Pse fajin për kandidaturat me 7 klasë e kanë Rama dhe Berisha

63 postime 5381 shikime 11 maj 2017 në 07:29 e paradites
bsalaj

Po qarkullojnë këto ditë në shtyp, si formë talljeje disa lista ku parti të vogla kanë kandiduar fise të tëra, edhe njerëz me shumë pak arsim. Po gajasen shumë në Facebook dhe portale me këto lista, madje disa abuzojnë me tituj të llojit, “Ja profesionet e deputetëve: shofer, karrocier, arsim shtatëvjeçar”. Së pari, këta nuk janë deputetë por kandidatë që nuk do të zgjidhen kurrë, dhe së dyti, ata i kanë futur në ato lista, Berisha dhe Rama. Më lejoni të shpjegoj se si.

Kodi zgjedhor në Shqipëri i formuluar dhe zbatuar nga PS dhe PD është antidemokratik dhe socialistët dhe demokratët e dinë mirë këtë gjë sepse e kanë dashur kasten të tillë Antidemokratik. Për partitë e vogla dhe forcat e reja politike është shumë, shumë e vështirë pasi çdo kërkesë e ligjit elektoral është aty, jo për të mundësuar zgjedhje të lira, por si një pengesë që qytetarët të përfaqësohen jashtë klaneve tradicionale PS dhe PD.

Ç’do parti, sado e vogël, duhet të kandidojë në çdo cep të Shqipërisë, edhe në mos dashtë, me detyrim. Kështu, një parti e minoritetit maqedon duhet të ketë 34 kandidatë për deputetë në Tiranë, një parti e minoritet grek duhet të garojë edhe në Tropojë, një parti sado e re, duhet të çapëlehet me zor. Po vetëm për tu bërë pjesë e garës, duhen 5000 firma, me 5000 fotokopje të 5000 kartave të identitetit të firmosura nga 5000 mbajtësit e këtyre kartave.

Ndryshimi asokohe i kushtetutës u bë nga Berisha dhe Rama edhe për të eliminuar në tavolinë LSI-në, një fjasko që e bëri Ilir Metën kingmaker, edhe kjo si shumë të tjera të “shahistëve politik” shqiptarë që rregullisht shfaqin largpamësinë e urithit. Situata e sotme është ajo ku kryetarët vendosin për përfaqësimin, por nayrisht, askush nga njerëzit partiakë nuk flet për këtë, nga frika e ndëshkimit. Karriera politke është zëvendësuar me servilizëm. Ta lëmë me kaq se është ibret.

Për partitë e reja, siç shpjegon edhe Gjergj Erebara në një analizë tek reporter.al, “Kodi zgjedhor i hartuar nga Berisha dhe Rama dhe i votuar nga deputetët e tyre të parlament vendosi një skemë tjetër shumë diskriminuese ndaj alternativave politike të reja apo të vjetra. Kodi përcaktoi se nëse një parti vendoste, fjala vjen, të mos garonte vetë por të garonte në koalicion me një nga partitë e mëdha, jeta e saj lehtësohej menjëherë. Një parti në koalicion nuk ka nevojë të mbledhë 5 mijë firma për të fituar të drejtën për të garuar dhe nuk ka detyrimin që të kandidojë 140 deputetë në të gjithë Shqipërinë por vetëm gjysmën, d.m.th., 70…”.

Pra e vetmja mënyrë për të garuar si forcë e pavarur në Shqipëri është duke paraqitur 140 kandidatë. Të përgjedhësh 140 njerëz me CV-ra të shkëlqyera, dëshirë dhe guxim për tu futur në politikën e pistë shqiptare është e pamundur edhe për partitë e mëdha, jo më për të voglat të cilat nuk garantojnë dot fitoren. Ndaj dhe disa parti lokale, me bazë etnike apo kulturore e kanë të pamundur të gjejnë njerëz, ndaj mbushin listat me emrat e fisit. Nuk e bëjnë se duan, janë duke hedhur vallen lodrave të së cilës u bien Kryeministri aktual dhe ai që ish.

Megjithatë, disa ja kanë dalë, pas gjithë këtyre akrobacive e cirkut që kërkohet, qytetarët do të kenë mundësi të votojnë kësaj rradhe për parti të reja. Mungesa e koalicioneve, që janë stofi i hilesë së kodit zgjedhor aktual ka nxjerrë në pah sesa të vëshirë e kanë të garojnë realisht, parti që zakonisht u bashkoheshin mega Koalicioneve të udhëhequra nga PS dhe PD.

Manjola_Tirana

po. shyqyrzotit ardh ne dita jon

squarepusher

atehere ka dicka qe s’shkon me oferten politike

bsalaj

Ka nje kategori qe vdes per pak magazine, por ka gjtithashtu njerez qe nuk po mbajne frymen te hidhen ne ate kazan. Por 20 - 30 kandidate te mire mund t’i besh bashke, kushti per 140 kandidatë s’ka asnje mbeshtetje logjike.

TironciLebetit

Vertet Salia me Edvinin mbajne pergjegjesi per kto anomali elektorale por edhe trajtimi i partickave si viktima nuk shkon. Pse duhet te garojne kto Particka patjeter ne zgjedhje? Cfare i ofrojne Shqiperise vec perrallave se kush vjedh e kush nuk do vjedhi ne te ardhmen. A nuk do ishte me mire Shqiperia pa keto Particka?

A nuk eshte kthyer politika ne nje lloj treni ku horra nga biznesi e media synojne te gjithe mundohen te kapin ndonje vend ne ndonje vagon per te shkaperdhyer popullin si politikan? A nuk eshte kthyer Politika Sporti me i perhapur ne Shqiperi per tu pasuruar pandershmerisht???

Problemi i Shqiperise nuk eshte thjesht kodi i Saliut dhe i Edvinit por imoraliteti dhe degjenerimi i shoqerise Shqiptare, si kudo…edhe ne uesej po deshet… qe pjell kryesisht spurdhjake, horra e dallkauke pa kurrfare ideologjie te majte e te djathte a te mesit…

Para marreveshjes qe ndryshoi Edvini me Saliun, zgjedhjet ne shqiperi Pocaqi ishin dhe te mbushura me skandale, por Shqiptaret kane kujtese te shkurter si edhe hymnizojne te kaluaren.

squarepusher

sigurisht politika nuk eshte per te gjithe, por per mendimin tim nje parti sado e vogel apo e madhe duhet te jete ne gjendje te kandidoje 140 njerez te pakten me arsim te larte (ose dhe studente).

ACDC

Po mire mo dakort qe Rama dhe Berisha kane fajin per paktin e 2008-es.
Por nga sa me kujtohet ai pakt u peshendet fort nga ambasada amerikane,OSBE,BE dhe ambasadat e tjera perendimore te aktedituata ne Tirane.
Po keta nuk kane faj?
Apo meqe jane te huaj jane shenjtore dhe nuk gabojne?

Patris

Ky kusht eshte qesharak per partite e vogla. Pershembull partite me baze etnike mund te mos duan fare te vene kandidate ne qarqe ku nuk kane elektorat. Dhe ska pse partia e minoritetit grek te veje kandidat ne Tropoje ose te jete e detyruar te beje koalicion me partite e medha kur nuk identifikohet me to.

Br3dharaku

po si qenka e pamundur, o Blendo? aty dhe gjyshet jane me master, si ka mundsi qe kane mund me gjet shofera e karrociera pa shkolle?
dhe te mendosh se hodhem pas krahesh kohen e karrociereve e kepucareve te konvertum ne kryeprokurore e ministra…

TironciLebetit

Pastaj ceshte ky diskriminim intellektualist ndaj karrocierve e atyre me 7 klase shkolle? Te zgjedhurit jane perfaqesues e jo profesioniste intelektuale. Duke perbuzur njerezit me pak shkolle perbuz apriori edhe elektoratin e tyre. Parlamenti Shqiptar i viteve 1920 ishte i mbushur me analfabete dhe kta njerez perfaqesonin elektoratin e tyre.
Parlamenti i 1991-1996 ishte plot intelektuale por nuk i ndaloji Mongoloidet te kalonin ligjin 7501, ligjin me famekeq te Shqiperise e as ta fusnin intelektualisht Shqiperine ne firma piramidale…totalitarizem ne 1996 e lufte civile ne 1997. Ne demokraci si Doktori ashtu edhe Heqimi a karrocieri kane nje vote te barabarte.

InkuizitoriMoth

STALKER

Nuk paska qene thashethem

BE do i njohe zgjedhjet e 18 qershorit

Kulla e barit nuk do te digjet

maksmeto

Kush jane keta, qe paskan per te ofruar dicka, ne kembim te pranimit te zgjedhjeve fasade?

Balzac

Keto jane BEja. Prisni neser edhe fjalen e ndihmes sekretarit amerikan Hoyet se do jete me e bukur akoma. Se ckam nji mendje se Berisha and co do kerkoje azil politik ne Kazakistan ose Rusi mbas zgjedhjeve.

STALKER

Perfaqesuesit e asaj strukture ku desherojne te asociohen shqiptaret.
Qe quhet BE.

(i keni shume keq punet tani qe fitoi Macron. Shume shume keq te thom!!)

varik

si ore, skenderbeu 2.0 = rama, paska faj?

maksmeto

E ciles strukture, te asaj ku gelon korrupsioni dhe qe pritet te shkermoqet tashme? Apo e asaj qe inkurajon pushtetet e tipit rilindje, qe kane mbjelle gjithe vendin me droge dhe nje zot e di per interes te kujt punojne?

maksmeto

Do e presim Balzak, por ti mos prit, qe ne te besojme, qe meqenese Edi Rama po mbeshtetet nga jashte, ka te drejte ne ate qe ben, qe eshte blerja e zgjedhjeve me para hashashi. Pastaj ti duhet te dish, qe kjo mbeshtetje vin per pushtete qe spunojne per interesa e popullates.

Br3dharaku

te gjithe e kane nji t’kalume me probleme. Biles edhe berberi i ppu-se ka pohu privatisht qe eshte marre pak me prostitucion. Po kjo nuk na e ul respektin per kete shok te nderuar

Balzac

Une asnjihere nuk kam thene qe Edi Rama eshte safi i kulluar, perkundrazi jam i mendimit qe duhet te largohet nji ore e me pare. E di mese qarte se politikat e deri sotme nuk kane qene asnjihere ne dobi te popullit por te pasurimit te politikaneve. Por ne ndryshim mendoj se Berisha dhe cadra e tij jane gjithashtu kunder popullit dhe interesave minimale te vendit dhe perpiqet thjeshte ti fshihet ballafaqimit me ligjin duke kercenuar me destabilizim.

Pjer

" …Ç’do parti, sado e vogël, duhet të kandidojë në çdo cep të Shqipërisë, edhe në mos dashtë, me detyrim. Kështu, një parti e minoritetit maqedon duhet të ketë 34 kandidatë për deputetë në Tiranë, një parti e minoritet grek duhet të garojë edhe në Tropojë, një parti sado e re, duhet të çapëlehet me zor…"

Kjo eshte çorba e Buall Mavrise me Palloshin , per te eliminuar partite e vogla, ose te behen satelite te tyre. Ka ardh koha Blendo, qe levizja e Gjergj Bojaxhiut, t’i premtoje votuesit shqiptar se do ta ndryshoje ligjin famekeq te zgjedhjeve qe sjell gjithmon anomali. Dhe shife se sa pike ka per te fituar ne syte e votuesve, gje qe perkthehet ne shtim votash.

korriku

te gjykosh kandidaturat vetem prej arritjeve akademike jo se s’mund ta besh por bie ndesh me nivelin qytetar te nje intelektuali sic veteprezumohet, duke na zbuluar si paragjykues arrogante & presumtous… prandaj eshte po aq gabim sa dhe kur nje njeri i nivelit orientohet ne gjykim kryesisht nga reagimet e mediave sociale (sic shpjegohet ne hyrje).

Tashti, nuk pashe ne shkrim ndonje perpjekje per zgjidhje, pervec riciklimit te mediokritetit te mediave mainstream se fajin e ka rama. Megjithe permendjen e berishes, prape me shkrime te tilla nuk shkohet me larg sesa te berit opozite politike per hir te opozites, e ne kete menyre ndonje zgjidhje per te miren e pergjithshme nuk ofrohet…

bsalaj

@korriku, po te ishte nje rast apo dy apo tri do ta shihja me dashamiresine qe rekomandon por - sic e kam shkruar - keta njerez jane ne ato lista me pahir. Nuk eshte puna qe nje shofer do te behet deputet dhe une e perqesh per kete, por qe emri i ketij eshte ne liste, se keshtu e do rregulli qe te mbushen listat. Nuk kam asnje paragjykim ndaj nivelit intelektual te kerkujt.

Une propozoj qe kodi te ndryshohet, qe keto kushte qesharake te hiqen dhe te behet me e lehte per qytetaret qe te organizohen e perfaqesohen demokratikisht. Me duket se qendrimi im eshte i qarte qe ne titull. Ndryshimet e bere NE NJE NATE nga dy zoternjte, duhet te c’behen.

korriku

dakord me me propozimin qe kodi zgjedhor duhet ta reflektoje kete shqetesim qe pershkruani sa me pare.
Por eshte faktori kohe, Nuk di c’mund te behet konkretisht por keni te drejte dhe duhet te jete prioritare te insistohet perderisa opozita kesaj here do te perbehet nga shume forca te vogla si sfida.
Mendimi im, vete maxhoranca ka interes ne lehtesimin e pengesave artificiale zgjedhore qe numeroni. Por pozicioni juaj m’u duk panevojshem konfliktual, sidomos me titullin sepse qofsha gabuar, por stereotip i politikes shq. te elektrizuar, referuar pasqyrimeve nga media

Pjer

Kjo pune Korriku, rregullohet me sensibilizim te votuesit nga partite e vogla, dhe votuesi i ndeshkon dy krokodilat, e me kete rast bie ne qetesi edhe Shqiperia. Dalin ne pah, LSI, Sfida per Shq., LIBRA, e noi parti tjeter, te cilat formojne koalicion paszgjedhor per qeverine. PD e PS dalin jashte loje, per 4 vjet. 4 vjet qetesi, rregull, e mirqenie.

anon64581289

deri sa qeveria te paguaje pensionet dhe rrogat, nuk ka pse shtetesohet fare. kriza e vertete do te vije kur mos kete me leke per te paguar.
gjithe puna e nje kryetari qeverie atje eshte ti mbushe mendjen perendimit qe ai eshte njeriu qe atyre u duhet. dhe u kry muhabeti.
PD kerkon acarim te situates sepse e di qe ne votime nuk ka per te fituar dot. te njejten gje bente dhe Rama kur e dinte qe nuk kishte si fitonte dot.

maksmeto

Une nuk e di pse i kushtohet kaq shume vemendje fjaleve te ca burokrateve, qe po deshtojne ne projektin e vete tyre pra BE-se, pale te vendosin e te japin zgjidhje per nje vend me mungese totale te vetedijes dhe institucioneve demokratike, qe ata as kane ndermend ta pranojne ndonjehere ne BE.

del-ta

fiksimi me shkollën u ka ngelur shqipove që nga koha e xhaxhit! shkolla nuk të jep më shumë se 10 % të suksesit në jetë! shkollat në përgjithësi i vazhdojnë tipat mediokër,konformistë,! shkolla kish kuptim në periudhën e analfabetizmit. aftësitë drejtuese nuk mësohen në shkollë. njerëzit e mëdhenj nuk kanë qënë nxënës të mirë. shkolla duhet të vijë e katerta ose e pesta në kriteret e vlerësimit të një figure publike ose zyrtari të lartë…
shumë i merakosur shkruesi për fatin e maqedonasve dhe grekëve! ka një zgjidhje. të mos kandidojnë veç,por brënda partive shqiptare!

anon64581289

puna eshte se politikanet jane po ashtu njerez medioker (sado shkolla te kene). ndryshe s’behen politikane. si dhe nje sistemi demokratik nuk ke ça i ndryshon. ai ecen vete, s’ka lidhje fare me timonierin se s’ka nevoje per timonier.
sistemet demokratike perdoren me manipulu popullin. edhe pluralizmi per kete sherben, qe vota mos perqendrohet vetem tek nje force, tek nje person (se ky prej qejfit shpall veten sulltan pastaj) por te hallakatet sa me shume te jete e mundur.
e gjitha kjo sepse siç thashe sistemi s’ka nevoje per timonier, bile kandidati per kete post sa me timonier i mire te jete, aq me i rrezikshem eshte per vete sistemin.

maksmeto

Nuk do thosha aq pak, por eshte e vertete, ne Shqiperi shkolla mbivleresohet. Qe te jesh i suksesshem ne jete duhet nje kombinim i shume faktoreve, por shkolla eshte nje porte e sigurte, nga disa qe duhen hapur.

anon64581289

sukses eshte fjale relative. ka qe per sukses kane te gjejne nje femer, te tjere te blejne nje mercedez, te tjere te gjejne nje pune, te tjere te fitojne kupen e botes, te tjere te behen perandore, etj, etj.
ai e tha mire, shkolla (diploma ne fakt, jo shkolla) eshte çelsi i suksesit per mediokrit, qe sido te ishte nuk benin edhe te donin me shume. e gjithe puna eshte çfare do me arrit, dhe me i gjet mjetet sesi me e arrit ate qe do.
ka gjera qe s’harrihen te kesh shkolle sa te duash. bile kjo te vonon ne kohe, te pengon, per arritjen e tyre. ne qoftese do me qene profesor, s’behesh dot pa shkolle, eshte e detyrushme ne kete rast. etj.

bsalaj

@korriku, keto ndryshime duheshin bere me kohe dhe duhen bere sa me shpejt. Ndryshimet nuk do jene gati per keto zgjedhje natyrisht, se vonesat nuk behen kot, por po flas per me tutje. Duhet te hiqet dora nga ftyti.

Alba2265

Pastaj ceshte ky diskriminim intellektualist ndaj karrocierve e atyre me 7 klase shkolle? Te zgjedhurit jane perfaqesues e jo profesioniste intelektuale. Duke perbuzur njerezit me pak shkolle perbuz apriori edhe elektoratin e tyre
Kot nuk tha Trump :I love the uneducated .kauret dine disa gjera kur kanidatet I xgjedhin nga rradhet e graduateve te Harvard apo shkollave elite te Ivy league.ne rastin e deputeteve te cilet jane elita e kombit, njerez qe kane ne duart e tyre fatin e kombit me vendimet qe marrin e duhet te jene te arsimuar .perpara se te ngrejne kartonin duhet te dine si funksionon shteti, ligji, ushtria, ambienti,policia ,arsimi,ekonomia ,diplomacia ,marredheniet nderkombetare, historine e vendit e te botes .pervecse njerez me integritet arsim e moral duhet te jene foles publike te mire , te dine te artikulojne ceshtjet per te cilat diskutojne .keto gjera mesohen ne shkolla ,kuptohet jo ne ato shqiptare por ne shkollat elite te vendeve te perparuara .

Alba2265

Keshtu thane edhe per kullen Eifel dikur :grin:

zeqo

Kur do ta kemi edhe nje kulle te tille ne TR! se aty ne KO jane aq te kenaqur sa s’e ke idene😀

Bleta

Nese Ps dhe Pd fajesohen qe per 27 vjete lane ne analfabetizem zonat periferike dhe te gjithe synuan Tiranen, atehere po kane shume faj! Nese fajesohen se perfaqesuesit per 27 vjete kane humbur kontaktet fare me problemet e perditshme te njerezve dhe perfaqesojne vetem nga Tirana, atehere po kane shume faj! Por une mendoj.qe per kodin kane faj dhe partite e vogla te cilat u mjaftuan qe te ishin anekse te partive te medha, per te siguruar vendet e punes se familjareve. Mund te ishin bere bashke, te punonin me elektoratin, nese jane politikane, ndryshe ti shkrinin partite. Per sa kohe jemi te ndergjegjshem qe po na qeverisin keq, ku eshte problemi nese shoferi ka me shume kellqe se kritikuesit e mbipalshem “intelektuale”? Ai te pakten eshte rrahur me veshtiresite e jetes me shume se psh Elisa e Olta, apo Grida e Salianji.

Alba2265

duhet te behet system mazhoritar qe te votohet per personin e jo derr ne thes per listen e parties.

InkuizitoriMoth

Si keni harru, ose si keni lene ngambrapa dore, aftesine kryesore te politikanit qe e ben politikan, aftesine e pallimit?

Si mund te behet nje politikan pa palluar ne vetore (vetingu) dhe per me teper pa u palluar ne pesore (baxhelle)?

Pse kot populli i moth shqiptar perdor shprehjet e mdhoja seksi “ja futi!”, “ja rrasi”, “ruju se ta fut!” ne kontestin e fuqise politike?

korriku

@bsalaj
" se vonesat nuk behen kot, "

ndryshimet varen nga kapaciteti i perbashket i forcave te interesuara (per te prioritarizuar problemin ne fjale ). Situata e tanishme psh me duket ideale per te perfituar ndryshime te leverdisshme ne kod per forcat e vogla, pa qene nevoja te jeni konfliktuale, por vetem praktike.

Ke faktore pastaj si destruktiviteti ne marrdheniet mes forcave (psh. opozite per opozite, jo per hir te demokracise) qe gerryejne mundesite dhe potencialet per progres.

anon63896856

Ne mos arritje akademike, atehere kandidatet duhet te deshmojne per arrjtje profesionale, angazhim publik dhe ne shoqerine lokale ku bejne pjese. Me sa pashe pak nga CV-te qe kishte sjellur squarepusheri, nuk kishte asnje élément qe keta kandidate jane te afte per nje post me pergjithesi te larte publike. Nuk e kuptoj pse u dashka vene ne diskutim apo te paraqitet si diskriminim intelektualist.

anon64581289

pranej keni kete kllufin ju per president sot. apo ata qe s’fituan dot, qe ishin me keq se ky. shkollat jane bere sot supermarkatat e arsimit dhe qellim kane te fitojne veç lek. Apple shet iPhone per lek, ndersa shkolla te shet diplomen. sa me e shtrenjte te jete kjo, aq me shume presupozohet qe ti te fitosh ne jete.
puna eshte qe kur behen zgjedhjet per postin me te LARTE te shtetit, ke vetem kllufa. nuk po i shohim akoma te zgjuarit e ketyre shkollave elite.

Alba2265

Trump eshte burre teper I mencem dhe I arsimuar .budallaleqet qe thote I ben kasten per engledisur miletin katunar qe I ka dhene voten dhe diversion vemendje nga gjera Te tjera serioze qe gatuhen ne kulisa.ne qetesi e larg vemendjes se miletit establishmeti pasuron veten ndersa publiku zihet si qente me kockat qe iu hedh trumpi ne tweeter.

TironciLebetit

Mire e ke ti moj me Zamete por une enderroj Shqiperi tjater.
Ti thua deputetet duhet te dine si funksionon shteti e policia a ushtria…kurse une desheroj qe deputeti te merret me zonen e tij e hallet e zgjedhesve e jo me ushtrine e policine.
Kur ra Qeveria Belge para ca vitesh, policia vazhdoji punen e saja me profesionalizem e shteti nuk ra. Nuk na duhen Mulera, Azema apo Tahira prane policeve se i qorrollepsin… na duhen kapterra qe njohin zonen e njerezit problematike pa pyetur se kujt partie i bejne qejfin.
Ne Kacinar a ne Krume pranoj nje te karrocier per deputet mjafton qe te dije aq sa ti beje presion qeveriut per ujin e pishem, shkollen a rrugicen. Po cpune ka intelektuali ne Krume apo mjeku qe te lere kliniken ne Tirane e te behet deputet aqe.
Ai mjeku a intelektuali qe le Tiranen per Kacinarin me shume do merret me ceshtjen Came ose me Opininion e Fevziut se me hallet e njerezve qe do ja harrojne fytyren per 4 vjet.

anon64581289

çeshtja çame u sjell njerzve me gezim (e bile dhe Lek) sesa rrugica e asfaltuar e lagjes se vjeter. per te mos thene pastaj qe po arrite me zgjidh çeshtjen çame, ate rrugicen e ben gjate kohes qe te merr e dhimja ne hale.

TironciLebetit

Po kush ka pare Lek nga Camet a derezi qe te shohesh ti nga Haleja. Cameve mbare u shkofte se vellezerit tane jane por per pune parash vetem meneren e tyre kan pare … Po le qe spresin Camet deputetin e Kacinarit tu zgjidhe ceshtjen e tyre, kurse me shume gjasa poplli i Kacinarit do shofe deputetin tek fevziu per ceshtjen e rinise dhe kontraceptiveve

anon64581289

çeshtja tyre ne fakt eshte çeshtje LEKU. pronash, shtepiash, tokash qe ndodhen ne greqi. duke u pasuruar çamet vete, nga demshperblimi, pasurohen indirekt te gjithe.
ti po u pasurove, si shqiptar qe je me pasuron dhe mua, shqiptarin tjeter, edhe pse asnje lek me vjen drejtperdrejt nga ty. ti do rrezatosh atje ku do jetosh me shume, duke pasur lek mund te besh po ashtu shume me shume se pa pasur lek, etj, etj. namin vetem te na rregullosh sado pak, ke bere punen me te madhe kombetare. jo qe mund te investosh ne shqiperi, etj gjera te tjera me te drejtperdrejta.

ps: dhe a di pse çamet kane pasur namin e keq tek ne te shqiperise (si te pabese), sepse nuk respektonin Mikpritjen (standardin shqiptar te moçem). nuk ja hapnin deren udhetarit, po te linin te flije jashte. sot ne shqiperi perseri e ven re, qe sa me jug te vendit shkon, aq me tregtare behen njerzit. si me thene marredhia me lekun i paraprin asaj te mikut. leku eshte kryesori, ndersa shoqeria dytesore.

Alba2265

Te drejte po ajo eshte vetem gjysma e detyres se deputetit .atij/asaj I duhet fjala vjen qe Te dije 5 gjera mbi ushtrine qe kur ti duhet fjala vjen Te votoje buxhetin per blerjen ehelikopterave Te jete ne gjendje Te behen pyetjet e duhura,ta dije pse e ben cfare blihet a eshte malli qe I duhet vendit etj.prandaj e mira eshte qe Te jene 100 deputet por Te kene buxhet per zyra e stafe keshilltaresh e zgjedhje Te dalin ne debate publike qe votuesit te jene ne gjendje Te gjykojne.

anon64581289

mendoj qe korrupsioni eshte i mire per shtetet si shqiperia. eshte sistemi B. dmth kur sistemi A nuk funksionon (ne shume pak popuj funksionon ky sistem, çdo gje me ndershmeri. dmth te rropatesh ne pune per fare pak lek), perdorim B qe ta hedhim lumin.
sapo çatoja me njerin, tu fol aktualisht per Francen ku asgje po ecen. i thashe ka per te perfundu ne nivel te italise dhe te spanjes siç po shkojne punet. me tha, mund te behet me keq, sespe ne itali dhe spanje kane edhe sistemin B. francezet kane nje sistem te vetem si gjermanet, ate te ndershem, por pa i pasur karakteristikat apo cilesite e tyre.

ps: shumica te huajve mendojne qe ekonomia shqiptare mbahet nga pastrimi i pareve. dmth qe ato qe jane bere deri me sot (pallatet, lokalet, plazhet, etj), ose po thuaj e gjitha ekonomia private, eshte para mafiozesh. ndersa pjesa tjeter, ekonomia shteterore (infrastruktura, hidrocentralet, etj,) jane ndihma apo borxhe te huaja. ja pra shoke e shoqe moralista, peizazhi shqiptar ne syte e te huajve. dhe ju prisni te na fusin ne europe, ne dhomen ku rrine dhe vete.

TironciLebetit

Helikopteret blihen me urdher qeverie si ne Shqiperi ashtu edhe ne Greqi, a si shperblim te detyruar ndaj qasjes Europiane, nuk ka cte beje Deputeti i Progonatit.
Po mua pse sme pyesin kongresmenet per Nona Bombat qe prodhohen dhe hidhen si koqe fiku ane mbane botes?

Une i kam zet pseudo-intelektualet qe perzihen ne Politike…sepse smund ta shof dot intelektualin ne kolltuk qeveritar…intelektuali ne kolltuk kthehet ne putane sepse eshte i deshtuar.

Shif KaptinModhin e Lsi me te gjithe Kucedren e Pare… me nivel zero intelektual por dine si te cajne perpara…vjedhin, kapen, dhe marrin poste me te larta me pas, e nuk eshte faji i tyre por i vegjelise qe i adhuron per suksesin e arritur ne cdo menyre e i mediave ku kanalistet vdesin ti marrin pak arome menderes se tyre te qelbur ne para te vjedhura…
Shqiperia eshte larg ne kete praktike e smund te shpresojme ate lloj llogaridhenie… por lebetitja time anti-intellektualiste proklamon qe Lapardhaja duhet te prezantohet ne parlament nga djemte e vajzat e saj vendalinj e jo nga VIP e Fevziut e Arian Canit apo Panairit te Librit.
Shqiperia eshte shume mbrapa ne kete pike sepse kolektivisht eshte e humbur mbas pasivitetit te adhurimit te figures qe i perfaqeson sine Big Brother e jo mbas aktivizmit pragmatik te funksionit perfaqesues te nje individi qe sjell permiresim per komunitetin ne KETE BOTE JALLANE.

anon64581289

sa vjet ke pa qene ne shqiperi ti tironco ?

TironciLebetit

2 her nvit zakonisht pa llogarit hallet…por qendrime jo me te gjata se 5-8 dite

anon64581289

s’paske baza atje si duket qe rri aq pak.
po atje jetohet me mire se ne Paris. une kam mbi 25 vjet qe jetoj ne paris, dhe kam pare shume prej tij. prandaj votojne dhe socialistet ne shqiperi. kur fillon dhe jeton keq, voton te djathtat, siç bene amerikanet, psh.

TironciLebetit

Po kush ka baze atje…cdo vit qe shkoj aq me pak kusho gjej se ikin…aty ka Halle ore Halle…e ska as Socialiste a te majte, te gjithe jane te djathte e te dhene pas Lekut… me lodhin veshet me perrallat se si do behen te pasur…

anon64581289

ka qe i kane shoket atje, qe jetojne persmari. nuk ka halle ne shqiperi dhe nuk ikin prej halleve. une u bera vite qe kam ikur dhe nuk ika gje prej halleve. po ashtu ikin dhe sot. pune me te keqija se ajo qe do te benin ne shqiperi bejne jashte, shumica shqiptarve.
jeta do t’u veshtiresohet kur te fillojne dhe t’i taksojne ne maksimum si ketej. po per momentin nuk pagun kush taksa akoma.

gjembi

Nuk eshte shume e vertete. Nuk e di a e mba mend qe perfaqesuesit e partive te vogla, me ne krye Presidentin e ri, u futen ne greve urie ne Kuvend per kete gje.

Bleta

Po, reaguan atehere, por cfare bene per 8 vjete me radhe? Vetem LSI (ndoshta eshte merita e vetme qe ka) iu imponua te dy partive te medha, te tjeret prape atje vajten dhe lepihen. Dhe nuk do kishte asgje te keqe sikur kjo lepirje te ishte per parime e qellime te perbashketa, psh te ishte nje pike ne program per te cilen ben koalicion dhe do qe te permbushet brenda mandatit. Por koalicioni eshte kryesisht per te siguruar vende pune per te afermit. Eshte mese e ditur qe institucionet jane mbi 50% te aferm te eksponenteve partiake, pjesa tjeter nderrohen sipas partise ne pushtet.

Bleta

Socialistet ne Shqiperi votohen prej pleqve qe jane komuniste dhe nuk e nderrojne, gjithashtu jane mesuar te mbajne radhe per votime. Nuk votohen se jane te majte, sepse realisht s’jane. Nuk flet dot per ideologji ne Shqiperi.
Biseda e njerit ne autobus(s’e di pse pikerisht ne autobus e gjeti te flase ne telefon):
-Po, alo, he, ku je ti sivjet i caktuar?Se ne ty te kemi mik… Apo nuk e kane vendosur akoma? Se kur ishe ne Tirane ti sigurova 25 vota, po ishe prape mos ki merak.
—pasi i pergjigjet IKSI nga ana tjeter—
-Aaaa qenke ne Vlore sivjet…do flas me miq e te njohur qe kam atje, po te sigurta nuk e di sa behen.

E ja, disi keshtu behet, po per ideologji e programe nuk do t’ia dije asnje. Kjo eshte fatkeqesi e vertete.

anon64581289

njeriu voton kudo per ate force qe e mban me buke. dhe nuk behet fjale per shqiptaret ketu por per specien qe quhet njeri. as ne france jo me ne shqiperi, nuk votohet gje per programet, bile asnjeri nuk i njeh fare keto. u votuan akoma komunistet ne france, qe komunizmi ka falimentu ne shumicen e shteteve, as kina, me te njejten parti marksiste, nuk e aplikon me prej kohesh.
rinia votojne komunistet se duan leke qyl. subvencione nga shteti. pune nuk ka ne kapitalizem po s’pate kompetenca. se nuk te jep njeri leke kur ti s’di te prodhosh gje. ata qe ishin sot ne manifestim jane te gjithe te papune. asnje nga ata qe punon se ka lene punen qe te manifestoje.
sikur komunistet apo socialistet te bejne te njejtin manifestim ata e mbushin sheshin tumllas, se shumica e njerzve pa profesion i mbeshtesin, se nga shteti i presin te ardhurat, jo nga vetja.
ai ne telefon, i ka te gjithe si veten, prandaj dhe ti siguron votat. ai qe nuk eshte si ai, ka kohe qe e ka braktis dhe nuk jeton me me te.