ShBA: 2017 do jetë një vit i shkëlqyer për Shqipërinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, z. Donald Lu është shprehur me nota të forta optimiste gjatë ditës së djeshme, në një takim me biznese të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ambasadori amerikan tha se Reforma në Drejtësi do ndryshojë përgjithmonë mjedisin ku bëhet biznes në Shqipëri. Më poshtë, disa nga fjalët e ambasadorit amerikan.

2017 do të jetë një vit i shkëlqyer për Shqipërinë. Ky është viti kur Shqipëria nis zbatimin e reformës në drejtësi, e cila do të transformojë përgjithmonë mjedisin e biznesit për të gjithë ju. 2017 do të jetë gjithashtu viti i zgjedhjeve parlamentare që do të vënë Shqipërinë në një kurs demokratik për katër vite stabiliteti politik dhe përparimi më të madh drejt të ardhmes europiane të Shqipërisë.

2017 do të jetë viti në të cilin Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për t’u përballur me sfidën e stërmadhe shoqërore të krimit të organizuar dhe drogërave të paligjshme. Kjo do të krijojë mundësi edhe më të mëdha për biznesmenët e ndershëm. 2017 është viti kur Shqipëria do të trajtojë korrupsionin në nivele të larta përmes krijimit të strukturës së posaçme antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sa pafat Reali mer :frowning:

do jete nje vit i shkerdhyer

Rrofsh o Amerike qe na mban moralin larte. Se te ishte per keta maloket tane do ishim varosur me kohe si popull dhe si atdhe.

Sdo mend viti zbatimit te vetingut dhe rezultateve te prekshme te reformave te rilindjes.

flm, ambasador per optimizmin e rreme qe po na tjerr, se ne fakt ne e dime me mire se si shkojne vitet e zgjedhjeve.

Ashtu eshte , vit i shkelqyer do te jete , pa ty dhe Rilindjen.

Ky e ka llafin qe do jete vit i suksesshem per kanabisin, po i bije me spond.
Ajo qe nuk e thote eshte se kete vit e kemi ne te drejten exluzive te prodhimit dhe shitjes.

Prap ky Luja? Ky armik i popllit cadrist?