Pa patur vullnet per debat radikal, doja vetem te thosha qe kjo:
“Pra gjithçka sipas metodikës standard të krijimit të gjërave: në fillim projekti posthuman, pastaj zbatimi i projektit të postnjeriut të modifikuar fizikisht dhe pjesërisht “të ri-bërë” ose edhe tërësisht të ridizajnuar nga vetë njeriu me anë të teknikës. Në këtë mënyrë njeriu i afrohet gjithnjë e më tepër produkteve teknologjike duke u shkrirë me gjërat dhe materien pa shpirt.”
eshte ndoshta gjeja me e kundert qe mund te thuhet krahasur me ate qe “uron” Foucault ne vepren e vet. Projekti i tij eshte gati sentimental. Burri i botes pothuaj thote qe torturat e Mesjetes jane me mire se struktura e kontrollit dhe ndeshkimit ne Modernitet, ose qe njeriu i cmendur eshte per t’u simpatizuar kur e shohim si subjekt-kavje te punes se psikiatrit…, pra qe Biopolika si praktike e re e ushtrimit te pushtetit ne epoken e lulezimit te Kapitalizmit shtyp me fort, ngase me konceptualisht, jeten, deshirat, ploterine e njeriut.
Subjekti-njeri, si produkt perfundimtar i nje procesi te kondicionuar nga teknikat e reja te ushtrimit te pushtetit, te shpikura ne Modernitet, nuk mund te vendoset ne qender te historise. Qe ketej kritika ndaj Antropocentrizmit.
Nje kenge akoma me te thekur dashurie per njeriun dhe parajsen e tij te humbur degjon nga Philip K. Dick. Eshte e vertete qe librat e tij jane te mbushur me teknologji futuristike, por teknologjia aty shihet si instance degjenerimi. Psh, tek libri qe permend ti, statusi social i individit ne shoqerine qe ai pershkruan varet nga mundesia ekonomike per te poseduar dele te verteta e jo imitime teknologjike; androidet deshirojne te jene njerez dhe jo e kunderta. Ambicia eshte historikja, autentikja dhe jo e anasjellja e tyre.
Qe te dy kane shkruar kaq shume sa me siguri mund te gjesh cepa per te mbeshtetur lloj-lloj tezash, disa edhe te kunderta mes tyre. Per mua jane autore te preferuar, flas me qejf per ta, keshtu qe faleminderit!