Sanremo sot mbush 70 vjeç!

Amerikanizmi eshte globalizem, ne kete sens e kisha, po nuk mendoj se ka lidhje me ksenofobizmin por si nje kritike antiglobaliste edhe ekdpansioni ideologje perendimore neoliberale apo kulture hegjemone.
nje tjeter element interesant qe evidentohet ne film e ka te bej me shoq koreane besoj eshte pastertia, pra sa me i paster dhe i shendetshem jo sa me i zot eshte nje individ sq me lart percaktohet statusi social, por familja e varfer e ka te pamundur te dali nga bataku i papastertise pasi jeton ne nje bodrum i cili i jep eren dhe determinon per gjithnje statusin e tyre social
Si dhe fiksimi i koreaneve me edukimin, e shtrenjte te femijeve per te cilin shpenzohet shume privatisht, me sa lexova per shoq. koreane por jo vetem, sem. globale.
Ne fakt mua nuk me ka entuziazmuar shume kur e pashe per here te pare pasi keto ritmet e shpejta sikurse te uncut gems, nuk me ngjitin, por ne shikim te dyte duket s eshte ne funksion te idese.

Per mendimin tim, nese ka nje ide (ose siç e ke sjelle ti shpesh permes asaj punes se metaforave), ka nje metafore ne film dhe kaq.

Së pari, duhet me pas parasysh qe metaforat në kinematografi nuk funksionojne si në letersi: nëse metaforat micro-kinematografike (micro = çdo skenë e vogel filmike) shpesh nuk funksionojne sepse e kthejne filmin në “second degree”, pra bejne qe filmit ti humbë sensi materialist, sensi i tij i parë (primar), metaforat macro-kinematografike po, mund te jene interesante (per shembull: filmi “The Village” i M. Shyamalan eshte metafora e nje Amerike historikisht izolacioniste, te mbyllur ne vetvete etj etj; ose e nje vendi te auto-izoluar, e qe sikurse ne film, e pret paevitueshmerisht nje fund patetik etj etj).

“Parasite”, per mendimin tim, e ka kete natyre metaforike ne sensin macro-kinematografik, sepse mbiemri Kim, ai i familjes se varfer, eshte shume i perhapur ne Korene e veriut (sikur qofte dhe referencat e liderêve koreano-veriorë Kim Jong-Un, Kim Il-Sung, Kim Jong-il etj etj), ndersa emri Park ne Korene e Jugut (mbiemri i familjes se pasur, ne film).
Në kete sens, filmi eshte metafora e bashkimit te dy Koreve, pra te Jugut te pasur (familja Park) me veriun e varfer (familja Kim). Problemi eshte se regjizori e shikon kete bashkim nën ombrellen e jugut te pasur (sikurse Gjermanite u bashkuan nën obrellen e Republikes Federale (te pasur) te Gjermanise), dhe sot ke nje Gjermani Lindore qe voton ne masen 30-40% per fashistet, pra per ekstremin e djathte (te hengsha bashkimin, me nje fjale!). Por nejse, ky eshte tjete debat dhe zere se nuk e thashë.

Metaforat e tjera (ne sensin micro-kinematografik) nuk më interesojne fort, pra per syte e mi (sidomos gjate shikimit te dyte te filmit) nuk funskionojne dhe me duken te sforcuara (pra i japin filmit nje natyre karagjoze, dmth tarantinaine), ose siç shkruaja qe ne fillim, k-pop .

1 Like

nuk ka pse nje film te mos kete disa lexime, kendveshtrim e disa metafora.
Pastaj planet mikro ne kete film ja bejne mu, jane te qarta, per ta thene shqip.

101% dakort. Une vetem shpreha mendimin tim qe metaforat micro-kinematografike jane goxha te rrezikshme (sepse e kthejne filmin, nganjehere, në auto-parodi - psh, jo pak filma te Trantinos), ose në video-klipizim (gjithe filmat e francezit Jean-Pierre Jenet, psh “Amelie”, ose filmat e anglezit Danny Boyle si psh “Slumdog Millionaire”, per te permendur veçse filma te njohur dhe autorialë)

Besoj e kuptoj cfare do te thuash, rreziku ekziston, por besoj kete film e shpeton mizanskena, mjaft origjinale. Tarantino vidhte filma te tjera por ne fund krijonte nje stampe te veten. Ketu ka gjurme nga mjaft referenca kinematografike, mjaft hithcock por montazhi dhe mizanskena duken mjaft origjinale. Nuk eshte film magji si te thuash, eshte thjesht i bere mire.
Pashe uncut gems, me pelqeu shume, nga fundi behej dhe me i mire, me impresionues e realist se parasite.
Slumdog millionaire ka nje nga metaforat me idiote gati reaksionare

hidhini “nje sy”

Pikerisht! Skenave (micro-kinemase se filmit ne fjale) une konstatoj se u mungon abiguiteti, kompleksiteti, pasuria (te qenurit te pasur në detaje, qasje, etj etj) : gjithe ç’rrotullohet rreth personazheve, eshte shume e kollajte (jo e thjeshte, e kollajte!), naive, ne sherbim te nje dhe vetem nje objektivi: avancimit te intriges. Dhe kaq (pra asgjeje tjeter perveç intriges).

Qe nga ai moment, pra qe nga momenti qe kuptojme se personazhet jane inekzistues (si te thuash), gjithçka eshte e parashikueshme : per shembull, duke qene qe guvernantja u debua pa asnje motiv, ta pret mendja (si te thuash) qe ajo do kthehet ne vendin e krimit (ne vendin e ngjarjes, pra në vendin ku e debuan, dmth ke shpia e pasanikeve).
E keshtu me rradhe…

si ta shofi regjizori? ta shofi si ty dhe Godard qe bashkimi i Gjermanive dhe i Koreve te behet ne ombrellen e Kim Ir Senit?
Tani zgjidh e merr: o nen ombrellen e Marlonit, o nen ombrellen e Kimit! O njeren o tjetren, se nuk mund t’i kesh te dyja ombrellat n’mythe, megjithse lezeti osht me i modh kur i ke te dyja!

Merita e atij filmi eshte qe ben nje nderthurje te kritikes klasore me bashkekohesin pa luajtur shume me ambiguitetin, element mjaft i domosdoshem per nje veper artistike.
Pashe sorry to bother you te boots riley, nje metafore e shkelqyer qe po ashtu si filmat e siperpermendur rrisin pesimizmin per statusquon politiko-ekonomike. Jetojme ne eren trump, me rritje te exploitizmit ne pune.
white voice, alienizimi ne maksimum.

film i mire (edhe pse, gjysma e dyte eshte çik më pak e ‘arrirë’ se e para). Por s’ka gje: film qe ka nje energji te brendshme per tu admiruar! Ka shume ide (kinematografike, sigurisht, se perndryshe, ide kam dhe une e ti, e do benim edhe ne filma :grinning: dhe nuk vuan njeri per ide sot -si te thuash) te cilat e kthejne “Sorry to bother U” ne nje satire anti-sanitare dhe anti-sterile, vite drite larg moralizimeve.

Ju shtofshin financimet regjizoreve te tille e befshin filma te tjere ne te ardhmen (edhe pse, too hard në States per te tille regjizorê…)

Parasite terhoqi vemendjen edhe me demonstrimin e disa marrdhenieve te reja qe zhvillohen perbrenda familjeve Parasite, qe jane marrdhenie biznesi, marrdhenie interesi, marrdhenie perfitimi. Mes antareve te nje familje Parasite nuk ka vetem marrdhenie familjare e lidhje gjaku: dashuri prinderore, vellazeri, etj. Ato nuk egzistojne ne gjendje te paster,puro, tashme. Ato jane te shartuara me marrdhenie jap-marr, perfitimi. Nje vella, moter, prind, etj nuk te sheh vetem si te tille: vella, moter, femije, prind. Por te sheh edhe sa aftesi ke socialisht ne funksion te sigurimit te fitimit: Je i dashur e i respektuar nga familja nese je i zoti te perfitosh nga marrdheniet shoqerore madje edhe nga vete antaret e familjes. Nje hierarki autoriteti familjeje qe ngrihet e funksionon mbi aftesi te perfitimit nga tjetri pa dallim.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2465724517014847&id=100007319672116

familja eshte nukleusi mbi te cilin ngrihet nje lloj egoizmi e individualizmi si vlera mbizoteruese. Shoq koreane eshte nje shoq konservatore tek e fundit.
Ne sorry to bother you edhe pse ka perpjekje per organizim me te gjere, unione, sindikata ato jane lehtesisht te shtypshme nga aparati korporativ i mbeshtetur nga kultura mbizoteruese qe perpiqet te korruptoje individin. Por ashtu sikurse te parasite dhuna qe ushtrohet eshte mes vete individeve te varfer, protagonisti kryesor eshte i vetmi qe ha nje kanace kokes. Fundi pastaj ndryshon.
Ne kete aspekt sorry to bother eshte pak me optimist se parasite dhe uncut gems

ky eshte falsiteti me kriminal i Epokes Ngambrapa, eshte pikerisht e kunderta, nje familje mesohet per here te pare se ekziston tjetri, se duhet pasur nje relacion me tjetrin, dhe i duhet dhene ndihme tjetrit ne fatkeqsi etj. Dmth ne familje mesohet altruizmi dhe çeshtja publike, kjo ne parim, se ne realitet duhet pare kontesti i çdo familje, ne nje familje te deshtuar s’do mend qe do te mbizoteroje egoizmi dhe individualizmi. Por kjo nuk do te thote qe te deshtuarit te pergjithsojne fenomene dhe eksperienca te caktuara (shpesh eksperienca personale) per te sulmuar institucionin e familjes me pasoja shkaterrimtare. Realiteti shif e shkruaj.
Po Godard ku e ka mesuar altruizmin, eshte ngjizur ne nje kapanon zbori? Apo eshte ngjizur mbrapa ferres duke pa filmin e modh “Tre ore mas gardhit”?

familja eshte te mos parit pertej hundes tende e nuk e lun topi, pastaj gjerat e famiglia christiana etj nuk me duhen.

familja cristiana, musulmana, budista o pordhikalista, as mu nuk me duhen.

Mu me duhet thjeshte FAMILJA, ndersa Godard nuk i duhet meqe eshte per vete familja ipocrita cristiana bordello hollivudiana, e njesoj si ai nuk i duhet familja e gjithfare maskarejsh intelektualesh t’mdhej qe ka pjelle familja democristiana ne perendim si kopila ferrash, pa babe, pa none, pa gru, pa kalamoj, pa familje, pa atdhe, pa asigjo, lesh me qime fare, demokrate individualiste, qenie stratosferike.

Dhe shembellin e tyre ndjekin si majmune edhe intelektualet e medhej demokrate albaneze qe konceptet perendimore i vejne poshte topeve te Marlonit, aty ku kane edhe sumen, pranej kane ide qe “si lun as topi”. Dy llafe nuk dini me lidh.

Uncut gems ka nje te mire: ka nje mbyllje “siç duhet” (nuk po e them ketu fundin). Them “siç duhet” sepse, kur filmi ishte ne 2/3 e tij, më rrihte si çekiç ne koke ideja: regjizori duhet ME PATJETER ta… heroin e tij kryesor (perndryshe, filmi nuk do vlente nje grosh). Dhe ashtu ndodh. Në kete pikeshikim, eshte film OK.

Por pervec kesaj, nuk eshte film “aq i mire” sa mund te duket. Eshte më pak i lirë se “Good time”, më i ‘stisur’ se ai, më i kalkuluar (në mizaskene, sigurisht).
Per mua, një 7.8 dhe kaq (biles e ka shume)

per nga dinamika me kujtoi mad max, ishte me nje fryme e ritmike nga fillimi ne fund. Heroi kryesor i zhytur ne nje gjendje anksioze pasigurie nga fillimi ne fund, metafore e kapitalzmit spekullativ, post kriza 2008 si te big short.
Mbyllja ishte ashtu sic i takon nje filmi qe te le mbresa.

review:
(ndersa per mua "review :sunglasses: ")

http://www.gazetadita.al/paraziti-kush-eshte-paraziti/

Ky në fakt ka komentuar skenarin. Por nuk ka ‘operuar’ filmin.

1 Like