Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë me emra arabë?

nuk je përgjigjur çiltër dhe e kuptoj arsyen. emri,pikë se pari ,është shrehje e identitetit. të paktën kështu është në evropë qe ju e merrni si pikë referimi. nqs ata nuk i konsideron bashkëkohore,tjeter gjë pastaj. e pra 90% e lart e bashkekohoreve venë emrat e tyre kombëtare. ndërsa në afrike, vene emra te huaj me shpresen se mos duken si te bardhë. karagjozllëku i shqiptareve,si për _mustafatë, ashtu edhe për _jurgenët_është ofendues dhe turpërues. nuk e di si përgjigjeni kur ju pyet ndonjë i huaj -_nuk keni emra shqiptar ju qe vetem kopjoni të tjeret?

justifimi i bashkekohorit,vlen edhe për _selmanët,sepse njëhere e një kohë ne vënd te brukselit ishte stambolli. dhe nesër mund të jete pekini. urime për emrin, zoti _lu jurgen haxhiaj:kr:

pse i bëjmë të vuajnë fëmijët tanë me ndjenja inferioriteti? pse ndihen kaq pak të vlerësuar sa talljet kthehen në vuajtje? emrin, sido që të jetë, ta kanë vënë njerëz që s’të njihnin ende, që jetonin në një tjetër epokë dhe është një trashëgimi për të cilën ti nuk ke asnjë përgjegjësi tjetër përveçse ta nderosh.

Autori eshte nisur nga motive patriotike apo fetare? E kuptoj qe nuk do ta marr kete pergjigje pasi autori me sigur nuk e frekuenton peshkun. Ndoshta do te ishte me mire qe te thonim “pse i bejme te vuajme femijet tane me emra te huaj?” Mund te ve varg plot emra te huaj qe shqiptaret ju vene femijeve, duke filluar nga Aiden tek Vandam.

1 Like

Nuk eshte edhe aq e sakte kjo pasi emrat evropiane jane ne pergjithesi biblike megjithese ne versione “kombetare”. Persa u perket emrave te lashtesise, mund te them qe jane shume te bukur dhe kenaqem qe iu ngjiten femijeve. Agron, Etleva, Enkel, Enkelejda… etj., etj, jane pasuri. Megjithate, jeta eshte e shkurte, arbitrarizmat, qofshin edhe patriotike, jane te koherave te tjera.

1 Like

Problemi fillon qe nga mbiemri turko-arab…dhe ne nje fare menyre nuk pershtatet shume me emrat e ri perendimore kur stonojne me njeri tjetrin…gjithsesi qe ne kohet e Enverit dhe me pare …jane gjetur mundesi per te ndryshuar mbiemrin , shkurtuar apo tjetersuar…,kryesisht bektashinjte ne jug te Shqiperise …si psh nga Ramadan ne Rama , ose Latifi ne Lato ose Lati …etj ( ka shembuj pafund)…Mbas viteve -90 ka dhe mundesi ligjore per te nderruar dhe emrin dhe mbiemrin turko -arab…deri sa vijme te Rita Ora qe nuk eshte me sahatcie…Gjithsesi shteti duhet te ndihmoje me lista baze emrore ( ne te gjithe vendet e BE…komuna ofron lista lista emerore per te sapolindurit ) dhe ti jape opsione se si te ndryshoje mbiemrat turko-arab, ose ta shkurtoje e ta tjetersoje ...Me kujtohet disa vite me pare nje i njohuri im ketu ne Danimarke ..ndryshoi emrin dhe mbiemrin musliman qe kishte ...e dini si me tha....."""" Cfare barre paska qene ...cfare turture.... tani dhe njerzit me shofin ndryshe , me flasin ndryshe """...Njehere shqiptaret i ndryshuan emrat / mbiemrat nga pushtat turq , mos vritesin nga pushtat ,qe te mos paguanin taksa dhe mos ja merrnin femijet nizam …tani eshte koha per te ardhur ne origjine europiane perseri …!!! ( proces qe ndodh natyrshem , me vullnet te lire …)

Une nuk mund te di motivet e autorit, aq me pak “motivet e fshehta” ndaj po pergjigjem pa e paragjykuar qellimin.

Kam takuar shume djem e vajza rreth te 20-tave qe emrat e vjeter qe kane, i ndryshojne. Kam kuptuar se kjo ndodh shume shpesh. Ketu feja nuk hyn fare, por eshte ceshtje e vjeter-e re. Familjet nuk duken ta kene problem kur Nexhati vendos te behet Neti, apo Xhemali, gjithmone i qethur sot, me vathe e me tatuazhe zgjedh qe mbiemrin ta perdore si emer, ndersa emrin (Xhemal) ta heqe fare nga perdorimi. Keshtu ka Vangjel qe preferon Vani, Anastas qe e shkurton Ani, Myfarete qe vetequhet Rea.

I kam pare keta cuna dhe goca te sikletosen, kur u duhet te zbulojne emrin e vertete a te plote gjate nje procesi regjistrimi, pasi kur ta thone merret vesh se ka qene nje perpjekje per ta fshehur, jo nje shkurtim i natyrshem. Nevruzet nuk behen me Noke, ndoshta Nevi. Dhe ti e kupton se ata e vuajne, qofshin Shtjefna, Nikollaqër apo Abedinër.

Ma merr mendja, ne gjendet civile mund të mësohet sa është numri i atyre që i ndërrojnë emrat e vjetër.

…qe kur erdhen kamunistet ne fuqi ,nuk po I ndahen dekoratat dhe ofiqet qimos :stuck_out_tongue:

Si thote latini:asinus asinum fricat :grinning:

Nashi emri puro shqiptare nuku ka .edhe emrat moderne kaure ne shumicen e tyre jane emra cifute .

Shqiptaret duhet te heqin dore nga tradita e trashegimit te emrave te gjysherve.

Epooo, Kur heq dorë edhe Neimi i Çilit…

Qorro, ti mos bej sikur nuk i kupton motivet e autorit, se ato duken qartazi ne kete artikull po edhe ne ate qe solli Armiri. Pikerisht ketu qendron problemi. T’i japesh te drejte atyre qe persekutojne shoket per emrin se kane emer mysliman dhe t’i besh thirrje te vrapojne te nderrojne emrat e t’i bejne perendimore (pra te krishtere) eshte idiotesi. Si ky idioti qe ka shkrujte artikullin si ca debila ketu, e kane te kote qe shpresojne se do arrijne t’i kompleksojne shqiptaret e t’i bejne te nderrojne masivisht fe. Fakti eshte qe kush ka nderru fe keto 25 vjet e ka bere ne shumicen derrmuese te rasteve per shkak te presionit (shif rastet ne Greqi) dhe interesit. Nuk kam njoft asnje rast (po kjo s’do te thote se nuk ka) kur nje mysliman te jete bo i krishtere e te jetoje si nje praktikant i devotshem. Kurse ne sensin tjeter gjonat mund te kene qene edhe me zarar, se ka pas disa raste te konvertuarish nga te krishtere ne myslimane qe kane perfundu te radikalizuar. Raste te rralla, po qe ekzistojne. Prandaj me duket loje e ndyre dhe me zarar kjo e konvertimeve.
Persa i perket emrave te vjeter une nuk kom car them se robve per gallate i vej vetem kshu emrash. Fakti qe njerzit mund t’i ndryshojne emrat e vjeter per te vone emra shqiptare, me duket shume ok. Po ta nderrosh me nje emer te nje feje tjeter vetem se i ngjan modern, Ganiut, kjo eshte absurde.
Nejse une per vete, megjithese kom emer perrallash, ndihem shume rehat me emrin tim, Guce :stuck_out_tongue:

Ky fenomen ndodh jo vetem me muslimanet por edhe me te krishteret. Prinder apo gjysher qe duan te riperterijne te vdekurit qe edhe pse kane nje fije dyshimi per vendimin e emrit te vjeter prape me kokefortesi dhe krenari trumpetojne se filan femije do te quhet Muharrem ose Vangjel.
Tani keto emrat muslimane tingellojne pak me keq apo pak me primitiv kryesisht nga perplasja me boten perendimore me te cilen kemi qejf te identifikohemi.
Ne te njejten kohe eshte gjynah qe nje popull i vogel dhe i lodhur te marre persiper qe te beje emrat musliman te pranueshem ne oksident dhe tja veshtiresoje jeten vetes se vet, pasi dihet shume mire qe cdo emer musliman duam apo s’duam eshte subjekt racizmi.
Keshtu qe pavaresisht korrektesise politke qe disa kane ngritur si problem, autori e ka nje te drejte pragmatike.

“I gjithë frustrimi për pamundësinë për t’u vënë fëmijëve të tyre emrat që ata dëshironin shpërtheu pas viteve 1990, kur Shqipëria hapi kufijtë. Liria e re e pakufizuar dhe pakontrolluar shumë shpejt e tejkaloi nevojën për një identitet kombëtar,”
Edmond Dragoti

Fenomeni i emrave të huaj është një goditje për identitetin kombëtar. “Gjuha jonë është shumë e pasur, plot ngjyra dhe të jep mundësi të mrekullueshme për emra të mirë ndërsa ruan gjithashtu traditën, identitetin dhe kulturën. Ajo që po ndodh tani është vërtet një tradhti e identitetit tonë,”
Agron Tufa

Unë mendoj se ajo që @Lizander shkruan më lart për konvertimet është thjeshtë urrejtje për fenë. Autori më lart nuk sjhkruan për konvertimet nga religjionet e ndryshme fetare por e zë çështjen në aspekt tjetër, atë që Tufa thotë në pasazhin e mësipërm. Radikalizimet e të tjera si këto janë gjepura ose komentuesi i mësipërm i ka në ndërvetëdijen e tij…Se mar vesh pse ke aq fobi kur vjen puna tek kryqi, pastaj është edhe hëna e plotë…:stuck_out_tongue:

problemi me fjalen ne demokraci eshte se argumenti, qofte pro a kunder, ndersa tirret e zgjatet, ai degezohet, hollohet e spiralizohet aq sa edhe kthehet kunder vetes se vet.

S’ka te keqe t’i nderrojne emrat, jane te vjeter, me baze fetare (cilado qofte), e te shemtuar. Kaq eshte gjeja.

Problemi qendon fillimisht te MBIEMRAT …emrat jane kryesisht zgjatim i mbiemrit ne percaktimin e identiteteve…te perpunojne ““mbiemrat”” se emri ecen vete…

Jam kurioz te dij nese ka ndonjeri pervoje me emrin e mesem, besoj qe nuk eshte shume i perhapur si fenomen tek ne shqiptaret por mendoj se eshte nje gje e bukur.
Megjithate a keni degjuar ndonji rast apo keni ndonje shembull nga pervoja personale te perdorimit te emrit te mesem (midlename) tek shqiptaret.

E keni gabim, në Shqipërinë e veriut sidomos në zonat e krishtera përdoret fare rëndom prej gjithkujt~!

me komike tingellon kur degjon shqiptaret me emra italian …

Ke ndonje shembull ?