Nuk e di si e keni ne Angli po ketu ne Amerike, kur pretendon te analizosh dicka, sjell shembuj konkrete qe te mbeshtesesh perfundimet. Ti ke sjelle vec perfundimin. Ke bere nje hapje te pergjithshme qe ze trecerekun e shkrimit vetem qe te dalesh tek genjeshtra, sipas teje, per ligjin e plehrave. Nderkohe nuk sjell asnje shembull te ketyre genjeshtrave apo fakt qe te pergenjeshtrosh genjeshtrat. pra propagande e zakonshme tipike partiake.
Nuk i thu dot mo atij tjetrit " ik ere plehre se te kap ligji. Plehrat do punesojne mijra vete …
Ligja e grurit deshemethone
Po po. iFiqo ti je mer?
Na kan ik dritat e s’po marrim vesh ke po puthim😠
Nejse qeveria dhe mo e shkathet mund te ishte tregu. Psh kete ligjin per importimin e plehrave ne ven ta lidhte me ligjin e riciklimit (dihet mo aq i plas albanezve per ekologji) ta lidhte psh me nje ligj te lejimit te seksit. Aty te shifshim tym Kavaje a i dilte njeri kondra.
PS. Fiqo zafmet coje ket ide ke samiti, men per here tjeter mo, se kjo iku.
Ka media, ka dhe rrjete sociale ku njerezia reagon paralelisht dhe e pavarur ndaj ketij ligji famekeq. Ti me te drejte apo pa te drejte, ia faturon injorances qarkullim e genjeshtres dhe pa dashur te ta hedh poshte idene, me lejo ta komentoj pak. Indinjata vjen pjeserisht nga injoranca qe jane lene njerezit nga ligjshkruesit dhe ligjvotuesit; asnjeri nga perfaqesuesit e tyre ne parlament nuk ua ka shpjeuar ne menyre te informuar dhe te detajuar pikat e ligjit (p.sh. cilat mbetje konsiderohen te gjelbra?). Kam lexuar per nje laborator por asnje te dhene mbi analizat dhe parashikimet e tij. Ka pasur gjithashtu njerez qe flisnin per nje Shqiperi me te paster te cilet deri para pak kohesh mbanin qendrim krejt te kundert nga ç’mbajne sot. Ka pasur kontradikte, genjeshtra, mosmbajtje premtimi, detyrimisht ka tani dhe zemerim. Ka frike dhe shqetesim per te ardhmen e femijeve jo pak e ndikuar nga vazhdimesia e demit ekologjik dhe shendetesor, apo nga shperfytyrimi i hapesirave publike me beton, tym dhe plehra.
Rol media mund te kete, sigurisht qe dhe zemerimi mund te marre trajta vulgare apo te dhunshme, ama jane kryesisht treguese te deshperimit dhe pafuqise se njerezise.
Jam dakord deri diku me injorancen, sic cdo ligj qe behet edhe ky i plehrave nuk mund ti shmangej debateve. Mungesa e informacionit eshte arsye e forte, por jo aq sa te justifikoj genjeshtren pasi veme re qe ata qe jane me te zellshem per ta perdorur genjeshtren ( politikane apo gazetare) nuk vuajne nga mungesa e informacionit. Ata e dine shume mire se cfare po bejne, genjeshtra per ta eshte mjet per te mbajt njerezit ne ankth te cilet sigurisht ne disa raste shtyre nga injoranca jane pre e genjeshtres. Ja pershembull komentusi gjembi ketu megjithese ka bere disa komente ne kete shkrim ende nuk e ka kuptuar qellimin e shkrimit, por i lejon vetes te shprehet megjithese eshte qartesisht groteske.
Shiko nje lajm interesant nga Estonia sot. http://www.bbc.co.uk/news/blogs-news-from-elsewhere-37562149 Pra, qeveria aty ka miratuar importin e mbetjeve jo te riciklueshme per ti djegur per qellim energjie. Por nuk po degjoj asnje histeri aty per “mafien” apo “helmimin” e njerezve. Nuk po debatoj ligjin ketu mire apo keq, por rolin e genjeshtres qe te mos keqekuptohemi.
Besoj se gjembi eshte marre me insinuatat e shkrimit se sa me ‘thelbin’ e te pergjithshmes “genjeshter”. Ketu e shoh si mangesi tenden per ta trajtuar me globalisht, edhe pse ne shkrim le pershtypje qe deshiron ta konsiderosh ashtu. Eshte goxha e limituar dhe e njeanshme, detyrimisht dhe gjembi ka komentuar analizen tende si te tille.
Estonia dhe Shqiperia jane mijera vite, po, po, mijera vite drite larg njera tjetres. Nuk eshte e nevojshme te sjellesh shembuj vendesh me demokraci dhe shtet ligjor funksional.
Une jam e re ne kete forum, por me beri pershtypje shume tema. Pergezime LIqenit per kete shkrim. Eshte shume e vertet qe media qofte ajo tradicionale apo edhe online, perdor cfaredolloj genjeshtre per ta mbajtur publikun pezull!! Ne vende te varfra si Shqiperia, me mungese te theksuar qytetarie edhe informacioni, menyra me e mire per te shitur eshte duke genjyer. Mediat ( tradicionale apo online) kane rene ne nivele skandaloze mediokriteti, ku shesin vetem duke dhene lajme horror, paniku, therrori, teori konspiracioni, sexy, etj. Por me e keqja edhe me skandalozja eshte ku edhe aktore te Shoqerise civile, shesin kauzat e tyre ne kete menyre duke genjyer turpshem. Kete kane bere te shtuquajturit AKIP, nje grup dordolecash, sharlatanesh, ish-LSI-stash, hajdutash, qe nuk kane bere kurre asgje per pastrimin e ketoj vendi, vetem kane vjedh fonde pafund. Qe nuk jane degjuar kurre per ti bere presion qeverise qendrore edhe vendore per te zbatuar ligjin e menaxhimit te integruar te mbetjeve, qe lidhet drejtpredrejt me pastrimin e vendit. Por gjeja me e lehte qe mund te bejne te perhapin panik per ligjin e mbetjeve. I kam degjuar ne cdo dalje, ku pervec sharlatanizmit nuk kane treguar asgje tjeter. Kjo eshte me e troshtueshme!!
Mos harro, se nganjehere nje genjeshter mediatike, (kupto: edhe qeveritare njekohesisht), hidhet aq lire dhe bajate ne treg, sa tu terheqe vemendjen qytetarve, e keta t’ia dallojne shpejt kembet e shkurtera, keshtu te merren pas saj, duke harruar se pak me tej nje genjeshter tjeter po lulezon e pangacmuar. Rasti i genjeshtres bajate te plehrave terhoqi vemendjen nga shkatrreimi i Lugines se Valbones dhe i Bregdetit te Jonit. Dhe ky qe nje sukses i investimeve me fitime te shpejta, qe as pyesin per bukurine e vendit dhe fitimet afatgjata.