Spielbergeek! (“Ready Player One” – film amerikan me regji te Steven Spielberg)

Film tamam per kolegen time. E c’mund t’i shohesh nje filmi vizatimor te gjinise aksion.
Siti kishte nxjerre Pacific Rim 2. Qe nese do ishte si i 1shi e shihja me deshire.

Ah jo, nuk eshte i njejti regjizor. Asnje interes (dyshi)

Besoj se fola per filmin pa e lidhur me Spielberg, sepse ti e ke pare lidhur ngushte me te.
Ka pune qe te zbulojne autorin, ashtu si disa autore ndonjehere na shtyjne t’ia shohim punen per te pare c’kane germuar, dhe keshtu eshte autori ai qe te zbulon punen.

Film i pasur me momente por eklipsoheshin te gjitha prej aksionit te furishem.
Psh. James Halliday ishte nje shfaqje me vete me boten e tij.
Vizitat live tek e shkuara, ide fantastike vizatuar me skena surreale gati (ne mund te them)tronditese me vertesine e tyre.
Tematika e anonimatit virtual dhe loja rreth saj, tematike intriguese.
Por filmi ka preferuar te trajtoje me shume betejat klishe mediokre te videogames ne vend te aspekteve mesiper me interes per zhvillimet e raporteve realiet/virtualitet.
Nga referencat e '80es pelqeu dancing i “Saturday night fever”

Nuk eshte ‘preference’, në fakt. Eshte zgjedhje, kryesisht e imponuar nga lloji i publikut qe producenti ka llogaritur si spektator potencial të filmit, dmth videogameaxhinjte. Studim tregu ja thone fjalen (por ti e di kete).
Por po ta mendosh mirë, kjo eshte edhe shenja dalluese e gjithe filmave të Spielberg: filmat e tij janë si puna e produkteve qe blejme me nje raport të mirë cilesi-çmim: i kanë bere mirë llogaritë se cilit publik i drejtohen. Aty pastaj, sikurse edhe tek produktet me raport të mirë cilesi/çmim qe blejme në dyqan, ka ‘vend’ pak à shume për të gjithe. Nje si bicim demokracie në kinematografi (njesoj si nje bicim demokracie në treg, too) : each party can have satisfaction.

Ps: ti é ke parë “Shining” të Kubrick?

1 Like

Nuk e kam pare.
(Shpresoj te shoh “Speed Racer”)
Heren e fundit per Kubrick fole ketu:

Interesant sesi permend gjithnje raportet autor/producent ne film, por ta percaktosh filmin si nje produkt tregu, i faktorizuar rendshem nga raporti cilesi/cmim si gjithe produktet per treg, eshte nje stad tjeter veshtrimi, i cili eshte mizor, por me afer te vertetes.

Qofte ves kritizeri ky imi, por cfare detajove mbi faktoret “treg” dhe “producent”, aq me shume mbeshtesin deshiren time per note me te ulet, per kete film.
Argumenti qe kam eshte se referencat e medha nga vitet '80, atmosfera retro e dekades '80, mund te jene penelata te forta me te cilat eshte ngjyrosur filmi. Por nuk arrij t’i shoh keto ngjyra ne tipologjine e aksionit si tipari qendror. Nuk shoh dot nje aksion te viteve '80. Nuk di c’te them… Elementet retro i perceptoj te shkeputur, kryesisht si dekor.

Ndersa gjera si psh. dialogjet e skenave Parvizal- Artemis nuk duket te kene pune te madhe brenda, zere se degjoja dy millenials qe i kam ne zyre, aq te parashikueshem e ndoshta edhe banale, te me falesh…
Spielberg per mua ketu eshte si nje nxenes inteligjent qe ben detyrat e shtepise pa kokecarje, se e ka mendjen tjeterkund.

1 Like

Homazhi per «Shining » eshte skena me gjakun qe derdhet lumë nga dera. Ka dhe zombi ne ate skene (edhe pse tek ‘Shinig’ nuk ka zombi) por Ata jane nje tjete homazh kinematograifk (per mua, ajo eshte skena me e arrire e gjithe filmit).

1 Like

Fjale per fjale sic thua. Duhet te jete sic mendon ti, per skenen me te mire. Besoj i referohesh si e tille ne konceptin e skenes homazh.
(Mua me pelqyen momentet qe kisha permendur 2-3 poste me lart, po s’ka rendesi)
E meriton gjithsesesi titullin “Spielbergeek” review-ja.

Megjithat nje pyetje, a nuk te duket klishe fakti qe, gjithe personazhet reale qe u zbulua te fshieshin pas avatareve, pra pas virtuales, ishin rinore ose femije? Nje koincidence e gezueshme per filmin, me realitetin e jetes virtuale ne te cilen mund te evidentohen rastesi nga me te papriturat, me raporte moshe krejt te tjera, me gjitheperfshirese.

Ndersa edhe i vetmi adult kryesor ne moshe, (perjashto James Halliday), i perfshire ne jeten virtuale, qe’ nje kunder-hero, nje personazh negativ? Vjen pak si age-diskriminim.

(E ndryshova)

Pergjithesisht, të marrosurit pas informatikes (në pergjithesi) apo videogame në vecanti (edhe pse, informatika mbetet triumfuese meqe duhen gjetur 3 celesa), pra geek-ët janë moshe é re. Kaq eshte é gjitha

1 Like

Ok, dmth ka lidhje me vete natyren e gjese. Kuptoj

Gjithsesi unë shkruajta dicka për kete film, por nuk eshte i vetmi nga filmat é dale se fundmi qe kam parë :
É qe janë :

  • Call me by your name
  • Madame Hyde
  • As boas maneiras (Good maners)
  • Les garçons sauvages
  • Mektoub My love, Canto Uno
  • The disaster artist
  • Claire’s camera
  • On the beach at night, alone
  • Wajib
  • Before we vanish

nese s’parasheh te shkruash ne vecanti, nje paragraf permbledhjeje per secilin bashke me noten, do ia kishim nevojen

Mukajeti. Do perpiqem të shkruj dicka, dmth review.

Janë të gjithe filma të cilet desha ti shihja (pa dhe i pashe). Kaq mjafton persa më perket.
Secili pastaj sipas deshires, mundesise (gjetjes se filmit) etj etj. Nje notë apo dhe nje paragraf i vetem do ishte paragjykues

Ka paragrafe dhe paragrafe. Qoftë sikur dhe Top-listat e vitit me 1 fjali, sa per shembull.

Po, por 99% te filmave te nje top-liste fundviti gjithmone u kam dhene shancin e nje review-je, qofte dhe atyre te 2017-s (vit kur blogu im nderroi shtepi dhe nuk shkruajta per muaj te tere).
E kam fjalen: nota eshte personale. Filmi i fundit i Spielbergut eshte prova e kesaj qe them (fare mire mund te mos e kishe pare, sikurse mendoj qe «Speed Racer » nuk ke pse e sheh ‘detyrimisht’).
Sikurse e thashe me lart, filmat e lartpermendur kisha deshire pa dhe i pashe. Po ti vija secilit nga nje note (si bajge e hedhur ne hapsiren virtuale), me shume do prishja pune se do ndreqja.

1 Like

ne rregull. besoj do te lexojme kur do kesh kohe dhe ndonjegje per te thene.

call me by your name si tu duk, mori oskar mos gaboj.
mua nuk me pelqeu shume pasi u duk sikur filmi ishte nis me nje synim te caktuar, ate te motivit te sterperseritur ne disa filma.
Spielberg do ta shoh me kenaqsi, per mua eshte autor. Kam pas sjell dikur nje link ku moreti mbronte ne nje debat filmat e spielberg vitet 70, madje edhe shark, karshi nje rregjizori komedish italiane.

Jo, nuk mori Oscar, por zere se mori (ishte 4-5 hère i nominuar).
As mua «nuk me pelqeu shume », por me se tepermi në prizmin e nje shanci te humbur.
Nuk e di per çe ke fjalen kur flet per motiv te sterperseritur ne disa filma, por jam i sigurt qe filmi, sidomos per nga mizaskena (se skenari nuk eshte e regjizorit, por i James Ivory), filmi eshte bere me qellimin qe me se shumti te nominohej per Oscar se sa, te themi, te klasifikohej tek sektori i filmave homo te nje videoteke (kete e them duke patur parasysh skena konkrete te filmit).

Sigurisht qe edhe Shark eshte film goxha i mire!

pikerisht, me qellimin per te fitu oskar nepermjet provokimit qe vjen nga pershfaqja eksplicite, e hasur ne filma si broke back mountain, blue is the warmest colour apo filmi i asaj lituanezes qe trajtinte historine e dy vajzave, apo filmi qe fitoi vitin e kaluar oskar si filmi me i mire.
Estetikisht mu duk mjaft videoklipesk megjithse ishte.perpjwkur te krijonte nje atmosfere te nje vere te nxehte e te shpenguar te viteve 80, si dhe te trajtonte konfliktet e brendshme dhe dilemat e personazhit kryesor. kolonen zanore nuk e kish hic keq.