Shuhet Dritero Agolli

Ketu s’do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s’do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t’vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.

Ndahet nga jeta ne moshen 85 vjeçare i madhi Dritero Agolli.

5 Likes

shkrimtar dhe shqiptar i nderuar. një prej pikave kombëtare të referimit . ithtar i shqipërisë se madhe.

Pulebardha
Pulbardhen ne reren e lagur e gjetem,
E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte.
E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem.
E kishin lene e askush nuk e priste.
Pulbardhen ne dhomen tone e shpume
E u mesua me ne si njeriu i shtepise.
Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
Dhe valen qe ngrihej mes shiut dhe stuhise
Jetoi pulbardha shume ne dhome
Po humbi papritur nje dite,
Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome
Nje dite kur vinin stuhite…
Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur
Dhe era dhe rete renkonin
Dhe e gjetem pulbardhen te vdekur…
E pame!
Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome
E pame!
Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome…

Prehu ne paqe Dritero. Se di ca me merzit me shume. Fakti qe u largua nje poet e njeri i mire, apo fakti qe njerez te tille nuk po duken me ne horizontet buze adiatikut.

2 Likes

brezat e rinj as nuk i kane lexuar ndonje liber. E njohin si “ai qe dilte dikur ne tv”

U prehte ne paqe, person shume i madh. Sic e permenden dhe te tjeret e keqja nuk eshte vetem se po humbasim keta njerez por edhe sepse nuk po i zevendesojme dot me te tjere.

Lamtumire Poeti i Popullit!

https://www.youtube.com/watch?v=kY3GxGxHfYg

Ka qan i version unpluged,orkestrim i Adi Hiles kendu nga Jonida Maliqi te " 100 kenget e shekullit",shume ma i bukur,po nuk gjendet me ne you tube. Si duket e ka zhduk Arditi

Jonida eshte dobet …Pjeter… https://www.youtube.com/watch?v=YjTimtS6dcI

http://www.poezishqip.com/dritero-agolli/

1 Like

Ou,thenkju. E paskan hedh prap si duket. Me asht dasht me e kerku ne fb ku e kisha hedh para ca vitesh dhe kur e gjeta,shkruhej se vdeoja asht fshire per shkak te te drejtes se autorit.
Ok,mu me pelqen ky versioni me teper se ajo kitara elektrike,i shkon me shume frymes se vargjeve, qe duhet thene,Arditi u’a ka rrit vleren me shume me kete kange.

Shkrimtari i madh Ismail Kadare flet për ndarjen nga jeta të patriarkut të letrave shqipe Dritëro Agolli, me të cilin kanë ecur në të njëjtën korsi, por edhe janë përplasur gjatë karrierës së tyre.

Sot, kur Agolli ndahet fizikisht nga kjo botë, Kadare e cilëson të pazëvendësueshëm atë dhe tregon se si e ka pritur lajmin e vdekjes. “Ishte ndër lajmet më tronditës. Jo vetëm për mua, por edhe për njerëzit e artit e gjithë shqiptarët. Dritëro Agolli do na mungojë të gjithëve”,- thotë ai.

Përplasjet

Të dy kanë qenë shokë gjimnazi në shkollën “Asim Zeneli”, të Gjirokastrës. Pastaj, kanë ecur njëkohësisht në rrugën e letërsisë duke bërë garë me njeri-tjetrin, por secili në korsinë e vet. Të dy kanë studiuar në Bashkimin Sovjetik dhe më pas kanë ndenjur bashkë për shumë kohë. Aq e vërtetë është kjo gjë, saqë Dritëro Agolli është njohur me bashkëshorten e tij, Sadije Agolli, pikërisht në dasmën e Kadaresë, ku ajo ishte e ftuara e Helena Kadaresë.

Më tej, ata rrinin gjatë me njëri tjetrin, duke qenë shpesh të shoqëruar edhe me gratë e tyre. Më vonë ishin edhe komshinj në një pallat, ku Agolli banonte një kat sipër Kadaresë, diku në kryqëzimin e rrugës së Dibrës. Por sherri i tyre ka nisur atëherë, kur sipas Kadaresë, Agolli u bë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Sipas Kadaresë këtu përfunduan bisedat disidente kundër diktaturës dhe Dritëro Agolli mori pamjen e një zyrtari institucional, shkruan news24.

Në fakt ata kanë qenë në një sherr të heshtur gjatë gjithë jetës. Zilia për njeri-tjetrin ka qenë kryesorja, sidomos për privilegjet që i krijonte sistemi, apo për problemet e Lidhjes së Shkrimtarëve, por këto reflektoheshin deri në pallatin ku banonin, ku Kadareja ishte një kat poshtë Agollit. Sukseset e njërit ishin padyshim vuajtje për tjetrin, ndërsa privilegjet që i bëheshin secilit prej tyre krijonin lodhje tek tjetri.

Ftohja e tyre ka nisur qysh me ngjitjen e Agollit në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve, pastaj ka vazhduar me akuzat për librat, ku Kadare nuk pëlqente “Zhurma e erërave të dikurshme”, të Agollit, ndërsa Agolli urrente “Koncert në fund të Dimrit” të Kadaresë. Marrëdhëniet janë acaruar, edhe gjatë sherrit të Kadaresë me Janulla Rrapin, ku Agolli më vonë i botoi librin djalit të saj, por sidomos një pikë e veçantë ishte momenti i arratisjes së Kadaresë, kur Lidhja e Shkrimtarëve firmosi një dokument kundër tij, ndërsa Byroja Politike propozoi ndalimin e veprave të tij. Ndërsa pas vitit 90-të ata kanë qëndruar larg njeri-tjetrit, por debati kryesor që pushtoi mediat ishte “disidenca” e Kadaresë.

Agolli qëndroi përsëri në krosin e tij, duke u bërë një “baba” shpirtëror i së majtës, ndërsa Kadare, pasi ka refuzuar 3 herë postin presidencial ka kërkuar më kot certifikatën e disidentit. Ndërkaq, gara letrare midis tyre është ndërprerë sepse të dy kanë deklaruar tërheqjen nga krijimtaria e mirëfilltë. Herë pas here shpallen konkurse mediatike se cili është më i mirë dhe bëhen testime nëpërmjet klikimeve në internet, por të gjitha këto nuk e mbulojnë dot faktin se ata të dy i kanë shumë borxhe shoqërisë së djeshme, e cila nga ana e vet ka pjesën e vet të borxheve ndaj tyre. Por, nuk duhet harruar gjithsesi se ata kanë punuar nën diktaturë dhe para se të merrnin në dorë stilografin e veprës së re, kanë qenë të kërcënuar, të intimiduar dhe nën autocensurë. Për të mësuar se cila vazhdon të jetë përshtypja e opinionit publik, e shkrimtarëve, artistëve, apo politikanëve të sotëm për ta, ne iu drejtuam atyre disa pyetje në lidhje me atë që mendojnë sot për aspekte të veçanta të jetës së tyre, ose thjesht për gjykimin ndaj krijimtarisë së tyre.

I qofte i lehte dheu i Devollit.

1 Like

Kishte talent Te madh qe fatkeqesisht u detyrua ta shperdoronte ne prupagande komuniste .nje pjese e vogel e vepres se tij ka per ti rezistuar kohes .

Më i madhi (në llojin e tij) qe prej Hasan Zyko Kamberit

bipolariteti Dritero-Kadare eshte nje tjeter prove qe bota eshte dy felore:

Agolli apo Kadare? Për më shumë se 50 vjet, fansat janë ndarë më dysh. Porse, siç thotë vetë Agolli, asnjëri nuk mund të ndahet dot nga tjetri. Sipas tij, nuk duhet të ketë më pyetje kush është më i madh e kush më i vogël, kush ka qenë më i përkrahur e më pak i përkrahur. Agolli ka treguar në një intervistë se kryeministri Mehmet Shehu u është drejtuar të dyve: “Ju jeni dy shkrimtarët kryesorë të vendit dhe jeni si dy qe që lëroni tokën. Ne, herë ngacmojmë njërin e herë tjetrin me hosten, në mënyrë që puna të shkojë mbarë”.

kadare eshte egoizmi, individualja
driteroi eshte komunarja, e perbashketa

Se sa do fikja kompjutrin djema, duket si e papritur, si e pabesueshme qe shkrimtari popullor Driteroi, ndrroi jete. Me dukej se ai do jetonte ne pavdekesi, e ne fakt keshtu eshte, vepra e tij qe me ka pelqyer me shume “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”, e ben ate te pavdekshem. Qofte i lehte dheu mbi te.

1 Like

Me siguri jane me te ndryshem se aq, apo jo?