Pika e ujit që derdh kupën e mbushur të vëllezërve Dardenne

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/12/07/pika-e-ujit-qe-derdh-kupen-e-mbushur-te-vellezerve-dardenne/

Nga te rrallet regjizorë te cileve ua kam pare te gjithe filmat qe kane realizuar, heren e fundit me vellezerit Dardenne jemi takuar para 2 vjetesh, per “2 dite e 1 nate“.

Marion Cotillard pashe qe e kishte levduar goxha nje review e ketejshme e Allied, i kishin dhene meriten per krejt filmin.
Brad Pitt ish bere fertele.

me pelqen nje lloj melankolie e embel te filmat e dardenne, personazhet empatike plot compassion, humanizem, si te djali me biciklete, si te dy dite nje nate.

Shkurt: dilema e heroit (heroines) dardenniane ad perpetuum : hekje por jo vdekje. Shpetimi (salvation) vjen prej nga gjetiu…
shkurt [La nuit n’en finit plus] per vellezerit dardenne

2 Likes

Urime per kete faqen e internetit (website)! Provova ne google: stalker kinoditari, dhe faqja doli menjehere! Ishte (eshte) mjaft e strukturuar! Permes linkeve kerkon dhe gjen cfar te duash. Nuk e di me cfare programi e ke bere stalker? Dhe sa paguan ne muaj per faqen?!..

1 Like

do desha te kisha kohe t’u hyja edhe njehere gjithe titujve Dardenne pare fillimisht. Personalisht e kam gjetur te veshtire punen e tyre, relativisht me te tjeret.
Nuk e bej dot nje pergjithesim per to ne teresi, mbresa e mbetur eshte teper e fragmentarizuar (me perjashtim te L’enfant megjithate)

Edhe shume nuk di c’te them (jo se nuk dua!!) për website tim sepse: 1. domaine në fjale, eshte free, nese e kuptoj mirë. 2. Them “nese e kuptoj mirë” sepse nuk kam qene une qe e kam hapur, ketu e 8 vjet me pare faqen por nje mik virtual qe merrte vesh nga informatika. Tani: ose ai paguan dhe une “bej qef” tek blogu im :grin:, ose realisht eshte free.
Di qe para nja dy vjetesh, përgjate 5-6 muajsh, domaine u mbyll dhe nuk ekzistonte më (dhe më kete rast fluturon gjithe c’kisha shkruar), por di qe personi në fjale kish kontaktuar pronarin e domaine dhe, pasi ai ndryshoi dicka tek emri i domaine, u rishfaqen perseri gjithe review-të (si me magji!!) dhe mu krijua perseri mundesia qe të shkruaja.
Tani: une jam koshient qe në gjuhen shqipe, ai eshte i vetmi blog mbi kinemane qe ka patur vazhdimesi në kohe. Por, më e rendesishme për mendimin tim eshte nje tjeter fakt: ai i komentimit të filmave “pa dallim feje, krahine, ideje” pra po aq sa filmat hollywoodiane sa dhe filmat autoriale, po aq sa filmat franceze aq edhe filmat amerikane, europiane afrikane apo aziatike e keshtu më rradhe. Por dhe për kete une prap jam koshient qe merita më teper se imja eshte e faktit qe jetoj në ndofta keshtjellen e fundit të kinofilise boterore, ne vendin qe për fat ende mundeson shfaqjen e filmave “pa dallim feje, krahine, ideje”, dhe kjo fale nje politike qe për fakt të keq, me c’duken bathet, po shkon drejt asgjesimit… .

Keshtu qe une thjesht përfitoj sa kohe qe kjo mundesi ekziston ende

1 Like

Ke te drejte në atë qe thua. Filmat e Dardenne kanë radikalitetin dhe stilin “stripped bare” të Bresson-it (dishepuj të të cilit janë : Rozetta në fund të fundit nuk eshte vecse nje Mouchette e koheve moderne) por ndryshe nga ai, seç kanë nganjehere nje note të fshehte melankolie të bute. Une mendoj se gjithsesi, nuk behet fjale për shprese (hope).

Meqe jemi ketu: pashe të fundit të Eastwood. Sully. Ndofta ka ardhur dhe në Tirane. Më pelqeu shume. Po shume shume amà !!

Bota do shpetoje kur te zhduket arti (dhe sidimos sinemaja), dhe te mbetet vetem jeta e dlire e jetuar artistikisht! - i Modhi :grin:

Stalker, a ke shkrujte ndonje gje per Fundin e Sinemase? Apo as ndermend nuk te ka shkuar!?

1 Like

seç kanë nganjehere nje note të fshehte melankolie të bute.

Ai qe ndofta me shume se gjithe të tjeret ka ‘teorizuar’ mbi kinemane (gjithe duke bere filma!!), në mos kryesoren, e ka patur dhe e ka nje nga temat me të trajtuara fundin e kinemase

Po, ketej doli para dy muajsh ne salla, sully, dhe me pat pelqyer, me pelqeu menyra si e shperfaq ate histori dhe menyra si e tregon personazhin kryesor.
Handmaiden paska dale me titra shqip

Alban, Oooooo e paske parë ti dhe nuk ndihesh :stuck_out_tongue_winking_eye:

Me pelqeu! Film i perkore, tmerresisht i perkore! Qe Eastwood eshte burre pa llafe (pa imazhe koti) kjo dihet, por Sully ishte nga me të perkoret e tij.
Ketu ka dale vecse para nje jave

ps: për “Handmaiden”, e ke fjalen qe ka dale në kinema apo në tv?

Handmaiden ne nternet, hala nuk kane arrit te sjellun filma koreane keta tanet neper salla kinemash.
Eastwood nuk do ta humbisja pa e pare ne kinema, i ka bere kaq vend vetes…mbaj mend qe kam dale me nje mbrese mjaft te mire nga ai film, ne fund

Ndersa une kur dola, po mendoja: duke qene se ajo eshte ngjarje e vertete dhe skenarist nuk eshte Eastwood (si zakonisht me filmat e tij zaten), imagjino me ç’pallagjyre (skena heroike, dramaturgjizim koti i ngjarjes, mbiaktrim i aktoreve, muzike qaramane etj etj) do ngjante filmi nese Hollywoodi do ja jepte për ta realizuar nje tjeter regjizori :scream:

Po, eshte film i thjeshte por mjaft efikas, pa shume lajle lujle hollivudiane.
Diku ne komente webi lexova qe nje pjese e mire nuk e kishin pelqyer, dhe e krahasonin me flight te zemmeckis te cilin nuk e kam pare.

Dhe qe eshte i keq, sepse puritanist-film

(lexo dhe komentet poshte)

1 Like

Sully ishte nje film bere holle dhe me delikatese. Dhe kjo deshmon edhe nje here ne vazhdimesi per respektin dhe nderimin e thelle qe ka Eastwood per ushtrine, ushtaraket (for the military) dhe sakrificat e tyre. (Dhe me te drejte.) Filmi eshe bere ne bashkepunim me Dept. Amerikan te Mbrojtjes dhe Forcat Ajrore.
Hollesia dhe delikatesa jo vetem si lirike por edhe si kendveshtim. I cili ky i fundit tek Sully merr gati-gati cilesite e nje analize prej shkencash natyrore, me pozicionin e paanshem qe merr ajo dhe me kryerjet rigoroze te eksperimentit.
Kjo me kujtoi menjehere Eastwoodin e “Letters from Iwo Jima” dhe “Flags of our fathers” dhe ketu u lidh hallka me Sully-n, qofte per nga qendrimi i regjisorit, qofte per nga frymezimi i tij.

ps. isha perpjekur ta shihja qysh me pare, por kam pas veshtiresi me lidhjen ne net prej muajsh, problem qe e zgjidha me ne fund per rastesi vec dje. Eshte kollaj te flasesh per filmin kur merr nje clue nga Stalker. Megjithate duhet thene, Sully dallon mjaft nga, ta zeme, American Sniper, si me i fundit Eastwood me teme ushtarake. Menjefjale dallohet.

Shume shprehje e bukur Heretik, qe do te thote shume! Jeta e dlire e jetuar artistikisht per fat keq as qe mund te imagjinohet se cfare eshte nga shumica, i duken vetem nje grup fjalesh te renditura njera pas tjetres, e jo me te Jetohet. E nga ata qe duan ta jetojne artistikisht, prape shumica e tyre bien pre e drogerave ne pamundesi per te jetuar ritualin artistik te jetes duke asgjesuar Superioritetin egoistik qe i jep kuptim identitetit te tyre. Sa e veshtire eshte te lutesh!

Sully nuk eshte aq i ndryshim nga American Sniper biles po ta shohesh mirë, kanë të perbashket djepin e filmit: super-hero apo anti-hero? (snajperi: simbol kombetar apo serial killer?). I vetmi ndryshim eshte se tek Sully, pyetja shtrohet në sensin e kundert: nuk diskutohet heroizmi i tij, por limitet e ketij heroizmi (à i vuri apo nuk i vuri në rrezik 155 jetë Sully ?). Pikerisht pse shtron pyetje (dhe nuk i merr te vertetat si të padiskutueshme) kinematogtafia (mizaskena e filmave të tij) eshte intriguese, dmth dhe eksituese.
Biles mund të hiqet edhe nje paralele me vete statusin e Clintit, drite-hijet e personazhit Eastwood, gje qe regjizori e pat filluar ta kryeje vete nepermjet interpretimit të rolet kryesor tek “Gran Torino” (2008).

Chiaro-scuro :

Pyetjet qe ngre, toleranca gjeneroze per dyshim, eshte madheshtore (nese nuk egzagjeroj) dhe eshte ajo qe te ben per vete menjehere. Dhe nuk mund te mos e vesh re, ne asnje menyre.

Besoj ketu, nese mund te ndalem edhe njehere, duhet te fshihet e perbashketa qe mund te themi ka kinematografia me shkencat e natyres.

Kjo qasja e Eastwood ishte ajo qe ma prodhoi assosacionin me dy filmat simotra te tij mbi LIIB ne Japoni, dhe - nese mund te quhet keshtu, anti-assosacionin me American Snajper .

Por te kuptova sa flet mbi lidhjet e perbashketa mes Snajper dhe Sully, plotesisht dakord.