Shansi i humbur i James Francos (“The disaster artist”)

1 Like

Ky ka pas një tv show të bukur mbi vdekjen e jfk

Per hir te sinqeritetit, filmi pelqeu deri ne 2/3 e tij. Me pas po shkaktonte konfuzion me definicionin qe po i jepte kendveshtrimit. E kam fjalen tek miqesia e Greg & Tom, te ciles i referohet shikuesi per te peshuar vleren heroit. Sapo kjo miqesi nisi te shthurej, regjisori haptas filloi ta tradhetonte heroin (i cili ne perfaqeson vete filmin).

Mbyllja pastaj, ku dakord, spektatori u shua se qeshuri, por te cilen regjisori na e justifikoi se pavaresisht te gjithave ne fund te fundit ajo perkthehet ne pelqim per filmin dhe dashuri per aktorin/regjisorin e The Room, ne fakt perben nje “dredhje” edhe me e forte ama tip alla Sundance, qe perkon fiks me neoliberalin e kodres se Hollywoodit.
Me pelqente filmi derisa regjisori e tradhetoi heroin. Ai sic duket donte te binte dakord me hollywoodin per The Room si filmi me i keq ndonjehere, dhe e la ate ne balte.

Eshte siç thua ti, sepse gjysma e pare (pra pa filluar xhirimet) eshte shume shume here më e mire (ka shume me teper dialektike te brendshme, e per rrjedhoje eshte më bindese) se vazhdimi.
Por, in fine, filmi harrohet po aq shpejt sa edhe eshte parë…

1 Like

Amà duhet pranuar: subjekti i filmit (his plot - kur thoni ju) eshte i artë! Në kete sens, James Franco ka humbur nje shanc po aq te arte sepse e ka çuar dëm nje plot te tille (me e keqja eshte se filmi, ne fund fare, te jep pershtypjen se Franco i ka harxhuar gjithe energjite e tij per budalliqe te tilla si: të imitoje mimiken e Tomy-t, te aktrojë si Tomy… etj etj, gjera qe kane nje rendesi sekondare per nje film vertet te mire)

1 Like

Rendesine e stermadhe qe James Franco i ka dhene kesaj punes së imitimit te Tomy Wiseau dhe filmit te tij “The Wall” (pra fiksimi i filmave amerikane me “based on a true story”) e konfirmon edhe video e meposhtme:

1 Like

Dhe fakti qe James Franco e gjezdis Tomy-n si ariun Silva neper festivale filmash apo studio televizive, tregon qe Franco te vetmin objektiv ka promovimin financiar te filmit e tij (gje qe konfirmon se nuk ja ka haberin e kinematografise).
Po fundja nuk e ka keq, se gjithe filmat pararendes qe ka bere, kane qene nje disaster, financiarisht dhe artistikisht
:grimacing:

1 Like

Ne radhe te pare flm. Per kete recence te re. Se u hodhem me koke ne zbrazjen ndaj filmit.

kjo qe konkludon recenca eshte totalisht e drejte, te ish qasur ne ate drejtim filmi mbase do ish nje kryeveper.
Rrofsh.

mir, e morem vesh qe qeka talle me publikun debil puritan amerikan duke tregua bythen e njerit qe po puthet, po aktori a kishte bythe te mira? Bythen si imazh si e kishte?

Jo per gjo, por meqe po behet i njejti diskutim paralelisht ne nje teme te mediave ne faqe.

Cili mund te ishte shtysa qe vendose ta shohesh, Seth Rogan mbase, apo etiketa mbi subjektin: ‘the worst film ever’ ?

the plot !
(pergjithesisht, per filmat amerikane, eshte pothuaj e vetmja shtyse; pervec rasteve kur eshte nje film i Jim Jarmusch apo J. Gray apo… etj etj)

1 Like

image

Film autobiografik per J. Franco, si nje pune po aq ‘dumb’ sa subjekti i trajtuar, apo jo…

Imitimi skenave i shton nje aspekt komik ‘The disaster artist’ ashtu sic ai komike-zoi The Room.

nuk e shoh nevojen e ekzistences se nje filmi mbi the room, kur the room i ka te gjitha vete. per kete arsye the disaster artist me duket i padobishem.

imitimi me aq detaje nga ana e Franco me eshte dukur ‘embarrasing’.

Ekzakt. Dhe kjo ndjesi vjen prej faktit qe “The disaster artist” harxhon shume kohe me riprodhimin e skenave te “The Room” pergjate xhirimit të tyre (gati gjysma e dyte e filmit).
Ndaj dhe pjesa é parë eshte shume më e mirë.

Në fakt, “The disaster artist” do ishte shume interesant nese nuk do ishte nje film mbi “The room” por mbi deshiren (the desire) për të bere kinematografi (pra mbi Tomy-n, fundja siç le të shpresosh edhe titulli). Si, qysh, tek duhej bere, as unë as ti nuk jemi regjizore (ka 1001 menyra how to go about it) por personalisht, jam i bindur se subjekti i filmit eshte shume shume interesant (premtues).

Nje kunder-shembull: edhe Sabziani, heroi i Kiarostamit tek “Close-Up”, nje kaqol ishte (dhe po ashtu, filmi bazohet në nje ngjarje të vertete), por ç’kryeveper arrin të krijoje Kiarostami se!

Ose dhe nje tjeter kundershembull: Borat!! (ka plote në fakt, por siç thosha në review, James Franco NUK e ka kruajtur shume koken por i ka harxhuar ato pak energji dhe talent (te supozuar) qe ka për të imituar si majmun Tomy-n)

Ky qe nje nga ato filmat qe e pashe ngaqe i qe hapur nami si film i mire karakteri etj dhe ne fund pastaj u nevrikosa me veten qe e pashe deri ne fund lol. Dmth OK nuk eshte se ishte plehe po s’kishte ndonje gje qe ja vlente te harxhoje kohen. Plus Franco dukej sikur e kishte bere shkel-e-shko, perciptazi (a mbase aq e ka kapacitetin filmberes), sidomos me ca detaje shume dembele tip he se audienca Amerikane do i haje keto, e po s’i hengri do ma fale se une jam nje aktor i famshem dhe mbahem per i lezetshem.

Ne nje mendim te dyte, zbulimi i skenave copy-paste eshte pjese e krediteve te mbylljes. Dhe pertej mediokritetit qe mund perfaqesojne ato, mendoj qe momenti i krediteve i jep atyre tjeter domethenie, ate se ne te vertete zbulimi i imitimit te skenave ka funksion te qellimshem satirizues…

xhibi welcome back

Madam Hyde s’e kane burimet e mia keshtuqe u ktheva te shoh dicka nga Serge Bozon e u mora me La France. Tamam sic thote review, pervecse nuk prisja te ish aq i trishtueshem.

1 Like

tani qe welkome bak xhibi kane per te shku fjolle punet ne Peshk.

jemi keq per personazhe qe jane te djathte ne shtepi, dhe te majte ne emigracion. Mjafton te hipin ne areoplan, dhe hop e kthejne felen ne te kundert.

Apo s’kane avionat tani nje ekran te madh televiziori si te sinemase! Duket interiori i nje avioni si salle kinemaje me spektatore me felet ulur ne kolltuqe qe mbllaçiten si kafshe ripertypese duke pare filma me sy te zgurdulluar dhe nofull te varur.