Taksat per perfitimet ne internet?

Edhe sikur 1 Euro te te vije si pagese nga jashte, sipas ligjeve te Shqiperise, je ti pergjegjes per te bere pagesen e 15% ne zyren lokale te taksave, pavaresisht se nuk e ke kaluar kufirin e 15 mije euro per te bere deklarimin e te ardhurave vjetore. Me vjen keq, por per pagaesat qe ke marre nga jashte, duke mos paguar 15%, ke kryer evazion fiskal. Tani qe e mesove, dhe meqe je i ndershem, shko edhe paguaje!

1 Like

Nuk paguhet nga Fuga ky?!

Jo. Nese nuk i arrin 2 milion leke te reja, nuk ke asnje detyrim per te bere deklarime vjetore. Eshte e shkruar e zeze mbi te bardhe. shko shikoje, neni 13/1,4 i ligjit Nr. 8438

1 Like

Tjeter gje eshte detyrimi per te bere deklarimin e te ardhurave vjetore dhe tjeter gje eshte detyrimi per te paguar taksat. Kjo e fundit nuk ka dysheme. Ti nuk po akuzohesh per mos deklarim te te ardhurave vjetore, por per mospagese te detyrimeve fiskale. Besoj se me ne fund e kuptove ndryshimin?

Shko lexoji dhe nje here ato qe ke lexuar dhe kete here me mend ne koke.

Për individët rezidentë fiskalë shqiptarë, që kanë realizuar të ardhura dhe janë taksuar për to jashtë Republikës së Shqipërisë, në vende me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë, tatimet e paguara, të vërtetuara nga autoritetet e këtyre vendeve,
janë të kreditueshme në masën e përcaktuar në marrëveshjet specifike. Në rast se të
ardhurat i kanë realizuar dhe u janë taksuar jashtë Republikës së Shqipërisë, në vende
me të cilat Shqipëria nuk ka nënshkruar marrëveshje për shmangien e taksimit të
dyfishtë, tatimet e paguara nuk janë të kreditueshme

Ky paragraf qe ti sjell dhe qe nuk dihet se kujt kapitulli i takon, te pakten me le te kuptoj se behet fjale per te ardhura te realizuara jashte Shqiperise; gje qe nuk eshte rasti ne fjale, pasi Ju pretendoni se punen apo sherbimin e keni bere ketu ne Shqiperi ndersa pagesa eshte bere nga nje subjekt jo i regjistruar ne Shqiperi. Paragrafi i mesiperm sqaron trajtimet fiskale nese psh Ju keni shkuar me nje kontrate konsulence ne parlamentin Italian per tju dhene leksione politikberesve atje- ku dhe sigurisht qe jeni shperblyer. Pra, me thuaj edhe njehere ke punuar brenda vendit apo jashte ?

Puna eshte freelance o aleko dhe nuk eshte nevoja te shkosh gjekundi, si dhe ne kontrate jane specifikuar qarte detyrimet. Ai robi andej pranon te paguaje detyrimet fiskale andej, une firmos qe nuk do te pretendoj obligime si siguracione e gjera te tilla nga shteti i tyre, dhe me kaq mbaron detyrimi im. mos u fut aq shume ne te thella kur s’jane pune per ty, Po te kishin leke te tjera per te me marre, do te m’i kishin marre se s’kam bere gje fshehurazi.

Mbasi e hodhi tuc matematiken me %, shkeraba i versulet me furi ligjit te taksave dhe e hedh ne tapet dhe ate si te ishte ndonje emigrant i deshtuar (ligji). Pavaresisht se ligji eshte tjeter per tjeter, eshte per ata qe kane jetuar e punuar ne nje vend me te cilin Shqiperia ka marreveshje. Normalisht ky individ taksohet per te ardhurat qe ka bere ne ate vend, psh. Greqi dhe te ardhurat qe ka ne Shqiperi por marreveshjet shmangin taksimin e dyfishte. Ti nuk je ne kete kategori se fitimet e tua jane ne Shqiperi, pavaresisht se nga firma te huaja per sherbimet spam qe ju ben.

Edhe nese “ai robi andej” paguan detyrimet fiskale (qe nuk ndodh, se robi tjeter nuk paguan dot detyrimet fiskale individuale per ty), ti perseri duhet ta deklarosh.

tatimet e paguara, të vërtetuara nga autoritetet e këtyre vendeve, janë të kreditueshme në masën e përcaktuar në marrëveshjet specifike.

Për individët rezidentë fiskalë shqiptarë o gje e ngadalte, dmth qe taksohen ne shqiperi spse jane te punesuar ne shqiperi, por qe bejne te ardhura nga jashte. Dhe tatimet i paguan punedhenesi im ne vendin ku jeton.

Keshtu interpretohet ne liveleak? Kur ben dhe si ekspert fiskal e ligjor, hapu dhe! lol pz ncncnc

Dmth ti po thua qe nese restoranti ku punoj une ne Amerike eshte pronesi e nje kompanie kineze, une nuk kam pse te deklaroj te ardhurat dhe s’paguaj taksa mbi te ardhurat qe me paguajne ata. Madje ata i paguajne taksat per mua ne Kine. ahahahahahaha! Ymer ymer!

1 Like

Keshtu interpretohet nga ata qe e kane kontraten para syve o gje e ngadalte. Po ti s’ke si ta dish se je moderator i blogut te blendi salajt. Dhe moderatoret e blendi salajt jane per te share robt nga femrat e familjes e per te shpifur.

Taksimi i të ardhurave të rezidentëve të përfituara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Nëse je rezident por përfiton të ardhura me burim jashtë Republikës së Shqipërisë do të paguani tatimin në Republikën e Shqipërisë, për të ardhurat mbarëbotërore të realizuara bazuar në dispozitat e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Shabano, nuk ke nga leviz, nese je rezident ne Shqiperi, por edhe patriot e njeri i ndershem, duhet me patjeter te paguash tatimin **KETU **.

2 Likes

puna eshte qe kur hyjme ne perqindje, nje gje eshte e sigurt: mos i beso shkabllores!

2 Likes

pse s’e ke vazhduar paragrafin aleko? apo s’te leverdis? Sic te thashe, merru me gjerat e tua e mos u ngaterro se e kam ne kontrate qe punedhenesi im merr persiper te paguaje cdo detyrim fiskal dhe une heq dore nga cdo benefit prej shtetit te tyre. kaq.

Nëse përfitoni të ardhura pasive (dividentë, interesat, honorare) jashtë Republikës së Shqipërisë dhe përfitoni nga marrëveshjet tatimore në fuqi, masa e tatimit të paguar jashtë do të jete ajo e përcaktuar në marrëveshjen tatimore.
Masa e tatimit të huaj, e vërtetuar më dokumentin përkatës, do të zbritet nga tatimi i pagueshëm në Shqipëri, në përputhje me dispoziat ligjore në fuqi.

Cilen pjese ketu nuk kupton* qe duhet te paguash tatimet jashte shtetit, nese ke punuar jashte dhe jo te ardhura ne Shqiperi nga kompani te huaja, dhe kur ke paguar TI taksat ne ate vend, ti i deklaron ne Shqiperi dhe taksat qe ke paguar ne vendin e huaj te zbriten nga detyrimet tatimore ne Shqiperi.

*pyetje retorike.

1 Like

Nuk e kam vazhduar se kjo qe ti ke referuar eshte per te ardhura pasive dhe jo aktive.; Por edhe nese jane te ardhura pasive duhet te jesh po TI qe paguan taksat ne shtetin nga burojne te ardhurat, merr dokumentin qe ke paguar, pastaj per diferencen paguan edhe ne vendin tend, gjithmone nese ka nje marreveshje per taksimin e dyfisht. Ne asnje rast nuk paguan punedhenesi detyrimet/taksat qe lindin nga shperblimei qe merr i punesuari. Punedhenesi ka detyrime te tjera per te paguar si psh siguracionet shendetesore apo te pensioneve etj., por qe me marreveshje me punemarresin edhe i shmang, por vetem kaq. Per te ardhurat qe ti merr je ti pergjegjesi per te paguar detyrimet, por mund te jesh edhe perfitues abuziv nese kryen evazion fiskal.

3 Likes

Pasive pra i kam, e kam thene qe ne fillim.

nuk ka problem, ta kam sqaruar edhe rastin kur je pasiv, prape nuk i shpeton dot pagimit.

1 Like

nxorra nje cel ne ebay muajin qe shkoi. Cuditerisht, te 3 qe me nisen mesazhe dhe ai qe perfundoi me oferten me te larte ishin shqiptare. Te 3 mesa me kujtohet kishin problem me vleren e deklaruar per doganen.

Berbero, ne bote ka firma, futbolliste, doktore, avokate, sportiste, etj, etj qe bejne evazion fiskal, ndersa ti i kerkon Shkabes te pagoje per buken e gojes qe fiton, yyy budalla.