Protesta për tarifën e Rrugës së Kombit

ose ndoshta sepse prodhojme histori me shume se c’jemi ne gjendje te tresim (a dicka e tille)
po, memorjeshkurter. rrofsh per linqet (e fundit)

por jo mor zoteri nuk po paguan dy here te njejten takse :slight_smile:

thuhet kujtesë

memorJe (fantastike ajo J shqipëruese) është në gjuhë albaneze

Taksë qarkullimi titullohet, por mbase quhet ashtu sepse makina qëndron mbi 4 goma kështu që ke ti mund të kesh të drejtë.

Unë kam përshtypje që kur shkohet nga pika X në pikën Y quhet qarkullim, prandaj them.

paradoksi qe une nuk e kuptoj tek shqiptaret eshte , i mohohet e drejta elementare , i tjetersohet vendi cope cope cdo dite para syve , ndodhi gerdenci e humb jete ,ska kulm mbi koke ,ska pune , ska buke e sigurim social burgoset per drita , per mospagese uji , vritet pritet dhunohet nga i forti shitet e skllaverohet dhe nuk bezane , hiq , hiq bre ,hiq ,gek as mek nuk bene ? I vehet nje taks rrugore per automjete e kall vendin flake !
Habija ime eshte , a vlene taksa dhe per mushka , gra qe bajne ngarkesa ne shpine dhe qerre me kuaj , lope qe kullosin autobahnin demek frymor ? Apo vetem per mjete motorike ?
Po te jete takse frymoresh qe levizin e duhet te taksohen , ju jap te drejte vandalizmin sot sepse nuk ke si i getozon , e nese eshte per mjete motorike , nuk e kupton kjo mendje e imja po ata njerze qe skan si paguajne dritat , jetojne ne kasolle , skan buke te perdishme e pune te mjaftushme skan as mjete motorike e as nuk e kuptoj pse u gjakosen ?
eh , nese kane mjete motorike , pra kane standart bazike , dhe taksa eshte e domosdoshme , . ska cka diskutohet ?
Apo per kosovaret qe detin ju larguan ? ( Lereni kosovaret se duhet te kene derte me te medha , po te ishin te menqur ata , pasi ju erdhe shanci pakete nga ky moment jo vetem kryeminister por edhe kryetare e klike do te ja dergonin Erdoganit si dhurate se i kerkoj ) por brengosen per qjefin !! Epo luksi ka cmim , ndryshe s,do quhej rekreacion ?
Sa per mua , une do i dyfishoja cmimet , 20 $per mjete private ne te kunderten le te zhvillojne turizmin ne lumenjet me te afert dhe 50 $ per bisnise , dhe atyre qe nuk ju pelqen oferta le ta shijojne perthyshmerine piktoreske dhe lakushmerine qe ofrojne perthyshmeria e izohipseve te Mali i Zi - ju ndihmon shofereve qe te jene me vigjilent se nje rruge e drejte monotone
…Ndryshe nuk mekambet e as nuk formohet shteti…

1 Like

Shqiptaret (te gjithe) jane ne te drejte te tyre qe te protestojne e tja kajne nanen per dy arsye:

  1. Rruga u ndertua me taksat e shqiptareve
  2. Rruga si gjithe rruget e tjera mirembahet nga taksat e shqiptareve

Shqiptaret e asaj ane kane arsye shtese per proteste:

  1. Nuk kane alternative tjeter
  2. Pse ata duhet te paguajne kuksianet “tarife mirembajtje rruge” per te ardhe ne tirane dhe jo fjalavjen vlonjatet qe perdorin autostraten per te vajt ne Fier?

aty halli , ndasite krahinore .
Taksen e paguan kush e perdor pa dallim feje e race , edhe Dafne bile nese e qon Zoti andej pari …

1 Like

Problemi i vertete eshte se jemi ne diktature te maskuar si demokraci. Ne kohe te Sales, Metes apo Rames, gjithmone ne pushtet ngelen Kastrati, Mane, Salillari, Kokedhima me shoke. Ky fakt e ben shume te thjeshte qeverisjen dhe gati te pamundur ngritjen ne protesta, me nje opozite te perlyer ne mos me keq ne “kazanin” e qeverise se vete qeveria.
Eshte turp qe nuk u gjet nje zgjidhje te pakten per banoret e zones, njerez te mjeruar qe mbijetojne me ndihmen e emigranteve dhe tani per ironi te fatit duhet ta paguajne kalimin dhe me euro; dhe nje proteste kaq e drejte nuk mund te perkrahet nga asnje lloj opozite apo shoqerie civile mbareshqiptare. Ky ishte nje “koncesion” njerezor (me falni lojen e fjaleve) qe qeveria duhet ta kishte bere pa u matur dy here, te pakten per te mbuluar ate qe eshte skandali i vertete : pagesa e trefishte per nje rruge te tille, qe akoma nuk ka perfunduar, nderkohe qe duke llogaritur kostot dhe extrat e Lulit dhe taksat absurde mbi karburantin duhet te kishte perfunduar 3 here.

3 Likes

Patrioto para ca ditesh te opinioni i fevziut kur u pyet a ka ndonje alternative per keta qe nuk duan te paguajne taksen per te ardh ne tirane, foli nje “specialist” tere pordhe dhe me perçmim " ti bien andej nga puka 12 ore rruge ". Keta jane per tua bere si benitos me klaren me 45.
Nuk mund tu vesh tarife perdoruesve me preteksin se kaq kushton mirembajtja. Se i bie nje qe merr 24000 leke ne muaj te paguaj 5% te saj vetem per nje te shkuar ne tirane.

Nuk eshte diktature o shok ! Eshte kapitalizem dhe demokraci,jo perfekte sigurisht,sepse perfekte (si ne BE ) do te duhej te ishte akoma me me shume “oligarke” ne krye, per tu kuptuar ketu ne kapitalizmin e vertet gjen 100 nga keta Kastratet ne c’do lagje qe bejne ligjin e jo me(i ka kapitalizmi keto). Po ashtu,sa per dijeni…makina dhe perdorimi i saj nuk eshte e drejte e njeriut, jeton njeriu edhe pa to…keshtu qe mos na habni barkun me keto skicofreni !!

2 Likes

Kot me pyt, a eshte bere publike ndonje studim sesa fonde duhen per perfundimin e rruges se kombit sipas parametrave teknik te projektit, dhe sa perllogariten kostot e mirembajtjes se rruges dhe tunelit mbi baza vjetore? Per mua e keqja e kesaj qeverie eshte mungesa e transparences.

1 Like

Po pse detyrimisht duhet te shkoje me veture private dhe jo me transport publik? Pastaj nje qe merr 24 mije leke ne muaj nuk i del as per te ngrene dhe jo me te paguaje karburantin dhe amortizimin e mjetit. Nese ka njerez qe marrin te ardhura 24 mije leke ne muaj dhe levizim me veture private kjo eshte per tu cuar ne rekordet e Ginesit.

2 Likes

Ajo rruga e Fush Arrezit, ska pa nje kove asfalt qysh nga koha e brigades furtuna (me duket se quhej - ka pas qene brigada transportit trupave fush arrez puke).

Eshte botuar nje studim diku se duhen edhe 170 meleone euro Te perfundoje plus kostoja e mirembajtjes .

Popullit ju ngrit, tani gjej vrimë ku të futesh pederast!


image

image

2 Likes

Veresie nuk ka hije.keta tipat para disa kohesh protestuan pagimin e faturave te alitrikut me argumentin se uji i lumit eshte falas

Shyqyr Kaposh, do zoti ska mo Vetting e shpeton Kumandari me shtepi e katandi . E filluan clirimin Socilistat e perjashtuar nga Edvini … ne Tiron do e mbajne frymen… te gjejne vrime miu te futen bijte e eterve

lubonja anon nga te qenit ekologjist, por nuk e ka gabim qe kembengul te nje zhvillim i qendrueshem dhe ndoshta ne fund te ketij debati tjeter mbi kullat ka te drejte

Te themi ate qe eshte: Duhet t’i falenderojme pa fund kuksianet…

Kur pala tjater bente te njejtat gjera ju i quanit terroriste .keshtu do vazhdojme gjithe historine tone ne ,ngrehu njeri e bjeri tjetrit ,njehere ma hype njehere ta hypa?

1 Like