Protesta për tarifën e Rrugës së Kombit

Në Shqipëri paguhet 270 lekë të vjetra taksë qarkullimi, për çdo litër naftë të blerë. Nuk mund të paguhet 2 herë e njëjta taksë,

Bingo

1 Like

Nderkohe Koncesionari Kuksian deklaroji milona Euro humbje sot nga aktet vandale te protestuesve … gjejeni se nga xhepat e kujt do dalin demshperblimet…per Koncesionarin Kuksian.

Nga te njejtat xhepa qe doli dhe 14 meleone euro per vjehrrin e Lulushit.

1 Like

Konçensionari është vetë përqindja e Ramës, e quajtur ndryshe Partneritet me Publikun.

Jo më të ulët, por nuk e vendos dot fare taksën sepse paguhet njëherë. E merr te çdo litër naftë hajduti i radhës. Radhën e ka kallami i gjatë.

1 Like

rrofsh . nga xhepat e shqipove po dalin e do dalin shume e shume miliona te tjere, per koncensione dhene kundravajtje nga mandatet e pd-se, le te mos zeme t’i numurojme, por thjesht shqiptaret le te pergatiten shpirterisht.
Kjo tarife ish dicka e paracaktuar qysh me zenien e projektit turbofolk te Kombit.

Koncensionari eshte Kastrati, nje Biznes dinjitoz per Shqiperine e varfer…prej shume vitesh ne cdo parti ne pushtet.
Nuk do ndertohet Shqiperia nga Lubonjat por nga Kastratet, sa me shpejt ta kuptoni aq me pak deme do i beni vetes. Kritika e neo-liberalizmit te con drejt shtepise se Qenve.
@Gjembi, disi mbi temen…Kuksianet lokale do kene abone per kalimin e kufirit dhe protestojne qe te mos paguhet tarife ne kufirin me Kosoven nga ku hyjne jo vetem Kosovare…Eshte Ironike sepse nese mirembajtja nuk do te kete kontribut nga pertej trarit mirembajtja do peshoje ne xhepat e Kuksianeve ne Bathore e Beratasve tek Komuna e Parisit. Emocionet mjegullojne racionalitetin qe parate do dalin nga xhepi i dikujt ne fund te fundit.
Lubonistet enderrojne qe Lekat do dalin nga xhepat e politikanve…

1 Like

Koncesionari është përqindja e Ramës. Ia jep Kastratit për vite të tëra sepse ai e kthen si të vijë era që fryn. Nuk po ndërton ndonjë farë Shqipërie Kastrati, përkundrazi, duke vënë monopole çmimesh dhe duke korruptuar qeveritarët për të bërë ligje në shërbim të tij, rrënon më shumë ekonominë e vendit. P.sh kamionëve nga Kosova ose dhe nga vende të tjera nuk do u lejohet të kalojnë kufirin me më shumë se 200 litra naftë në serbator. Arsyeja kuptohet që ka lidhje me këta të cilët duke shitur naftë qenkan dhe duke ndërtuar Shqipërinë. Por nuk kam nge ta zgjas me grabitje të tilla absurde sepse nuk po flitet për këtë gjë.

Po e rishkruaj, për çdo litër naftë paguhen 270 lekë të vjetra taksë e cila quhet TAKSË QARKULLIMI. Ose hiq atë taksë, ose bëj rrugët me para. Nuk mund të bashkëjetojnë të dyja ligjërisht. Se nafta me 470-500 lekë të vjetra vjen në portin e Durrësit.

1 Like

Kastratet jane e vetmja shprese qe keni sepse punesojne njerez e ne kapitalizem nuk te puneson Nipcja me Lubonjen.
Ne se Kastrate i japin rryshfet Rames… Kapeni corapekuqin neser e rraseni mrena.
Nuk e di ne se e ke te qarte se kjo rruge ka nevoje per mirembajtje prej shume vitesh e nuk po ja dalin dot financiarisht. Kur proteston te mos kete tarife pertej trarit eshte shume romantike por do e paguash ti kete mirembajtje ne te ardhmen me para qe do u hiqen atyre cerdheve, shkollave e spitaleve te mjera.
Romanticizmi nuk duhet te anashkaloje faturen financiare. Rama mirembajtjen do e beje ose me parate e atyre pertej trarit ose me parate e atyre mrena trarit, te tuat ne kete rast. Parate e Anetes nuk preken.

Edhe njëherë, merren 270 lekë taksë qarkullimi për çdo litër. Llogariten se sa litra shiten, ose të paktën deklarohen nga këta shoqëri-ndërtuesit, dhe pyetet ku shkojnë ato para nga buxheti i shtetit. Sepse teorikisht duhet të vejnë për mirëmbajtjen e rrugëve.

1 Like

konfondojne (qellimisht?) kategorine e takses, me te tarifes se perdorimit te autostrades.

Kastrati duhet te kete kaluar tender, sipas procedures normale.

Çfarë fjalë është kjo - konfondojnë? Them në shqip, se në gjuhë të tjera e di.

Për të gjithë ata që thonë se kjo është protestë qytetare, duhet t’i kujtoj se Shqipëria nuk ka bërë ansjë protestë qytetare për “Rrugën e Kombit”. Kjo e sotmja do të ishte protestë qytetare, edhe sikur të digjej Kalimashi, por sikur të kishte ndodhur për miliona eurot që u janë marrë qytetarve nga xhepat e tyre me këtë rrugë. Ata që kanë në xhepa miliardat e kësaj rruge, sot kishin në xhepa molotovët për t’i vënë flakën.

Kjo që ndodhi sot është keqpërdorimi i qytetarëve për të mbuluar një krim ndaj të cilit s’ka pasur ndëshkim. Ndaj qytetarët janë të pafajshëm. Ata janë njësoj si protestuesit e Xhaferit, Sudes, Vebiut më 1997, kur ustallarët morën lekët dhe ikën ca në Hollandë e ca në Ekuador, dhe nxitën popullin të digjte Shqipërinë në rrugë.
Është e njëjta skenë.

Shqipëria e ka marrë ndëshkimin nga “Rruga e Kombit”. Buxheti i Shqipërisë është destabilizuar prej vitit 2010 dhe nuk e merr më veten. Shqiptarët e kanë paguar shumë shtrenjtë abuzimin Berisha- Basha me atë rrugë. Reagimi i sotëm është keq-përdorim i njerëzve të zemëruar për të shpëtuar e shkuara kriminale e asaj rruge, e cila meritonte me kohë një protestë qytetare.

Koston për “Rrugën e Kombit” e ka paguar gjithë Shqipëria, dhe do të vazhdojë ta paguajë, kurse tarifën do ta paguajnë vetëm ata që kalojnë aty. Protesta e sotme është e atyre që ua kanë paraqitur si hall atë 5 euroshin e kalimit, por në fakt për atë rrugë, duhet të protestojë gjithë Shqipëria. Duhet të protestojë për të çuar para drejtësisë shkaktarët e atij krimi ndaj shtetit shqiptar dhe jo të merren me pesë demonstrues të manipuluar që djegin kabinat. Ata që kanë hedhur sot molotov mbi kabina, po përdoren për të krijuar një krim të ri ordiner mbi historinë e “Rrugës së Kombit”, që të mbulojnë krimin politik dhe financiar që është bërë me të. Mos bini në kurthin e tyre, por ndiqni gjurmët e tyre të krimit në atë rrugë. Për atë rrugë do të vazhdojmë të paguajmë pasi është një varr i hapur

1 Like

270 leke takse qarkullimi eshte thene edhe nga opozita keto jave si e mjaftueshme per mirembajtjen e rrugeve por fakti eshte qe ne nuk e masim dot e tingellon si argument i pa-testueshemm.

Perse u kerkua nga olldashi vite me pare pagese tek trari dhe pse ankesat per perdorimin e rruges se kombit tranzit me malin e Zi jane injoruar nga konsiderata populiste?

Nejse po njesoj si vlonjatet ne 97 ashtu edhe sot ne kalimash Shqiptarit po i preke lekat ta djeg Trarin. Nga krahu tjeter ne Shqiperi nuk duhet te kete asnje investim me sepse i vjedhin politikanet. u zgjidh problemi.

kur foli @Pjetermustakuqi me siper u bera gati t’i thosha, keni nevoje te rregulloni informimin sepse keni mungesa te medha informacioni dhe po perdoreni / keqperdoreni.

Opozita, e cila është po aq kriminale sa qeveria,ka instrumentat ligjore për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese kontratën e qeverisë në lidhje me koncensionin. Por nuk më interesojnë fare këto “majtas” “djathtas” të drejtës, se janë qesharake.

Litrat maten në Doganë, kur hyn nafta dhe në aparatet që mbushin naftën, të cilat vulosen nge organet tatimore. Nuk është ndonjë zor i madh të llogariten se sa lekë nxirren për të shkuar…ku?

1 Like

Opozita, e cila është po aq kriminale sa qeveria,ka instrumentat ligjore për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese kontratën e qeverisë në lidhje me koncensionin.

dmth Opozita paska ne dore instrumentat per te kerkuar zgjidhje ligjore, por ka preferuar vandalizmat dhe rremujen civile perpara atij opsioni …?!

sikur s’nuk… :thinking:

Shqiptari eshte gjíndje pa ndonje memorje kushedi çe (në raport me popujt e tjere europiane, po e po) sepse komb i ri. 2010 eshte shume larg për ta…
:frowning:

1 Like

Kur bën avokatinë e qeverisë, bëje si duhet, pa përzier “opozitën”.

A është e ligjshme të paguash 2 herë të njëjtën taksë?