Edhe nese ti do kishe ikur per arsye ekonomike une nuk do te paragjykoja se nuk eshte ndonje mekat te ikesh nga Shqiperia per nje ekonomi me te mire. Prandaj edhe pyeta perse pikerisht Estonia se per nga ekonomia vende si Danimarka apo Suedia jane me mire se Estonia. Po paske patur arsye te tjera. Dakort. Na shkruaj here pas here per ate vend. Keep writing.
A nuk ishin gjermanë? Apo e gjithë bota duhet ta shohë historinë me syzet e shqiptarëve komunistë e ballistë?
Shqiperia mund te gjeje shembuj e vende boll nga te cilat ka cfare te mesoj, problemi qendron se nuk ka deshire!
Arsye personale = kisha rene brenda me nje estoneze.
Asokohe quheshin nazi, dermaaaaan
Ne fakt aty me shkoi mendja edhe mua se ai qenka bere rezident brenda 5 viteve atje? Nuk i njoh mire ligjet e Estonise po nese nuk je qytetar i BE-se eshte e veshtire te marresh lejen e qendrimit te perhershem brenda kesaj kohe te shkurter. Perjashtim ben martesa, ose me mire 3 vite martesore mjaftojne. Ose ka punuar qe diten e pare qe ka shkelur aty full time dhe ka paguar taksa.
Ne fakt lexova dicka per Estonine, ashtu nga kureshtja, dhe me thene te drejten nuk e kuptoj ku e shikon autori i tekstit ngjashmerine e Shqiperise me kete vend? Nga historia? Nada. Zero. Nga kultura? Po ashtu jo e jo. Nga e tashmja? As qe behet fjale.
Prandaj dhe nuk i eci Edvinit me estonezen; mosperputhje karakteresh.
Rezident bëhesh edhe brenda 2-3 ditësh, nëse ke vend pune. Por duhet të jetosh 5 vjet që të marrësh rezidencën afatgjatë apo të përhershme. Si kudo besoj, se ligjet logjike janë.
Nuk mund te quhesh rezident me 2-3 dite. Duhet te rrish per nje periudhe me te gjate, psh 6 muaj ne nje vend, te punosh e paguash taksa qe te konsiderohesh si rezident.
Arsye personale mund të jenë dhe të studiuarit apo të mësuarit jashtë shteti, apo bërja e një praktike thjesht për të jetuar e mësuar rreth një vendi, dhe pastaj arsye romantike ka sa të duash se Evropa ka me dhjetëra shtete.
Atëherë, rezident=leje qëndrimi. Dmth që ke të drejtë të jesh rezident. Nëse ke kontratën e punës, ke paguar paraprakisht dhe siguracionin shëndetësor, mund t’u thuash organeve shtetërore që e do kartën gati për 2-3 ditë, dhe ta bëjnë gati për 2-3 ditë. M’u desh të udhëtoja njëherë, dhe u thashë që të ma bëjnë gati sa më shpejtë lejen e qëndrimit (kartën e re). Pas 3 ditëve më njoftuan dhe shkova e mora kartën e re. Ti Kthupi, ke jetuar në Estoni?
Ndoshta jemi ngaterruar se me rezident une kuptoj “permanent rezident”, nje lloj leje-qendrimi, qe eshte e vlefshme per 3-4 vite dhe te jepet pavarsisht statusit qe ke si emigrant (punon apo jo, studion etj). Njerezit qe vetem punojne duhet kene nje shume te caktuar oresh pune si dhe nje nivel te caktuar page. Sa me shume e me gjate qe ti punon, sa me shume qe paguhesh, aq me shume ti pagan taksa. Dhe aq me heret ti mund te marresh kete permanent rezident. Studentet psh. e zgjasin vizen cdo vit dhe duhet te vertetojne qe e kane ndjekur shkollen. Nje mundesi tjeter per ta marre sa me heret eshte mesa di une martesa me nje shtetas te atij vendi. Ose njerezit qe vertet kane status te pranuar azili. Gjithsesi vende te ndryshme, me ligje te ndryshme.
Ngjashmëria është se Estonia u pushtua që në 1206 me anë të kryqëzatave nga danezët, e që u pasua nga gjermanët, polakët, suedezët e rusët. Deri në 1918-ën, kur estonezët shpallën pavarësinë. Deri këtu është e ngjashme. Pastaj shumë e ndryshme. Estonezët formuan ushtri dhe luftuan me dy fronte në luftën për pavarësi, kundra rusëve e gjermanëve, dhe arritën të fitonin, dhe të merrnin territor që nuk e kishin pasur më parë. Shqiptarët nuk krijuan ushtri, nuk luftuan dhe vetëm pritën ça do të bënin 6 burra para një tryeze në Londër.
Edhe në vitet '80, estonezët ishin ndër të parët që u hodhën në protesta kundra BRSS-së. E sapo rifituan pavarësinë në 1991-shin, riorientuan vendin krejtësisht drejt vendeve nordike e perëndimit. Gjë që shqiptarët nuk e bënë. Jemi 18 vjet pas largimit të trupave serbe, 26 vjet pas largimit të komunizmit antishqiptar, dhe R.K. po shkon vit pas viti drejt Serbisë, kurse R.SH. nuk mund të largohet komunizmi antishqptar…prandaj jemi kaq të ndryshëm.
Në Estoni ke leje qëndrimi për 1, 3, 5 vjet dhe pa afat që vetëm ripërtërihet si kartë. Ato 1 e 3 vjeçare mund t’i marrësh menjëherë, në varësi të kontratës së punës që ke. Ajo me kohë të gjatë dhe e përhershme merret vetëm pasi ke jetuar 5 vjet në vend.
Ja tani me kuptove. Po te kishin ardhur tek ne dreqin ata suedezet dhe danezet e jo turqit.
Meqe tema mori drejtim tjeter per tjeter, ja dhe nje koment tjeter teme-prishes: tamam me mire te kishin ardhur suedezet! Ore prit pak se sikur gjeten vikinge te varrosur me mendafshe qe shkruanin Allah.
Evropi na doli borxhit. Na dha nje princ qe te benim dhe ne prokopi, po ne i thame Dum Baben.