Si sot me 1928, shpallet Mbretnia

Cilat jane ndryshimet ne shioqerine shqiptare me kohen kur Enveri erdhi ne pushtet? Nje njeri qe vete-shpallet mbret nuk abdikon kollaj ne favor te demokracise. Thjesht Ducja i beri refresh Shqiperise, me ndryshimin qe diktatura qe lindi pas luftes nuk ishte e trashegueshme familjarisht.

Per nje udheheqes jane virtyte.
Puna eshte se ky eshte mendimi i Eqeremit per Zogun. Zogu eshte treguar ne shume raste hakmarres, pra a eshte kjo shenje urrejtje apo eshte kategori tjeter?

Mendimin e Eqremit e solla meqe eshte mendim i qepur mire, perveçse estetik (diçka te tille te ngjashme por me banale ka thene edhe Konica i pare, para se te lepinte naltemadhnine). Njekohesisht ky pershkrim karakteri eshte nje prirje, se eshte e pamundur qe nje qenie njerzore te mos kete asnje ndjesi, asnje urrejtje dhe dashuri. Me fjale te tjera Zogu ku i ka leverdis ka urryer dhe eshte hakmarre, ku nuk i ka leverdis ka bere sikur ka dashur dhe i ka ngrene m… kundeshtarit. Dmth perveç te tjerash ka pasur virtutin e interesit, vepronte sipas interesit, si te gjithe udheheqesit e virtutshem qe e thua edhe ti.

Nga kerkimet e mia te pavarura me del si njeri me intelligjence mediokre, ambicioz, frikacak dhe paranojak, deri ne ate pike sa te perdorte femrat si mburoje kundra atentatoreve te mundshem ato pak kohe kur linte kullen e tij “mbreterore”.
Mund te na thoni cfare ka dashur te thoje artikullshkruesi me ato epitete? :thinking:

Në vitet ’70 Komiteti Qendror i PPSH-së porositi një pikturë me sfond historik, të cilën e vendosi në një prej zyrave kryesore të Dulles. Në mënyrë simbolike, kjo pikturë pasqyron propagandën e regjimit komunist per mitizimin e skenderbeut , sipas së cilit vetëm ai regjim po realizonte aspiratat shekullore të popullit shqiptar.

Diktatori i Shqipërisë kishte dëshirë ta lavëdronin në dy gjëra: se po bënte shtet (realisht një shtet i dështuar si në organizim dhe në funksionim), si dhe të gënjehej se ishte figura më e denjtë që i takonte të merrte shpatën e Skënderbeut. :joy::joy::joy:Dy “stacione” të tjera historike përmendeshin vitet 1912 me pavarësinë dhe 1924 me grushtin e shtetit të këtij viti duke menjanuar shtetin moder te Zogut. Gjysmën e pikturës e zënë partizanët dhe shefi i tyre Enver Hoxha, por mungojnë këtu Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Si rezultante e gjithë historisë së Shqipërisë dilte Enver Hoxha.

E kam veshtire ta besoj kete pikture kapo. Nga aq sa e njoh une artin e para 1991, kjo duket shume amatore. Duhet te jete e bere pas viteve 1990. Skenderbeu me pantallona me vize.

Edhe kalin e paskan bere si pony, ato i ka pas geta, ashtu visheshin princat ne ate kohe, nuk jane pantallona.

E ka bere si Robin Hood - Men in tights.

Pushka e Enverit si ato qe benim kur luanim luftash,

Ore Kapo, me siguri ka një gabim në këtë cope fjalie.
Me deduksion dashamirës:

  • ose ke dashur të shkruash “modern”,
  • ose ke dashur të thuash "model"
    Duke parë llojin e pikturës së paraqitur me kaq vërtetësi, nuk imagjinoj se ke dashur të thuash “mender”!

Kete pamjen e kam pare qilim tek Arkivi Qendror. Kam ngelur pa mend jo thjesht se nuk e kisha pare ndonjehere, por ai roli i Ismailit aty si sekretar i rrethit duke mbajtur flamurin per te madhin Enver. Me lot.