Si te mbajme trupin ne forme?

Une e bej palestren ketej nga bota anglo-saksone , do ti qe te shijon palestra ketej,dmth mer kuptim me shume se sa bie fjala te shkosh ne palester ne boten latine ! Ndoshta nuk u shpjegova mire,por pikerisht kete bej…kombinim te vrapit me ushtrime per krahet apo biciklete ! Nuk para i pelqej klasat…ka njerez qe te shohin !Ashtu si kudo ku hedh syte ne palester sheh njerez te cilet perpiqen ti shpetojne veshtrimit tend, dhe kur ti nuk e ke mendjen edhe ata te shohin! Po nejse, ja kam gjetur ilacin,kufjet ne vesh e jam ne boten time !! Sa per shpinen, vetem vrapi me jep kete shqetesim, nuk di ! Ushqimin une e kam zgjidhur me 2 ore…dmth nuk ha 2 ore para e nuk ha 2 pas, keshtu me tha dikush dhe e besova pa u dokumentuar shume,mbase gabim !Pishine nuk ka ketu…ama ka SAUNA…qe me zgjat jeten…sa qejf e kam, 2-3 here ne jave !! Pershendetje shoqe!! Fitore te tjera na presin !! :slight_smile: !! p.s. ahh per dicka vetem me vjen keq, qe nuk e kam filluar palestren apo aktivitetin sportin me pare,sikur 6-7 vjet me pare, pausa pa aktivitet te rregullt pas periudhes “teenager” zgjati shume…por histori e gjate !

nji ish bashkfshatari im e ka provuar gogen. funksionon thojt e https://youtu.be/x9F6Y__uHjA

1 Like

Une s’vrapoj kurre, pervecse mbi bar, ne park, pikerish per te ruajtur gjunjet dhe shpinen. Ne palester, ecje te shpejte, kombinuar me lartesi, per 15 minuta. Kontrollo edhe cilesine e atleteve.

Sa per te ngrenen, me vjen per te qeshur sa here kujtoj nje here ne Tirane, e kam zakon qe regjistrohem edhe aty per kohen e qendrimit, dhe pas palestres nxora nje banane dhe po e haja gjithe qejf. Kur me kthehet pastruesja e palestres: Nuk hahet pas palestres, me tha gjithe inat, s’ta ka thene njeri ketu? Ja kshu. Kurse nje here tjeter, s’kisha ngrene sa duhej para Yoga-s. Ishte mengjes, kaloi ora dhe vendosa te mos haja me shume se disa luge kefiri me fara dhe fruta, perndryshe do me dilte nga hundet (nga pervoja kjo). Aty nga gjysma e klases m’u erren syte. S’e di si e mbarova.

Me thene te verteten s’e di si mund te shohesh te tjeret gjate nje klase Yoga. Vemendja eshte e ndare mes pasqyres, thembres dhe traineres.

S’di pse edhe une e kam shume siklet te me shohin te tjeret, ose qofte edhe te jem me te tjere kur bej stervitje. Prandaj nuk shkoj ne palester, po e kam bere shtepine bicim palestre, megjithese ne shtepi nuk ke te njejtin perqendrim e sigurisht edhe larmi. Po me kujtohet dikush qe ka thene qe per ne joprofesioninstet tre lloje ushtrimesh mjaftojne: pompa, ulje-ngritje dhe ato palosje-shpalosjet per muskujt e barkut. Edhe nje vrap ose ecje e shpejte edhe mire je.

Eshte bere e sikleteshme jo vetem ker te shohin te tjeret, por edhe kur sheh ti te tjeret me kuriozitet (e jo vetem kur behet sport), qe eshte nje lloj vesi qe mund te quhet katunar, meqe ne katund je i spiunuar nga te gjithe se njerzit njihen me njeri tjetrin, gje qe nuk ndodh ne indiferencen e qytetin.

Tani eshte bere e sikleteshme te shikohet/te shohin te tjeret sepse akti i veshtrimit eshte akt i rendesishem njohje qe kerkon harxhin energjish, kerkon impenjim. Akti i veshtrimit nuk eshte kurre neutral, eshte shume i impenjuar. Kjo gje duket qarte kur veshtrohet nje femer, ne fakt nje femer zhbirohet (ne muhabet e siper ve re se duhet pare etimologjia e kesaj fjale, mund te zbuloje shume kuptime interesante dhe eksituese). Prej ketej kuptohet qe edhe indiferenca kerkon energji, sepse eshte e shtirur. Kjo gje vihet re jo vetem kur kalon femra e kolme qe veshtron rete ne qiell me sy te perenduar, nderkohe qe mashkulli veshtron i etur e nofullvarur gungat dhe xhungat femnuere ne toke, por edhe ne paradhomen e pritjes se studjos se mjekut ose dentistit ose berberit, duke prit radhen, njerzit bejne indiferentin per tjetrin e ulur prane (te rinjte me teper, sepse pensionistet llafosen si dikur, dmth si katunaret). Indiferenca nuk ekziston perveç si shtirje. Ne kete kuptim e tere bota eshte nje palester gjigande ku atletet me djerse ne balle luajne sportin: “kush ben poza me te bukura”.

Poza me e bukur dhe me moderne eshte bredhja ne trotuar te qytetit me celular ne dore duke evituar te gjithe pengesat, nje lloj vrapi me pengesa ku pengesa eshte mishi njerzor. Shiko, shiko, po kalon njeriu modern, atleti i oksidentit, i lidhur digjitalisht me Peshkun.

Domethene ti po thua qe Finis nuk ka te drejte. Po per kete punen e sikletit te shikimit te te tjereve, vecanerisht femrave, ke te drejte. Nje arsye pse nuk shkoj ne palester jane pikerisht ato. Ne punen time ka nje palester te vogel falas. Nja gjashte muaj pasi e kisha nderprere palestren, e fillova prape, po do ti qe e kishte filluar edhe nje derr pjeshke. Nuk i shmangeshe dot, palestra shume e vogel. Nja dy here desh rashe nga ajo pista e vrapit, si quhet. Keshtu qe bleva nje biciklete, ca vegla te tjera i kisha, dhe qe prej atehere bej ne shtepi.

Mos me ngatrro me Finis, sepse “Finis ha sempre ragione”.

Ne fakt po te drejtohesha ty, dhe me kete koment qe sapo ke bere me dole ne shteg. Palestra, sidomos si mode e sotme dhe menyra se si behet sot, ka nenteks seksual. Bile ka edhe tekst seksual, nje kulturist ne thelb ben gare me cazzo-n: kush ka me teper deje, muskuj dhe damare, kush ngrefet me teper. Ushqimet e tyre jane kryesisht me baze hormonale seks. Simboli i palestres dhe kulturizmit eshte cazzo-ja. Edhe figa kur ben palester fillon e i ngjan cazzo-s.
P.S.
Kjo qe thashe me siper duket edhe lloji i ndalimeve qe duhet te respektojne kulturistet. Nuk duhet absolutisht te konsumojne alkol dhe te pijne duhan, por nuk kane ndalime ne seks, biles nxiten te bejne seks ne menyre te shfrenuar, stimulon prodhimin e hormoneve. Per shume prej tyre kjo eshte arsyeja qe ushtrojne kete sport, per te bere seks gaz drrase; e kam fjalen per arsye te te vetedijshme, se edhe pakica tjeter e mbetur ka po te njejten arsye, megjithse te pavetedijshme.

ja erdhi tani komunisti i nershem is replying… te na flase per seksin kapitalist :smiley:

Nuk thashe qe po i drejtoheshe Finis-it, po me ate qe the e nxore te gabuar, meqe tha se ne palestren e saj as nuk e sheh njeri dhe as ajo nuk sheh njeri. Me kete nentekstin seksual nuk na the ndonje gje te re, dihet ajo pune, pavaresisht se ka edhe arsye te tjera pse behet dhe duhet bere. Une per shembul me shume dua te dobesohem se te ve muskuj, per hir te te keqijave te dhjamit te tepert. Pastaj fakti qe femrat nuk i pelqejne ata me bark eshte nje e mire shtese, ose e njekohshme.

Ne shtepi nuk mundem, e kam provuar ! Varet nga njeriu ! Per mua eshte e pamundur, ne fund te fundit palestra(vrapi ,aktiviteti sportiv) eshte edhe nje motiv pikerisht per te dale nga shtepia ! Sa per veshtrimet e shikimet vertet qe jane bezdi,por si te gjitha gjerat e reja qe nis,e fillon ne maje te gishtave deri sa te ambjetohesh,ne kete rast vendos kufjet e nuk do te dish me ! Personalisht palestren nuk e shoh si dicka seksuale , nuk po them qe nuk ka vend edhe per ndjenjen seksuale…po ku ka vend qe nuk e has ate ndjenje nese deshiron? Palestra per mua sot eshte si gjimnastika,basketbolli e futbolli qe kam praktikuar me pare,me diferencen qe sot nuk jam me 20 vjec e nuk mund ti praktikoj dot ato sporte , keshtu qe gjej ngushellim te palestra , e cila me duket se nuk njeh moshe ! Po ashtu sporti eshte dicka qe i lidh njerzit, e i afron…tregohen legjenda per miqesi apo edhe dashuri te lindura ne te njejtin ambient sportiv,apo ne palester ne rastin ne fjale. Pertej te gjithave , personalisht nuk eshte se e dashuroj,por te pakten nuk e urrej palestren apo vrapin ,e ua keshilloj te gjithve pa perjashtim moshe,seksi apo ideje politike :fist: !

Nenteksti seksual dhe teksti seksual nuk perbejne gje te re, konteksti seksual perben gje te re - Sigmund Fropjd

Mbiteksti deshnit te theshnit ti dhe Frojdi.

Une jam deri diku me ate mendimin qe me shume veshtrimet e shikimet jane ne mendjet tona. Nje femer mbase mund edhe t’i kete bezdi, se bota eshte e mbushur me meshkuj te etur. Une thjesht dua intimitet. Edhe kur kam pasur te dashura ne shtepi, prisja sa te shkonin ne pune, te dilnin me ndonje shoqe a ku di une, dhe atehere beja. Ne fakt u be nje ngaterrese mes vajtjes ne palester qe te na behet trupi i bukur per te na pelqyer femrat dhe vajtjes ne palester per te gjuajtur femra aty.

jo mbiteksti mund te thote vetem i Modhi :smiley:, sepse edhe Frojdi eshte tekstualisht nen Malonin.

çfar ngaterrese ka ketu? s’ka si te kete ngaterrese, sepse eshte e njejta gje.

Kot nuk thone, e preu me sy.

Gjeneratori i biznesit

Eshte ceshtje prioritetesh or shoq. Shkoj ne palester per t’iu kushtuar trupit, per ta falenderuar per muajt dhe vitet qe me ka sherbyer, per t’i kerkuar falje per heret kur s’kam fjetur kur/sa dhe si duhet, kur s’e kam ushqyer kur/sa dhe si duhet, per heret kur e kam marre te mireqene qe zemra do rrihte me te njejtin numer rrahjesh per minute, stomaku do treste sa here t’i hidhja ushqim, qepalla do rrihte sa here qe doja dhe syri do shihte edhe germen me te vogel ne liber.

Ritualet e ciftezimit do te mund te zhvendoseshin fare mire ne ambjente te tjera.

Sigurisht nuk eshte e njejte gje. Kjo qe thua ti eshte njesoj si nje femer te thote p. sh., bera operacion plastik qe te me pelqejne meshkujt dhe bera operacion plastik qe te gjuj doktorin qe ma beri eshte e njejta gje. Une sapo e thashe qe femrat ne palester kane qene nje nga arsyet qe nuk shkoj aty, jo te jene arsyeja qe shkoj aty. Ose me sakte, ndersa femrat jashte palestres ishin arsyeja qe shkoja aty, ato brenda palestres u bene arsyeja qe te mos shkoja.