Postprodhim (Ngambrapaprodhim). Pjesa e tetë

Sipas premtimit të bërë në serinë e mëparshme, botoj të përkthyer përgjigjen që Riccardo Campa politikisht majtas i ktheu Marcello Veneziani-t politikisht djathtas.

---------------------------------------------------------------

Projektojmë pavdekësinë: fati ynë tashmë është shkruar.

Synimi i përsosmërisë është në përputhje me traditën e Perëndimit të krishterë

nga Riccardo Campa

Veneziani është prej intelektualëve më të shquar italianë. Ndoshta sepse ka në strukturën gjenetike të gjeniut kromozomin katër. Pra, është ai vetë një njeri në tranzicion, një mutant, ndoshta tashmë një përtejnjeri. Për fat të keq, ai e ndjen veten në një gjendje ndërgjegje të rreme dhe beson se është një njeri si shumë të tjerë. Ndërgjegjjen e rreme ndoshta e ka për shkak të perspektivës së asfiksuar humaniste të markës Gentile të imponuar nga sistemi shkollor italian. Kjo një perspektivë që e ndalon të njohë shkencën si një instrument të lartë shpirtëror. E pengon të shohë bukurinë, madje edhe poetikën e teknikshkencës. Prandaj na quan ne trans-humanistët “humanoidë teknologjikisht të avancuar, por shpirtërisht të kalbëzuar”. Ne nuk ofendohemi, për Zotin jo. Por është e qartë se ëndrra e lashtë e njeriut për zbulimin e sekreteve të kozmosit, të jetës, të vetëdijes nëpërmjet instrumenteve të arsyes dhe të vëzhgimit, nuk prish gjumin tonë humanist.

Lidhur me mua, Veneziani ka të drejtë. Unë nuk kam përfunduar në Krakov si i thirrur nga Wojtyla. Por e ka gabim kur thotë se trans-humanistët nuk i intereson më seksi. Nëse ai do të shihte dhjetëra mijëra vajza për kapak të Playboy që popullojnë këtë qytet, ai do të kuptonte se jo vetëm Kishat dhe sakristitë gjallërojnë shpirtin. E pranoj. Jam këtu për t’i klonuar për gëzimin e gjeneratave të ardhshme. Një e ardhme të cilës, ndër të tjera, shpresoj t’i përkas në sajë të mjekësisë rigjeneruese.

Mbasi thënë këto për të zhdramatizuar, tani kaloj në analizë. Më bëri shumë përshtypje në veçanti këmbëngulja me të cilën Veneziani i kundërvë trans-humanizmin krishterimit. Kontrasti nuk më duket dhe aq i dukshëm. Tani jo se dua të prezantoj trans-humanistët si mbrojtës të besimit. Ka shumë ateistë dhe agnostikë midis radhëve tona. Por, duke përmendur rrënjët e lëvizjes, Veneziani ka harruar Ruggero Bacone, një prift françeskan që mendonte të përdorte shkencën për të fuqizuar trupin dhe zgjatur jetën në një kohë të pacak. Bacone konsiderohet shpikësi i syzeve, proteza e parë teknologjike fuqizuese në rrugën drejt cyberzimit (Veneziani mban syze). Eshtë pra një i krishterë trans-humanist. Shumë të tjerë kanë mbërritur në trans-humanizëm nisur prej millenarizmit të krishterë. Tipler dhe teknognostikët për shembull. Por Veneziani, me dëshirën për të thjeshtësuar, ka harruar këtë rrymë të rëndësishme.

Po për Krishtin ç’të themi? Nuk tha vallë: “Duhet të jeni të përsosur ashtu sikur është i përsosur Ati ynë qiellor”? Këtë mund të ma përdredhin si të duan, por nuk më bindin kurrë që bëhet fjalë për përsosje morale. Cilën grua të të tjerëve mund të dëshironte Zoti, Ati? Dhe çfarë gjë mund të vidhte? Këtu Dekalogu nuk hyn fare. Zoti, Ati qiellor, është i përsosur sepse është i gjithëfuqishëm, i gjithëdijshëm dhe i përjetshëm. Dhe për të synuar këtë përsosmëri, nuk mbetet veçse të studiohet me durim dhe të zbulohen rregullat e lojës së jetës dhe universit, edhe sikur kjo përsosmëri të mbetet vetëm një ideal asimptotik dhe i paarritshëm. Të aspirohet për përsosmëri, siç kërkonte Jezui, a është ndoshta delir? Ndoshta po, ndoshta jo. Ndoshta Veneciani do të preferonte të shihte njerzit të shtazëroheshin dhe të ktheheshin në një gjendje kafshërie të pavetëdijshme. Nëse nuk duhet të synojmë përsosmërinë, atëherë duhet të shmangim përftimin e njohurive të reja, teknikave të reja për të kontrolluar natyrën, ilaçeve e reja për të jetuar më gjatë. Por e gjithë kjo, a do të ishte e krishterë? Ofendohet gjë Zoti duke u përpjekur ta imitojmë? Dhe tani i dashur Veneziani, po ta rrotulloj së prapi muhabetin. Kush nuk ka përulësi, nuk është ai që priret drejt gjendjes mbinjerëzore, një mënyrë për t’iu afruar Zotit, por kush kujton se tashmë është produkti përfundimtar i evolucionit. Kush përpiqet të përmirësojë veten, vërtet është ambicioz, por sigurisht është më i përulur se ata që besojnë se tashmë janë të përsosur. Makar sepse ka genin e duhur në kromozomin katër.

Tiku po ti çfare mendon per mesiper? Se diku kemi lexuar qe Zoti e beri njeriun sipas shembelltyres se tij por jo te ditur. Te ditur ne kuptimin si po aludohet ketu : kurioz, kerkues, perfeksionues.
Aq me teper qe njeriu e kishte pavdekshmerine qe ne prodhimin e pare.

Persosmeria ka kuptim kur prek te gjitha aspektet: fizik, mendor, shpirteror. Ndaj Zoti eshte i persosur, sepse ben te mundur unitetin e tri forcave: pozitive, negative, neutrale ne nje pike te vetme dhe keshtu fuqia krijuese gjeneron bote te reja e trinitete te reja. Kur polet jane ne konflikt s’ka krijim e as persosmeri, just cikle vicioze lufte-paqe-lufte-paqe and so on.

e para fare eshte gabim i madh, me i madhi gabim ose mekat i arrogances pretendimi ne raste te tilla “un mendoj, Campa mendon, Veneciani mendon, Kadareja mendon, Ajnshtajni mendon, tiku mendon”. Te gjithe keta intelektuale t’mdhej ne kesi raste nuk mendojne, shume shume dhjesin, biles as dhjesin se jane kapsa, duhet te perdorin klizma.

Ta kam fjalen jo se nuk duhet menduar, por se nuk ka mendime origjinale nese flitet psh per perjetsine. Nuk ka çfare mendon origjinalisht intelektuali i modh per rastin e perjetsise siç trajtohet rendom nga fete; perjetsi do te thote perjetsi shpirterore, jo fizike. Trupi eshte i kalbezueshem, vjen nje dite dhe njeriu cof sidoqofte (rritje e entropise), trupi shperbehet ne elemente minerale te kesaj bote, shpirti vazhdon ekzistencen “ne boten tjeter”, ne perjetsi. Kjo eshte aksioma numer 1 e çdo feje, ktu s’mund te mendosh gje tjeter, mund vetem te dhjesesh intelektualisht. Nuk mund te ndertohet asnje konstruksion fetar pa kete aksiome fillestare, siç nuk mund te ndertohet asnje konstruksion shkencor psh pa ligjet aksiomatike te termodinamikes. Keto ligje mund te mohohen se nuk ekzistojne (siç mohohet perjetsia e shpirtit nga ateiste dhe agnostike qe lexojne francezet, por edhe gjermonet), por vetem kaq, nuk shkohet me tutje perveçse dhjerjes, e cila edhe kjo i bindet ketyre ligjeve (rritjes se entropise, muti eshte entropia infinite).

-O njeri, o kalimtar, sa herë sheh nje mut te fresket katunari mbas kaçubes në rrëzë të Olimpit (ose Baba Tomorrit), dije se po të dëshmohet që Perënditë Pellazge të kanë bërë vdekëtar - i Modhi :grinning:

Ndersa persa i perket llojit te kontestit qe ka fol Jezui ne lidhje me persosmerine, perjetsine dhe vdekjen eshte pak me e rafinuar, sepse Jezui dhe profete apo shenjtoret ose çfardo besimtare, ja mundojne te trasmetojne vlera shpirterore, flasin ne kontestin shpirteror, jo trupor. Dmth kur flitet fetarisht per vdekjen, nuk flitet per shndrrimin e trupit ne mut (siç mendon :stuck_out_tongue: intelektuali Campa dhe rendom campistet e çdo lloj kallepi), por te vdekjes shpirterore, te berjes mut fare shpirterisht. Kur nje shqipo thote shprehjen pop: “jam bere mut fare”, me se e qarte se nuk flet per materialin boj kaf te nevojtores, por per nje gjendje vdekjeje shpirterore (entropi infinite). Kur thuhet ne shqip: jam bere i vdekur fare, eshte e qarte se per çfar lloj vdekjeje behet fjale. Vdekja shpirterore eshte mosndjesia totale, ankthi, depresioni, egoizmi absolut, vetmia kozmike etj, dmth bash niveli i ferrit. Vdekja e tille eshte Ferri, ose anasjelltas.

Por nga e gjitha kjo nuk mund te deduktohet qe njeriu nuk duhet te tentoje te sheroje trupin duke arritur shendetin absolut pa semundje, ta fuqizoje, ta estetizoje etj, siç kerkojne trans-humanistet. Perkundrazi. Eshte nje banalitet konstatimi qe midis trupit dhe psikes ekzistojne nderlidhje dyfelore, dmth qe semundja fizike mund te jete zanafilluar nga nje gjendje e semure psikike, problem shpirteror, vuajtje shpirterore e pazgjidhur qe shpirti ja pason trupit per te lajmeruar te zone se eshte keq puna dhe duhen marre masa.

Per kete mendim te fundit kemi specialiste ne blog vajzen psikedelike @Aquamarine, qe zoti i shtofte ymrin dhe mendimet!:stuck_out_tongue:

2 Likes

Perjetesia ne rastin e feve eshte edhe casti, momenti, e tashmja, rrjedhimisht detachment nga koha fizike, qe e ben shpirtin te sundoje mbi atashimet emocionale qe jane te kushtezuara nga koha fizike (pra nga jeta ne trup fizik e cila eshte e limituar dhe qe na ben te prirur te sillemi sipas moduleve te Identification* dhe Fascination*).
Tjeter, po shtoj tek ajo cfare Heretiku ka shprehur me siper dhe qe eshte gjithashtu e lidhur me idene e perjetesise se castit, perjetesia ne rastin e fese perkon me braktisjen e domosdoshme te trupit fizik, si nje kalim i nje faze ne rrugetimin e shpirtit, per te shkuar ne nje realitet tjeter dhe per te jetuar eksperienca te tjera, pse jo edhe “per t’u ngritur ne detyre”. Rezistenca ndaj vdekjes qe eshte instiktuale, ne kete rast perben rezistencen ndaj ndryshimit, ndaj transformimit, qe buron nga frika per te panjohuren edhe pse e panjohura mund te na shpjere ne rrethana me te kendshme. Frika nga e panjohura eshte karakteristike e natyres bazike njerezore, eshte instiktuale, eshte pjese e anes sone animale, pra e trupit fizik te lidhur pandashmerisht me kohen fizike. Te kerkosh te perfeksionosh trupin fizik gjer ne perjetesi, a do te thote te qendrosh i burgosur brenda tij duke refuzuar “nje jete me te mire” neper dimensione who-knows-where-and-how?

*identification – psh jam kryeqytetas nuk jam katnar, kujdes me ke po flet.
Fascination – jam tifoz i milan, me kap zemra kur humb milani

2 Likes

Kete aksiome mund ta shtjellosh tiku? Me cfare baze? Perse arrin ne kete konkluzion? Ne cfare menyre perbejne vdekje shpirterore? Jam me e interesuar per cfare thua mbi vdekjen shpirterore dhe semundjet me origjine psikologjike.

Mund te jete qe nepermjet “fascination” individi te perceptoje apo te perjetoje “detachment” nga koha fizike, si nje menyre per t’i ikur pikerisht asaj, per t’i dhene apo per te kerkuar kuptim ekzistences/ ne ekzistencen e tij. Afersia me zotin, kozmosin, ndjesia qe jemi pjese e nje dickaje me te madhe perjetohet nepermjet sublimimit qe ndjejme, emocioneve, “fascination” sic e quan ti.


Ainsi de suite, et sa fade ironie
N’épargnait rien de rien dans sa blague infinie.
Elle écoutait le tout avec les yeux baissés
Des cœurs aimants à qui tous torts sont effacés,
Hélas !
L’après-demain et le demain se passent.
Il rentre et dit : « Altro ! Que voulez-vous que fassent
Quatre pauvres petits millions contre un sort ?
Ruinés, ruinés, je vous dis ! C’est la mort
Dans l’âme que je vous le dis. »
Elle frissonne
Un peu, mais sait que c’est arrivé.
— «Ça, personne,
«Même vous, diletta, ne me croit assez sot
Pour demeurer ici dedans le temps d’un saut
De puce»
Elle pâlit très fort et frémit presque,
Et dit : «Va, je sais tout» — «Alors c’est trop grotesque
Et vous jouez là sans atouts avec le feu.
— «Qui dit non?» — «Mais je suis spécial à ce jeu»
— «Mais si je veux, exclame-t-elle, être damnée?»
— «C’est différent, arrange ainsi ta destinée,
«Moi, je sors» «Avec moi !» — «Je ne puis aujourd’hui»
Il a disparu sans autre trace de lui
Qu’une odeur de soufre et qu’un aigre éclat de rire.

Elle tire un petit couteau.
Le temps de luire
Et la lame est entrée à deux lignes du cœur.
Le temps de dire, en renfonçant l’acier vainqueur :
«À toi, je t’aime!» et la justice la recense.

Elle ne savait pas que l’Enfer c’est l’absence.

Paul Verlaine

---------------------------------------------

kjo eshte sa per degustim snob te idese, e cila eshte shum e gjere per tu shtjelluar bazuar ne pyetjet bresheri qe ke bere.

Po te dush pergjigje me tamom, mundohu te besh pyetje me specifike dhe nje nga nje, dhe mundesisht pa perdor ironi aksiomatike :stuck_out_tongue:

Ndjese ty nese pyetjet nuk jane mjaftueshem specifike, por edhe subjekti per te cilin kam bere pyetje eshte goxha i pergjithshem, per te mos thene pergjithesim. Aq me mire qe nuk shtjellohen shkurt.
Ritentoj: Si perfaqesokan ankthi dhe depresioni vdekjen shpirterore te individit?

Me fascination dua te nenkuptoj magjepsje. Magjepsja eshte emocion iluziv, eshte e lidhur me boten fizike. Kur dikush eshte fascinated by something i shton dickaje vleren qe nuk e ka. Me shume se shkeputje nga koha, une do ta quaja shkeputje nga koshienca, perhumbje ne enderrim, gje qe kushtezon sjelljet e metejshme te subjektit. Ne raport me kohen fizike qendron si e kunderta e kurnacerise se kohes (ankthi i mungeses se kohes/ shtrengimi ne situata te ndryshme se s’ke kohe), nuk perben ndalje te kohes, por ndoshta shpenzim te tepruar te kohes fizike, gje qe psikilogjikisht ka kompensimet e veta. Sa i perket grykederdhjes, magjepsja con uje ne mullirin e Lust-it, dhe vete epshi qendron me baze te natyres sone animale, fuqizon gjithnje e me shume friken e vdekjes.

ta linje me kaq Aquamarine, dhe kaq mjaft e permbylli nocionin , cdo sqarim tjeter pas kesaj qe lexova me dukej qe te largonte nga perkufizimi …

Zhardin, me duket se je ankuar qe ke vuajtur nga depresioni. Po te jete keshtu, meqe ben pyetje te tilla, atehere je e shendoshe si kokrra e molles. Shiko se do te kesh ndonje semundje tjeter, do jesh ftohur …

image

Tiku, ne fakt jam ankuar per SPT, nje forme ankthi, dhe jo, nuk jam e vdekur shpirterisht, ndergjegjshmerisht. Kete me siper pse e ke sjelle?
Nuk di cfare lidhjeje kerkoje te beje mes problemeve me origjine psikologjike dhe vdekjes shpirterore por menyra si e ke shtruar ne shkrim eshte nje faux pas dhe kjo eshte pergjegjesia jote. Nese qenka aq evidente sa e parashtron ti, cfare do na thoje per depresionin femijeror, i vdekur shpirterisht qe femije? Per depresionin postnatal, prape e vdekur shpirterisht? Po per SPT, obsesimin kompulsiv, bipolaritetin e me radhe?
Meqe po bejme nje dore muhabet, m’u kujtua nje bisede me nje personazh pompoz e te gjitheditur para ca kohesh. Po flisnim per depresionin postnatal dhe aq tolerante sa isha me dogmatizmat e saj deri ne ate moment, nuk mund te rrija pa protestuar kur leshoi nje nga urtesite e radhes: “eshte mungese instinkti maternal.” Me siguri ka plot perla te tilla ne memorjen time, por s’do te merzis me to. Shpresoj qe kupton se cfare dua te them.

jo nuk kuptoj, un nuk kuptoj asgje pa i shtru problemet ne menyre aksiomatike dhe dhe logjike konseguente, sepse vij nga formim kulturor i shkencave ekzakte. Shko gjej ndonje tjeter artist t’modh per te bere lloqe Kavaje per ankthin ngambrapanatal.

Nga shkencat ekzakte? Mire per ty. Si shkrove edhe njehere per vdekjen shpirterore dhe problemet psikologjike? Ah, po, nuk e ul veten per me teper shtjellim.

perkundrazi zhardin un e kam ul gjithnje veten per te sqaru ty (dhe shum te tjere), dhe kete e bej si detyre dhe me deshire. Per me teper te kam sqaruar ty duke e ditur qe ti nuk pyet duke e ul veten, por pyet per te provokuar, per te me nxjerre kallup. Ti e ke menjen top per pavdeksine e banoreve te ishullit te Lesbos, nuk pranon kurre çfar them une, sado logjike dhe evidente te jete.
Qe un e kam ul veten veçanerisht me ty, e provon fakti qe megjithse kam qene i bindur qe ti pyet per provokim, gjithnje jam munduar te shpjegoj, biles me komente te stergjate.

Por tash e tutje stop, nuk me merr me per budalla, s’ka me asnje pergjigje per ty.

Kape kete si pergjigje, biles si dyfish pergjigje, per muhabetin e vdekjes shpirterore dhe per gjendjen tende ankthore ngambrapanatale:

Jezui pastaj i thote nje tjetri: “Ndiqme”. Por ai ju pergjigj: “Zotni me lejo me pare te shkoj e te varros tim ate”. Jezui i tha: “Leri te vdekurit te varrosin te vdekurit e tyre” - Lluka 9:57-62

Tiku, pyetjet nuk i bera per provokim, perkundrazi per interes per temen dhe nxitje idesh rreth lidhjes shpirt/ndergjegje dhe vuajtjes psikologjike; ndonese nuk pajtohem me cfare postuloje. Jo ne teresi, te pakten. Tema eshte me interes sa per kultivim personal, sa per nga pozicioni im.
Pikerisht duke u nisur kjo mund te mohoj konceptin e vdekjes shpirterore pasi ne te kunderten e saj vuajtja ngambrapaankthore (pse jo edhe ngambrapanatale :smiley: ) ka qene sa krize shpirterore sa zgjim shpirteror. Si nje tornado qe le pas debris per te cilin do te duhet te mbledhesh forcat brenda teje e te mbeshtetesh tek fakultetet si logjika, gjykimi, perceptimi, sensibiliteti si asnjehere me pare. Ankthi eshte shkundje, zilja e alarmit te mengjesit, instinkt mbijetese, mbindergjegjesim.

nuk te besoj me, dhe per kete e ke fajin vete. Ke dyfish faj, je ti shkaku qe nuk te besoj edhe ne rastin kur je e sinqerte. Keshtu mbaje me shnet edhe fajin dhe gabimin tim, plus tendit.