Qesh mirë kush qesh i fundit

Njerzit shprehin një ide ose koncept të dëgjuar diku e të marrë hua si thjeshtë shprehje formale me të cilën mbështjellin ndjesinë e një kënaqsie të rastit që ju duket se legjitimon të drejtën e pronësisë dhe origjinalitetit. Një ide politike, artistike ose filozofike, e shndërruar në bindje e mbrojtur në debate, mund të mbështjellë si veshje shijen e një pjate me makarona ose lezetin e shalëve të një femre.

(nga Ditar i një fuksi)

Sarò serio come il piacere. La gente non sa quello che dice. Non c’è ragione di vivere, ma non c’è neanche ragione di morire. L’unico modo che ci rimane per testimoniare il nostro disdegno della vita, è di accettarla. La vita non vale neanche la pena di lasciarla - Jacques Rigaut, Agenzia generale del suicidio

Jeta as që ia vlen ta braktisësh, por më pas e kupton që ia vlen ta braktisësh duke kryer vetëvrasje që i jep asaj vlerë, sepse jeton më mirë kur kupton që jeta ka vlerë, vetëm se kur hedh trutë në erë nuk jeton dot më një jetë me vlerë.

Ndryshe nga dogma aktuale postmoderne që ndan autorin nga vepra - autori nuk shpjegohet me veprën dhe vepra me autorin -, vepra nuk është vetëm autori, por është diçka më tepër, është edhe çfarë autori dëshiron të jetë. Autori gjykohet nga çfarë përpiqet të jetë, jo nga çfarë ai është.

Evropa e Bashkuar lind si e krishterë dhe jep shpirt si ilumininiste greko-romake mesopotamike babilonike që nuk paguan dot faturat e dritës dhe gazit.

Rimbaud i shkruante nënës së tij: “Sekreti i gjenialitetit tim është se jam i pashpirt”, duke shpjeguar kështu në mënyrë të përsosur sekretin e gjenisë si ekonomi shpirtërore. Gjeniu harxhon tërë energjitë vetëm për krijimin e tij, artistik, filozofik,shkencor etj, nuk harxhon energji të panevojshme për të dashur të afërmin, vetëm e shfrytëzon për interesat e tij, e mjel. Fanët mbushin boshllëkun shpirtëror të tyre me adhurimin e gjeniut i paraqitur si njeri shpirtmadh, pra edhe ata bëjnë ekonomi shpirtërore përsëmbrapi me të gjeniut. Gjenitë e bëjnë përsëpari ndërsa fanët përsëmbrapi, kështu mbeten të kënaqur të gjithë.

Pa kulturën dhe lirinë relative që rrjedh prej saj, shoqëria, edhe sikur të ishte e përsosur, do të ishte një xhungël - Albert Camus, Miti i Sizifit

Një shoqëri është në fakt një xhungël edhe nëse është me kulturë dhe liri. Kultura nuk është garanci për një shoqëri të njerzishme, në fakt ekziston një linjë mendimi, duke filluar nga Rusoi, i cila argumenton dhe shpjegon se kultura e degradon njeriun. Megjithatë, për të kuptuar dëshimitë evidente të degradimit në historinë moderne të kulturës nuk ka nevojë të lexohen filozofë t’mdhenj me kulturë t’modhe.

-Biri im, rriju larg sojit të shkrimtarëve, më kollaj bëhet shoqëri me një serial killer se me një artist.

(nga Ditar i një fuksi)

-Jo se e kemi humbur të vërtetën - deklaroi Konservatori -, por vetëm se nuk e kemi gjetur akoma - ja behu me tjetër haber Progresisti.
-E kam gjetur unë, që të dy jeni bolet e Ponc Pilatit - u hodh e tha i Baraztunduri.
-Ndërsa ti e ke gjetur sepse je palloshi i Pilatit - u përgjegjën në kor Konservatori dhe Progresisti.
-E të gjithë ju tok jeni organi gjenital i Pilatit, guvernatorit të Judesë - komentoi Kronikani.
-Po ti ç’je? - e pyetën të gjithë tok Kronikanin.
-Nuk më ka mbetur gjë tjetër veç të jem leshi i palloshit të guvernatorit të Judesë - shfryu Kronikani.

(nga Ditar i një fuksi)

Shkrimatarët janë rropatur në shekuj ta rrëfejnë historinë; shkrimatarët modernë ja kanë munduar ta tregojnë, ndërsa skribët postmodernë e shkatërrojnë rrëfimin si pamundësi e tregimit.
Saktë e njëjta gjë ka ndodh me imazhin në artet figurative.

(nga Ditar i një fuksi)

Il plusvalore nella storia va al pari passo con il sovrappensiero.

L’uomo non guarda più il Cielo, guarda la terra, e poi mano mano guarda sottoterra e ha “Ricordi dal sottosuolo”.

Oggi Leonardo e Dante sarebbero influencer, e non fan di se stesso.

Io neanche ci penso, dunque sono.

Je n’y pense même pas, donc je suis.

Në fakt, të gjithë ata që vuajnë instinktivisht kërkojnë një shkak të dhimbjes së tyre; më saktë akoma, një autor ose, më saktë akoma, një autor i përgjegjshëm - me pak fjalë, çdo qenie e gjallë, mbi të cilën mund të shkarkohen pasionet me çdo lloj preteksti; meqenëse shfryrja e pasioneve është përpjekja maksimale për lehtësim, pra për trullosje të kujt vuan, narkozën e tij të dëshiruar pandërgjegjshëm kundër dhimbjeve të të gjitha llojeve - Friedrich Nietzsche, Gjenealogjia e moralit

I modh Niçja shumë i modh, profet i komentimit online. Peshqit që nuk komentojnë më, siç duket ngaqë nuk vuajnë me, kanë arritur stadin e lumturisë, apo jo çimo?

Njëri ulur buzë Senës po mendon thënien e Konfucit:

Uluni buzë lumit dhe prisni, herët a vonë do të shihni kufomën e armikut tuaj të kalojë.

Tjetri me shpinë kthyer lumit po mendon thënien që Bukowski me patjetër duhet të ketë thënë:

Qëndroni në këmbë buzë rrugës pranë semaforit dhe prisni, herët a vonë do të shihni funeralin tuaj të kalojë.

-Habitem se si një person vret tjetrin pa i bërë syri tërr.

-Problemi është se habiten edhe ata që vrasin.

(nga Ditar i një fuksi)

Nuk u mjafton që shijojnë lezetin e perversionit, por e shtojnë lezetin duke u ndjerë edhe superiorë.

Sa herë dëgjoj “ky ktu është mo i modh se ata atje” dhe “ai tjetri atje osht mo i modh se t’gjith kto ktu”, shqiptuar njësoj nga të vegjël pordhanjosë e të mëdhenj famozë, më kap një inot dhe turp i modh, sepse nuk ka shenjë më të sigurtë që të mëdhejtë janë mikrobë vanitozë po aq sa të vegjëlit.

(nga Ditar i një fuksi)

Nganjëherë, duke lexuar thënie dhe bëma të papërgjegjëshme të intelektualëve dhe artistëve t’mdhenj, më duket se ata bëjnë çështë e mundur që të justifikojnë mizoritë e burgjeve dhe kampeve të përqëndrimit ku një pjesë tyre edhe përfundojnë, se pjesa më e madhe e tyre ja hudh omël duke ju lëpirë regjimit në fuqi.