Sea, sex & sun (“Mektoub, my love: Canto Uno” – film francez me regji te

Marshalla humori, me c’dukej nga trailer :smile:
Eshte evidente prodhimtaria, krijimtaria e tij, mendo kur i bie ne te’ edhe nje si une :smile:


Ah tani e pashe qe behet fjale per seri Tv… Dumon qe rreket te shprehet permes formave te larmishme te filmit

Ah, kam parë kete week-end nje kryeveper (dhe po i peshoj fjalet : kryeveper) : “Happy Hour”, film japonez (5h15), cuditerisht i 2015 (por dalë në kinema vecse kete vit ketu).
Edhe pse krejt i ndryshem nga “Toni Erdmann”, i të njejtes madheshti.
Nuk di a gjehet në web. Ta keshilloj nxehtesisht (qofte edhe duke e pare në dy a tri pjese).

Edhe nje here: kryeveper !!

1 Like

wow… (per shume arsye habia)
mesiguri s’do mundem ta shoh te terin njeheresh, nese e gjej
falemnderit per gjithe keto habere te mira

1 Like

I hodha nje sy; ka gjera interesante, por problemi i ketyre kritikeve eshte se, ne shumcen e rasteve, per ta, gjithshka eshte permbajtje (deri ketu jemi dakort), por harrojne qe, ajo qe mbetet, eshte… forma

(ps: vleresimi i kryedaktorit te "Cahiers", per mendimin tim, duket më i sakti, më i verteti)

ps 2: “At War” duhet te jete film i mire (sepse, i meparshmi i Stéphane Brizé, “The Measure of a Man” nën petkun e filmit te angazhuar politikisht, ishte krejt e kunderta - film disfatist)

1 Like

jep nje permbledhje mbi permbajtjet, per pertacet si puna ime :wink:. por dhe per masat qe permbajtjen e kane karrem.
Forma ne shumicen e rasteve operon ne nivel subkonshi, rralle eshte e evidentueshme per shumicen e imazhngrenesve.

1 Like

Pelqeu informacioni mbi luften/konkurrencen Hollywood- Cannes, dhe kuriozitet si do kish permbledhur Godard. Te tjerat, do duhet te parashihet filmi te pakten personalisht ashtu funksionon.

Do me thuash nese gjendet në web “Happy hour”, jam shume kurioz (sidomos per faktit qe eshte film i 2015)

Patjeter qe po.
ose une ose albano se secili ka burimet e veta qe kerkon :slight_smile:

Me ka bere jashtezakonsht pershypje ai film (pertej pelqimit). Më beri pershtypje po ashtu fakti se filmi i tij i ri (“Asako”) ishte ne Listen per Palmen e Arte kete vit (dhe nuk besoj se ishte, sepse “duhej edhe nje film japonez”, sepse ne liste ishte edhe nje tjeter film i tille, pra japonez, ai qe fitoi Palmen). Thene ndryshe, jam shume shume kurioz te shoh edhe kete te riun.
Ne nje fare menyre, kam pershtypjen se regjizori ne fjale (Ryusuke Hamaguchi) eshte ardhmeria e kinemase japoneze (doemos, asaj te mires, asaj qe duam… etj etj), ne te njejtin nivel siç mund te flisnim per gjermanen Maren Ade apo kinezin Bi Gan (ky kishte nje film te ri në Kanë dhe kam lexuar komente te shkelqyera per te!!) apo vellezerit Safdie ne USA, te gjithe regjizorë te lindur ne fund te vitete '70, fillim te viteve 80 (e njejta gjenerate, dua te them)

1 Like

Edhe une qe nuk pyeta fare per kete, megjithese ishte evidente nga rekomandimi, sic duket filmi i Dumont uzurpoi momentin…
Mjaft intriguese cfare po thua, mezi po pres te mbarojme, ta kerkoj ne net qe ta bej plan per ta pare

person to person, film simpatik mbi marrdheniet midis disa te rinjve ne nju jork mes tyre por edhe nder veti. mjaft i shikueshem

Ka nja dy tre mérita autentike “Person to person”. Psh muzika, é cila jo vetem eshte pjese intégrale e filmit, por kthehet gati-gati në personazh ‘më vetë’. Ka shume pak regjizore qe ja arrijne nje gjeje të tille. Jim Jarmusch psh eshte njeri prej tyre (por ate é ndihmon fakti qe eshte meloman i paparë).
Po ashtu, New Yorku nuk pershfaqet në vertikalitetin é tij, por më se shumti në horizontalitet. Jo pak (si ide kinematografike, dua të them ).

ps: dhe skena é fundit fare (deklarimi i dashurise se njerit prej personazheve, mikeshes se tij), qe për mendimin tim ka dicka prej divineje (eshte é nje vertetesie qe evokon lumnimin - si të thuash )

po muzika eshte mjaft e vecante, dhe me pat lene mbrese.
New york shfaqet mjaft popullor kesaj rradhe, kategoria e personazheve eshtw ajo e individeve ne kerkim te nje dickaje.
Skena e fundit fare qe permende duket sikur i jep dhe klimaksin, konvergimin final filmit, there is still hope sikur do me thene per real love, pas gjithe atij kalvari ftohtesie e perpleksiteti mes personazheve te humbur mes asaj xhungle egoizmi qe eshte new york.
Por do vecoja edhe skenen e dorzimit te gazetarit
te deshperuar perballe paaftesise se tij te rradhes per tu lidhur emocionalisht me te punesuaren e re, e cila nga ana e saj kupton qe nuk mund ta gjej veten ne ate ambjent, mjaft autentike.

1 Like

Absolument ! Kemi pare te njejtin film :slight_smile:

ps: muzika e filmit eshte e perbere nga kenge, te cilat sigurisht qe duhet te kene arsyen e tyre pse jane zgjedhur.
ps2: besoj se horizontaliteti I filmit eshte zgjedhur pikerisht si antiteze e vertikalitetit shtypes. Edhe “Good time” ishte film goxha horizontal. Fiks si fotoja e meposhtme:

me sa duket, pershfaqjen Horizontalite te NYC kritika reklamuese e percakton si: A loving picture of New York City’s je ne sais quoi.
po aty pak sek. me pas, min 1:11 traileri mesiper, shfaqet Benny Safdie dora vete,

Duhet te kete autore te tjere sidomos vitet 70-80 karakteristike ne kete pershfaqje. Meqe e kishe sugjeruar (per koincidence tek “Good Time”, pyes nese “After Hours” e Scorcese ka nje karakteristike te tille). Person to person ka atmosfere vitet 70-80 prej horizotalitetit dhe soundtrack.

Person to person eshte NY-u i sotem, ai i shek XXI, vetem se filmit nuk i interesojne salarymen-ët (per te folur me gjuhen e nje tjetri kapitalizmi: atij japonez), por banoret e ‘rendomte’ te qytetit.

1 Like

me thene te drejten nga c’pashe, edhe duket edhe s’duket si i sotshmi. Por me pelqen ashtu si ka dale. Dmth syte qe e kane pare si te tille.

shtese: ose me sakte horizontaliteti ia ka hequr elementin mainstream me te cilin stereotipizohet NYC. Dhe ai qytet mund te jete underground-i i cdo metropoli amerikan qe nga philadelphia deri tek LA.

Po pra: filmi e zhvesh NY nga stereotipizimi dhe merret me personazhe qe jemi mesuar te mos u kushtohet vemendje, por qe jetojne, punojne, studjojne… në NY e shek XXI
:slight_smile:

2 Likes