Pse "Check Up-i" falas nuk i bën mirë Shqipërisë


#25

Dhe po u vizitove nje here ne 10 vjet, para se ta kuptosh qe je semure, tumori ka perparuar aq shume sa rrezik te ben te hapesh portale e t’u thuash robve te vizitohen nje here ne 10 vjet, edhe pse je ne vitin 2017 per 2018


#26

Duhet falenderuar eksperti per mendimin e tij edhe pse ka hapesire per te diskutuar.


#27

Shoku Vani, lexoje me kujdes artikullin dhe mos keput vetem nje paragraph ne tym. Po ta bej nje permbledhje te shkurter. Ky program eshte jo efektiv dhe shperdorim I pareve sepse 1) vetem 20-30% e shqiptareve e perdorin 2) paisjet jane te mbyllura ne nje dhome dhe perdoren vetem per kete sherbim dhe jo ne vazhdimesi per te ndjekur pacientin 3) kompania koncesionare paguhet me kontrakte fikse dhe jo ne varesi te numrit te checkupave. Fare mire keto paisje dhe fonde mund ti leshohen qendrave shendetsore lokale ku mjeku mund te beje keto teste preventative dhe ta ndjeki pacientin ne vazhdimesi. Ne kete menyre funksion ne gjithe boten!


#28

Desha dhe te shtoj qe % e njerezve qe kane kancer nen moshen 50 vjec (pervecse i gjirit) eshte teper e vogel. Pra te besh teste teper te kushtueshme imaxherike per njerez nen 50, eshte nje luks qe nuk ka lejon vetes shumica e vendeve me te pasura ne bote.


#29

Une s’kam thene asgje per programin. Kam thene per artikullin idiot, te cilin e lexova me aq kujdes sa arrita deri te pika ku keshillon shqiptaret me nje injorance te papare qe te kthehen ne mesjete e te vizitohen nje here ne 10 vjet, gje qe pruresit ose s’e kane lexuar vete deri ne ate pike, ose jane dakord me mesazhin. Ti nuk po me thua je apo s’je dakord me mesazhin, por po kercen te dega qe te leverdis ty pa u marre fare me ate qe kam thene une. Pacavure te tilla po shtohen nga dita ne dite e po na demtojne shoqerine nepermjet bordellos qe kane krijuar ata qe bejne si gazetare me lloj lloj te ashtuquajtura portale, qe mbushin internetin me karagjozlleqe te tilla.


#31

Atehere ky program ka nevoje qe te permiresohet . Ja te themi psh qe nese nje person mbas nje kontrolli programor i duhet te beje dhe nje tjeter brenda vitit, me nje autorizim te mjekut qe e mulon mund ta ribeje prape falas. Dhe mundesite egzistokan pasi sic thuhet vetem 30 % e personave target e kane perdorur kete lloj sherbimi.


#36

Lexo postimin tim nr. 2 dhe e kupton se cfare lloj sherbimesh jane luks te behen per persona nen 50 vjec cdo vit. Mendoj qe personi qe ka shkruar artikullin ose nuk eshte shprehur qarte, ose perkrhyer mire. Perndryshe eshte gabim, dhe me vjen cudi po qe ashtu, pasi gjithe argumentat e tjera I ka te kthjellta.


#37

me ngjason me teper me nje opinion apo vezhgim paraprak se sa me nje gjykim te studiouar profesionist, sidoqe shume pretendime nga keto mund te qendrojne. Eshte nje praktike me sa di e perhapru edhe ne vende te tjera.
Por mbetet mjaft e veshtire qe nje nje vend si shqiperia te orientuar ndaj mantres neoliberale te ngresh inisiativa publike, kur spitaleve private po u jepen gjithnje e me teper hapsira.
Qellimi mbetet mjaft i mire, pasi sidoqofte njerzve edhe ne zona te thella e periferike pa akses ne shendetsine publike u jepet mundesia te depistohen dhe te ndergjegjsohen e marrin masa per riskun e tyre te semundshmerise, cka kish vite te tera qe ish lene krejtesisht pas dore.
Po behem dhe une si lali eri, rinia eshte paksa me pak e dhene ndaj veseve te keqija si dahoni alkoli, sedentarizmi se sa ne nje dekade me pare, bie fjala.


#38

I ben mire qe cke me te , me mire Beqja leket se sa ky derr mileti qe shitet me gjithe gra per nje thes miell.


#39

Do qe ta lexojne komentin ? … Shkruj dicka llafepiste, qe te ta sinjalizoje komuniteti dhe 100% te babilonasve te peshkut kane per te kliku.
Sic tha ene postkomandanti ke Zoti Maksut : Per mu gjeja e pare qe duhet ndaluar eshte lista me titujt e librave te ndaluar. Te gjithe do turren t’i lexojne po qe ne liste…

P.S. Check-Up-i falas eshte bo me tender dhe e ka " fitu " Vilma Nushi ( whoever the fuck she is) dhe ka fut ne xhep mbi 2 meleone euro ose dollaro. ( Mund te jete siper ne shkrim, po kush ka nerva me e lexu, kerkoj falje ne rast perseritje. Hajd tujqeta.


#40

E para check up ne shqiperi nuk eshte i bazuar ne asnje model egzistues boteror, por sic e ka pohuar beqja vet eshte nje projekt per te dhene ca leke.

E dyta, kjo e para vertetohet nga skandalet e njepasnjeshme qe dalin me check up te vilmes…se pari nxorri gjysen e grave me prostat; gje qe tregon qe nuk kryhen fare testet por gjenerohen pergjigje fallco. Kjo eshte praktike e njohur edhe ne laboratore te tjera ne Shqiperi. Pastaj ke skandalet kur rritet kontrata nderkohe qe nuk ka perdorues, dhe e dundit ishte rimbursimi i tvsh 2.3 mil usd nga isksh qe nuk e ka as si kompetence e as nuk eshte paguar tvsh.

E treta, te dhenat qe dalin nga check up jane aq elementare ne aspektin e mjeksise preventive, qe duhet te jesh sh i semure qe te nxjerrin dicka…dhe kur te jesh aq i semure nuk ke ngel me tek check up.

E fundit eshte qe bie dakord me bradland…me mire beqja me vilmen ato leke sesa ky popull beqir qe per hir te partise eshte gati te mbroje cdo lloj fekale qe i serviret ne tavoline.


#41

Nuk di pse e ka sjelle Blendi kete shkrim, por nuk me duket aq skandaloz opinioni i zoterise ne artikull (ka gjithkund nje diskutim te hapur rreth mjekesise preventive). Skandaloz me duket titulli “E mbijetuara e kancerit të gjirit: Asnjë rrezik nëse kontrolloheni në kohë!”. Jo, kontrolli dhe diagnostikimi ne kohe nuk jane garanci per sherim nga kanceri i gjirit. Pervec qe “sherimi” eshte nje term i dyshimte kur flasim per kancerin.

Jane dy libra shume te bukur dhe iluminues rreth kancerit, per anglisht-lexuesit qe kane interes: The Death of Cancer, nga Vincent T. DeVita dhe The Emperor of All Maladies, nga Siddhartha Mukherjee.


#42

sa te rrime e te humbim kohe dhe pare me 2 librat qe rekomandon, po pate mundesi na i sqaro me pak fjale 2 idete controversale qe ke sjelle me siper.

Mu komentet jasht teme, me pelqejne me teper se komentet brenda temes, edhe ne temat e mija.

Ezogamia, ligj i modh.


#43

Ka disa pika që janë të saktë, check-up-i u përdor shumë pak dhe nuk ka kapur as gjysmën e popullatës target duke çuar dëm paratë. Kjo sepse nuk është një sistem i cili shpenzon aq sa kërkohet por aq sa ishte llogaritur. Shkurt, një sistem për të zhvatur para publike.

A kanë nevojë apo jo për kontrolle periodike një vjeçare është temë tjetër. Së pari, duhet marrë parasysh sa efektive ishin analizat. Nëse ti bën një kontroll në bulk të popullatës, prit gabime të mëdha, punonjës të lodhur dhe të pamotivuar. Pagesë shtesë nuk patën, vetëm lodhje shtesë.

Praktikisht, po, ishte një dështim dhe një vjedhje e madhe edhe pse jo plotësisht për arsyet të flet ky tipi në artikull. Ky tipi që merr tre rreshta për të thënë sa i paanshëm është.


#44

Sepse ka disa tipe kanceresh te gjirit, te cilat pavaresisht nga nese zbulohen shpejt ose jo, kane nje prognoze te ulet.

Sa i takon kancerit ne pergjithesi, ketej perdoret termi “remission”, i cili mund te jete i perkohshem ose i perhershem. Kur eshte i perkohshem termi qe perdoret eshte “relapse”. Besoj e kupton vete sa kujdes behet per te mos dhene shpresa te kota, por edhe per te mos i cinkurajuar njerezit plotesisht.

Sa u takon librave, ai i DeVita-s mundohet te provoje se akuza, e cila thote se megjithe parate pa fund qe jane harxhuar ne Amerike per kerkimet ne fushen e kancerit rezultatet kane qene te vaketa, eshte e padrejte. Doktori ka qene ne vijen e pare te luftes kunder kancerit per vite me radhe, keshtu qe ka plot gjera per te treguar. Jashtezakonisht prekes.

Libri i dyte, eshte nje lloj biografie e kancerit. Per shembull, tregon sesi deri nja 40 vjet me pare, doktoret operonin gjithe c’mund te operohej tek nje grua e semure me kancer gjiri, deri edhe nofullen( Halsted radical mastectomy), duke e lene kete te gjymtuar perjete, me shpresen per te ndaluar perhapjen e semundjes ne trupin e shendoshe.
Dhe sesi, kur disa doktore americane u perpoqen te benin nje eksperiment me disa paciente duke provuar t’i operonin keto vetem lokalisht, rezistenca nga pjesa tjeter e doktoreve qe operonin “me rrenje” ishte aq e madhe, saqe eksperimentin e transferuan ne Itali, sepse nuk gjenin dot paciente amerikane. Cka shpjegon edhe ekzistencen ne Itali te klinikes se Umberto Veronesit.

Meqe jemi tek kanceret, kontrollet paraprake, pra kjo mjekesia preventive per te cilen flasim, eshte e provuar qe sjell benefite vetem ne disa lloje kanceresh (pak lloje he per he). Per te tjerat ka nje frike gjithnje e ne rritje lidhur me mbidiagnostikimin. Po te lexosh dy librat per te cilet po flisja, e kupton qe trupi ka nje seri mekanizmash jashtezakonisht te holle, qe kontrollojne jetegjatesine e qelizave (kanceri shkaktohet nga nje grup qelizash rebele “qe nuk duan te vdesin”, nje ide e mrekullueshme kjo). Pra, nje diagnostikim i hershem i kancerit te gjirit, vec pre-kancereve qe do te kercenonin jeten e pacientes, zbulon patjeter shume anomali, me te cilat trupi do merrej vete, sic edhe ben zakonisht me lloj-lloj kanceresh te tjera per te cilat ne nuk kemi shpikur akoma metoda diagnostikimi te hershem.

ps: Keto dritaret e reja te komenteve jane shume te mundimshme per mua.


#45

shum interesant kto qe shkruan, falemneres!

Nuk e prisja qe ne kete pike Italia te ishte me avangarde se USA, gjithnje kam degjuar ankesa pa fund per mumifikimin e sistemit italian, nuk arrijne te diagnostikojne semundje te cilat ne USA i kapin menjehere. Di dhe raste te njohurish qe kane shkuar ne USA per diagnostikim dhe e kan zgjidhur problemin menjehere, brenda dites.

Kot per provokim, pse te duket ide e mrekullueshme qe qelizat kancerogjene jane rebele qe nuk duan te vdesin?


#46

Kot t’ju pyes edhe unë, juve që na jepni libra për studim, a po flasim për projektin Si je, Check-up-in e famshëm apo për mendimet tuaja mbi shkencën dhe jetën? Analizat që bëhen në atë projekt, veç feçes gjak okult, që mund të rastisi të japë të dhëna mbi kancerin e zorrës, dhe aty në gradë ndaj nga fundi, nuk zbulojnë ndonjë kancer të mundshëm.


#47

une e kam ba check up-in dhe analizat perputheshin me analizat bere me pare. kolesteroli i nalte qe u ba shkak per kontroll doli njelloj - 267 - , si ne check up edhe ne analizat e laboratorit te spitalit.
po te kete seriozitet,them se chek up-i mund te jete shume i dobishem ne hartimin e politikave shendetsore. krijohet nje data base kombetare me te dhenat shendetsote te popullates. aty pervec analiza gjak,urine,feçe beheshin matje gjatsie,peshim,pyetje rreth stilit te jeteses dhe te ushqyerit si edhe nje elekrokardigrame.nje hisorik te dhenash shendetsore personale ne nje sistem te dhenash kombtare,do te ishte mjaft dobiprures ne ndjekjen shendetsotre te gjithesecilit ,duke lehtesu aplikimin e protokolleve mjeksore perkatse.


#48

Eh, jo, s’eshte me ne avangarde Italia se US. Puna eshte qe ketu operacioni sa me i madh te jete, aq me i kushtueshem eshte. Nje operacion me i vogel, i ndjekur nga kemioterapia, krahasuar me nje operacion me te madh te ndjekur nga radioterapia, vinte ne krize xhepat e nje klase doktoresh dhe radiologesh. Keta te fundit folen me pacientet e tyre dhe keto s’pranuan te merrnin pjese ne studimin-pilot, a eksperimentin. Keshtu qe studimin e transferuan ne Itali. Ideja ishte e doktoreve amerikane, pacientet dhe ambjentet ishin italiane.

Nuk e di pse me terhoqi aq shume kjo ideja e qelizave rebele. DeVita thote qe keto qeliza e “kujtojne veten” qeliza embrionale dhe sillen si te tilla duke u ndare me shpejtesi dhe duke rritur pavaresine nga ambjenti. Ka nje kapitull te tere qe merret me sofistikimin e mekanizmave nga ana e tyre per t’ia “hedhur” trupit, i cili ben c’eshte e mundur qe t’i vrase. Pata nje cast sublim admirimi per trupin ne teresi kur e lexova pjesen e trete te librit. :slight_smile:

Adela, muhabetin e kancerit e nisi nje anetar tjeter qysh ne postimin e pare. Ketu ne US, check-up i pervitshem permban edhe mamografi dhe Pap test per grate dhe testin per prostaten tek burrat. Ky i fundit eshte pjese e analizes se gjakut. Ne urine po ashtu kerkohet per shenja gjaku, te cilat mund te jene shenja te kancerit ne fshikezen e urines. Nuk m’u duk sikur i rashe ne qafe njeriu pse sugjerova dy libra. Here tjeter je e lutur t’i kercesh postimet e mia, ne te mire te te dyja paleve. Rrofsh!


#49

E beqe beqe … u bone edhe ti me vjedh paret e ati poplli te vuajtur. Hapu dhe!
Sa i perket ketij dr. adhamudhit brazilian ja ka fut si kau peles kur na thote se check-upi s’duhet per njerezit e shendetshem. Ne kete pike ky ben mire te merret me futboll se sa me mjekesi.

Persa i perket implementimit dhe koncesionit … for lack of a better term … te perdorim shprehjen e EdRames … vaj medet.