Sigurisht qe kane qene shume keq. Fshati ka qene shume me keq se qyteti.
Nuk po perpiqem te mohoj nje gje qe ka ndodhur vertet dhe as kam interes ta mbuloj te verteten, sic kane disa ketu, here prej partive, here prej drames.
Dhe e verteta eshte qe ne fshat kane pasur shume probleme per te gjetur produkte, por uri me kuptimin e plote te fjales nuk ka pasur ne Shqiperi. Kotece pulash kishin ne qytete, neper shtepi private, jo me ne fshat. Keshtu qe nuk besoj te kene qene pa veze. Dhe oborre sa per te mbjelle pak perime e fruta kane pasur, sepse i shisnin edhe ne qytet neper markata. Mesa di une markatat kane ekzistuar dhe atehere, apo jo? Dhe po fshatare vinin shisnin produkte private. Dhe bageti, ne mos u gabofsha, ndoshta nje kafshe te vetme u eshte lejuar te mbajne. Nuk jane lejuar te mbajne sa per te jetuar sic duhet, po uri me kuptimin e plote te fjalesh, uri si ato qe na nxjerr drama gjembi, ashtu nuk ka pasur.
Ne mos uri ka patur kequshqyerje, qe eshte po aq e keqe, edhe pse me pak dramatike.
s[quote=“pemaa, post:42, topic:2591, full:true”]
Ne mos uri ka patur kequshqyerje, qe eshte po aq e keqe, edhe pse me pak dramatike.
[/quote]
tani ndajeni mendjen. njeri thote qe ajo dieta i mbante ne forme, pa semundje, tjetri thote qe ka qene kequshqyerje dramatike. Qe nuk ka pasur ushqim sipas qejfit, nuk ka pasur. Qe po diktohej edhe ushqimi, jam dakord. Po uri s’ka pasur. Kequshqyerje ndoshta po, po te gjithe kane thene “jo” me lart kshu qe cik si me klecke.
genjen apo Te kane genjyer
Je shume, shume, shume gabim shkaba, ndoshta dhe teper i ri.
Atehere mesoje njehere e mire se pas vitit 1982 u ndalua me ligj mbajtja e bagetise dhe e pularise. Kooperativistet nuk kishin me se cfare te hanin. Edhe buken e grurit qe jua jepnin per 6 muaj jua hoqen fare dhe hanin vetem buke misri dhe ajo e bluar dhe e pjekur si mos me keq. More po ngordhen fare a e kupton? Mbas vitit 1982 nuk shifje mo fshatare te vinin ne qytet e te shisnin veze apo ndonje pule, as edhe perime. Ah po vinin per te ble ndonje buke 50 -teshe, ose ndonje panine dhe ate ta hanin ne vend te djathit. Pra hanin tre capa buke misri te njomur me uje me kripe dhe pastaj fusnin nje cape panine sikur te ishte djathe.
Uri ose famine nuk ka patur. Kush e perdori ne fillim dukshem e perdori per kequshqyerje. Zija e fundit e bukes ne Europe eshte ne Ukraine (BRSS) menjehere pas luftes se dyte boterore.
Nuk jam aspak gabim, Rasta. Markata ka pasur ne kohe te enverit. Dhe fshatare dilnin shisnin aty.
Produktet e shtetit shiteshin neper dyqane ushqimore e fruta perime. Te fshatareve shiteshin ne markata. Sigurisht qe kane qene fshatare me nje traste te vetme presh, s’ka qene mundesia te dilje e te blije cfare te doje. Por uri prej drama gjembi, si gjate lufterave, nuk ka pasur.
Para clirimit as une dhe as ti nuk e kemi pare me syte tane, keshtu qe flasim cfare thone dhe cfare shkruhet. Nga lufta e pare boterore e deri ne te dyten, ne shqiperi kane kaluar dhjetera ushtri. Vetem ne luften e pare boterore shqiperia humbi nje te pesten e popullsise. E vetmja arsye qe komunistet paten mbeshtetje nga shumica e popullit, ishte sepse shumica e popullit po vuante per buke, ndersa nje grusht i vogel bejleresh jetonin me sherbetore. Dhe komunistet kete u premtuan, qe do t’ua merrnin bejlereve e t’ua ndanin popullit, ndaj dhe paten popullin me vete.
Jo a Te keqen se kohen e urise masive gjate komunzmes e kam pare me site e mi .rri nashi mo na perralla.
ok ndoshta prej krizes nuk kane pasur me c’te shesin neper markata, por markata paska pasur.
Po si ka mundesi qe ne qytet mbanin pula ne shtepi private e nuk mbanin ne fshat ne shtepi me oborr? Nuk e besoj te kene arritur komunistet ne grafmat e fundit te zbatojne ligjet me aq perpikmeri sa te numerojne pulat neper oborre.
popullin nuk e paten me vete, populli pret gjithnje fitimtaret me lule, qofshin pushtues, qofshin çlirues. shqiperia u la, nga fuqite e medha (siç dhe u nda po nga ata pas luftes se pare boterore), ne bllokun e lindjes, pa fitoi enveri. greket e kishin partine komuniste shume here me te madhe dhe te forte se tonen, e bile i luftuan fashistet shume me teper se ne, por nuk u lane ne lindje. dhe nuk fituan gje komunistet atje.
fati yne u luajt tjeter kund, nuk e luajtem vete. dhe as kemi per ta luatur ndonjehere vete.
une e kuptoj qe merr vemendje kur ua perserit ameriakneve keto drama here pas here, ndonje ferkim shpatullash e ndonje psheretime qe te ben te ndihesh e vecante ne grup, po uri nuk ka pasur ne shqiperi. Kequshqyerje duket se kane pasur dicka, me c’po tregon aleko. Po te tjere qe tregojne nuk e bejne aq dramatike.
uri jo po varferim te skajshem. komunistet e lane shtetin ne falimentim te plote, ndryshe nuk e leshonin pushtetin. nuk u be gje lufte ne shqiperi si ne rumani. regjimi ra se s’kishte me me se te mbahej.
ne shqiperi nuk ka pasur kurre uri, sepse mbin çdo gje. kemi klime te favorshme. plus popullin e kemi pasur plotesisht fshatar. qytetet kane qene me popullsi te paperfillshme. fshataret nuk vdesin kurre per buke.
Popullin e kane pasur me vete ne vitet 40-50 po aq fort sa c’e paten kunder ne vitet 80-90.
Komunistet 20 vjecarin e pare moren vajza barinjsh e djem xhamish dhe i bene mesues e doktoresha. Kthyen keneta ne ferma, elektrifikuan shqiperine, ndertuan hekurudha, spitale, kopshte, fabrika. Asnjeri s’ka bere ne 20 vitet e para aq sa c’kane bere komunistet. Dhe ne ato fillimvite, populli shqiptar kishte si alternative grupe qe financoheshin nga bejleret e qe shisnin shkodren te malazezt vetem qe te mos prekeshin bejleret. Aty e kane pasur popullin perkrah qe c’ke me te, eshte mese e logjikshme. Pastaj i kapi fodulliku e budalliku, dhe u prishen me gjithe dynjane, duke bere qe te mos kishin as ushqim mjaftueshem, dhe kane renduar doren me ndeshkime e persekutime per te ruajtur rendin. Ne kete pike pastaj e kane pasur shumicen e popullit kunder, logjikisht.
e njeh ate shprehjen ec baba te te tregoj arrat ti ?
si ore nje qillo mish qe eshte sa dy bifteqe ne nje restorant te dores se dyte ketu , ne jave per nje familje me 4 vete nuk qenka uri?po mengjesi ne konvikte ushtri , spitale kopeshte etj qe ishte nje fete buke , caj e nje cope e holle djathe nuk qenka uri?po buka e misrit me sheqer qe hanin fshataret e varfer nuk qenka uri ?po ne dimer qe gjeje vetem pras neper dyqane .Pocaqi ishte nga do qe ta shikoje .
quhet RACION ai. uri eshte nuk ke fare te hash dhe shtrin kembet. ai lloj regjimi na beri mire. aq me teper qe shqiptaret gjithnje jane ushqyer me ushqim te paket sidomos malsoret. fytyre kockore kane pasur si karakter origjinal, dhe s’kishte njeri bark. pasi luftonin disa ore, mbidheshin dhe kercenin, aq energji kishin tregojne rrefimtaret e kohes.
kur shkoi pampori me mbi 20 000 vetesh njeheresh, mjeket italiane nuk gjeten ASNJE te semure. u habiten.
qeka foto prapagandistike si ato te shoas. kane ven me te dobtit para dhe buçkot nga prapa tyre. plus qe nuk po flas per burgaxhinjt une, po njerzit normale.
po bere mire me kete foton se ajo komunistja nuk do te guxoje me ta hape.
Po thuaj mo shkabe qe matematika nuk te le te genjesh se vetem 75% e popullsise vuante ne fshat. Shumica prej 155% qe jetonte ne qytet jetonte ku me mire, edhe qumesht dallendyshe kishte