Saimir Tahiri largohet si ministër i Brendshëm

Dmth nji minister e paska boe drejtor te aeroportit te kukesit,

Aq pak sa kam shkruar këtu e kam bërë të qartë antipatinë që kam për Salën si politikikan, për sa kohë të jetë aktiv në politikë ai vetë apo vartësit e tij, Rama do mbetet e keqja më e vogël, për mua.

Largimi i S. Tahirit është një lëvizje politike e mirëmenduar nga Rama.
Tahiri është vërtetë ministri më i suksessëm i qeverisë Rama, por edhe një nga të përkëdhelurit e Ramës, për këtë arësye është sulmuar vazhdimisht me lloj lloj mënyrash nga opozita sepse e shihnin si të “paprekshëm”, ndërkohë që Rama bëri të kundërtën, dhe e bën pikërisht pak muaj para zgjedhjeve dhe në kulmin e dështimit të “protestës” që ka humbur identitetin.

Tahiri është ministri më i suksesshëm sepse ka qenë edhe një ndër më energjikët në media e parlament. Secili ka mendimin e tij për ta vlerësuar punën e tij, por të gjitha sondazhet e nxjerrin si ministrin më të suksesshëm të votuar nga qytetarët. Njerëzit në qytete ku ka edhe shumicën e votuesve e majta duan thjesht siguri e rregull, polica që qarkullojnë, polica në shkolla, me pak fjalë prezencë të dukshme policie e rregulli. Askujt nuk i bëhet vonë se është mbjellë me ashash në periferitë e Shqipërisë 3 herë më shumë hashash se mbillej në kohë e PD apo se u grabitën 2 herë nga 10 apo 50 mln eu në rrugën e Rinasit. 99% as nuk e kuptojnë çfarë janë vërtetë 1 mlneu.

Nga ajo pjesë që e konsideron Tahirin si ministri më i suksesshëm apo një ndër më të suksesshmit, shkarkimi i tij po/do përjetohet me një ndjenjë urrejtje ndaj Saliut si insistues nër këtë shkarkim (e kanë vënë si kusht apo jo, pak rëndësi ka, Sala nga kjo lëvizje e Ramës, pra shkarkimi i Tahirit ka dalë i humbur politikisht dhe ai vetë e ka të qartë këtë)

Gjithë jeta e karriera politike e Salës janë sinonim i anakisë, mashtrimit, ÇÇÇ rregullit.

Pikërisht e kundërta e asaj që bën Rama. Vërtetë që e ka tepruar me fasadat, por qytetarët duan diçka të dukshme sa i përket rregullit se ky brez me rregull është mësuar. Për këtë arësye Sajmiri e Velia janë dy figurat më pozitive në votuesit e majtë sepse puna e tyre pasqyron këto cilësi.

Tani, pak muaj para zgjedhjeve Rama shkarkon Tahirin, sinonim të rregullit, shkarkimin ja faturon Saliut e Lulit, sinonime të ÇÇÇ rregullit dhe mashtrimit, del edhe sikur bën sakrifica në emër të vetingut e reformës për drejtësi, e gjitha kjo përkthehet në akoma më shumë urrejtje ndaj Salës, Lulit, dhe atyre pak që u kanë mbetur nga pas. S. Tahirin, sinonim të rregullit, rinisë, të ardhmes, e emëron drejtues për fushat e Tiranës, ku pak para zgjedhjeve do inagurojnë sheshin Skënderbej dhe sheshin Avni Rustemi (shtoi këtu dhe kronikat e lajmeve ishte/është që Rama i ka merak vetë ashtu si ka merak edhe fjalimet për raste të tilla), me pak fjalë: Në Tiranë do marrin një fitore edhe më të thellë se zgjedhjet e kaluara.

Shkarkimi i Tahirit ëshë thjesht një lëvizje politike e mirë menduar, jo kusht, aq më pak një “fitore” e opozitës.

Unë thjesht si spektator e jo si votues ndjek me kuriozitet lëvizjet e Metës e të këtyre lëvizjeve të reja politike se sa për PD dhe protestën e saj, vetëm për gallatë është.

1 Like

Po flas per “llogore” politike, pra ne menyre figurative. Te shkretet ju, si do ja beni, kur Berisha mos te jete me, do vdese kauza e luftes politike tuaja, por ndoshta do ja permendni dhe Rames te kaluaren e tij Berishiane, sikur te ndodhte qe ai te vihej ne krye te PD se.

Aha, Meta, eshte Kaktusi i degjenerimit te partive te majta ! Duke jua bere shume te veshtire punen e Rilindjes !

Kakktus

Varet si e identifikon. Çështje këndvështrimi.
Por nëse flasim për realitetin politik, Sala dhe Luli atë çadrën që sot i mbron nga shiu, peshqesh nga Meta e kanë.

me beri pershtypje termi “Llogore” qe ke gjetur, i cili per hire te vertetes ,eshte shume alergjik ta perdoresh sot ne 2017 pasi eshte perdorur boll ne Diktature !

Athere ishim ne goje te ujkut, dhe jetonim si ne rrethim !

Prandaj !

Ne politike “llogore” eshte term i ashper, qe ka si synim vetem nje qellim te vij ne pushtet por jo te rregulloje situaten !

Prandaj eshte nje fatkeqsi qe ne Politike perdoren shume terma te vjeter, me llogore, me komunist, me bblokmen ect ect , dhe per 25 vjet asnji nuk leshon pe ! Ndoshta qe ne krye shqiptaret kane patur ish komunist
O me Ne o me Ata ! Eshte nje psikologji komuniste ne fakt, ose fashiste, ekstremiste !

Politika shqiptare eshte ne kete rreth vicioz ! Dhe spo del qe spo del dot nga ky rreth ! Ne Shekullin e 21

Edi Rama nuk eshte cudi qe thua ti te jete shume me i djathte sesa i majte, dhe kjo eshte gje pozitive ! Pasi ne Shqiperi sot nuk ka te djathte, fatkeesisht as te majte ! Per ironi te fatit ! :slight_smile:

Sala po thote qe Rama e ka shkarkuar Saje qorrin sepse ky i fundit e ka filmuar Ramen me skena erotike tek Santa Quaranta e Balilajve .
Deri tani ca ka thone Komandanti kane dale te verteta .

Gjithmone nga shtypi …! dhe disa periudhave kyce, -ndarje me Nanon ne 2005 qe i dha shance Berishes dhe aleanca, me Berishen ne 2009 ! Qe i dha po prap Berishes shanc! Pasta , floriri , 21 janari ect ect

Ouuu shume e rende kjo , Likja i paska cu Rames njonen tek Hoteli, por nuk eshte akoma e sigurte nese eshte " njona" apo " njoni " :joy:

http://www.syri.net/politike/47336/gazetari-artan-hoxha-edi-rames-te-coi-meta-ne-tepsi-tek-balili-video-ke-ti-jo-tahiri/

Hajde hajde çvete

I mban mend ppsh-istet kur ja fusnin njeri-tjetrin, historia perserit vetveten.

Me te nigjume e kom , se kom qene i vogel .

Edhe une, mu desh te rritesha shume te kuptoja kete fare ligesije.

Ca bohet kshu mor vlla , e degjenerun fare Rilindjen .

Sikur kane dore sherbimet e huaja i thone :frowning:

Vettingu i vertete e paska emrin “santa quaranta”!

1 Like

Makso, nuk eshte qeveria qe menaxhon zgjedhjet, por KQZ-ja e pastaj kolegjet zgjedhore. Kete e ka theksuar disa here me te madhe zoti Berisha jo tani (se tanoi ka celsat e kashtes), por kur ishte ne pushtet/pozite. Nese te kujtohet historia e hapjes apo mos hapjes te nja 10 kutiave, ku PS me te drejten qe ja jepte regullorja e zgjedhjeve kembengulte, ndersa Ristani ua hidhte poshte, sali efendiu deklaronte se qeveria nuk mund te perzihet me procesin e zgjedhjeve, pasi administrohet nga KQZ. Te njejtein pozicion saliu mbajti edhe ne zgjedhjet per kryetarin e bashkise Tirane, ku Ristani kerkonte neper koshat e plehrave vota tia dhe lulit duke shkelur regullorewn me kembe e me duar. Perfundimi dihet, Ristani behet zyrtarisht numri 2 i PD-se.
Pra, nga sa shpjegova me siper, PD-ja e di qe qeveria nuk menaxhon zgjedhjet. Nese me te vertete ka frike se mos ky kryetari i tanishem i KQZ eshte si Ristani, atehere mund te kerkonte qe ky person te ndryshohej, por jo qeveri teknike. Fakti qe kerkon qiqra ne hell tregon se qellimi i tyre nuk eshte zgjedhje te lira e te ndershme, por destabilizim i situates, kaos, kthim i vendit ne anarshi; pra per te mbrojtur bithen e disave duan te djegin te tere vendin.

2 Likes

Une nuk marr vesh nga jurisprudenca, jane te veshtira per mua keto gjera.

e bone budalla, e lujten menc…

e gjitha kjo me kenge e me valle

me manjetofon