Taksat per perfitimet ne internet?

Ketu bie dakort me ty. Shkaba apo Shaboni nuk eshte burre me i mire se ata/ato qe bejne evazion fiskal.

Kete ke te keqe ti aleko, se kapesh pas vogelsirave, pikerisht se je njeri i vogel. Pse nuk i kerkon kompanive te medhaja te jene ne rregull me fiskalitetin, por i kerkon shkabes qe fiton sa per buken e gojes. Ti nuk sheh traun para syve, pasurimin dhe abuzimin e pushtetarve, por sheh qimen tek tjetri qe jeton thjesht, yyy hipokrit.

Po ai ketu me ate po komunikon, s’po komunikon me kompanite e medha. S’kam pare kompani te medha me blog une Pjer. Ti ke pare?

1 Like

:laughing: ah qerrata

Ne qofte se ke te ardhura nga jashte vendit te rezidences (dividendet, honoraret e tj nuk hyjne ketu sepse kane nje takse ne burim, ia vendos direkt shteti ku prodhohen) Nese je Freelance duhet te hapesh patjeter bisnes (Nipt) sepse nuk jane te ardhura pasive por shperblim per sherbimin qe u ke ofruar. Mospagimi i taksave DHE I SIGURIMEVE shendetesore e sociale (rreth 6000 leke te vjetra ne muaj) eshte shkurt e sakte evazion fiskal. Gjithashtu, edhe nese ke nje llogari bankare, aksione apo nje shtepi te dhene me qera jashte Shqiperise dhe paguan taksa ne ate vend, nqs keto te fundit jane me te uleta se ne Shqiperi (dyshoj shume) atehere duhet te paguash diferencen.
Ai ligj qe keni paraqitur num aplikohet mbi ju sepse ju jeni rezident por edhe sherbimin e keni kryer nga Shqiperia.
Sic e tha nje komentues me siper, nese do ndergjegjie te paster, paguaj sigurimet dhe taksen mbi fitimin!

1 Like

Absolutisht kunder kesaj qe keni shkruar. Te gjithe duhet te paguajne pjesen e tyre te taksave. Vetem sepse disa vjedhin atehere duhet ti leme te gjithe te vjedhin?
Jam dakord qe duhet me teper kontrollmbi bizneset e medha e duhet te paguajne me teper taksa se nje biznes i vogel apo i mesem.

Po neqofte se une shes nje website e zeme dhe arrin nje vlere prej 5mij $ dhe bleresi ma dergon pagesen me banke ? Si funksionon ne kete rast ? Nuk besoj se me duhet Nipt sepse pagesa do te jete nje e vetme .

:+1::+1:

ajo eshte si te te beje dikush nje transferte. nuk nevojitet nipt. hyn te pjesa qe kam cituar me siper, te honoraret.

Ti mund ta trajtosh si transferte por ne fakt nuk eshte transferte, sepse nuk eshte nje familjar apo nje njeri i aferm qe te dergon para por nje kompani qe te shperblen per punen e bere.

Une jam ekonomiste ne Itali dhe ketu ne deklarimin e te ardhurave duhet ta deklarosh gjithsesi ne kategorine “te ardhura te tjera- pune okazionale/ e perkohshme” dhe nuk taksohen nese shifra nuk i kalon 5 mije euro ne vit, po i kaloi duhet te hapeh nipt.
Duhet te pyesesh ne zyra kontabiliteti ne Shqiperi dhe do te te japin pergjigje me te sakte, por mesa kam lexuar une legjislatura eshte shume e ngjashme mes ketyre dy shteteve edhe pse mund te ndodhe qe ne shqiperi ende te mos kene vensosur nje ligj per te ardhurat online.
Gjeja e sigurt eshte qe cdo e ardhur duhet deklarua, pa dyshim. Nese zgjedh te besh ndryshe atehere eshte vendimi yt.

E lexove fjaline tjeter?

Ato taksat qe thote ajo paguhen o gjemb ngadalesira ne shqiperi, me pune qe s’kane lidhje me keto te tjerat. Madje goxha me shume se 6000 ne muaj. Ti e aleko me kerkoni taksim te dyfishte, per te cilat eshte paguar nje here ne vendin e origjines. Te ardhurat nga jashte vendit jane honorare jo sistematike.

Majft u perdrodhe, ke bere evazion fiskal.

1 Like

deleted / fshire

2 Likes

Gjithsesi, edhe nese jane taksuar ne vendin e origjines (gje qe nuk eshte e vertete per rastin tend) duhet te deklarosh cfare ke perfituar ne cfare taksash jane paguar ne ate vend. Po te perseris qe perfitimet online (se kam kliente me kanal YouTube dhe paguhen nga Google Adsense) duhet te deklarohen. Shteti yt pastaj vendos sa taksa duhet te paguash ne varesi te shumes se perfituar. Per mua bej cte duash, por i ke te gjitha transaksionet te verifikuara e mund te te kapin kur te duan e te te kerkojne llogari nga zyra e tatimeve apo ministria e finances. Nuk i ke para te marra ne dore qe te mos marrin vesh kurre asgje.

1 Like

Kush te tha qe nuk eshte e vertete? Ata e kane ne fatura qe paguajne VAT psh. 15.000 euroshin ne vit s’e kalojne. Gjithsesi, gje fshehurazi s’eshte bere.

VAT do te thote TVSH ose tatimi mbi vleren e shtuar dhe nuk ka asnje lidhje me tatimin mbi te ardhurat per te cilin po debatohet ketu.

2 Likes

E di cdmth VAT o robo. IVA e ka kjo ne itali.

Shume mire por nuk ka lidhje IVA me tatimin mbi te ardhurat e tua. Nejse, tashme edhe gjykatesi me idot do te bindet qe ju nuk e keni paguar detyrimin fiskal nga padija. Pra nuk kishit per qellim te kryenit evazion fiskal. Eshte bere nga padija. Si regull gjykatesi duhet tju denoje me nje kurs te detyruar per taksat dhe tatimet.

cfare gjykatesi behet fjale kur flitet per taksat…
Apo shq. paska avancuar ne disa gjera

Eshte e pavertete more zoteri sepse nuk i ke te ardhura pasive por i ke aktive, mbi punen qe ke kryer. Quhet takse mbi fitimin, nuk ka lidhje me VAT, ajo eshte takse tjeter komplet. Per me teper, VAT-in duhet ta derdhesh ti qe ke marre parate, jo ata qe te kane paguar edhe pse logjikisht eshte nje takse qe rendon mbi konsumatorin.
Kur shkon te blesh nje kafe ne lokal, shkon ti tek zyra e tatimeve te derdhesh 20% TVSH apo i derdh i zoti i lokalit? (Duke supozuar qe edhe pronari i lokalit leshon kupon dhe nuk ben evazion fiskal :wink: )
Meqe ra fjala e kuptoj edhe VAT se flas 4 gjuhe.