Te shtrine Edvin Kristaqi, te shtrine!

Cfare urdheri nga Beogradi.
Beogradi ishte ne zemren e PKSH-se qe nuk bente asnje hap pa miratimin e Titos dhe te derguarve te tij qe krijuan PKSH-në.

Pirdh pirdh. Dhe lexo pak misionaret britanike, apo do t’i quash edhe ata komuniste. Qe ta dish ti, Cercilli ishte vertet gjeni, se e dinte dhe nuhaste kur shume te tjere ishin te verbuar, se cfare ishte komunizmi dhe paralajmeroi per kete. E megjithate, gjendej para nje rreziku me te madh. Britaniket ne Shqiperi bashkepunuan nga halli me komunistet, se ata ishin thuajte te vetmit qe luftonin gjermanet.

C’mendon Pjetri per kete, qe Sorosi do ta beje Edvinin president

Marreveshja e mukjes u prish nga jugosllavet se ballistet vune ne program shqiperine etnike .
https://www.forumishqiptar.com/threads/14023-Abaz-Ermenji

1 Like

Lexo pak intervistat e Ymer Dishnices,qe ishte delegat i PKSH-se në Mukje.
Fat i mire qe zoti Dishnica jetoi deri në vitin 1998 dhe ka dhene versionin e tij mbi te verteten e Mukjes.

Xhaxha Abazi ta ka thene, apo ke qene vete aty.

Na e thuaj cfare ka thene ndonje gje Ymeri.

shprehja me karakterizuese e Epokes Ngambrapa:

Nuk ekzistojne fakte, ekzistojne vetem interpretacione te fakteve. - Niçe

pra nuk ekziston Mukja, ekzistojne vetem interpretacione rreth e rrotull Mukjes.

Ja nje qendrim me objektiv besoj, me gjithe skepticizmin e te Mothit, nga Milo

Ai (Dishnica) numëronte si arsye të tjera “papjekurinë” e tij dhe të Mustafa Gjinishit, heterogjenitetin e delegacionit, mungesën e një kryetari të caktuar, delegacionin e improvizuar prej 12 personash, ndërkohë që Balli Kombëtar kishte avokatë kalibri si Lumo Skëndon, Hasan Dostin, Thoma Orollogain e në prapaskenë gjithë udhëheqjen tjetër me Ali Këlcyrën me shokë. Dishnica konkludonte se “delegacioni ynë u hoq zvarrë nga delegacioni i Ballit Kombëtar”.2 Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Ymer Dishnica, i lirë për të folur dhe i çliruar nga frika e persekutimit, i revizionoi qëndrimet e tij rreth Mukjes. Pyetjes së hershme “Pse u prish marrëveshja e Mukjes?”, i janë dhënë përgjigje të ndryshme, nisur më tepër nga konsiderata politike, sesa nga përfundime të mbështetura në një shqyrtim objektiv të fakteve, të rrethanave e dokumenteve të kohës.

Mendimi i përgjithshëm është se kanë ndikuar dy faktorë: refuzimi i PKSH për të pasur pozita të barabarta me Ballin Kombëtar në Komitetin e Shpëtimit të Shqipërisë dhe ndërhyrja e S. V. Tempos, Miladin Popoviçit e Dushan Mugoshës kundër pranisë së togfjalëshit “Shqipëri etnike” në marrëveshje.

Jo ne keto nivele, shok, jo ne keto nivele. Te besh praktikisht gjithe qeverine teknike. Nuk jame une se brenda partise, vetem, gjenden burrat e mire, por, dreqi ta haje, duhej te kishte nje sens luajaliteti ne kete mes. Edvin Kristaqi kerkon qe bashkpuntoret te kene funksion te ngordhin per te, njelloj si ato mizat e bletes per mbretreshen. Ne politike te gjithe jane per kariere, por sic duket, ata pisa nuk jane per kariere aty, por vetem per te shfrytezuar oportunitete me vjedh aq sa munden, perndryshe se s’ben do te duhej te shperthente oponenca brenda partise, per zgjedhjet qe Edvin Kristaqi beri. E vetmja oponence ishin duartokitjet per Erion Brace kur shpalli ministrat e rinj, duatokitje qe vinin jo si pasoje e simpatise se vecante per Bracen, por se ai vinte nga radhet e tyre.

Per Lumo Skendon, i dashur shok, une e mejtoj krejt ndryshe kete pune.
Mitat Frashri e jetoi gjithe jeten e tij ne perkushtim te memedheut me kualitetin e nje personi te iluminuar. E vetmja munges ne cv e tij si protoganist ne ngjarjet me te medhaja te historise, eshte mospjesmarrja ne ushtrine e Skenderbeut, per arsyet qe ti i dashur shok, mund t’i marresh me mend.
Ne Lidhjen e Prizenit mer pjese permes babes vet. Ne Kongresin e Manastirit eshte aty spikatur mes te tjereve, ne shpalljen e pamvarsise, firmetare i saj, ne qeverine e Zogut, minister dhe me nje aktivitet te dalluar ne perkrahje te popullsise came. Nuk kishte se si te mos u perfshinte edhe ne ngjarjet e medha te L2B. Edhe ne kete periudhe ndoci pikpamjet e veta per t’i sherbyer memedheut dhe nuk tradhtoi memedheun per interesat e veta. Ne fund rezultoi i rrieshtuar ne anen e gabuar, ose me sakte ne anen e humbesve, sepse nuk e dime nese humbesit do te ishin fitues, zgjidhja do te ishte me mire apo me keq se zgjidhja qe patem. Fakt eshte se ata qe munden Hitlerin, rezultuan poaq te zinj sa ai me vone.
Keshtu i dashur shok, si mund ta harxhoje jeten njeriu ne sherbim te vatanit me shume se kaq, qe vatani te kete nderim per te.

1 Like

“Jemi të dërguar nga komanda për ta hequr atë rreckë që valavitet atje lart. Është turp, – thanë ata, – që mu mbi sheshin kryesor të qytetit të valavitet ajo leckë që nuk e ka as yllin partizan!” “Eh, po nuk kemi tjetër.” “I kemi prurë neve, të rinj fringo. Ja flamuri i Jugosllavisë motër, dhe ky me yllin partizan.”

Mbas ndonji ore u kthyen me gjithë nji usta. Ai vendosi edhe dy ganxha tjera. Në anën tjetër të flamurit të Shqipnisë u çpalos flamuri jugosllav. Dy flamuj. Poshtë, në qendër të qytetit, në shpinë e ré të posandërtueme të tregtarit të madh Zef Kokës, ishte komanda e komandave: Komiteti i Partisë. Dy partizanët me kapota, nga kumbonari, i thirrën dikuj atje poshtë. Ai qindronte në rrugë dhe jepte sinjale me duer. Përsëri i hoqën flamujt dhe u ndërruen vendet: aty n’atê vend ku përpara valavitej flamuri shqiptar, aty u shpalos flamuri jugosllav. Ndërsa n’anën tjetër kaloi flamuri partizan, të cilit ia ndalonte mjaft pamjen gunga e kishës. Gjatë darke, në mensën e Kuvendit Françeskan, mbahej nji heshtim i plotë, sikur të na kishte dekë ndokush i familjes.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/09/04/at-zef-pllumi-si-filloi-rrenimi-i-shqipnise-prej-pushtetit-komunist/

Tani qe u fut ne loje perfaqesuesi i kombit te perzgjedhur kosovar, heq dore.

Ja se c’thote komunisti Bernd Fisher

“Shqipëria ishte viktimë e agresionit, si shume vende të tjera, së pari nga fashistët italiane pastaj nga nazistët gjermanë. Ajo u rreshtua në anën e drejtë të koalicionit. Partizanët ishin grupi që vazhdoi rezistencën deri në fund, kurse grupet e tjera të rezistencës, si Balli Kombëtar dhe zogistët bashkëpunuan me pushtuesin, jo në bazë të ndonjë afrie ideologjike, por në bazë të një strategjie të gabuar, që solli humbjen e legjitimitetit të tyre për të qenë pjesë e sistemit politik, pjesë e qeverisë të pasluftës në Shqipëri,”

Motivet e bashkëpunimit të së djathtës shqiptare të kohës së luftës me okupatorin janë të ndryshme, por që rezultuan të gabuara në pasojat që sollën. “Këto grupe donin të mos shpenzonin burimet e tyre të çmuara për të luftuar okupatorin, por t’i ruanin ato për të luftuar komunistët. Kur nazistët pushtuan Shqipërinë në shtator 1943, lufta kishte arritur në një fazë të përcaktuar nga Beteja e Stalingradit, kushdo që kishte njohuri për luftën e kishte të qartë që nazistët ishin në Shqipëri përkohësisht dhe se duhej pritur që ata të largoheshin. Zogistët dhe anëtarë të Ballit Kombëtar që bashkëpunuan me gjermanët nuk e bën këtë për shkak të ideologjisë, por strategjisë së gabuar. Lufta zgjati më shumë sesa e kishin parashikuar, zbarkimi i përshpejtuar i aleatëve nuk ndodhi. Sa më shumë që ata nuk u përfshinë në rezistencën kundër okupatorit, aq më shumë humbën reputacionin dhe respektin e popullatës. Nëse okupacioni nazist do të kishte qenë më i shkurtër, pozicioni i tyre pas luftës do të kishte qënë krejt ndryshe. Ndërkohë pati edhe nga ata që bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët për të shpëtuar të shpëtueshmen, për të lehtësuar pushtimin në shumë aspekte, për të shpëtuar njerëzit që të mos dërgoheshin në kampe përqëndrimi. Ata duhen parë në një kontekst më të gjerë nga sa u panë prej komunistëve që, pas Luftës së Dytë Botërore, i quajtën trathëtarë ” mendon historiani Bernd Fisher.

Ja dhe gjeneralet komuniste angleze

“Tani unë rekomandoj një ndryshim. Situata ka evoluar kaq shumë kohët e fundit, sa që duhet urgjentisht të demaskohet Këshilli i Regjencës, Balli Kombëtar dhe Zogistët. Të gjithë po bashkëpunojnë me gjermanët”. “Nacionalistët i humbën shanset e tyre plotësisht, sepse nuk ngritën as gishtin kundër gjermanëve, madje as në çastin e fundit, duke i ruajtur forcat vetëm e vetëm për veprime kundër partizanëve”

Arban, i Mothi nuk eshte skeptik, perkundrazi, skeptik eshte Niçja dhe intelektualet ngambrapamoderne qe i vijne Niçes ngambrapa:

Nje konflikt çfardo (midis personash, grupimesh, partishe, denominacionesh fetare, kombesh etj) nuk perben fakt, por perben vetem interpretime ngambrapa ndodhise faktike prej feleve nderluftuese qe terheqin uje nga mulliri i vet.
Perben fakt vetem marreveshja midis feleve, dmth dakordesia, pajtimi, me pasoje eliminimin e marlonit ngambrapa - i Modhi :smiley:

Nejse, I Motho, besoj ja nje debat I dobishem per Mukjen, (mos)marreveshje mes feleve

Kur paskan bashkepunuar zogistet me pushtuesit?
Abaz Kupi kreu i zogisteve ka qene deri ne 24 Maj 1944 pjese e Frontit Antifashist dhe ne mos gaboj kryetari i ketij Fronti.
Pas 24 Majit Kupi vazhdopi luften i vetem,jashte Frontit.

Kur bashkepunoi Kupi me gjermanet,se edhe te donte nuk i dilte koha?

Kur shiqon filmat mbi Churchill nje pjese e elites sunduese britanike ishin per paqe me gjermanine .nje prej tyre I tha shprehimisht churchillit se :pashe se si nje brez I tere te rinjsh u sharps ne luften e pare boterore e nuk dua Te shoh nje brez tjater te ke te njejtin fat .koha I dha Te drejte Churchill por askush nuk I ka quajtur tradhetore te paret .benej fjale per nje lufte ku 200-300 mije ushtare sa gjysma e popullsise se shqiperise Te asaj kohe vriteshin ne nje beteje te vetme .lufta heroike partizane ka ndodhur vetem ne filmat e kinostudios .fakti qe shqiperi u vrane vetem 2000 ushtare gjermane dhe keta ne se shumti nga sul met ajrore britanike gj per rrenat lexhendare kamuniste .gjithe gjithe u vrane 4200 shqiptare ne 5 vjet .800 ne vit .ne shqiperine e sotme ne paqe ia heqin vetes apo vrasin njeri tjatrin pothuaj po aq .

Edvin kristaqit i takon merita se po e kupton qe integrimi kombetar eshte me i rendesishem se ai evropian! Kaq! Po perpiqet per shqiperine e i.qemalit dhe i.boletinit. po perpiqet te tregoje qe vilajetet e pafuqishme jane te destinara te deshtojne. Po perpiqet tu tregoje qorrave qe shanset per zhvillim ne nje shqiperi te madhe jane me te medha. Kjo has ne rezistencen e dumbabisteve krahinore qe nuk kane arritur akoma te kene perkatesi kombetare!

Po, por lufta nuk mbaroi ne maj, po gjashte muaj me pas.