Qafe e martes

Sot eshte e veshtire te kuptosh se per çfar llafos tjetri, per me teper prej qytetit absurd te Cerrikut ku shiten ilaçe te skaduara, me poete ne epoken e artit modern qe glorifikon absurdin, dhe qershia mbi torte nepermjet celularit. Keshtu qe me duhet te fantazoj se ku e ke hallin ti qe te llafosem me ty, e sidoqofte mire a keq llafosja, motivacioni im eshte per mire. Devijacionist dhe kontroversalist nuk du te jem, sepse boll i tille eshte arti modern. Ah po mund te duken kontroversal per poetet moderne, dakord jam i tille per ta si e kunderta e tyre, por ne te vertete jo gjithmone ajo qe duket, eshte.

E di vllacko , dua te behet me e Mira. Mjafton deshira e mire. Une jam visto , kurohdre. Vec me Beni nje njoftim. Ju dua nga thellesia e zemres. Sinqerisht

“Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë“, D. Agolli.

Ne kohet tona moderrne zvarritet, te pergojon e ndyn ne virtualitet (edhe ty) o i madhi Dritero.

Arka e Djallit, Driteroi i lodhur nga vitet por i cliruar nga zinxhiret. Fantastik per mua.

Ketu s’do jem

Këtu s’ do të jem, do jem larguar;
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.

Ti do trishtohesh atëherë,
Se s’do më kesh në dhomë gjallë,
Dhe, kur në xham të fryjë erë,
Do qash me erën dalëngadalë.

Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje do të jem i fshehur unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje…

kete poezi sa ishte gjalle driteroi e lexonim/kendonim gjithe melankoli intelektualiste, sot kjo poezi eshte e vertete. Duke e lexuar bie ne te qare.

ne virtualitet tallet e pergojohet i Modhi, bile edhe shpifet kunder tij, bile edhe kercenohet se do theret cope cope nga 20 biçaket e Çeços, batalli i modh per Driteroin qe eshte nje piç bythe para te Modhit.