Si ishim. 1945 - 1990

Ta mbajne me shendet e t’u rroje gjigandi, ta kene me jete, marrte nga ditet e tyre.:grinning:

Dy rrugë ka: O ikim, o ikim!

Përtej të gjitha formulave atdhetare që fryjnë zjarrin e shuar, (gacat kanë vdekur), e vërteta është se Shqipëria nuk bëhet. Madje, Shqipëria nuk se është bërë ndonjëherë. Në të gjitha pushtimet që kanë ndodhur, çlirimi s’ka ardhur nga ne, por nga shkaqe të tjera.
“Shqipërinë e mori turku i vu zjarrë”
“Shqipëtar mos rri por duku, shqipëtar”
"Shqipëtarët” nuk dukeshin… dhe poeti përpiqej të ndizte sedrën e shqiptarit, që të them të drejtën nuk e di për çfarë funksionon, apo ka funksionuar!
Të ikim. Të ikim se s’jemi të zotë për asgjë. Na burgosin, na shajnë, pështyjnë, përdhosin, përdhunojnë, na lënë pa bukë, pa arsim, pa mundësi për t’ia dalë të përditshmes, na japin paga qesharake minimale, me të cilat nuk mund të paguhet as shtëpia me qira, na japin përkrahje kinse sociale me të cilën as ajrin nuk blen dot, na vdesin nëpër spitale dhe familjarët e të sëmurëve edhe më shumë, na çmendin e na nxjerrin nga çmendinat për të vrarë, na qorrojnë me rrugë për të gjetur vdekjen, na rjepin lëkurën me taksa dhe na kallin tmerrin me policët “në mbrojtje të qytetarëve”, na turpërojnë përpara të huajve që shohin të çuditur si rrekemi ta kapim veshin në mënyrën më të pamundur, kur e mundura është para syve të tyre, na vdesin pak nga pak me të gjitha tipet e plehrave, prodhim për Shqipëri, së pari me të ngrënë e të pirë e pastaj ç’t’u vijë dore e veshi, na flasin si të jemi trushpëlarët që jemi, nëpër foltore parlamentesh apo fushata elektorale shajnë kundërshtarin me gjithë të zezat e ne kënaqemi për “guximin”, pa menduar se ç’duan këta plehra me këto njëmijë të zeza aty ku janë, na dërgojnë nëpër gjyqtarë për të na rjepur lëkurën e Odiseut pa asnjë Itakë, na dëbojnë masivisht me lloto tokash të premtuara dhe ekzile azilantësh të pëgërë e të pasigurt, na detyrojnë të ndërrojmë emrat për grekun, por të mbetemi shqiptarë se greku na e ka pasë përherë me hile, na detyrojnë të prostituojmë në të gjitha format, edhe në ato të kamufluarat me “dinjitet”, na detyrojnë të përleshemi për dava by… dhe tallin b…ën me historinë tonë që s’dimë si t’ia rrëfejmë një të huaji, na detyrojnë të mbjellim hashash… por të mos e tymosim se harxhohet, na detyrojnë të mos besojmë askënd, të mësojmë gënjeshtra që s’ka bir kurve që i zbërthen, e sidomos, sepse duhet t’i besojmë edhe vetë, na shkatërruan fëmijët, na detyrojnë të humbim busullën në edukimin e fëmijëve, na bombardojnë veshët me komerc, sytë me botox, hundën me erë plehrash që shiten për kulturë, na detyrojnë të vrasim artistët, ose t’i lemë të vrasin veten para nesh, na detyrojnë që “këpucët e Lulit të vocërr” dhe “Molla e ndalueme” të jenë përherë aktuale…

Nuk i kam numëruar të gjitha, e di, por ne pastaj jemi të ligj, gjakprishur, sahanlëpirës, mosmirënjohës, imoralë, agresivë, kriminelë, vëllavrasës, indiferentë, të pafuqishëm, kontrabandistë, krefbishtas, lyejrrotas, hiena, maskarenj, pijanecë, lypës e kusarë dhe gjithë të zezat...

Kjo ndoshta është ëndrra më e madhe edhe për ta, të na e shpërndajne hirin e të mos na njihet me fara (hiç fare!), t’ua zbrazim tokën së cilës i bëjme hije kot, e kot sa i rëndojmë përmbi.
O ikim, o ikim – dy rrugë janë.

Nga Enkeleda Ristani

per televizoret duhet te shtonte qe blerja e televizorit ishte eveniment i rendesishem, jo vetem familjar, por gezonte gjithe lagja qe i shkonin me pako llokume 50-çe per urim familjes qe kishte blere televizor.

Te rinjte te shikojne edhe bunkartin dhe shtepine e gjetheve. Ka material plot aty per jeten “dinjitoze” te atyre viteve.

meqe kujtove shtepine e gjetheve dhe bunKaRtin… poshtersi e madhe qe muzeume te tilla jane me pagese, (bilete hyrese), per shqiptaret ! dhe sidomos per te rinjte duhet te ishin gradis !
duhet te kete qene BQ i modh, pervers (dhe jo si BQ e Pjerit), ai qenbirqeni qe i ka ka shkuar mendja te shese vuajtjet e shqiptareve nen diktature me leke.

2 Likes

Kohe muti ishin megjithese une per vete kam kujtime Te mira se rropateshin prinderit per mua .kur shikoj prapa mejtoj,Te varferit si na kane rritur .

mir me mir, vizitoni muze me pagese ose pa pagese, zbavituni sa jeni te rinj akoma, por kini gjithnje parasysh qe memoria eshte njera fele, ndersa harresa eshte fela tjeter!

1 Like

Shumica derrmuese e shqiptareve te mbetur ne Shqiperi jane enverista.
Jane gati te rrine pa buke vetem te kthejne kohen e Enverit.
Uroj qe te kthehet perseri ajo kohe ne Shqiperi.

Po ty o fatkeq mendja ketu te ka ngelur. Nuk shikon dot perpara. Ti je tamom pjella e sistemit te Enverit. Je nje zomje e gjalle. Ty duhet te te vendosin aty tek muzeu i memories, keshtu te gjalle sic je, biles edhe me nje Tshirt me foton e Trump-it. lol

1 Like

une them kapo eshte me mire per pune muzeu :smile:

" … Në funksion të tyre stafi i projektit www.muzeuimemories.info2 ndërtoi një broshurë me disa nga pyetjet dhe përgjigjet kryesore, - projekt që do të vijojë të pasurohet edhe në të ardhmen…"

I pashe te gjitha, por veç pyetje e pergjigje nuk pashe. Biles isha mprefur tu pergjigjesha noi pyetje, por pyetje nuk ekzistonte. Me gjith respektin per Afrim Krasniqin si ekspert ne politike, ketu them se ka pesuar fiasko.

Ty si ish disident s’ta moren mendimin per kete muzeun?

Nostalgjia per ditet e shkuara dhe nostalgjia per komunizmin jane 2 gjera te ndryshme. Ne Shqiperi rastisi qe te kemi qene ne nje sistem komunist dhe ne nje fare menyre perceptohet si nostalgji per sistemin, por besoj qe edhe po te ishte kapitalizem njerezit prape do mendonin qe ato vite ishin “the good old days” kur gjerat ishin me te thjeshta, stresi me i paket, teknologjia nuk ishte pjese aq e madhe e perditshmerise, etj.

Kam nje rus ketu ne pune dhe nje dite kishim nje bisede te shkurter rreth kesaj teme. “Edhe kapitalizmi njesoj si komunizmi eshte, - tha. - Vetem ushqimi eshte me i mire”.

Ky rusi jot, iu afroka ca te vertetes, se keta ruset qe kam njoft une, e mburrin Stalinin dhe socializmin, sikur te kene qene pjese e nomeklatures. Me budallenj si bo nona.

Kapitalizma ka deshtuar ne vendet lindore se nuku kane elita te tipit Steve jobs qe cojne ekonomine perpara dhe ne process krijojne pune e katandi edhe per fukarane.elitat e vendeve lindore jane hajdute,te korruptuara e bejne qe shtresa te caktuara te kene nostalgji per Kohen kur te gjithe ishin te varfer.

1 Like

Shoke e Shoqe…Te rinj e te reja! Vellezer e Motra! Pershendetje, ju flet Tirana!Ja…keshtu ishim!
Zonja e Zotrinj…Teenager e Teenagersa ! He moj e Ore ti ! Ciao, jemi live na Tirona! Keshtu jemi!..I ka kapitalizmi keto…

1 Like

Një tmerr i vërtetë. Kush e lavdëron atë kohë mizerje duhet vrarë me bukë në gojë. Nuk besoj të ketë vuajtur njeri në botë sa fatzinjtë proletarë apo jo, nën komunizëm.

1 Like

Si mendon nese luajne ne sfond kete?

Aaaa te lutem xha Peçi, me keto kondita ndryshon muhabeti. Ky filmi i hap rruget kudo. Edhe ketej nga perendimi.

2 Likes

Se me kujtoi gjembi me videoseks qe ka sjelle, si shpjegohet qe ne postin e muzeumemories jane bere te gjitha pyetjet ekzistenciale, dhe eshte harruar kryesorja:

Si pallohej atebote?

Si shpjegohet kjo humbje memorie per aktivitetin me te rendesishem? Si e shpjegon Ardit Gjebrea?

1 Like

Ka edhe nje harrese tjeter ne post: pse behet vetem pyetja: Kush ishin disidentet?, e jane lene mbas dore fuksat, fela tjeter? Si shpjegohet kjo humbje memorie per figuren arketip dhe fuksionale te fuksit pa te cilen nuk ka shtet! Shteti nuk fuksionon pa fuks!

Kjo humbje memorie me duket e qellimte, per te privilegjuar kapo fuksin ngambrapa, dhe per te na persekutuar ne fuksat 5-leksh ngapara.

1 Like