Sea, sex & sun (“Mektoub, my love: Canto Uno” – film francez me regji te

E kemi thene disa here tashme: në Kanë, e jo vetem atje, nuk eshte pothuaj kurre punë merite, por konsensusi. Cmime realisht radikale dhe pa konçesione per here te fundit jane dhene në vitin e larget… 1999 ! (juria e drejtuar nga Cronenberg)

1 Like

Kane qene goxha te mire festivalet e Venecias keto 5-6 vitet e fundit

1 Like

Cmime radikale

Po qe s’ka pse te quhen radikale…
perderisa vleresojne meriten cmime te tilla i takon te jene normale.
Cmimet e konsensusit jane cmime shumice po ta mendosh, jo cmime vlere.
Dakordi i shumices dalengadale po konfirmohet se s’ka te beje me vleresimin, por me pajtimin.
Ndersa Vlera te ndan se eshte totalitare.

Shtypi nderkombetar:

1 Like

Asnje 5 ☆ ndersa note mesatare mbi 3, vetem 3 prej tyre

Po ta shikosh mirë, nota maksimale eshte 4. Pra, si të thuash, s’ka 5.

Nga ç’shoh, nese do ishte pune mediash (dmth gazetaresh e kritikesh të kinemase), duke parë të dyja tabelat, nese do linim menjane filmin e Godard (qe sigurisht eshte ‘tjeter muhabet’, qofte edhe në sensin “se eshte veterani i konkurimit” dhe s’ka nevoje për cmim), Palma e Arte apo Grand Prix i bien të shkojne në Azi: ose për japonezin Hirokazu Kore-Eda me “Shoplifters”, ose për koreanin Lee Chang-dong me “Burning”.
Problemi pastaj eshte se, jurite é Kanës, shpesh, nuk janë as në nivelin é gazetareve: po më kujtohet se si para dy vjeteve festivali nuk ishte hiç i keq (sepse kishte në konkurim filma te tille si Aquarius, Paterson, Toni Erdmann, Elle, Ma loute, Rester vertical…), ndersa çmimet qe shperndau juria ishin literalisht për të vjellë !! (asnje nga filmat é lartpermendur nuk mori qofte dhe cmimin më të vogel).

Kshu qe puna é çmimeve… a ha, hallve é ftohte. Rrofshin filmat é mirë !!! :slight_smile:

1 Like

po, 3 me te miret e kritikes (mesatare >=3) jane dy nga Azia dhe Godard.

Viti 2015 ka qene vit i mire (psh. Eurovizioni 2015 ish me i mire se ai i ketyre viteve).

Kana sikur gjithe e me shume pushtohet nga amerika. Kliko nje lajm te thjeshte interneti per Kanen te shfaqen vec emra amerikane aktoresh, vip-ash.

ah, lidhur me kete te fundit, lexova dicka per Von Trier, pritje jo e mire e filmit te tij me serial killer

Kana ‘pushtohet’ nga Amerika sepse paralelisht me konkurimin e filmave, zhvillohet edhe Tregu i festivalit (qe eshte tregu më i madh në bote i filmit, sot për sot). Dhe aty, pra tek tregu, 70% e mallit eshte amerikan, kaq e thjeshte eshte
:slight_smile:

1 Like

Pashe “l’innocente” nga Visconti, i paharrueshem. Me duket e ke pas vecuar me pare per nje nga mbylljwt me te bukura. Fjalet me te mira per Viscontin :star:.
Filmin e Kechiche nuk e gjej ta shoh, te pakten tani per tani.

1 Like

Tregu i filmit :slight_smile:
amerika blen cdo gje qe ka vlere per t’u shitur dhe meqe Kana eshte akoma Trademark e forte filmi ne pazar (pavaresisht se prej inercise), mallrat e saj jane te shitshem.
Por ta thuash troc mendoj se eshte Kana vete qe edhe ia ka qejfi gjithashtu.

Mbase do shpikur nje festival tjeter lloji per kinemane

filmin e Kechiche as une nuk e gjeta megjithse ka dale ne 2017, po me ne fund gjeta me torrent western te valeska griesbach, pas nje kohe kaq te gjate. sa vijne e me vone i nxjerrin

Pak minuta më parë:

-Palme e Arte Speciale: “The Image Book” - Godard

-Palma e Arte: “Shoplifters” - Hirokazu Kore-Eda

1 Like

e kam pas ne mend te te pyes per Western se as ky s’gjendet

sapo lexova ne net.
Mund te ishin akorduar dy Palme d’Orsepse sic ke vene ne dukje e kane bere ne te shkuaren.
Special Palme d’Or shpresoj te kete vlere te njejte, e nese po, Kate Blanchet nderon vetveten se Godard eshte tashme permbi cdo juri festivali te tille.

Jury president Cate Blanchett announced an exceptional Special Palme d’Or to Jean-Luc Godard, who has not attended Cannes since 2004 and was therefore not present (“The Image Book” producers Mitra Farahani and Fabrice Aragno accepted on his behalf). On-stage, Blanchett described Godard as “a cinematic artist who is continually striving to define and re-define what cinema can be,” later elaborating that his film “lingered with us, confused, confounded, provoked, angered, excited us [and ultimately] influenced our perspective on the rest of the festival.”

po filluam të mendojme nese ai cmim ka ose jo 'të njejten vlere" é më the të thashe, kemi rene në batakun é cmimeve. Pra nuk duhet me u marre me vleren é Çmimit por me kuptimin qe ka dhenia e nje cmimi te tille.

Unë é mendoj keshtu:
se pari, duhet thene se “Palme te arte Speciale” në Kanë nuk ka patur kurre në 70 vite festival. Kjo eshte hera e parë.
Cmime të vecanta pervec atyre normale, po, ka patur (për shembull, Alain Resnais-ë qe ishte me nje film të tijin në konkurim në vitin 2009, ju dha nje “Lifetime Achievement Award for his work”, pra nje çmim ‘të sajuar’ enkas për të. Po ashtu, James Ivory ka marrë nje Cmim të Vecante në 1992, po ashtu John Huston (për ansamblin é vepres se tij) në 86 në mos gaboj, Etj etj.

Tani : duhet pranuar se Godard gjithmone ka qene tip shume fair me festivalet é filmave. Ose siç thote frengu, “il a joué le jeu” (ka marrë pjese në loje, në ndeshje, pra nuk e ka anashkaluar ate: to play the game). Drejtori artistik i tha “do é fusim filmin tënd në listen për konkurim për Palmen é Arte”, Godard ju pergjigj : “Si të doni!”. Kete detaj vete drejtori në fjale e tha gjate konferences për shtyp kur propozoi listen é filmave në konkurim.
Perderisa Godard pranon ta luaje lojen, duhet qe edhe juria ta luaje lojen é saj.

Nje mendje me thote qe pak a shume ka ndodhur keshtu: anetarët é jurise, frengu Robert Guédiguian (të pakten!!) por dhe rusi Zviaguintsev (ka shume mundesi!) kanë propozuar ti japin Palmen e Arte filmit të Godard. Mendoj se pjesa tjeter nuk ka dashur (kur nje çmim jepet me unanimitet nga é gjithe juria, kjo thuhet dhe nenvizohet gjate ceremonise). Meqe nuk ka patur unanimitet, juria ka pyetur Drejtorin é festivalit nese mund të krijoje nje cmim të veçante. Edhe pse i plotfuqishmi Thierry Frémaux (prej dekadash Drejtor DHE seleksionuesi Nr1 i Kanës) do kete dashur me gjithe shpirt qe Palma ti shkonte filmit të Godard, nuk e kà tagrin të nderhyje në vendimin é Jurise! Dhe, duke qene se Juria i ka kerkuar nese mund të krijoje nje cmim të vecante për Godard, ai ka propozuar krijimin e nje “Palme te Arte të vecante”. Eshte maksimalja qe mund të bente (nga cmimet speciale, sepse cmimet é tjera janë të rregulluara me rregullore).

Mendoj se pak à shume ka ndodhur sa me lart (dhe kete e arsyetoj me faktin se Palme te arte mund të kete patur edhe 2, por jo ‘Palme te Arte Speciale’.
É gjitha kjo tregon nivelin langaraq të jurive të sotme (të cilat i zgjedh po ai Drejtor i Pergjithshem!!), por qe eshte i detyruar të beje perzgjedhje të tilla konsensuale, për hater të atij të famshmit… treg!! (ekonomi tregu pra mo, duam s’duam)

Eh…

1 Like

une ate koment desha ta beja pyetje: c’kuptim ka Palme e Arte Speciale? Sespe tingellonte si kompromis me shume se vleresim per Godardin kjo gje. A thua Godardi u hapi pune jurise… Por e thashe ne deshirore…
Ke shpjeguar teknikalitetin e procedures, sesi procedohet me burokraci ne nje rast te tille krejt jashte parashikimit si Godard. Them jashte parashikimit, sepse edhe pse Godard i eshte ‘pergjigjur lojes’ is ushtar i thjeshte barabar me kineastet e tjere te cdo niveli, realiteti qendron qe Godard qendron permbi ata, madje mbi jurine e Kanes vete.
Mund te kishin dhene 2 palma, por sic thua Palme e Arte Speciale eshte speciale. Jam ok tani me kete sepse pa shtjellimin qe i bere (e qe mund ta jape vetem dikush qe njeh fort mire fushen dhe burokracite e vleresimeve) tingellonte si nje lloj konsensusi bajat ky cmim per Godard.
Por te besoj, sepse ne rastin e pjesemarrjes se Godard ne ate festival, per vete nivelin qe ka ai eshte imperative perjashtimi nga rregulli. rrofsh :slight_smile:

Po ashtu, Amini te kujton Rocco-n e Viscontit (tek kryevepra e tij neo-realiste «Rocco e i suoi fratelli»)

Ishte vertet nje capolavoro “Rocco e i suoi fratelli” por me c’shoh filmat epope’ jane tendence e Viscontit.
film neorealist 3 oresh, kohe e cila nuk u ndje si kaloi perkundrazi me interesin dhe perfshirjen me te madhe. I adore Visconti.

Cadeau:

:wink:

:grinning:

1 Like

Merci, edhe Dumont pak a shume si Sang-soo ne prodhimtari, e nese edhe ky eshte nje frymezim po aq i mire si punet paraardhese, cilat do jene motivimet e tij, eshte nje pyetje.
Naten.

Ke shume të drejte qe krahason Dumont me Hong Sang-soo, dhe nuk je e vetmja (nese nuk gabohem, nje gje të tille me duket e kishin shkruar dhe “Cahiers” tek permbledhja e tyre për 2017).
Motivimi mund të lidhet me talentin, deshiren për të krijuar, é sidomos për të nderruar gjiní, stile e forma të reja (seri TV kjo e fundit).
Lajm shume i mirë (le qe na beri me qesh, dmth na ngriti humorin) :grinning:

1 Like