Pse fajin për kandidaturat me 7 klasë e kanë Rama dhe Berisha

Do e presim Balzak, por ti mos prit, qe ne te besojme, qe meqenese Edi Rama po mbeshtetet nga jashte, ka te drejte ne ate qe ben, qe eshte blerja e zgjedhjeve me para hashashi. Pastaj ti duhet te dish, qe kjo mbeshtetje vin per pushtete qe spunojne per interesa e popullates.

te gjithe e kane nji t’kalume me probleme. Biles edhe berberi i ppu-se ka pohu privatisht qe eshte marre pak me prostitucion. Po kjo nuk na e ul respektin per kete shok te nderuar

1 Like

Une asnjihere nuk kam thene qe Edi Rama eshte safi i kulluar, perkundrazi jam i mendimit qe duhet te largohet nji ore e me pare. E di mese qarte se politikat e deri sotme nuk kane qene asnjihere ne dobi te popullit por te pasurimit te politikaneve. Por ne ndryshim mendoj se Berisha dhe cadra e tij jane gjithashtu kunder popullit dhe interesave minimale te vendit dhe perpiqet thjeshte ti fshihet ballafaqimit me ligjin duke kercenuar me destabilizim.

Po na lini rehat ju lutem, se kemi hallin e pikturave :yum:

" …Ç’do parti, sado e vogël, duhet të kandidojë në çdo cep të Shqipërisë, edhe në mos dashtë, me detyrim. Kështu, një parti e minoritetit maqedon duhet të ketë 34 kandidatë për deputetë në Tiranë, një parti e minoritet grek duhet të garojë edhe në Tropojë, një parti sado e re, duhet të çapëlehet me zor…"

Kjo eshte çorba e Buall Mavrise me Palloshin , per te eliminuar partite e vogla, ose te behen satelite te tyre. Ka ardh koha Blendo, qe levizja e Gjergj Bojaxhiut, t’i premtoje votuesit shqiptar se do ta ndryshoje ligjin famekeq te zgjedhjeve qe sjell gjithmon anomali. Dhe shife se sa pike ka per te fituar ne syte e votuesve, gje qe perkthehet ne shtim votash.

te gjykosh kandidaturat vetem prej arritjeve akademike jo se s’mund ta besh por bie ndesh me nivelin qytetar te nje intelektuali sic veteprezumohet, duke na zbuluar si paragjykues arrogante & presumtous… prandaj eshte po aq gabim sa dhe kur nje njeri i nivelit orientohet ne gjykim kryesisht nga reagimet e mediave sociale (sic shpjegohet ne hyrje).

Tashti, nuk pashe ne shkrim ndonje perpjekje per zgjidhje, pervec riciklimit te mediokritetit te mediave mainstream se fajin e ka rama. Megjithe permendjen e berishes, prape me shkrime te tilla nuk shkohet me larg sesa te berit opozite politike per hir te opozites, e ne kete menyre ndonje zgjidhje per te miren e pergjithshme nuk ofrohet…

@korriku, po te ishte nje rast apo dy apo tri do ta shihja me dashamiresine qe rekomandon por - sic e kam shkruar - keta njerez jane ne ato lista me pahir. Nuk eshte puna qe nje shofer do te behet deputet dhe une e perqesh per kete, por qe emri i ketij eshte ne liste, se keshtu e do rregulli qe te mbushen listat. Nuk kam asnje paragjykim ndaj nivelit intelektual te kerkujt.

Une propozoj qe kodi te ndryshohet, qe keto kushte qesharake te hiqen dhe te behet me e lehte per qytetaret qe te organizohen e perfaqesohen demokratikisht. Me duket se qendrimi im eshte i qarte qe ne titull. Ndryshimet e bere NE NJE NATE nga dy zoternjte, duhet te c’behen.

3 Likes

dakord me me propozimin qe kodi zgjedhor duhet ta reflektoje kete shqetesim qe pershkruani sa me pare.
Por eshte faktori kohe, Nuk di c’mund te behet konkretisht por keni te drejte dhe duhet te jete prioritare te insistohet perderisa opozita kesaj here do te perbehet nga shume forca te vogla si sfida.
Mendimi im, vete maxhoranca ka interes ne lehtesimin e pengesave artificiale zgjedhore qe numeroni. Por pozicioni juaj m’u duk panevojshem konfliktual, sidomos me titullin sepse qofsha gabuar, por stereotip i politikes shq. te elektrizuar, referuar pasqyrimeve nga media

Kjo pune Korriku, rregullohet me sensibilizim te votuesit nga partite e vogla, dhe votuesi i ndeshkon dy krokodilat, e me kete rast bie ne qetesi edhe Shqiperia. Dalin ne pah, LSI, Sfida per Shq., LIBRA, e noi parti tjeter, te cilat formojne koalicion paszgjedhor per qeverine. PD e PS dalin jashte loje, per 4 vjet. 4 vjet qetesi, rregull, e mirqenie.

deri sa qeveria te paguaje pensionet dhe rrogat, nuk ka pse shtetesohet fare. kriza e vertete do te vije kur mos kete me leke per te paguar.
gjithe puna e nje kryetari qeverie atje eshte ti mbushe mendjen perendimit qe ai eshte njeriu qe atyre u duhet. dhe u kry muhabeti.
PD kerkon acarim te situates sepse e di qe ne votime nuk ka per te fituar dot. te njejten gje bente dhe Rama kur e dinte qe nuk kishte si fitonte dot.

Une nuk e di pse i kushtohet kaq shume vemendje fjaleve te ca burokrateve, qe po deshtojne ne projektin e vete tyre pra BE-se, pale te vendosin e te japin zgjidhje per nje vend me mungese totale te vetedijes dhe institucioneve demokratike, qe ata as kane ndermend ta pranojne ndonjehere ne BE.

fiksimi me shkollën u ka ngelur shqipove që nga koha e xhaxhit! shkolla nuk të jep më shumë se 10 % të suksesit në jetë! shkollat në përgjithësi i vazhdojnë tipat mediokër,konformistë,! shkolla kish kuptim në periudhën e analfabetizmit. aftësitë drejtuese nuk mësohen në shkollë. njerëzit e mëdhenj nuk kanë qënë nxënës të mirë. shkolla duhet të vijë e katerta ose e pesta në kriteret e vlerësimit të një figure publike ose zyrtari të lartë…
shumë i merakosur shkruesi për fatin e maqedonasve dhe grekëve! ka një zgjidhje. të mos kandidojnë veç,por brënda partive shqiptare!

2 Likes

puna eshte se politikanet jane po ashtu njerez medioker (sado shkolla te kene). ndryshe s’behen politikane. si dhe nje sistemi demokratik nuk ke ça i ndryshon. ai ecen vete, s’ka lidhje fare me timonierin se s’ka nevoje per timonier.
sistemet demokratike perdoren me manipulu popullin. edhe pluralizmi per kete sherben, qe vota mos perqendrohet vetem tek nje force, tek nje person (se ky prej qejfit shpall veten sulltan pastaj) por te hallakatet sa me shume te jete e mundur.
e gjitha kjo sepse siç thashe sistemi s’ka nevoje per timonier, bile kandidati per kete post sa me timonier i mire te jete, aq me i rrezikshem eshte per vete sistemin.

Nuk do thosha aq pak, por eshte e vertete, ne Shqiperi shkolla mbivleresohet. Qe te jesh i suksesshem ne jete duhet nje kombinim i shume faktoreve, por shkolla eshte nje porte e sigurte, nga disa qe duhen hapur.

sukses eshte fjale relative. ka qe per sukses kane te gjejne nje femer, te tjere te blejne nje mercedez, te tjere te gjejne nje pune, te tjere te fitojne kupen e botes, te tjere te behen perandore, etj, etj.
ai e tha mire, shkolla (diploma ne fakt, jo shkolla) eshte çelsi i suksesit per mediokrit, qe sido te ishte nuk benin edhe te donin me shume. e gjithe puna eshte çfare do me arrit, dhe me i gjet mjetet sesi me e arrit ate qe do.
ka gjera qe s’harrihen te kesh shkolle sa te duash. bile kjo te vonon ne kohe, te pengon, per arritjen e tyre. ne qoftese do me qene profesor, s’behesh dot pa shkolle, eshte e detyrushme ne kete rast. etj.

1 Like

@korriku, keto ndryshime duheshin bere me kohe dhe duhen bere sa me shpejt. Ndryshimet nuk do jene gati per keto zgjedhje natyrisht, se vonesat nuk behen kot, por po flas per me tutje. Duhet te hiqet dora nga ftyti.

Pastaj ceshte ky diskriminim intellektualist ndaj karrocierve e atyre me 7 klase shkolle? Te zgjedhurit jane perfaqesues e jo profesioniste intelektuale. Duke perbuzur njerezit me pak shkolle perbuz apriori edhe elektoratin e tyre
Kot nuk tha Trump :I love the uneducated .kauret dine disa gjera kur kanidatet I xgjedhin nga rradhet e graduateve te Harvard apo shkollave elite te Ivy league.ne rastin e deputeteve te cilet jane elita e kombit, njerez qe kane ne duart e tyre fatin e kombit me vendimet qe marrin e duhet te jene te arsimuar .perpara se te ngrejne kartonin duhet te dine si funksionon shteti, ligji, ushtria, ambienti,policia ,arsimi,ekonomia ,diplomacia ,marredheniet nderkombetare, historine e vendit e te botes .pervecse njerez me integritet arsim e moral duhet te jene foles publike te mire , te dine te artikulojne ceshtjet per te cilat diskutojne .keto gjera mesohen ne shkolla ,kuptohet jo ne ato shqiptare por ne shkollat elite te vendeve te perparuara .

1 Like

Keshtu thane edhe per kullen Eifel dikur :grin:

Kur do ta kemi edhe nje kulle te tille ne TR! se aty ne KO jane aq te kenaqur sa s’e ke idene😀

Nese Ps dhe Pd fajesohen qe per 27 vjete lane ne analfabetizem zonat periferike dhe te gjithe synuan Tiranen, atehere po kane shume faj! Nese fajesohen se perfaqesuesit per 27 vjete kane humbur kontaktet fare me problemet e perditshme te njerezve dhe perfaqesojne vetem nga Tirana, atehere po kane shume faj! Por une mendoj.qe per kodin kane faj dhe partite e vogla te cilat u mjaftuan qe te ishin anekse te partive te medha, per te siguruar vendet e punes se familjareve. Mund te ishin bere bashke, te punonin me elektoratin, nese jane politikane, ndryshe ti shkrinin partite. Per sa kohe jemi te ndergjegjshem qe po na qeverisin keq, ku eshte problemi nese shoferi ka me shume kellqe se kritikuesit e mbipalshem “intelektuale”? Ai te pakten eshte rrahur me veshtiresite e jetes me shume se psh Elisa e Olta, apo Grida e Salianji.

1 Like