Pse nuk riciklojmë mbetjet tona?

Pse nuk po riciklojmë? Pse nuk po ndajmë letrën, qelqin, plastikën që në shtëpitë tona, në vendet e punës, shkollat, spitalet? Kemi një ligj, por e shkelim dhe nuk riciklojmë por ndosim tokën, ujërat, detin, plazhet. Me mbetjet e vendit industria e riciklimit do të furnizohej 100%, madje do duhej të shtonte kapacitetet, por ne nuk riciklojmë, ne ndosim, i hedhim tonat në lumë dhe zgjidhja që gjendet… IMPORT MBETJESH. Skandaloze! Të importosh para se të riciklosh është zgjdhja e lehtë, ikja nga problemi, mospërballja me një çështje me rëndësi kombëtare. Të importosh para se të riciklosh të tuat është gabim. Ligji per trajtimin e integruar te mbetjeve ekziston prej disa vjetesh por asgje nuk eshte bere deri me tani per zbatimin e tij.

Pas reagimit te forte te shoqerise ne lidhje me Ligjin e sapovotuar ne Parlament e ka detyruar Qeverine te nise nje fushate mediatike (pas votimit te ligjit me shpejtesi mbrapa-sqarimi ngjan i bere me pahir) ku vleresohen te mirat e riciklimit. Riciklimi nuk eshte thjesht i mire, por eshte i shkelqyer, dhe kundershtimi nuk ka qene asnjehere ndaj riciklimit, por ndaj importit. Ngaterrimi i ketyre te dyjave nga spin-doctorsat nuk eshte i rastesishem, natyrisht.

3 Likes

Pak jashte teme, po a eshte publik teksti i ligjit te ri?

Avash avash Blendo, sapo kemi filluar te riciklojme vajin qe skuqim neper restorante, mishin e grire per qofte, miellin per buke. Tani vetem plehrat na kane ngelur. Do mberrijme dhe aty.

4 Likes

+1 pesembedhjete here meqe dashka 15 shkronja

S’ka leverdi te riciklosh ne pjesen me te madhe te Shqiperise…

Reciklimi duhet te behet i detyrueshem qe ne Shtepi, Nazarko e kishte kapur mire kete pike dhe propozonte edhe perfshirje te pensionisteve ne proces edukimi e shperndarjeje qesesh recikluese. Qytetaret duhen te ndergjegjesohen mediatikisht dhe Bashkite te forcojne penalitetet per ke nuk reciklon si kudo.

Shqiperia reciklon vetem 17% te mbetjeve, me pak se cdo vend tjeter qe perkthehet ne qindra tonelata plehra te groposura e qe do digjen. Ky 17% arrihet fale punes skllaveruese se Romve qe punojne ne landfille plot infeksione e rreziqe per jeten.
Importimi i mbetjeve edhe po u rrezua kete radhe do aprovohet ne te ardhmen sepse eshte i domosdoshem per industrine recikluese. Shoqeria civile te lire kafenete dhe te kerkoje baze juridike per te monitoruar importet. Nderkohe me reciklim e pa import Shqiperia do ndotet nga mbetjet e saja te mbetura… ne rastin me te mire me 60-70% .

1 Like

Monitorimi nga shoqëria civile është që tani pjesë e ligjit. Shiko PDF e ngjitur me sipër nga Blendi. Po shkëpus këtu nenin puerkatës:

Organizatat e shoqërisë civile kanë të drejtën e monitorimit në pikat doganore të
caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve.
Ato paraqesin kërkesë me shkrim për pajisjen me autorizimin nga ministri përgjegjës për
mjedisin, që lejon kryerjen e këtij monitorimi.

MInistri nuk pranon kerkesen per monitorim. Cfare bohet pastaj?

Pastaj hedh në gjyq ministrin… derisa ligji thotë që organizatat kanë “të drejtën e monitorimit”, ministrit s’i ngelet shumë vend për të gjykuar.

Ama, po iu tek ministrit t’a vonojë aprovimin, asaj ç’ti bësh…

Me sa kuptova, Monitoring i shoqerise civile u perfshi me te shpejte nga Tit Vasili momentin e fundit. Sot pashe nje deklarate te Metes qe do i jepte porosi dy ministrave te tij, te Drejtesise dhe Ambientit, te pergatisin amendime ligjore te metejshme, pra po diskutohet ende, dhe LSI duket qe do mbaje pergjegjesine kryesore.
Por duhet me u cu nga kafeneja me bo monitorime si edhe me punu me popullaten per nqergjegjesim te reciklimit. Ambientin duhet ta duash jo vetem ku KM kalon ligje te kontestueshme por cdo dite sepse ndotja este 25vjecare e perditshme dhe e pakthyeshme.
Ne rastin me roze biznesi nuk ka per ta kaluar pragun e pastrimit me me shume se 40% te mbeturinave. Ndersa diskutojme bashke Shqiperia ndotet. Jemi shume mbrapa me reciklimin, mbrojtjen e ambientit, le te hedhim nje sy tek komshinjte tane te urryer sa shume i duan vendet e tyre reciproke.

1 Like

Pergezoj shkruesin qe sado pak ofron debat mbi kete çeshtje te rendesishme. Riciklimi nga persona private si dhe industria e riciklimit jane bashke hapa qe merr nje komunitet i caktuar per te jetuar ne menyre etike, por me te drejte, B.S. ben verejtje per mungesen e moralitetit nga ana e pushtetit ne t’i ngaterruar keto dy gjera.

Monitorimi nga shoqeria civile me ngjan si nje tjeter spin e kesaj historie fatkeqe; te jete thua shoqeria civile 24/7 e pranishme gjate zbarkimit te mbeturinave? Do te kene anetaret e saj mjaftueshem pergatitje profesionale per te analizuar çfare eshte dhe çfare nuk eshte e rrezikshme? Cfare pritshmerish duhet pasur karshi shoqerise civile?!

Planet per Menaxhim te Integruar te Mbetjeve - Rajonale dhe Kombetar aty kane qene qe prej 2010 e megjithate shume pak eshte bere prej atehere ne ate cka duhet te ishte ceshtja me e rendesishme: DIFERENCIMI.

Ka patur projekte pilot por kane deshtuar pasi nuk u eshte dhene vemendja e duhur. Kerkohet kembengulje e madhe ne nje fushate ne shkalle kombtetare per te arritur dicka.

Pa masa te tilla konkrete ky ligj pervec pjeses se importit te mbetjeve do mbetet serish ne leter.

Po t’i do te lesh pa pune spin-doctorsat?

PS. Apo i do ke peshku?:smile:

Ku ke degjuar apo pare qe shoqeria civile te bej protesta kunder mbetjeve te reciklueshme? Nuk eshte reagim i forte te besh histerikun dhe oportunistin. Nese kjo do te kthehet ne politike groteske alla shqiptarce eshte tjeter gje, por eshte e turpshme te fshihesh pas shoqerise civile. Mos te harrojme qe ligji eshte hartuar edhe nga shoqata te huaja dhe vendase ambetialiste sepse jo te gjithe jane histerike qe nuk dine te ngrejne nje kauze. Nuk mundesh te bisedosh apo arsyetosh me histerike, kujtoj ketu armet kimike qe desh na ben qametin dhe si perfundim u shkaterruan ne Bari te Italise vetem pak km larg shqiperise.

Grande capo niente caca…kur piu capo valiumin.i shkoi kaka ne maje te kokes po nuk ia ndiente hicc…keshtu dhe ky popull…i eshte bere mullari naaa te dera e nuk ia ndien hiccc…pffff riciklim…shfaqje e huaj.

Të sqarojmë një diçka:
Ligji i lartpërmendur është thjesht një kompromis politik. Si i tillë, ai krijon përshtypjen se jep zgjidhje një kërkese të natyrës lobiste, të ngritur nga ata që janë të interesuar materialisht nga riciklimi i “lëndës së parë” të mëposhtme:

mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, të listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues, të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria…

  • çka nënkuptohet është interesimi i ligjëvënësit si pjesë e padukshme e kësaj “industrie” - trafiku i ndikimit, paret e padukshme që do të kalojnë (apo që kanë kaluar) nga dora në dorë,që ky ligj të konceptohet, të redaktohet dhe së fundi, të votohet.
  • çka bën frikë është se nën këto përkufizime si ai më lart, në pamje “jo të rrezikshme” mund të kalojnë edhe mbetjet e rrezikshme (industriale, kimike, mjeksore, radioaktive…). Aq më tepër duke njohur problemet e ngritura ndaj vendeve të zhvilluara evropiane për t’i trajtuar ato (kosto shumë e lartë përpunimi, legjislacion fort parandalues, aktorë lokalë të tipit mafioz që merren me përpunimin e tyre etj…). Aq më kollaj, duke njohur mekanizmat lokalë që bashkëshoqërojnë këto procese: doganierë dhe aktorë të kontrollit të korruptueshëm, shumat kolosale që janë në llojë, profilin e politikanit shqiptar tashmë të farkëtuar gjatë këtyre 25 vjetëve tranzicion…
  • çka është kriminale - e theksuar nga Blendi - është lënia në harresë e riciklimit të mbetjeve në vend, paçka legjislacionin egzistues dhe të aprovuar. Në se ligjit të mësipërm i mungon diçka - dhe prandaj duhet amenduar (ndryshuar) është pikërisht, referenca me ligjet e tjera që administrojnë trajtimin e mbetjeve të riciklueshme të vendit. Një nen që duhet shtuar qysh në hyrje të 48/1 :
    Republika e Shqipërisë lejon importin e mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme… vetëm atëhere kur enti rregullator i prodhimit dhe i importit të lëndëve të para vëren se masa lokale e këtyre lëndëve ka arritur nivelin e saj kritik të poshtëm dhe mungesa e tyre ve në rrezik egzistencën e sektorit industrial përkatës sikundër dhe punësimin në të, të siguruar përparësisht nga riciklimi i mbetjeve lokale…
  • çka duhet kërkuar, qoftë nga shoqatat apo nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, është jo thjesht anullimi i këtij ligji por rikthimi i tij në Parlament dhe hapja e një debati publik lidhur me ndotjen e mjedisit, trajtimin e mbetjeve lokale, riclklimin e tyre - qoftë duke riparë edhe ligjin e mëparshëm që regullon riciklimin, duke shtuar krahas detyrimeve për riciklimin edhe masa konkrete për ta realizuar atë. Në këtë rast, do të ishte me interes, krahasimisht situatës në vend, të stimulohej pikërisht ky riciklim me grumbullimin me pagesë (nga privatët apo nga vetë Shteti) të materialeve të riciklueshme: letër, plastikë, qelq… apo me krijimin e një statusi profesional të grumbulluesit riciklues (me krijimin e një mekanizmi ekonomik nxitës përkatës - heqjen e taksave, tatimeve profesionale si sipërmarës të vegjël ose sh. të vegjël - lidhur me shifrën vjetore të të ardhurave, etj…)

nuk ndahen plehrat-thote,dhe prandaj do sjellim te huaja! po kush është përgjegjës per ngrijen e sistemit te perzgjedhjes se plehrave? vendos njehere kazane me ngjyra te ndryshme neper lagje dhe pastaj kërkoi llogari popullit kokcep,per mosperzgjedhje te plehrave. shumica e kazaneve ne shqipëri jane ca llamarina pa kapak qe nuk u afrohesh dot. pra shteti ,që ne fillim te thote dinakerisht -hidhi poshtë. pra ,paaftesinë e tyre per te administruar mledhje e perzgjedhur te mbeturinave,e perdorin si arsye per jashtësjelljen e mbeturinave. qeveria ështe përgjegjëse për ruajtur interesat e qytetareve dhe jo te mafiozeve qe paskan hapur punishte per plehrat!

1 Like

Kjo vjen sepse natyra e shqiptarit ne rreth 70-80% eshte akoma natyre moskokcarse dhe e papergjegjshme. Si e tille, mbi 90% e politikanve, zyrtarve dhe drejtuesve nuk e vrasin mendjen te fusin sistem plehrash me shume kazane, me ngjyra te ndryshme, si ne nje shumice vendesh te botes, ku letrat kane kazanin e tyre, shishet dy kazane te tyre, shishe me ngjyra dhe pa ngjyra, plastikat ne kazanin e tyre, biot ne kazanin e tyre, dhe pervec ketyre edhe nje kazan per plehra te pandara, te cilat mund te merren me shpesh nga firma. Kush do ta nise kete pune ta beje, per te cilen eshte folur qysh ne vitet 90 dhe akoma nuk eshte bere gje!!!..

po pse nepër bote nuk i hedhin plehrat rrugeve shqiptaret? nuk e ka fajin populli qe nuk ka sistem per perzgjedhjen e mbeturinave. +ligjit që te detyron ti hedhësh atje ku duhet.