Qafe e martes

Po , se deputet ka qene edhe Baca Dritero. Por ka qene shume I nderuar. Nejse . Jam I sigurte qe Atdhetarizmi natyrisht mbetet kriter , bile bile hyn qe me fillim. I thon Nobel or mik , nuk Ka cmim tjeter me te madh. … .

ka Oskar qe osht daha mo i modh. Pyt Korriksen.

Oskari eshte si shpirt se eshte nga Amerika.
Xhatani, baca Dritero nuk i ka veprat material Nobeli me thene te drejten. Eshte OK domethene, po jo aq larte.

Kadare nuk e merr Nobelin, sepse tani ka disidente t’mdhenj qe shkrujne libra e qe jane shume me teper disidente se ai.

Disident mendoj qe eshte Visar Zhiti , Maks Velo apo Fatos Lubonja. Kadare iku ne Paris me Carter , e nisi shoku I tij , Ramiz Alia. Turp te kene te gjithe ata qe e kane etiketuar si Disident . Pothuaj gjithe veprar e Enver Hoxha ’ jane redaktuar nga Kadare. Ku e gjeti disidentin , apo te oborri I xhaxhit…

ka pas marre 12 mije leka ne muaj. Tallon drush sa te donte, tallon mishi gjithashtu, kamp pushimi puntoresh ku te ma donte, kompesim per kalamajte, leje barre per gruan, autorizim per televizor, lavatriçe, frigorifer. Gjithe te mirat kishte, ç’ne disident?!

E pra, i dhane nje lopate 6 muaj ne Lushnje dhe e quan veten disident.

tani u pa puna, po bej edhe une nje bejte katunaresh:

O Martë qe ke vdek ne Qafemartë,
nuk eshte se dua te bie fort ne qafë,
duku, duku ndonje natë,
te hash ndonje qaf patë.

kujt i dhane 6 muaj lopate ne lushnje, kadarese?
hera 1re qe e degjoj!

edhe lopaten ja dha Ramizi meqe e kish shok.

o xhatan, mer vlla nuk ke zbatu proçeduren e muhabetit dosje kadare qe kemi 30 vjet qe e bejme vazhdimisht sa e kemi mesuar permendesh, e ti harrove fare te permendesh Kasem Trebeshinen.

ti di vetem jeten e Driteroit sepse je socialiste. Jeten e Molit e dime ne maloket e PD-se. Lopaten ja dhane qe ç’ke me te, por vetem nje ore pat fuqi ta tunde, mbas nje ore u dorezua, bashke me nje disident tjeter. Te dy intelektuale te mdhej, bythpamuke. Historine e ke nje nje liber te vetin, nje si pune autobiografie.

O vend im i bekuar – blu xhinsa dhe gunë,
Në trup kushtetutën, në mendje kanunë.

O vend i bekuar me Miss-Albania,
Me gotën me viski, me kokën me thërria.

O vend i bekuar, copëtuar në dy copa,
Me dele tek sërbi, me lesh nga Evropa…

nuk do ishte me mire:

O vendi i bekuar, copetuar ne dy bole

keshtu mer kuptim edhe leshi i Evropes.

Nuk jeton me merhumi Dritero qe t’ia sugjerojme.

O njerez te pafajshem e keni hak dhe nje tjeter xhevair nga thesari I baces. Titullihet , " Do jete mengjes " … Besoj qe pas dy a tri ditesh jua sjell te fresket , te qarte dhe pa gabime. Ne rregull. Mos u zini me tani ? He ju befsha kurban. Ham ham se me duket lash nam.

jo vetem ham ham ham, por edhe muuuu

LOPA

Lopa përtypet në grazhdin e mbushur me bar

Unë mbështes faqen në shpatullën e saj të madhe

Dhe ndjej nga thellësi e qenies së saj një zjarr:

Ky zjarr erdhi me barin që u mblodh në livadhe.

Me brirët e murrmë ndrit llamba elektrike

E drita bie në kusinë me qumësht.

Mua nga lopa s’më iket

Me faqe në shpatull ndjej qumështin me shkumë.

Mjelësja kusinë ngadalë merr.

Dhe me duar me qumësht pret

Më thotë: Ju jini veteriner!

Unë faqen nga lopa e heq: Jo poet!

Ajo buzëqesh dhe më vështron me sytë e saj të kaltër

të bukur e të urtë si paqe

diçka mendon diçka sjell në hatër

Dhe e kupton se unë pa lopë nuk shkruaj dot vargje …

Ne are leronte fshatari
Ne are kulloste dhe gomari
Gomari hante bar I qetw
E shikonte si renkonin qete
Ca nga lodhja ca nga vapa
Hosteni I cponte nga mbrapa
Ne mbremja kau balash
I thote gomarit avash avash

  • Me cpo shoh o vesh perpjet , per ty paska qene kjo jete
    Ha e pi dhe fund zinxhir
    Dhe rron si Jo me mire-

Dhe gomari nuk ja zgjati por ja ktheu -

Degjo ketu kau balash
Don te mos lodhesh kurre
Behu ne dark si I demure
Mos ver ushqim ne gone
Renko gjersa te agoje

Dhe balashi nuk ja zgjati
Beri sic I tha veshgjati

Fshatari te nesermen ne are
Mbrehu ne parmend gomar…

  1. Pas përfundimit të gjimnazit në Gjirokastër, Agolli bëri kërkesë për të vazhduar shkollën e lartë për Zooteknikë. Siç thotë vet Agolli, edhe pse kishte botuar poezitë e para, mendonte se letërsia mund të zhvillohej vetë dhe duke ndjekur rrugë të tjera në jetë.

  2. Kërkesa për të ndjekur studimet për Veterinari i dërgohet ministrit të Arsimit, Karahman Yllit, i cili e kishte fiksuar emrin e poetit të ri. “Ky djalë ka botuar vjersha, ndaj nuk ka për të studiuar për Veterinari, por të shkojë me studime për Letërsi”, kanë qenë fjalët e ministrit që i ndryshuan rrjedhën e jetës Agollit.

  3. “Para se të bëhesha student, kur isha nxënës, ëndërroja të bëhesha veteriner, sepse më pëlqenin shumë kafshët. Unë mbaja një manar, një sheleg manar dhe ai flinte me mua, unë flija në atë shtrojën me dërrasa, ndërsa ai flinte poshtë nën mua. Nuk më ndahej kudo që shkoja. Më kujtohet, kisha një kalë në shtëpi, shumë të mirë. Edhe në dasma shkoja me të; ne djemtë shkonim në to se kush do t’ia çonte shaminë e nuses i pari në vatrën ku martohej dhe këtë punë bënim me kalin e shpejtë. Një mbrëmje kali ishte shtrirë në haur. Mua më dukej sikur qante, dhe qante vërtet. Vete në shtëpi dhe them se kali po qan. “Jo mor, – më thanë, – se nuk shtrihet kali, ai edhe kur fle, fle në këmbë”. Vajtëm të gjithë dhe vërtet kali ishte shtrirë, na pa një herë të fundit dhe vdiq. Kjo më ka mbetur merak dhe prandaj kërkova të bëhem veteriner kur mbarova gjimnazin”, ka thënë Agolli në një intervistë për dëshirën e tij për t’u bërë veteriner.

Te gjitha intervistat e Driteroit Kane qene te verteta , sic ishte ai vet , dhe krejt jeta me gjithe historite e tij. Keshtu pra.

e teprove i çik me kete te verteten, te jesh i vertete nuk eshte gje e kollajte, sepse duhet te dish te verteten ne radhe te pare, pastaj ta aplikosh, pastaj te kesh rezultat. Eshte nje maratone e tere.

mund te thuash psh qe Driteroi ka qene me i vertete se Kadareja, dhe mund te kesh plotesisht te drejte po te kesh votuar PS si Korriksja. Une nuk mund ta them sepse kam votuar PD, pranej them qe Kadare eshte i vertete, sepse eshte si Pablo Pikaso, osht nje rrenacak i modh qe thote te verteten. Edhe un kshu jom, perveçse edhe fuks.