppp-ve, dakord me analizen, por besoj ato perdoren jo si ‘highlight’ i zgjidhjeve eficiente, por si mundesia e fundit, kur s’ka rrugezgjidhje tjeter nga pikepamja financiare.
Vendi yne (si vend i botes se trete, ku biem dakord se hyme ne fund te rrugetimit te gjate te tranzicionit) se bashku me afriken, ameriken latine, evropen lindore, kuptohet nuk kane luksin te financojne ne menyre te pavarur shumicen e puneve publike, dhe kur s’ke pulen do hash sorren, i thone nje llafi. Qe dmth bashkepunimi me privatin do kete kostot e veta jo te vogla, ndaj pergatituni per kete, te jemi te qarte.
por ne rastin tone, lidhur me kete ceshtje, eshte lajm i mire ajo cfare mberriti qeveria se fundmi: listmin e bondeve tona ne tregjet financiare nderkombetare. Eshte lajm qe anuncon jo vetem vullnetin e qeverise kunder kesaj forme (ppp-ve) financimi, por edhe shpresen konkrete per pavaresi nga to.

meqe flitet per ekonomine
http://www.gazetadita.al/nobeli-i-ekonomise-per-amerikanet-william-d-nordhaus-dhe-paul-m-romer/

Nordhaus është vlerësuar për “integrimin e ndryshimeve klimatike në analizat afatgjate makroekonomike”, ndërkohë që Romer nderohet me këtë çmim për “integrimin e inovacioneve teknologjike në analizat afatgjate makroekonomike”.

Të dy ata kanë hartuar metodat për adresimin e disa prej pyetjeve më themelore dhe më të ngutshme të kohës, për mënyrën sesi të krijojmë një zhvillim afatgjatë, të pandërprerë dhe të qëndrueshëm ekonomik.

Në thelb, ekonomisti merret me menaxhimin e burimeve të rralla. Natyra dikton kufizimet kryesore në rritjen ekonomike, ndërsa dija përcakton sesi dhe sa mirë përballemi ne me këto kufizime.

Laureatët e këtij viti, Nordhaus dhe Romer kanë thelluar ndjeshëm fushën e analizës ekonomike, duke ndërtuar modele që shpjegojnë sesi ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe njohuritë.

Të falenderoj për vlerësimin. Emrin e kam shkruar në fund të artikullit. Quhem Xheis Nanaj aka “blue_note” :). Artikulli duhet të ishte pjesë e një doracaku që informonte qytetarët e thjeshtë mbi privatizimet dhe ppp-të. Sigurisht nga një perspektivë e majtë. Projekti mbeti në sirtar, në organizatën ku mu kërkua, por artikullin e publikova. Sa i përket alternativave të ppp-ve, shteti mund të gjejë mundësi financimi me kosto më të ulët se kushdo kompani private, me vullnetin dhe strategjine e duhur. Mund ti financoje direkt nga nje shtese taksash mbi borgjezine e larte, nje divident social prej x% ne vit psh. Ka shumë vënde qe kane gjetur mekanizma speciale per financimin me kosto te ulet te puneve publike por kasta politike ketu, sic dihet, eshte aq e krimbur dhe e lidhur pazgjidhshmerisht me vesin, sa vetem per zgjidhje te efektshme nuk mendon.

atehere artikulli eshte dyfish i mire meqe shkruar nga juve vete, nje anetar i ppu. Respekte.

Sa i takon perdorimit te ppp-ve, patjeter ju jap te drejte. Edhe te berit ekonomi me sukses kerkon kreativitet, plus gjithashtu vetekritike, openmindedness, bashkepunim, etj. konkretisht, shembulli qe sollet ju (dividenti social, etj).
Mendoj arsyeja e financimit permes asaj forme (ppp), sic permendet ne studim, eshte sepse e imponuar si zgjidhje nga organizatat financiare nderkombetare qe keshillojne e mbeshtesin qeverine, me shume se zgjedhje e perveçme (singled out) nga kjo e fundit. Supozoj, mes gjithe formave egzistuese, te provuara te financimeve, organizatat nderkombetare kane gjetur ppp-te si te me perputhshme per situaten prezente ne Shqiperi.
E prape kritika juaj qendron. Sepse ne momentin kur situata financiare ne kohe fillon ndryshon e behet me e favorshme, nuk ka pse mbetemi rob i asaj forme perdorur dikur (ppp) (ne tjeter situate financiare, konkretisht me te veshtire).
Gjithsesi pritshmeria eshte qe ne moment te favorshem financiar, qeveria te heqe dore nga ky bashkepunim

Sa per taksat mbi borgjezine e larte, sh. dakord. Por nuk di c’mendim keni lidhur me statistika te ndryshme mbi kete shtrese/klase tonen, a ka ndonje transparence mbi pasurine e sejcilit, cilet jane ata, sa % te popullates perbejne, ne jetojne brenda a jashte vendit a njekohesisht ne te dyja, etj. Pyes se kam mendimin qe nuk ka ende rregjistrime te tilla tek ne. Te nevojshme keto te dhena per te mbeshtetur llogaritje paraprake te investimeve. Se fundmi lexuam ne gazeta, qeveria beri nje hap me perpara sa i takon masave ndaj evazionit fiskal, duke e shtrire krahun edhe ndaj personave private, jo vetem ndaj bizneseve, sic deri tani. Dmth taksimi, vjelja e parase, eshte ende nje mekanizem shendetlig tek neve, dhe kur behet fjale per taksim te te pasurit, veshtiresia qe nje mekanizmi te tille vjeljeje, eshte gati e pakalueshme. Pushteti i parase eshte ende mjaft i larte ne shoqerine tone, i afte te perballet me qeverine e saj, qofte edhe nje individ i vetem i pasur. Pushtetet e tyre shpesh tejkalojne ate te qeverise, dhe jo, ky nuk eshte rasti vetem ne Shqiperi. Ne te ardhmen jo te larget mund te jete alternative e realizueshme plotesisht.
kete kisha mbi repliken e fundit.

1 Like

Mir ju u knoqet tu bo i dor muhabet per hajdutet e prones, por ne qe su knoqem, a nuk na tregoni thjeshte, pa muhabete t’mdhoja, se si do eliminohen kto hajdute, dhe si do eliminohet vjedhja e prones qe eshte nje fenomen i lashte sa kjo bote, si dhe fenomen mbarebotror?

Thjesht eleminimi i vjedhjes se prones nuk mund te ndodhe , por zbutja e efekteve te pabarazise qe krijon, eshte e mundur plotesisht. Si do thush ti? Kater jane skenaret qe boterisht e kane zbutur pabarazine, te pakten per disa dekada :

  1. Lufta
  2. Revolucioni
  3. Kolapsi i shtetit
  4. Murtaja

Keto jane mundesite e mdhoja. Nqs eleminojme luften dhe murtajen, na mbetet vetem revolucioni dhe kolapsi i shtetit. Shteti neoliberal nuk e con veten ne kolaps keshtuqe revolucioni mbetet e vetmja alternative :blush:. Thomas Piketty jep si zgjidhje nje takse globale 80% mbi kapitalin psh. Shume autore te tjere e vendosin theksin te rishperndarja si zgjidhja e vetme. Te tjera ndryshime kozmetike thjesht sa ulin varferine, nuk zbusin pabarazine.

Pse nuk mund te ndodhe eliminimi i vjedhjes?

Vjedhja eshte pjese e natyres njerezore. Kete ti e di mire po kerkon dialektike tani. Gjate miliona viteve si mbledhes frutash dhe gjuetare, species humane i eshte imprintuar ne adn tendenca qe ta marre, madje edhe me shpejtesi ate qe si takon psh frutat e ndryshme, gjuetine, gjahun e kafsheve te tjera. Eshte ne natyren njerezore rruga e shkurter per dicka. Nuk e crrenjos dot me disa shekuj moral, mos vidh. Makineria shteterore e frenon dhe mundohet ta minimizoje vjedhjen, po kurre nuk mund ta ç’rrenjose.

S’do mend qe kerkoj dialektike, me konkretisht kerkoj te di nese ti beson nese mund te ndryshohet natyra njerzore apo jo. Vetem mbi kete baze mund te diskutohet me tej ne menyre logjike “… se shteti zotrie …”, " … se majmuni zotrie …".

Sigurisht qe ndryshon, gjithcka i nenshtrohet ndryshimit, por kerkon kohen e vet. Ajo qe eshte bere ne miliona vjet nuk mund te zhbëhet ne disa mijëra.

Po edhe sa mijravjet do te diskutojme duke bere kalkulime: nga disa miliona vite, hiq disa mijra vite, baraz me mijra e mijra vite “… se shteti zotrie …”?

Nuk besoj se “revolucioni është e vetmja alternativë”,
një tjetër alternativë pa revolucion, është ajo që propozon J.L. Mélenchon në Francë, i cili mes të tjerash, niset nga përfundimet ekonomike të Piketty, që ti e përmend.

Ku ka , te ashtuquajtur komunist, qe nuk beson te revolucioni? Po si do merret pushteti per ti realizuar ato reforma? Si do ta lejoje borgjezia e larte qe t’ja marrin pasurine me vote? Kush e leshon ashtu? Melenchoni e pa ne zgjedhjet e fundit ku ishte. Afer dhe larg pushtetit. Pastaj, ku ka me revolucionare se 100% takse mbi te ardhurat 360 mije euro ne vit?

Shiko admino. Te ajo tema tjeter ma fshite komentin se karlliqet i qujta karrlliqe. Tani si ti them una ktij Che Guevares qe revolucionin e ka shtru prap per zgjidhje"?
Me respekt

ledartanjo delacapisto!