Pikerisht kete dua te them qe në fillim te debatit : une kete gje e di, nuk pres te ma thote nje film i 2020-s. Dhe pikerisht, fiks kete gje (qe per mua “eshte gje e ditur”), e quaja: regjizori nuk ka ditur te mbylle filmin. Në sensin : e nxehu pergjate dy oreve pataten, dhe ne fund, nuk diti se c’te beje me te. Pra me pataten. Pra me filmin.
atehere duhet me thon kshu:
regjizoro, rrasi pataten!
ok sipas meje, nuk mendoj se do me ngele ne mendje apo do kem deshire ta rishikoj Parasite.
i vetmi problem ne kete pohim eshte se ka ndodhur me filma aziatike te mos lene impakt ne pergjithesi ne mua, kam veshturesi me kulturen e tyre. Dhe druaj se kjo mund te jete shkaku edhe kesaj here.
Perndryshe Oscarin le ta kish fituar Joker shume here me i mire se Parasite mendoj.
Por si duket fenomeni i paraziteve eshte nje normale ne shoqerine amerikane e si pasoje filmi “flet” gjuhen e amerikaneve te Akademise. Por them se eshte nje fabul unike deri tani ne kinematografi. Dhe kjo eshte e para perpjekje per ta trajtuar kete fenomen te papercaktuar klasor, nderkohe qe eshte edhe e vonuar si e tille.
Sa e vertete qe regjisori nuk ka ditur si ta mbylle. Madje as nuk te ve ne levizje, sic shqetesohej regjisori korean.
parazitismi nuk eshte fenomen klasor, eshte fenomen biologjik.
Psh ne zorret e njeriut banojne askaridet dhe shiriti i derrit qe kane ngritur grataçiele si amerikanet ne Manhatan me mut te thate, kake te ngurtesuar.
Eshte ajo qe quaja “aspekti K-pop” i filmit (dhe kisha luajtur me fjalet, duke e transformuar në K-pop(corn).
ps: vjet ka patur një film, vetem një, qe ka patur kurajon ta lere filmin e tij te hapur, pa mbyllje: “Les Misérables” (kryevepra e vertete e 2019). Por ka nje ndryshim në dukje rastesor midis dy regjizoreve respektivë: skenen e fundit te filmit te tij, regjizori francez e ka xhiruar literalisht para pragut te deres* së apartamentit te tij. Literalisht (por duhet pare filmi per te kuptuar se per ç’flas)
*më thuaj ku e ke shtepine te te them ç’film do besh
ps: si i tha plaku Badiou social-demokratit Piketty në debat ?
-Jeton me qera apo e ke blere apartamentin ku jeton? -e pyeti
-E kam blere -ju pergjigj ai.
-Epo mire, ja ktheu plaku. Nuk ke per ta kuptuar ndonjehere kete qe dua te them (ishte muhabeti i prones ne rrafshin filozofik)
Edhe pse ky eshte tjeter debat (ne fakt nuk eshte hiç debat, por nejse), jane 5 arsye pse ka fituar Parasite :
-
fushata per “Parasite” ka fillu qe ne prill te 2019 : Neon, distributori indipendent i fimit në USA, menjehere pas fitores se Palmes se Arte në Kanë në maj filloi nje fushata agresive promocioni atje (pra ne USA): aktoret e filmit ishin kudo, neper ceremonira, jepnin intervista, fotografoheshin kudo etj etj. Shkurt, investuan rendshem.
-
Kritika ka qene unanime: behet fjale per master-piece. Unanime në sensin: nuk gjen dot nje kritike te vetme negative apo mesatare (per krahasim: per “Joker” gjen edhe kritika te keqia, per shembull). Në Rotten Tomatoes nota eshte 99% per “Parasite”. Nëpër kinema, filmi po mbedh 35 miljon $ (ne USA gjithmone), goxha mire per nje film indipendent (në vend te 11 kete jave !!) . Por Akademia vdes per te votuar filma qe korrin sikses komercial (ideja fikse e vjeter sa bota se "eshte film i mire ai qe korr edhe sukses komercial" . Dhe, kur nje film ben promocionin e tij, e ka shume here me te lehte kur reklamon edhe suksesin e tij komercial
-
Tradicionalisht, Akademia eshte shume akademike (siç e ka dhe emrin xhanem) dhe, normalisht, parashikimet ishin per filmin “1917” si triumfues i ceremonise 2020. Por thuhet se, duke qene se ishte mbushur ca kupa me filma fitues klasikë (Green Book, Moonlight, Spotlight, Argo… etj - fjala klasikë eshte ne sensin hollywoodian te fjales, pra film-tipik-amerikan-qe-rrefen-nje-histori), Akademia beri si ‘moderniste’ dhe ja dha nje produkti (se kshu flitet ne USA, me ‘produkte’ !) internacional, njesoj si para gati 10 vjetesh me “The Artist”. Pra nganjehere, Akademia ben si ‘moderne’.
Kete vit, ‘risku’ i ra “Parasite” (eshte dhe çik me risk ajo pune - themi ne në shqip : risk = shanc) -
Kinemaja jugkoreane u be vite qe komentohet, shihet etj etj edhe pertej Atlantikut (filmat e Bong Joon-ho, Park Chan-wook apo Lee Chang-dong) kshu qe kish arritur çik pika e vlimit edhe per akademine Oscar (në raport me filmat jugkoreanë)
-
Nje nga çmimet qe mori “Parasite” ishte ai i fotos. Kjo flet jo pak. Në sensin: fotoja e filmit ne fjale eshte jo pak hollywoodiane, pra brenda kritereve te Akademise. Dhe fotoja eshte gjeja e pare qe na kap syu kur shohim nje film (gje qe flet jo pak per ate qe eshte ne te verftete “Parasite” : nje produkt jo pak i paketuar, i fotografuar “siç duhet”
Por dy pikat e para jane kapitale, dmth vendimtare
i tha plaku bolemajte Badiou dybolorit Marlon në debat?
-Jeton me grun ne nje krevat apo e blen noçken ne pazarin e gjese gjalle? - e pyeti
-E blej ne pazar - ju pergjigj ai.
-Epo mire, ja ktheu plaku. E kupton menjehere kete qe dua te them (ishte muhabeti i noçkes ne rrafshin filozofik)
flm
si te thuash film i dyfishte edhe per Kane, edhe per Oscar,
me siguri pas Majit te shkuar kane punuar sic dine koreanet te bejne business!!
nje pyetje sepse vej re dicka, a ben vaki regjisori te kete perdorur “reverse thinking” sa i takon planeve te para. Dmth ai jo pa qellim ve ne plan te pare Parasitet dhe plan te dyte sherbetoren gjithe duke e bere kete dhe burrin e saj heronjte reale ne kete histori…
nuk di te them… . Dhe nuk e kuptoj nese do ndryshonte ndonje gje (ne rrafshin skenaristik gjithçka lejohet ne nje film -si te thuash…)
e bera pyetjen se nuk duket se s’paska mbetur asgje ne koken time kete mengjes nga filmi i mbremshem, dhe ata jane sherbetorja dhe fati i saj … dhe papritur gjej te mendoj duke pyetur cilet jane parazitet qe une vet mbaj mbi shpine… Ose, po une a bej ndoshta parazitin mbi dike me te pafat se une…
Dhe keto pyetje nuk jan pak sidoqe mendimin per filmin s’e kam ndryshuar ende. Dhe prandaj mendova se Bong Joon-ho strategjikisht mund ta kete mbajtur heroin real ne plane dytesore.
Por di gjithashtu qe niveli im i shikimit eshte akoma holliwoodjan.
rrofsh & flm.
s’do as mend e as kalem qe ti ben parzitin mbi dike me te pafat se ty, se ti je me fat si qytetare amerikane e botes pare (botes Marlonit), ndersa çdokush qe jeton ne boten e trete eshte me pafat se ty. Sigurisht kuptuar fati si e hongerme sa t’kesh qef, boj palle ariu tu pa filma me parazite e lumpenproletarit dhe me Marlon. T’ka ra bixha Korrikse!
Jam kurioz te di per çfare shtrese klasore e mbani veten, ti, Stalker dhe Albano-id.
Quhet shtrese klasore “spektator filmash”?
E sulmon kot se filmi nuk ka te meta . Une jam cinik per vete kur vjen fjala te filma qe nuk me pelqejne a pelle, thote italjani .
Mu be qejfi qe fitoi se se pari nuk ka te meta artistikisht, eshte bere me sqime.
se dyti, ka qasje frontale, ne sensin qe problemin klasor me gjithe kontekstet e tij duke e vendosur ne bashkohesi, ja servir publikut sade, pa qene nevoja per ambiguitet si ne autore te tjere.
Puna e k-pop eshte rreng rregjizorjal ne rastin e john bong-ho. Vertetim i kesaj se ne shqiperi vec qarqeve kinefile nuk shfaqet interes per te ne shikuesin e gjere (nga me te akademizuarit)
*
filmi “flet” gjuhen e amerikaneve te Akademise*
nuk e besoj, ka nje gjuhe kinematografike te thjeshte e efikase, per me teper kritikohet amerikanizmi ne film, per mos thene tallet;shofer gjoja taksie nga amerika, mesuese arti nga amerika(adhurim per kulturen amerikane), arrivizmi i familjes, deshira per tia dale mbane (american dream), konsumerizmi e materializmi, qe cojne ne nje garim agresiv per ngjitje ne shkallen social-ekonomike, scoutismi dhe adhurimi i indianeve prej femijes, si elemente origjinare prej amerike tashme te globalizuar.
Shife me dashamirsi qe te te shofi ashtu filmi
Ndoshta gaboj por me duket se cmimin e fotografise e montazhit e mori 1917.
Eshte per tu cudit fakti qe ka ngashmeri tema me us, te jordan peele, dale ne te njejtin vit, por dhe joker per nga politizimi qe mori filmi, sikurse dhe të uncut gems.
Marifetet teknike nuk mund te jene faktor me peshe te madhe ne kohen e sotshme kur edhe femijet te konkurojne ne video-berje, e edhe metrazhe me te gjata.
dhe per mendimin tim eshte nje lufte klasash for dummies, veshtrim i siperfaqshem ne to.
Sidomos 1/3 e fundit (rruga drejt konkluzionit) nuk shtyhet, te pakten skenarisht …
Nuk di te them si duhet te mos ishte holliwoodjan por e di qe i tille eshte dmth popcorn.
Interesant nghajshmeria qe permende me Joker, albano, sa i takon politizimit. Une do shtoja ekstremet, vrasjet e perseritura, por ne ket rast ndryshe nga Joker, me arme te ftohte thike etj.
Ne Peshk kane mbetur vetem forca e llamburitjes vezelluese te kinoskopit (perfaqsuar nga grupi sektar i kinofileve llafazane dhe kokeboshe), forca e avujve alkoolike (perfaqsuar nga Pjer ekonomisti berllok nga trute dhe troke fare pa i lek ne xhep) dhe forca e reaksionit obskurantist (i perfaqsuar nga i Modhi qe te modh e ka “il lato oscuro della forza”).
Kush do te mbetet i vetem fitimtar ne kete bejleg duke fol me vete? Koha do ta tregoje!
Korrikse, shiko se çfar ka thene profeti i adhuruar nga intelektalet e mdhenj, sidomos frengj:
Solamente il vizio può procurare all’uomo quella scossa morale e fisica, fonte della più deliziosa e magica voluttà! - markez De Sade
shif, shif Korrikse dhe kinofile te gjithe botes bashkohu, Herzogu kerkon imazhin e pastert nga kinoskopi qe e ka ndy Marloni me imazhin e boleve te tij.
Ik or Herzog shif pastertine boleve te tuja qe nga si ke fut:
Dicka me thote se ti nuk i lexon ato qe shkruaj (ose i lexon diagonalçe), sepse u be e dyta apo e treta here qe verej se ti evokon dicka per te cilen une kam dhene nje argument timin. Nderkohe qe une i lexoj me interes ato qe shkruan.
Kesaj rradhe ti evokon prap anti-amerikanizmin e filmit nderkohe se në nje mesazh timin me lart kam folur jo pak per natyren anti-Perendimore te filmit (shtepine, në fund, e bleu nje cift oksidental !!) pra kryesisht në sensin e mistifikimit te kultures koreane, gje qe i jep filmit nota jo te pakta ksenofobe (gabimisht, në mesazhin pararéndes timin kisha shkruar raciste, nderkohe qe me se shumti behet fjale per ksenofobi SESA per racizem *)
- edhe nga eksperienca personale: une nuk kisha parë ndonjehere vend më kesnofob ne bote : injorimi total i atyre pak te huajve qe mund te shikosh në Korene e Jugut (vend sh sh sh pak turistik, per te mos thene asfare), te le pa fjale (krejt i ndryshem, psh, nga nje vend kulturalisht i afert si Japonia - vend me reputacion nacionalist e ksenofob por ku njerezit jane, perkundrazi SHUME te afruar me te huajt ). Dhe problemi i “Parasite” eshte se perrshfaqet EDHE më ksenofob se vete koreanet, pra nuk mban qendrim, nuk distancohet.
Regjizori i meshon jo pak idese se keto gjera jane oksidentale (amerikane) - kam parasysh se sa shpesh familja e pasur flet me fjale angleze (so, etj etj). Biles i meshon aq shume kesaj ideje sa krijohet opinioni se, në fund te fundit, keto jane ‘ vese ’ perendimore, pra te huauzuara, dhe jo autoktone (kush e bleu vilen në fund te filmit ? Nje perendimor!! ).
Biles ne kete prizem, filmi eshte jo pak racist (fajin, në lexim te fundit, e ka i huaji, “ai qe na i mesoi kete menyre jetese” (ki parasysh qe kombi korean në vitet 40-50 ka qene nje nga 5 më te varferit e planetit Toke, dmth duke futur brenda edhe vendet e Afrikes !!).
hopla, e tradhetoi Ramen edhe Albanoidi! Vetem Stalker eshte shkemb graniti, gjithnje besnik!