Si e shkatërroi populizmi Venezuelën

Historia se si vendi shkoi nga frigoriferë të lirë në fukarallëk është më e thellë sesa socializmi dhe korrupsioni.

Nga: URI FRIEDMAN

Cili është problemi me populizmin? Pse, në disa qarqe, termi ka fituar një konotacion negativ? Në përgjithësi populizmi është thjesht promovimi i ideve popullore me të cilat elitat nuk pajtohen. Pra mendojeni populizmin si një lëvizje për të çrrënjosur një klasë politike që nuk e vret mendjen për masat. Por populizmi gjithashtu mund të përshkruhet si një logjikë politike me të cilën politikanët pohojnë se përfaqësojnë ekskluzivisht njerëzit e drejtë në një luftë kundër elitës së korruptuar. Dhe rreziqet e respektimit të kësaj logjike janë shfaqur tani në Venezuelë.

Hugo Chavez, lideri i revolucionit socialist të Venezuelës, njëherë furnizoi popullin e tij me frigoriferë të subvencionuara nga Kina, madje u shfaq në televizion në një kuzhinë të simuluar ku personalisht i vuri vizen cmimit “kapitaliste” në një frigorifer dhe shkroi aty “skontoja Chavez.” Keto dite, Venezuelianet nuk kanë me c’të mbushin frigoriferët. Tre të katërtat e venezuelianëve raportojnë të kenë humbur një mesatare prej 19 paund në vitin 2016 për shkak të mungesës së shfrenuar ushqimore dhe inflacionit që ka marrë arratinë, i cili ka bërë cmimet për mallrat themelore të papërballueshme. Një e treta e venezuelianëve raportojne se hanë dy ose më pak vakte në ditë. Kequshqyerja e fëmijëve ka arritur nivele të krizës.

Nga emergjenca shëndetësore e deri në rrëshqitje kundrejt anarkisë politike, Venezuela është në grahmat e “e një lloj shpërthimi që vështirë se ndodh në kohë paqje”, shkruan Moises Naim dhe Francisco Toro në The Atlantic. Ndërsa ky implosion u përshpejtua nga vdekja e Chavez dhe rënia e çmimit të naftës, e cila është përgjegjëse për gati të gjitha të ardhurat e eksportit të Venezuelës, implozioni mund të gjurmohet në një pjesë të dështuar të politikave socialiste të çmimeve dhe të politikave monetare të Venezuelës, nacionalizimet e fabrikave, kontrollin qeveritar të shpërndarjes së ushqimit, etj. Është gjithashtu produkt i korrupsionit qeveritar, kronizmit dhe paaftësisë; korrupsioni është më i përhapur në Venezuelë se në çdo vend tjetër në Amerikë.

Por Chavez dhe pasardhësi, Nicolas Maduro, janë epitoma e populizmit. “Ne i shpallim luftë djallit vetë” - Amerikës imperialiste - “me votat tona” Chavez ka deklaruar para zgjedhjeve të vitit 2006. “Ju nuk do të zgjedhni Chavezin, ju do të zgjedhni veten. Njerëzit do të zgjedhin njerëzit. Chavez nuk është gjë tjetër veçse një instrument i popullit”.

Populizmi është "vetëm një nga faktorët e mundshëm që mund të ndikojnë në drejtimin ekonomik apo politik të një vendi. Mendoj se Venezuela tregon shumë mirë se nuk është e vetmja gjë ", tha Kirk Hawkins, një ekspert për populizmin latino-amerikan në Universitetin Brigam Jang.

“Nëse do të kishim një populist të djathtë - …një Donald Trump ose një Marine Le Pen, ekonomia [venezueliane] nuk do të dukej sic duket tani” Më tha Hawkins. “Populizmi ndërvepron me karakteristika të tjera të mjedisit politik për t’ju dhënë disa lloje tendencash.” Dhe në Venezuelë, ku shumica e njerëzve nuk janë pronarë, shumë njerëz punojnë në sektorin informal dhe pabarazia ekonomike historikisht ka qenë e lartë, populistët janë të prirur të gravitojnë drejt socializmit dhe jo nacionalizmit të krahut të djathtë.

Marku i populizmit i Chavez ka kontribuar në rënien e Venezuelës në të paktën tre mënyra.

Të menduarit afatshkurtër

Në një studim nga Rudiger Dornbusch dhe ekonomisti Sebastian Edwards vunë re se: në disa vende të Amerikës Latine - Argjentina, Brazil, Kili, Peru, Meksikë, dhe Nikaragua - populistët ekonomik kishin ardhur në pushtet nëpërmjet pakënaqësisë së thellë me performancën e ekonomisë dhe prandaj hasën pranueshmëri të gjerë ndaj mesazheve anti-elite të populistëve. Si rezultat, populistët kishin ndjekur ndryshimin ekonomik duke u përqendruar në rritjen e shpejtë të stimujve, duke gjeneruar punësim dhe rishpërndarjen e të ardhurave në vend të frenimit të inflacionit ose balancimit të buxheteve qeveritare. Ata tentuan të kishin sukses në një periudhë afatshkurtër, por dështuan në afat të gjatë, prej këtyre politikave të rrezikshme fiskale dhe monetare. Shumë prej politikave fiskale humbën efektin mes rritjes së inflacionit dhe krizës ekonomike.

Të gjithë politikanët duan të jenë popullorë. Të gjithë duan të udhëheqin gjatë një rritje ekonomike. Të gjithë janë të anshëm ndaj politikave që do t’i fitojnë lavdërimet në të tashmen sesa në të ardhmen. Por populistët janë veçanërisht të tërhequr nga masat që prodhojnë “përfitime afatshkurtra dhe dhimbje afatgjata”, argumenton Edwards. Meqenëse populistët paraqiten si të jashtëm të cilëve legjitimiteti u vjen nga populli, “atyre u duhet të mbajnë popullaritetin e tyre gjallë. Dhe për ta bërë këtë, ata duhet të gjenerojnë rritje [ekonomike] shumë shpejt”.

Chavez, për shembull, u bë president në vitin 1998 duke garuar si një figurë anti-establishment i cili do të ringjallë një ekonomi në agoni (ai kishte qenë kohët e fundit i burgosur për organizimin e një grushti shteti të dështuar ushtarak). Dhe gjatë 14 viteve të ardhshme, ndërsa ai vazhdoi të hiqet si një i jashtem pavarësisht se udhëhiqte qeverinë. Ai drejtoi të ardhurat e naftës së Venezuelës në programe sociale popullore në vend që t’i përdorte për të luftuar faktorët e rënies ekonomike.

Pavarësisht retorikës së tij, politikat e Chavez nuk ishin tërësisht socialiste “në kuptimin e vjetër që [socialistët] synojnë të shpronësojë gjithçka dhe të mbrojnë diktaturën e proletariatit”, tha Edwards. Por ata ishin vazhdimisht dritëshkurtër, argumentoi ai: “Rregulli numer 1 për menaxhimin e duhur ekonomik në një vend që bazohet në burimet natyrore është që gjatë viteve të mira, të ruajnë para për kohë të këqija” Kjo është ajo që ka bërë Norvegjia duke investuar paratë e naftës në një fond kombëtar. Gjë që Chavez nuk bëri.

“Venezuela pësonte çdo vit defiçite të mëdha buxhetore, edhe pse çmimet e naftës arritën vlera stratosferike gjatë viteve 2014-2015”, shkruan Toro, një gazetar Venezuelian. “Kjo do të thotë që vendi u mbyt në borxhe edhe pse të ardhurat e qeverisë ishin marramendese - një veprim i pakuptimtë, politikë pro-ciklike që çoi Venezuelën drejt greminës kur çmimet e naftës ranë.” (Populistët nuk janë gjithmonë aq miop, Toro vëren se Evo Morales, udhëheqësi populist-socialist i Bolivisë, e cila është gjithashtu e pasur me burime natyrore, ka regjistruar suficite buxhetore çdo vit ndërmjet viteve 2006 dhe 2014.)

Sot, Edwards tha, udhëheqësit venezuelanë "kanë dalë nga çdo mundësi për të gjeneruar një ekonomi të lartë, sepse nuk kanë rezerva ndërkombëtare, nuk kanë asnjë valutë të huaj, nuk ka pjesë këmbimi për fabrikat apo për autobusë, trena ose makina. Nuk ka ushqim. Nuk ka as punë. Dhe nuk ka asnjë mënyrë që ata të mund të ringjallin ekonominë. Pastaj ata mbetën në pushtet duke u bërë gjithnjë e më shumë autoritar. Kjo është ajo që unë e quaj ‘mode diktatoriale post-populiste’. "

Rrënimi i demokracisë

Hawkins është kritik ndaj tezës së Edwards, duke argumentuar se ajo tenton të grumbullojë së bashku të gjitha politikat ekonomike joortodokse si “populiste” dhe të prirura për katastrofë. Por ai pajtohet me Edwards se populizmi i majtë apo i djathtë, qoftë në Amerikë apo Europë, mund të bëjë dëme serioze për demokracinë e stilit perëndimor liberal, i cili përfshin jo vetëm zgjedhjet, por të drejtat dhe liritë qytetare, sundimin E ligjit, dhe kontrollet dhe balancat e pushtetit politik.

Populistët besojnë në sovranitetin popullor siç shprehet nëpërmjet zgjedhjeve dhe referendumeve. Ata shpesh arrijnë të rrisin pjesëmarrjen e votuesve dhe pjesëmarrjen e publikut në politikë. Por ata zakonisht i përbuzin dhe i degradojnë institucionet e tjera të demokracisë liberale. Që populistët kërkojnë të delegitimizojnë kundërshtarët e tyre - duke i karakterizuar ata si armiq të cilët “veprojnë me vetëdije kundër vullnetit të popullit për interesat e tyre egoiste” - ky është vec një kërcim për t’u mohuar kundërshtarëve liri të caktuara, shpjegoi Hawkins. Populistët shpesh janë udhëheqës karizmatikë të cilët të paktën duket se bashkojnë njerëz me dëshira të ndryshme. Dhe për liderin karizmatik dhe përkrahësit e tij, kontrollet dhe balancat mbi fuqinë ekzekutive zakonisht konsiderohen si pengesë, jo një tipar i sistemit politik. Përkrahësit mendojnë: “Ne besojmë se udhëheqësi mishëron vullnetin tonë, kështu që ne nuk kemi nevojë për hapësira në të cilat ky vullnet mund të kontestohet”, tha Hawkins. “Duhet ta lëmë udhëheqësin të bëjë punën”.

Në Venezuelë, vazhdon Hawkins, gati dy dekada të qeverisjes populiste ka “rezultuar në cmontim sistematik të lirive civile, duke filluar sidomos me lirinë e medias.” (Shtypi i pavarur është vazhdimisht objektivi i parë i populistëve, të cilët pretendojnë se organet e lajmeve janë një armë e elitave.) Ashtu si shumë populistë, të cilët vlerësojnë zgjedhjet për kapacitetin e tyre për të afirmuar të popullit dhe jo për të “zgjidhur interesat konkurrente,” Chavez luajti me ndershmërinë e procesit zgjedhor, duke kufizuar aksesin e opozitës në media dhe shpërndarjen e burimeve qeveritare për përfitim të partisë së tij. Gjykatat e vendit dhe Këshilli Zgjedhor janë të mbushura me besnikët e Chavez / Maduro, dhe Banka Qendrore ka kohë që nuk është e pavarur. Udhëheqësit e opozitës janë burgosur dhe ndaluar nga politik. Në muajt e fundit, Gjykata Supreme ka provuar të zhvesh legjislaturat e kontrolluara nga opozita dhe forcat e sigurisë kanë përdorur forcën për të ndaluar protestat anti-qeveritare, duke rezultuar në dhjetra të vdekur. Këto masa kanë polarizuar dhe paralizuar politikën e Venezuelës, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë për të larguar nga pushteti ata që janë përgjegjës për politikat ekonomike shkatërruese të vendit.

Mentaliteti populist gjithashtu shpjegon pse Chavistat kanë mbërthyer me kokëfortësi agjendat e tyre ekonomike edhe kur politika ka dështuar në mënyrë spektakolare. “Populizmi ka një dimension moral që është … dualist”, tha Hawkins. “Problemet, gabimet dhe politikat e dështuara i atribohen kundërveprimeve të opozitës, e jo vetes”.

Rrënimi gradual

Populizmi nuk është domosdoshmërisht një toksinë në trupin politik, por shpesh ka efekte negative. Mangësitë e rritjes së menjëhershme ekonomike dhe përqëndrimi pushtetit materializohen ngadalë. “Hulumtimi ynë tregon se koha ka rëndësi”, më tha Hawkins. “Populistët nuk e çmontojne demokracinë që ditën e parë që hyjnë në pushtet”.

Kur Chavez erdhi në pushtet në fund të viteve 1990, politologu Cristobal Rovira Kaltwasser vë në dukje, ai po i përgjigjej “një krize të rëndë të përfaqësimit demokratik” që buron nga korrupsioni dhe politikat pa shkëlqim ekonomike të një elite të vetë-kënaqur. Vetëm gradualisht ai u bë një populist-socialist radikal, ndërsa kërkoi të fuqizonte mbështetjen e tij midis të varfërve.

“Populistët vërtet vijnë [në detyrë] me një besim të patundur në demokraci,” vuri në dukje Hawkins. “, dhe me kalimin e kohës, konfliktet e vazhdueshme me opoziten i riinforcojnë besimin se opozita po konspiron, gjë që justifikon lëvizje më të forta kundër institucioneve. … Por unë gjithashtu mendoj se duhet të ketë një publik që është i gatshëm të shohë institucionet të dobësohen.”

Diçka e ngjashme mund të thuhet për ndikimin ekonomik të populizmit. Konsideroni ato frigoriferë që dikur Chavez promovonte. Frigoriferët nuk ishin thjesht dhurata socialiste. Ata ishin një zgjidhje afat-shkurtër: si pjesë e një marrëveshje të naftës-për-kredi me Kinën, e cila la Venezuelën e varur nga importet kineze, qeveria Chavez reklamonte frigoriferë me çmime super të lira përpara zgjedhjeve. Ata përbën një sfidë për të pluralizmit demokratik: Frigoriferët u janë shpërndarë vetëm mbështetësve të Chavez. Dhe vetëm me kalimin e kohës, kur organizatori i planit vdiq dhe ushqimi u zhduk nga raftet, doli në pah marrëzia e populizmit.

– Marrë nga TheAtlantic -

Gjendja eshte e nderë,

jo s’ka munci… :))

cne kshu? socialistet kshu? jo bre…

Spipetijn shoket

A kan ngel mo komunista ne ket blog?