Sea, sex & sun (“Mektoub, my love: Canto Uno” – film francez me regji te

nga pershkrimi duket si nje film mbi deshiren dhe pervuajtjen. mua me ka pelqyer blue is … dhe pres ta shoh dhe kete se shpejti. nje pyetje keshtu pa e pare, cfare vlere i shton gjatesia prej 3 ore filmit?

flm, nese jane ne net po i ve ne liste se jo, s’kam pare asnjerin.
(U perpoqa per Morte a Venezia por e lashe ne mes)
Nga Kechiche s’kam pare asgje.

Po t’ja beje kete pyetje Kechiche, ai besoj se do të thoshte: filmi zgjat 3 ore sepse kaq duhet të zgjase, pra, kohezgjatja nuk ka lidhje me vlerat (as ja shton, as ja heq filmit). Dhe besoj do shtonte: unë aq sa nuk kam ç’ti shtoj, aq edhe NUK kam çi heq filmit.
Për spektatorin pastaj eshte tjeter gje: pergjithesisht, filmat qe zgjasin mbi 2 ore, e tutin ate të shkoje në kinema.
Për mua si spaktator pastaj, filmi nuk ka probleme kohezgjatjeje: koha e tij (koha e vete filmit, se filmat kanë dhe ata kohen é tyre), për mua nuk krijon asnje problem.

1 Like

Dhe: po, eshte film mbi deshiren, por mbi të gjitha eshte për destiny (mektoub - në arabisht). Eshte qe në titull

ne fakt puna e perplasjes se natyralizmit me Rohmer, nuk kuptohet. Gje e kuptueshme perderisa s’ia kam idene e filmit.
Por konkluzioni i review-se ish i gjate, dhe fjalen e pata per filmat e Malick dhe GVS, raportet makro & micro realizuar permes montazhit. Kete e kuptova besoj dhe te dhashe te drejte lidhur me te.
Flm. qe po e mban fjalen per listen.

:smiley:
kjo tregon se ke akoma pune per te bere ne drejtim te perversionit artistik pedofil. Duhet te gelltitesh ca me teper coca cola dhe kokoshka sinemaje.

@STALKER, na fal qe disktutojme Te hengert mortja ne Venecie pa pare filmin. :slightly_smiling_face:

Ti ke te drejte (qofte dhe pa parê “Mektoub”), per me teper qe ke pare (nese me kujtohet mire) filmin e fundit te Terrence Malick “Song to song” (e qe eshte dhe më problematiku i tij); ndersa kur evokova GVS, e kisha kryesisht fjalen per dy te fundit e tij, “The sea of trees” dhe “Don’t Worry, He Won’t Get Far on Foot”.

Nuhatja ime e pare lidhej me fundit e “Mektoub” i cili eshte “me zor” Rohmerian (ose thene shkoqur: në skenen e fundit, krejt si papritur, regjizori hap shteg rohmerian, pra ngre pyetje te tilla si hezitimi (filozofik), dyshimi (gjithmone ne sensin filozofik te fjales) etj, gje qe nuk ndjehet shume gjate pjeses me te madhe te filmit (i cili eshte me se tepermi ‘realist’, dmth natyralist, dmth i mishtë dhe vokal, dmth trupa fizikë dhe biseda - krjet ndryshe nga skena e fundit).

Nje kontradikte e tille më beri te reflektoj se “ku çalon gomari” (pra pse filmi nuk me mrekulloi, më impresionoi teresisht, por me la nje shije pak çalamane, per ta thene keshtu) dhe, dola ne perfundimin se kjo vjen per arsye te asaj qe ti me te drejte e ke quajtur ‘raporte makro & mikro’ te realizuara permes montazhit, problem qe vihet ré edhe ne filmat e fundit te Malick dhe GVS.
Vazhdimin ti e ke te qarte (perdorimi i montazhit gjate filmit si “hilé” per te fshehur mungesen e nje vizioni më te gjere, perdorimi i montazhit per te fshehur saktesine dhe precizionin e raporteve mes personazheve etj etj)

1 Like

Ashtu eshte, Song to song, dhe Sea of trees pata parasysh :slight_smile: dhe permes tyre munda te kuptoj kur ben fjale per Mektoub, my love dhe raporteve realizuar permes montazhit. Ky sqarim i dyte vjen edhe me shume ne ndihme…
Eh do mjeshteri te presesh (cut) aty ku duhet kur tregon dicka. Edhe te narracioni me fjale (qe duhet te jete me i lehte) i nje ose disa historive, njeriu ndonjehere le jashte ose shton detaje qe e difuzojne idene qendrore. Po me imazh a kinema…

ashtu sikurse «Mektub», behet fjale per filma te gerryer së brendshmi nga shkaperdredhje te pafundme lidhjesh-montazhi, por qe fshehin keq mungesen e nje vizioni global, te pergjithshem (a thua se montazhi, per nga natyra plot me detaje ‘eksituese’, nuk ka ndonje rendesi te madhe per të tërën, per teresine e filmit

1 Like

Kjo eshte tabela e vleresimeve, per momentin, e 15 filmave (ne konkurim per Palmen e Arte) tashme te shfaqur ne Kanë. Ne secilen kolone figuron vleresimi i secilit prej (krye)redaktoreve te mediave franceze te specializuara per kinemane (dhe jo vetem: psh “Le Monde”, e perditshmja me e madhe franceze, ka te drejten e nje kolone). Notat shkojne nga :frowning: në 3 yje, dhe pastaj, simboli i palmes se arte (per mungese vendi, gjysma e emrave te medieve jane shenuar poshte kolonave).

Nisur nga mediet qe ua kam besen (cahiers, Inrockuptibles), pervec filmit te Godard, duket se “L’été” (Summer) filmi i rusit Kirill Serebrenikov, eshte pelqyer shume.

1 Like

Nese ke nje link do shifej me mire kjo tabele e vogel.
Ppu aplication, nuk ka opsion per zoom in, te pakten nga celli im.
Sh. Flm.
Eshte rregulli aty ke ty per mediat/kritikat, te paraqesin vleresimin vecante nga publiku, ne ndryshim nga ketu. E kam pare me duket tek Allocine.

http://www.lefilmfrancais.com/cinema/137145/cannes-2018-les-etoiles-de-la-critique-8

1 Like

Much better
I pashe Cahiers dhe Inrockuptibles

Ky film i Kechiche nuk paska konkuruar ne Kane vjet (se film i 2017) por ne Venezia…

Edhe nga 15 media e kritike vetem 2 arrijne te shquajne Le Livre d’Image. Imagjino votuesit e tjere. Po te perdoret demokracia (sic ka te ngjare) nuk fiton kurre merita.

E kemi thene disa here tashme: në Kanë, e jo vetem atje, nuk eshte pothuaj kurre punë merite, por konsensusi. Cmime realisht radikale dhe pa konçesione per here te fundit jane dhene në vitin e larget… 1999 ! (juria e drejtuar nga Cronenberg)

1 Like

Kane qene goxha te mire festivalet e Venecias keto 5-6 vitet e fundit

1 Like

Cmime radikale

Po qe s’ka pse te quhen radikale…
perderisa vleresojne meriten cmime te tilla i takon te jene normale.
Cmimet e konsensusit jane cmime shumice po ta mendosh, jo cmime vlere.
Dakordi i shumices dalengadale po konfirmohet se s’ka te beje me vleresimin, por me pajtimin.
Ndersa Vlera te ndan se eshte totalitare.

Shtypi nderkombetar:

1 Like

Asnje 5 ☆ ndersa note mesatare mbi 3, vetem 3 prej tyre

Po ta shikosh mirë, nota maksimale eshte 4. Pra, si të thuash, s’ka 5.

Nga ç’shoh, nese do ishte pune mediash (dmth gazetaresh e kritikesh të kinemase), duke parë të dyja tabelat, nese do linim menjane filmin e Godard (qe sigurisht eshte ‘tjeter muhabet’, qofte edhe në sensin “se eshte veterani i konkurimit” dhe s’ka nevoje për cmim), Palma e Arte apo Grand Prix i bien të shkojne në Azi: ose për japonezin Hirokazu Kore-Eda me “Shoplifters”, ose për koreanin Lee Chang-dong me “Burning”.
Problemi pastaj eshte se, jurite é Kanës, shpesh, nuk janë as në nivelin é gazetareve: po më kujtohet se si para dy vjeteve festivali nuk ishte hiç i keq (sepse kishte në konkurim filma te tille si Aquarius, Paterson, Toni Erdmann, Elle, Ma loute, Rester vertical…), ndersa çmimet qe shperndau juria ishin literalisht për të vjellë !! (asnje nga filmat é lartpermendur nuk mori qofte dhe cmimin më të vogel).

Kshu qe puna é çmimeve… a ha, hallve é ftohte. Rrofshin filmat é mirë !!! :slight_smile:

1 Like

po, 3 me te miret e kritikes (mesatare >=3) jane dy nga Azia dhe Godard.

Viti 2015 ka qene vit i mire (psh. Eurovizioni 2015 ish me i mire se ai i ketyre viteve).

Kana sikur gjithe e me shume pushtohet nga amerika. Kliko nje lajm te thjeshte interneti per Kanen te shfaqen vec emra amerikane aktoresh, vip-ash.

ah, lidhur me kete te fundit, lexova dicka per Von Trier, pritje jo e mire e filmit te tij me serial killer