Pastaj ka dhe diçka: po krahasuam “par le bas” (“nga poshte”, pra ka dhe më keq, si filma) mos harrojme se “e keqja s’ka fund”.
Por nje procedim i tille nuk çon tek e verteta (per te cilen ekzistojme). E sigurt
Une ende nuk te kisha lexuar kur solla intervisten ne frengjisht te regjizorit. Interviste qe konfirmon fiks kete qe ti nderkohe kishe shkruar. Si tha regjizori ? “Oh ! Cudi qe filmi im nuk shqeteson”.
Po sigurisht qe nuk shqeteson, sepse filmi i tij ka te njejtin moral me ate tashmë te instaluar.
Besoj ja vlen te ndalemi pak te kjo pike. Nuk eshte aspak film i keq madje eshte film detajist, e nese e ka bere per vete oskarin per sa i perket rregjizures e jo fotografise apo elementeve te tjere dicka e ka.
Sigurisht qe personazhet filmohen pa empati enkas, per te mbajt distance nga personazhet. filmohen ne kontekste te ndryshme, hapesirat jane te miremenduara, ngjashemeria jo vetem skenaristike me shining dhe psycho. Keto e shume te tjera e bejne filmin kubrick-ian po aq sa hitchkockian, dhe ne fund i japin dhe vulen e stilin e john bong hoo.
Une e di mire qe ti je me teper tarkovskian, spiritualist poetik, autor qe nuk e pelqente kubrick, i cili ishte ateist i deklaruar, ndryshe nga tarko. tek e fundit impaktin kinematografik e kishin te ngjashem, ndonese shkolla te ndryshme.
Ajo qe tek parasite thuhet artistikisht, eshte qe te varfrit ne kore jane, por jane te padukshem, jetojne ne neper bodrume, e mbrapa fasadave, e shfaqen si fantazma vetem naten, duke trembur ndergjegjen e te pasurve, prej nga titulli referuar burrit qe jetonte ne biruce e qe i del femijes naten per te ngrene, duke i shkaktuar traume.
Era e rende eshte nje vije qe te varfrit nuk duhet ta kalojne.
Po ta vesh re dhe ne film, familja e varfer perpiqet te vishet denjesisht e te mos e pershfaqet ne varferine e saj brenda shpise se pasur, sikurse pershfaqet e piste dhe e veshur keq ne shpine e tyre gjysbodrum. Pra aparenca e rreme ka rendesi ndaj dhe pershtypja jote qe ne Kore nuk ka te varfer. Eshte nje loje dukjesh qe jane mashtruese ndaj dhe filmi do kujdes ne te pare
Stuhia, pervecse si te snowpiercer eshte prove e katastrofes mjedisore, tek e cila te pasurit mbyllin syte, eshte nje tjeter element per te treguar qe ndersa te te pasurit behet objekt argetimi pa dhe demin me te vogel, madje sherben per te pastruar ajrin, te te varfrit perkthehet ne katastrofe e prove sesa vulnerabel jane pmvsh punes se tyre e deshires per mobilitet social.
Ajo qe besoj john bong hoo perpiqet te thote ne skenen e fundit eshte se packa deshires se ki wooo per te blere shtepine, e rrjedhimisht shpetuar te atin, te varfrit ngelen te varfer, ki wooo do ti duheshin 500 vjet. Sistemi eshte vete merda, besoj po perpiqet te thote.
shpresoj rregulloj kohe ta shoh filmin sot, albano e ka sjelle linkun.
bere mire me terheqjen e vemendjes per filmat e keqij dhe qorrsokskun ne procedimin permes relativizimit te se keqes. Gjeja me e veshtire qenka te merresh/gjykosh gjerst kur s’jane as mire as keq shume. Ja dhe ti t’u desh ta shihje filmin dy here (brenda pak kohe)
Në fakt, keto jane marifete skenaristike (asgje e keqe ne kete mes) te regjizorit por une e perseris: në Kore NUK ka te varfer dhe ata nuk jetojne mbrapa fasadave (mbrapa tyre jetojne ne gjithe vendet e tjera te botes, por jo ne Kore, as ne Japoni, se dikush do i kish parë).
Fiksimi me ekzistencen e te varferve eshte nje forme e marksizmit naiv (leximi i botes se sotme me optiken e Marksit, filozof i shek XIX) : kapitalizmi, ne funksion te kultures se nje vendi, edhe mund ta zhduke teresisht varferine.
Por ka dy gjera: se pari, njeriu eshte gjithmone i pasur (apo i varfer) në raport me dikë tjeter; dhe se dyti, me cilin çmim paguhet zhdukja e varferise? (per shembull: Korea thyen rekordin boteror per numrin me te ulet te lindjeve !! Boteror !!)
Shkurt, konstatimi qe “ne Kore nuk ka lypsa” eshte ironik (aq sa eshte faktik). Sepse kompleks (ose per shembull: ne japoni, ultra-te-varferit shpesh vrasin veten - pesha e turpit). Keshtu qe debabti a ka a s’ka lypsa ne rruge eshte steril (dhe nuk eshte ‘turp’ me e pranu: jo, nuk ka)
Dhe mora vetem nje shembull (natalitetin).
Në Japoni, psh (por deri diku edhe ne Kore) problemi ekologjik eshte ulerites : nje megapol si Tokio eshte… apoteoza e shkallmimit te natyres! (nuk ka te dyte ne botë!!).
Dua te them: leximi naiv marksist me te varfer e te pasur, ne shek XXI eshte i tejkaluar; po ngelem tek ai debat, a ha, kapitalizmi e ka fituar derrçe betejen !!
Ose: më beson ti mua qe treçereku i atyre qe pastrojne nje MCDonald ne Seul apo Tokio, vizualisht, jane te moshes 75-80 vjeç ?? (nuk i kam pyetur, e pranoj, por jane pa frike te kesaj moshe)
Dhe nuk jane te varfer. Amà punojne ne moshen 80 vjeçare !
do doja shume ta zhvilloja kete (sepse, per mendimin tim, nuk eshte e vertete), por nje here tjeter…
Une hodha nje sy ne youtube, packa se mendoj po si ty qe varferia per shkaqe kulturale dhe fasade mund te jete relative e po ashtu me pak e theksuar se gjetke. Psh korea ka nje perqindje te larte vetvrasje mes moshes se trete, pervec natalitetit te ulet. Megjithate edhe pse nuk ka lypsare nuk do td thote se nuk ka gap, diference, pabarazi.
Ka dicka me te thelle se sa thjesht marksizmi klasik ne film; kulturalizmi, referencat perendimore, kartevizita e shoferit si te american psycho, qe e bejne te duket si tarantinian jane prova te kesaj, qe filmi eshte nje kritike me komplekse e jo vetem realitetit korean por edhe e klasave dhe menyres se si varferia i ndryshon njerzit dhe i ben te veprojne ne menyra te caktuara.
Perndryshe babai i pasur filmohet pothuaj si bossi i ndjere i apple, me cool.
Njejte ne tirane, puna e pare qe veliaj kur erdhi ne detyre beri ishte te hiqte fshataret e varfer qe shisnin trotuareve, sepse bezdisnin syrin dhe te lustronte rruget e te vendoste palma, njesoj si ne film familja e varfer fut therrimet poshte tapetit e fshihen si bubrreca poshte tavolines kur shfaqet te dera familja e pasur. Eshte semundje jo vetem koreane.
Te intervista e linkut te pare fare mes siper jepej nder te tjera edhe ish bossi i apple qe mbronte foxxcon, fabriken e apple qe kish pishine kinema e spital brenda dhe nuk ishte aspak nje sweatshop. Mu kujtua djali aktorit te famshem shqiptar ndrek luca qe eshte pronar i qytetit te peshkut dhe qe ne te njejten rruge ka ndertuar kinema per puntoret ne fabriken e tij te peshkut ne Elbasan. imagjino, pasi kuterbon era peshk shkon ulesh ne salle e shijon nje film
Dhe diçka (meqe mu kujtua) : mbyllja ka diçka prejt teorise “ne mos rrjedhte, do pikoje”. Fatalisht ! (pa dyshim, sespe regjizori/skenarist nuk ka ditur si ta mbylle filmin…)
Seul, megapoli i trete ne bote pas Tokios dhe Meksikos (por para New Yorkut), ku banon 1/3 e koreaneve. Te cilet kane per horizont te paturit e nje apartamenti ne nje prej buildingeve ne foto:
e frikshme
Frengu Le Corbusier kur pa per here te pare New York nga aeroplani, tha:
It’s a cataclysm in slow motion!
Pranej Marloni nuk e ha ate tek, rri ne Kalifornikejshen tek kodrat e Hollivudit duke gjemu çiftet ngambrapa ferres si disidentet te Kisha e Shen Perkopit.
gratacielet e qendrave te metropoleve te amerikes jane per business kurse keto pyje gratacielash ne azi jane mega-lagje banimi.
pse Korrikse çfar dallimi ka qe koreanojugoret e hane kaken ne familje, ndersa amerikanet e hane kaken ne zyre?
Pse ambjenti familjar duhet te jete njerzor, ndersa ambjenti i punes mund te jete çnjerezor? Ke shkuar dhe jeton ne Amerike e nuk ke kuptuar asgje nga misioni i Amerikes, me mire te kishe ngel ne shtepi ne malet e Kurveleshit se ate mendje ke akoma.
ky reagim me kujtoi te kem lexuar me duket Mero Bazen per berishen qe dergonte njerezit e vet mu ne shpine/familjen e dikujt, per t’i bere presion, per ta zhburreruar ne vendin me privat qe ka njeriu e ku ai ndjehet zot qe eshte shtepia, teknike e perdorur edhe para 1944es nga bajraktaret per te shpallur territorin e autoritetit duke mesyre ne kullen e malesorit te varfer.
intervisten qe thua nuk e ndoqa, por ate per varferine ne Kore te jugut dhe ate “shpjeguese” te filmit -deri ne njefare vendi, e pashe.
mu me kujtoi kohen e fillores, kur futeshim poshte bangos per te pa shalet e melejezyshes.
po nder te tjera eshte dhe marrdhenia qe ka pushteti i parase me te ndervarurit.
Megjithate ideja qe percohet te ajo skene, zgjat nja 10 min, nga me te bukurat ne film eshte ajo e fatalitetit klasor, familja e varfer aspiron te behet si ajo e pasur, por njekohsisht te mbetet e padukshme ne varferine e saj.
ajo qe i ndan familjet dhe ne film jepet nepermjet hapsirave fizike eshte struktura, qe simbolizon ate klasore.
ok flm albano ja ta shoh filmin tani ne darke
Sigurisht. Regjizori i meshon jo pak idese se keto gjera jane oksidentale (amerikane) - kam parasysh se sa shpesh familja e pasur flet me fjale angleze (so, etj etj). Biles i meshon aq shume kesaj ideje sa krijohet opinioni se, në fund te fundit, keto jane ‘vese’ perendimore, pra te huauzuara, dhe jo autoktone (kush e bleu vilen në fund te filmit ? Nje perendimor!! ).
Biles ne kete prizem, filmi eshte jo pak racist (fajin, në lexim te fundit, e ka i huaji, “ai qe na i mesoi kete menyre jetese” (ki parasysh qe kombi korean në vitet 40-50 ka qene nje nga 5 më te varferit e planetit Toke, dmth duke futur brenda edhe vendet e Afrikes !!).
Por une nuk jam per kete lexim te filmit (pra, ‘analizimit’ politiko-historiko-sociologjik te tij por e bera enkas per te thene qe, po ju futem kesaj menyre analizmi, mund te konstatojme se ai eshte jo pak racist biles