Si ishim. 1945 - 1990

Si mund ta quanit veten njerez juve qe gatuanit ne WC?

halese alla-turka me siguri do t’i ngelte hatri qe nuk e ka permend kush.
Flasim per qytetet se ne fshat, nje grope e sajuar, dilte e tepronte…

Haleja alla-turka thuhet tani qe eshte me e keshillueshme.

Gjithsesi, sic thane dhe shoqet me siper, nuk ka patur vuatje dhe persekutime. Jane thjesht trillime te njerezve qe qanin prej morrave dhe asgje tjeter.

Me mungon Idrizi.

Koha kur permende idrizin, perkon pak a shume me kohen kur une ju referova halese alla-turka. Per me teper, duke ditur qe komenti per halene alla-turka ishte ne krye te komenteve te fundit, dyshoj shume se kujtimi i idrizit te nderuar, nuk ishte aq i rastesishem. Kjo nuk eshte aspak e mire!

:star: :star:

Periudha me e keqe e histories se popullit tone pas pushtimit dhe roberise 500 vjecare Turke.
Nga momenti qe kjo pjese e histories do te trajtohet sic ka qene pa komplekse brezat e rinj do ecin me perpara drejt zhvillimit. Ka pak gjasa per te ndodhur sepse komunistet me te keqinj te para '90tes u bene demokratet me te keqinj pas '90tes…

1 Like

ne fakt keto dy periudha jane edhe 2 ndryshimet kulturore , per keq, qe pesoi kombi yne ne historine e tij ! njera na ndau me dhune nga Evropa kristiane -perendimore, kultura jone e natyrshme deri 500 vjet me pare, ndera tjera pevec na izoloi , na çoi edhe totalisht shtrember.
-nuk eshte aspak rastit ; pikerisht keto dy regjime i luajten fene ,edhe tekstualisht, popullit tone.

3 Likes

Edhe une pasi lexova komentin tend po dyshoj fort qe s’ishte rastesi. Do te jem inspiruar pa e kuptuar. Dhe kjo eshte me keq se aspak mire.

shembull luksi i kohes ne fjale:

  • tangerlliku qe rrezatonte nje radio Iliria ne krah teksa shetitje bregut te plazhit
1 Like

Mos harro dhe djemte qe ju qepnin pantallonave etiketa “te jashtme” (cfaredolloj etikete, qofte dhe nga ndonje pako me pluhur enesh) qe te dukeshin sikur jua kishin sjelle pantallonat nga jashte.

vetëm nqs flet për 50-60-n se në vitet 80 kishte shampo., 40 lekë bënte! për flokë të gjata po,nuk të linin

Jo thjesht shampo por shampo per morra . Vajguri kur perdorej kunder morrave ishte i neveritshem dhe jonjerezor.

Nejse Varferia nuk eshte turp por mburrja me varferine e atyre viteve ishte horrorri i vertete.

Diktatura nuk arriti te zhdukte pocaqine e varferine e trasheguar nga e kaluara por ne te kunderten thjesht sepse rriti barazine ne varferi rriti shtypjen cnjerezore per kedo qe denonconte deshtimet e perditshme.
Turp nuk ka pse ti vije njeriu per ato vite sepse nuk kishim gje ne dore.

Me falni per nderhyrjen shok, por nuk pajtohem me mendimin tuaj e me saktesisht me …
"Diktatura nuk arriti te zhdukte pocaqine e varferine e trasheguar nga e kaluara"
Cfare dini ju shok per varferine e trasheguar? A e dini ju shok se shumica e popullsise nuk perdorte karige e tavolina,apo pirunj pershembull? A e dini dieten e menyren e te ushqyerit te shumices se popullsise? A e dini se si e ku flinin shumica e popullsise? Cfare dini per jastekun pershembull?E imagjinoni dot higjenen personale e kolektive? Se ketu behet fjale per nevojat baze te njeriut! Pastaj edhe flasim …se kapitalizmi shok !!

Socializmin e ndertojne masat, partia i ben ato te ndergjegjshme.

Po kaluan 45 vjet mo Vlla dhe vllau Rus e Kinez te dha aq leke sa te kishe edhe karrige druri me shume se nje vend i sapo dale nga lufta. Nejse ti je afer shokeve qendrestar qe thoshin se sa mire jetohej ne kohe te Zogut apo ne kohe te Turkut. Shqiperia =ishte dhe eshte vend i varfer, edhe vllau Turk ne Bosnje e Bullgari investoji gjate pushtimit kurse tek ne nuk hudhi gjo po na la ne balte e lluce. Nderkohe ka edhe qendrestare te tjere qe kujtojne se deri ne 1998 ne ende perdornim rruget e xhenios italiane te Musolinit sepse nuk arrinim ta lidhnim vendin me rruge si duhet.

Socializmin e ndertonte klasa puntore…po cila ishte klasa puntore ne shqiperi ate kohe? Hamallet e portit ? Partise ju desh te krijonin klasen puntore njeher e pastaj te mendonin per socializmin…ketu edhe ndryshimi me vllaun Rus e Kinez apo te tjere qe ben shume me perpara sidomos ne kapitalizem !

Po he …a nuk te duken edhe keto pyetjet me lart per kohen e komunizmit si pyetjet e dikurshme per kohen e Zogut? Krahasimet nuk behen me cfare kam sot e cfare kam patur dje,ne dy kohe e realitete krejtesisht te kunderta ! Nese komunistet e nisen nga -10 dhe e lane ne 4 ( le ta quajme minimum apo ngeles ne krahasim me nje bote tjeter e te pabarabarte)…kapitalizmi e mori nga 4 dhe e coi ne 6 me hater deri tani…krahasojme shifrat e flasim !!

1 Like

Sikur ne Shqiperi te mos ishte katapultuar ne krye te levizjes anti-komuniste ish -sekretari i PPSH dhe Mjeku i Hysniut, sikur levizja anti-komuniste te mos ishte Partia Demokratike por Parti te ndryshme qe perfaqesonin shtresat e Djathta do te kishim Kapitalizem ne Shqiperi. Ne patem Azem Heronje qe inspiruan zbritjen e horrllikut ne qytet dhe grabitjen e prones private e publike e shkaterrimin e kooperativave e fabrikave e vjedhjen e magazinave.
Sot ti ke katapultim te nje kaste te lidhur me ish-komuniste dhe i ca rrembythjeve gjoja te persekutuar nga zyra e Xhelilit dhe pirro kondit ne krie te pushtetit ekonomik Shqiptar por nuk ke ekonomi tregu.

Ja te jap nje fakt…kishte dale lista e njerezve me te pasur ne Shqiperi me ne Krye Zamir Manen, klysh i Salih Qenefit dhe Edvinit…asnje nga kjo liste NUK ISHTE PARA E VJETER…qe do te thote qe prona e pasuria nuk eshte kthyer tek i zoti por njerezit e sukseshem jane dallaveraxhinjte e rinj te cileve Kapitalizmi nuk ka ctu beje por do presin sa te pastrohen nga mekatet e hajdutlliku pas disa brezave. Ja kshu…sa per Socializem e Komunizem

Po goja pas me shkoi duke thene…I KA KAPITALIZMI KETO !! Po pse more shok,cfare kujton ti se eshte kapitalizmi? Po kush i zhduki padrejtesite shoqerore qe ti zhduk kapitalizmi, qe eshte pikerisht i themeluar mbi keto padrejtesi? Ai kapitalizmi i endrave i pare nga RAI eshte themeluar mbi bema e ndodhi qe keto te ketij palo kapitalizmi shqiptar duken lojra femijesh ! E cfare te besh? Te them une…asgje ! Ta gezosh e krahet e forta ! Mundohu ti vendosesh rregulla po munde,por as mos te ushqeje njeri iluzione ! Duhet te ngopen ata qe permend ti ( e nuk eshte e thene qe do ta arijne nje dite) qe te arijne therrimet tek te tjeret, si ne gjithe boten …i ka kapitalizmi keto !