Te shtrine Edvin Kristaqi, te shtrine!

Xha Abazi t’i tha keto? Se fjalet e tij i ke si biblen qe e mban ngapara ti. Mire qe nuk the qe edhe ata gjermane qe u vrane i vrau xha Abazi me trimat e tij.

c’ne te vriste balli gjermane, keta vec per turizem po kalonin nga lagja jone
partizanet i ngane dhe vrane pa shkak gjermanin

Qellimi I luftes se trimave partizane nuk ishte perzenia e gjermaneve por mbajtja e tyre sa me shume ne token tone qe Te lehtesohej barra e aliateve ne lindje.qellimi I gjermaneve ne shqiperi ishte mbrojtja e kraheve nga sulmet aliate qe te mbrohej terheqja gjermane nga greqia.jermani erdhi kur situata ishte ne disfavor dhe solli trupa Te dobet kryesisht ceke dhe austriake .

Cfare thote inglizi qe solli Arbani.

prandaj poqen te gjalle Boroven sa vune kembe ne prag :slight_smile:
ndersa radhitja e komunisteve ne forcat fitimtare nga fuqite boterore qe totalisht keqkuptim
ska gje po e rregulloni ju historine
po e ndreq dhe kokministri ram kristaqi

1 Like

Me vjen keq shok, por nuk jam dakort ! Ta kam llafin, nuk bie qeveria e nuk ndodh rotacion politik per shkak te ministrave, edhe sikur ministrat te japin vete doreheqjen per shkak proteste pershembull perseri nuk ndodh ! Keto lojrat me mbetje qejfi beson apo jo ti, nuk pijne uje ne PS , sa do ti fryje “kazani” ! Kot te te pyes njeher…e kujt i eshte ngrene haku ne kete histori nga PS-ja? Pa me thuaj nje emer ? Ps-ja gjithmon ka fituar nga kjo praktike prandaj nuk krijon acarim tek baza! Sa per pjesen tjeter…nuk me pelqejne keto muhabeti koti ! Jane muhabeti koti sepse une nuk mund ti mbush mendjen dikujt qe nuk do ! Une nuk thashe qe Mitat Frasheri ishte analfabet …e nuk e kuptoj se cfare hyjne keto histori me firma, kongrese, e prejardhje familjare ( qe po ti hysh edhe ketyre me nje analize te thelle…dalin xhevahire per kete patriotin, po nejse), me ate qe shkruaj une ! Une them qe ai ishte nazist e kolaboracionist , qe ishte pergjegjes per vrasje djegje e shkaterime shqiptaresh ne dobi e interesit te pushtuesit ! Me tradhetar se kaq? Po mire more shok, sipas mendjes tende e te Rames i bie te ishte tradhetar e kolaboracionist ne ato vite ai fshatari qe nuk dinte shkrim e kendim e qe u be me ballin per nje cope buke, apo qe shkonte pas Gjermanit se ashtu i thoshte paria ! Kurse kryetari i oraganizates ku bente pjese ky fshatari…hic…nuk ishte gje tjeter vecse nje gjeni i pakuptuar ! Ik mos na hapni barkun me Lumo Skendon ju lutem shume, nese beni sikur nuk kuptoni … eshte e drejta juaj !

Per te gjykuar nje person, aq me teper publik, nuk niset nga personi vete (nga vlerat ose mos vlera e tij), por nga gjykimi i nje situate publike ne nje kontest te caktuar historik. Njekohesisht per te gjykuar perdoret logjika, neqoftese deshirohet te behet gjykim tamam, e jo vepra arti, ose me keq gjykim te interesuar llogorje politike, ose edhe interesi personal.

Nese konsiderohet vlere demokracia, atehere me logjike i bie qe ne Luften e Dyte Botrore vlera qendronte ne kush luftoi Hitlerin si rrezik imediat antidemokratik (dmth kampi aleat, BS dhe USA), kurse antivlera qendronte tek nazizmi e kush kolaboroi me te. Ka edhe nje logjike tjeter gjykimi me te njejtin rezultat dhe me e tjeshte per tu shpjeguar e kuptuar, eshte logjika providenciale, por “providenciale” he per he konsiderohet fjale e ndyre qe nuk duhet permendur. Nuk shkoj me tej per respekt te kuvendit.

Meqe kontesti historik i Luftes se Dyte Boteror ka si karakteristike konfliktin total ku dashje pa dashje jane te implikuar te gjithe me kuç e me maç (implikim gjithnje ne rritje eksponenciale, nga Lufta e Pare deri ne Luften e Ftohte, Lufta e Dyte qendron ne mes tyre si permase implikimi), atehere gjykohen si antivlere edhe te mosimplikuarit ne lufte, ose te barazalarguarit si term me i kohes, qe ne pergjithsi jane ata qe kane pare bythen e vet duke ngrene petulla me reçel tek fustani i mamase se tyre, nderkohe qe te tjeret sakrifikonin deri edhe jeten. Biles keta te petullave jane hiçvlere, qe me logjike i bie te jene shume me keq se antivlere, pra jane shume me keq se nazistet. Verdiktin per ta e ka dhene poeti 500 vjet me pare: “guarda e passa!”.

Gjithe eksperte e botes te mblidhen, gjithe akademite, e gjithe politikanet e rruzullit, ky eshte gjykimi per se mbari; çdo gje tjeter eshte gjykim persembrapi, eshte post-gjykim post-modern qe ne rastin me te mire kerkon te paqsoje shpirtrat, por qe ne fakt i ndez me teper. Kjo çeshtje nuk zgjidhet pa zgjidhur nje çeshtje tjeter shume me te rendesishme: kush ka autoritetin te sjelle paqen? Ekspertet, akademiket, politikanet? Thene si paranteze: keta absolutisht nuk e kane.

Konkretisht per rastin e Mitat Frasherit: Franca moderne nuk ka nxjerre burre me me vlera se Pétain, nga çdo pikpamje individuale dhe publike patriotike, e megjithate ta mbaje me shnet koqen e plumbit qe i kane dhene, çfardo te post-thuhet nga post-persone te çdo kallepi e çdo kalibri.

Te gjitha keto arsyetime per te djeshmen jane te qellimshme, dekontekstualizojne me qellim qe te ngjallin nacionalizmin e sotem ne format e djeshme, qe ne parim kane ngordhur dhe jane bere kerme pikerisht sepse fitoi internacionaqlizmi proletar i BS dhe internacionalizmi kapitalist i USA.

Ishin vetem dy mundesi:

  1. Te fitonin kolaboracionistet, dmth Hitleri, atehere BS dhe USA do te kishin humbur. Ne kete rast USA dhe BS do te ekzistoninin akoma, nese do te ekzistonin akoma, vetem si Amerike naziste dhe Rusi hitleriane. Sigurisht do te kishte edhe Shqiperi hitleriane e udhehequr nga fyhrer kolaboracionist, ose post koloni e Italise fashiste. Fale Zotit, dhe atyre qe sakrifikuar deri dhe jeten, nuk ndodhi keshtu. Nuk mund t’ju behet qefi te gjitheve, keq na vjen per nacionalistet hitleriane te sotem, por jane ca gjera me te rendesishme per tu realizuar ne bote se ideologjia dhe raison d’Etat.

  2. Te fitonin Aleatet, si per fat ndodhi, me te gjitha pasojat ne vazhdim, qe njehere vulosur çeshtja e mbyllur Hitler, ndahet vaji nga uji, te cilet, megjithse kane qene bashke, nuk mund te shkrihen kurre bashke per vete natyren e tyre. Dmth filloi Lufta e Trete Botrore BS-USA, dhe loja hapet perseri me te njejtin stil. Kunder komunizmit, pales satanike nga pikpamja e fjales se ndyre “providenciale”, ishte legjitim çdo lloj aleance, si dikur iste legjitime aleanca BS-USA kunder Hitlerit. Kjo justifikon shume aleanca te pa shpjegueshme ideologjikisht dhe me raison d’Etat. Psh, nje shembell tipik, grushti fashist i shtetit ne Kili i mbeshtetur nga CIA demokratike.

“Në këtë kuptim, pra, dhe vetëm në këtë kuptim, përse egzektuivi i sotëm nuk na paska të drejtë që po me ato mënyra, e po me ato rrugë të mos zhbëjë diçka që bëri egzektuivi i 1945-ës?”

Para se te behen barazira veprimesh formale sikur te ishin veprime matematike, duhet te dale e qarte nese nje qeveri politike a ka legjitimitetin dhe te drejte te beje nje poshtersi te justifikuar po nga politika? Nuk e ka absolutisht, per disa arsye. Njera prej te cilave eshte logjika formale me sa poshte vijon:

Ne kete rast poshtersia e ekzekutivit te 45-ses ishte se meriten e padiskutushme te nje lufte te kaluar e nxirrte jasht kontestit te se kaluares per t’ja veshur te sotmes ku situata ishte komplet e ndryshuar, bile e kundert, sepse komunistet kishin zene vendin e Hitlerit ne planin e drejtesise nderkombetare.

Ne menyre te natyrshme dhe automatike pason pyetja: a ka legjimitet qe poshtersia e ekzekutivit te 45-ses te eliminohet me nje poshtersi te ngjashme nga ekzekutivi i mbas 89-te, dhe biles poshtersi akoma me e madhe sepse kontesti ka ndryshuar akoma me teper?

Politika (ekzekutivi) ne vetvete eshte nje instrument ekzekutiv, nuk ka ne vetvete kopetencen e te vertetes dhe te paqes, te cilat duhet t’i marre nga jasht saj. Politika mund t’i zbatoje, por jo te beje drejtesine, nuk e ben dot drejtesine, ne koke te vet do te beje gjithnje shtremsine, do te perdore historine per interesat e momentit.

Me fjale te tjera, duhet te ndaloje Koha qe te dale e verteta dhe te realizohet paqja, ndryshe gjithçka eshte ne funksion te zgjedhjeve te ardheshme.

Kush eshte Ai qe ndal Kohen? Politikani, eksperti, akademiku, historiani?


E them idene me thjesht dhe ne menyre me esencjale, keshtu besoj se kesaj radhe nuk do kete keqkuptime:

Nuk eshte kopetence e egzekutivit (ose e politikanit) te percaktoje te drejten dhe te verteten. Te verteten dhe te drejten, per vete natyren e tij, vetem e ekzekuton. Kjo eshte kopetenca e tij. Çdo veprim jasht kompetences, per kedoqofte, eshte poshtersi satanike me pasoja shkaterrimtare, sepse prish rendin e gjerave.

Kjo e vertete universale vlen per çdo galaktike te Kashtes se Kumtrit e qe nga çasti i Big Bangut e tëhu.

Nga pikpamja e rrjedhes se kohes eshte e vertete qe ilegjitimiteti i poshtersise pas 1990 buron prej ilegjitimitetit te 1945, por pse ndalesh ne kohe? (pse ndalon Kohen? ha ha). Pse nuk shkon me tutje ne Kohe, psh pse nuk shkon tek ilegjimiteti i kardinalit Rishelje (permendur nga Hyllin) qe poshtersisht shpiku raison d’Etat, meqe mbreteresha e shperfilli si dava prifti, megjithse d’Artanjani arriti t’i sjelle ne kohe diamantet e mbretereshes?

Nje sugjerim se si mund te ndalohet koha e shkuar: shko akoma me tutje nga dashnia e mbretereshes se Frances me duken Buckingham derisa te arrish tek Adami dhe Eva. Aty ndalon koha e shkuar. Per te ndaluar kohen e ardhme, eshte pak me e veshtire, por s’ka gje kryesorja eshte bere, eshte ndaluar e kaluara.


Varet si i sheh ngjarjet dhe nga çfar perspektive.

Per ty, dhe ndoshta per A.V. qe ka shkrujt postin, ka rendesi 45 dhe 89-ta per te vezhguar fenomenini ne fjale, nje tjeter fut ne pilaf edhe ilegjimitetin e 1918-tes, duke permbledhur bashke ilegjimitetin e mbas 3 luftrave botrore, Hyllini fut edhe kardinalin Rishelje, Un kur bej shaka fus edhe D’Artanjanin dhe Rosheforin, kurse kur jam serioz fus brenda ne thes edhe Adamin dhe Even. Pra e shoh fenomenin nga Fillimi i Koheve, deri ne Fund te Koheve, ose Fund te Historise siç e ka quajtur Hegeli, dhe 3 Luftrat Botrore si ngjarje providenciale qe shenojne Fundin e Koheve. E nuk jam vetem une qe e shoh historine nga kjo perspektive, po te pranosh ekzistencen e mekatit origjinal te ftilluar nga Ademi dhe Havaja, atehere te gjitha ilegjimitetet e kesaj bote, qysh nga Adami e Eva, jane te gjithe natyrshem dhe automatikisht te lidhur ne nje zinxhir pafund. Kjo eshte perspektiva fetare per historine. Sot nuk eshte e modes kjo perspektive, por dikur ka qene, dhe sot ka akoma ca kokrra me fame qe e perdorin.

Ty te intersojne vetem keto dy ilegjitimitete, ai i 1945 dhe ky i pas 1990, shume mire, vazhdo me taten, kjo eshte demokracia, gjithsekush sipas qefit. Ka qe nuk i intereson as 1945, e as 1990, bile as ditelindja e vet, i interesojn vetem 1000 euro ne muaj. Shume mire e ka edhe ky, edhe demokracia ka nevoje per mish per top.


Riperseris me qarte: ajo qe te duket ty, te duket vetem ty. Dhe vetem kaq, asgje me teper, nese nuk do me diskutu, por nuk vendi ketu me e diskutu, pse te duket keshtu vetem ty ose edhe ndonje tjetri. Pavarsisht se ne demokraci legjitimiohet me tu duk gjerat sipas qefit subjektiv, mos kujto se nuk mund te analizohet pseja e qefit e njerit apo tjetrit. Sepse ndryshe vihej ne dyshim ekzistenca e te vertetes, e cila nuk varet si i duket njerit apo tjetrit. E verteta nuk eshte sipas qefit te njerit apo tjetrit.

Po te rishikosh me vemendje komentet e mia ne kete teme, do te vesh re se e kam rraf temen kryq e terthor, nga çdo pikpamje, nga ajo me konkrete, tek ajo me metafizike. Kam permend Adamin dhe Even vetem per te treguar se nje problem mund ta shohesh nga perspektiva te ndryshme, nga kend veshtrime te ndryshme, dmth sa me teper te zmadhosh kendin e veshtrimit, aq me teper zoteron problemin. Keshtu ndodh edhe kur veshtrojme rendom me sy nje gje çfardo ne jeten e perditeshme. Akti i shikimit me sy eshte çeshtje perspektive, Po njesoj akti i vezhgimit te nje problemi çfardo ne jeten e perditeshme eshte çeshtje perspektive. Kush eshte kal karroce, sheh dhe vezhgon si kale karroce, eshte gjithnje brenda temes te terheqjes se karroces. Kush eshte shqiponje sheh dhe vezhgon me tjeter perspektive, dmth nga kendveshtrimi i kalit te karroces, shqiponja eshte me perkufizim jashte temes.

Dalja jashte temes eshte çeshtje motivacioni, pavarsisht nga reagimet dhe sherret idjote ku kam shkelur edhe une ne drrase te kalbur, motivacioni im ne komentim ne çdo teme ka qene te rritet perspektiva ne menyre qe sqarohet dhe kapet me mire problemi. Kurse akuza per dalje jasht teme eshte bere si nje lloj diktature personale (e lejuar ndoshta vetem nga moderatoret qe kane mision publik). Dmth tjetri akuzohet ka dale jasht teme, ose se eshte troll, sepse thote nje gje qe ne nuk i shkon per shtat akuzatorit.

Konkretisht ne kete teme, jo vetem kam dale jasht teme, por jam perpjekur te tregoj se vete tema eshte jasht teme. Akoma me konkretisht thelbi i muhabetit tim eshte eshte nje e vertete e madhe e zbuluar nga matematikani Godel (qe besonte ne Zot ha ha jasht teme), qe nuk ekzistojne sisteme autoreferenciale. Zbulimin ne fjale e ka bere ne menyre specifike per sistemin e artmetikes, qe eshte thjemeli i matematikes. Por vlen kudo si zgjidhje e nje problemi logjik.

Qe ku dola perseri jasht teme, per te hyre perseri qe te sqaroj temen. Thelbi i diskutimit tim ne kete teme eshte qe edhe politika nuk eshte autoreferenciale, ka nevoje per aksioma qe urdherohen nga jasht saj. Akoma me konkretisht qe politikani, si i 45, ashtu dhe i 90-tes, nuk mund te shpalle te verteta, te drejta, pajtim kombetar etj, referuar vetem politikes. Pra politikani duhet t’i referohet nje sistemi tjeter nga jasht politikes, dhe nje personaliteti nga jasht politikes.

Se kush eshte ky personazh, ketu ndalem se mund te akuzohem per dalje nga tema.

Borova ndodhi në korrik. Gjermanët erdhën në shtator. Kur ndodhi Borova, nga erdhën dhe ku po shkonin trupat gjermane të cilëve u zunë pusí trimat e xha Jahos?

Përfundimi (kur shtrydhet paak truri)?

1 Like

ju e shtrydhni trurin per te nxjerre bishta pas cdo te vertete qe s’i konvenon egoizmes suaj. Historia eshte shkruar dhe ndoshta perendimi komunizmin s’ia ka enda ama ndejti shtrember e foli drejt. E verteta e luftes eshte afirmuar e kush s’e mbajti dot drejt atehere kur duhej, nuk e drejton dot me sado kohe te kaloje megjithe sperdredhjet e panumurta nga e drejta per te cilat ju punon truri natyrshem.
Jeni tradhetare qe shisni dhe nene e babe per prone e para, e njejta gjindje si bajraktari vicidols qe shet vendin tek hasmi fqinj per pak pushtet, e thjeshte fare.

1 Like

Moj xhane cfare eshte tradheti ne proces verbalin e meposshtem ?
Proces-verbal Sot më datë 1 gusht 1943 u mbajt në katundin Mukje, mbledhja e dytë e delegacioneve të Organizatës B.K. dhe të Organizatës Nacional-Çlirimtare. Kryesia e mbledhjes me vota unanime iu ngarkua Z. Thoma Orollogajt dhe sekretaria Z. M. Gjinishi. Bisedimet i hap Z. Dosti, delegat i B.K. i cili deklaron se pas bisedimesh që bëri qendra e Ballit proces-verbalit të marrëveshjes së bërë më 26 korrik 1943, të nënshkruar ad-referendum prej delegacionit të Ballit, e gjen të nevojshme të bëhet një shqyrtim disa pikave të akordit të arritun. Bisedohet dhe vendoset që pika 1 e nenit 2 të ndryshohet dhe të qëndrojë në këtë mënyrë: Pika 1. Luftë imediate kundër armikut okupator dhe kundër çdo armiku tjetër eventual okupator Pika 2. Luftë për një Shqipëri independente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike. Pika 3. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Një Shqipëri të lirë, indipendente, demokratike, popullore. Pika 4. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë bie me formimin e një qeverije provizore. Pika 5. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal direkt.

Delegacionet:

B.K.

K.P.N.Çlirimtar

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare

Proklamatë

Popull shqiptar!

Po bëhen afro 5 vjet që Italia fashiste ka pushtue vendin tonë të shtrenjtë dhe po mbjell kudo zi e mjerim.

Barbarizma ka arritur kulmin. Në këto kohë të fundit ka djegë e ka shkatërrue fshatra e qytete dhe me një etje të tërbueme ka vra e ka therë burra e gra, djem e vajza, pleq e të rinj dhe fëmi të vegjël shqiptar që ende thithin qumështin e nënës… Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, shprehje e gjallë e fuqive të kombit, paraqet këtë program:

  1. Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri aleatëve më të mëdhenj, Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si dhe popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar. 2. Luftë për një Shqipëri të pamvarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botërisht e të garantuar nga Karta e Atllantikut të vetvendosjes së popujve për një Shqipëri etnike. 3. Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore.

Shqiptarë!

Nuk keni ç’të prisni ma. Armiku është akoma në vatrat tona.

Erdhi koha që të çohemi të gjithë të vegjël e të mëdhenj, burra e gra, intelektualë e patriotë qytetarë dhe katundarë dhe të rrokni armët për dëbimin sa më të shpejtë të pushtuesit të huaj nga toka e shenjtë shqiptare.

Ngrihuni të gjithë pra, betohuni rreth flamurit të Skënderbeut, bashkohuni rreth Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe sulmoni në çdo vend e kënd, me armë e çdo mjet armikun pushtues, zgjidhni prangat e robërisë që i kini në duar afër 5 vjet dhe merrni gjakun e martirëve tanë që ditën të vdesin në fushën e nderit për lirinë e Shqipërisë. Dita e shpëtimit erdhi!

Jashtë armiku zaptues!

Rroftë Shqipëria e bashkueme në luftë kundër pushtuesit!

Rrofshin aleatët tanë të mëdhenj, Angli, Shtetet e Bashkueme e Bashkimi Sovjetik!

Rroftë Shqipëria e pavarme, demokratike popullore!

Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë[2]

Megjithse osht bo dhe sterbo deri ne marrezi ky muhabeti i luftes Nac-Clir, per gjithe ata qe duan te bojne debat duke valevit Historine e PPSH dhe veprat e pederastit, here it is : Iu llafepistsha Luften NaCl, komunizmin qe ia pate hajrin, diktaturen e proletariatit, elektrifikimin e plote te vendit, formimin e njeriut te ri, mesimet e shokut Lej Fen si dhe planet 5-vjecare e berjen e fshatit si qyteti. Ka ngel gjo tjeter ?

  • I approve this message.

Emancipimi i gruas

me vjen keq per ju por jo dhe aq, 30 vjet pasi rendi Demokratik ia futi kembet ne nje kepuce komunizmes, po i vjen radha t’ia mbledhin rripat edhe atij: gezojini vitet e fundit ne gjys demokraci tani qe gjithe e me shpejte bota ogurzeze e trumpit afron e do hedhe tutje qeverisjen popullore (demokraci) me gjithe lecka.

alba nuk kisha ndermend te hyja ne muhabetet qe u hapen po te mos ishte per koketrapin korentin qe flet si e ema e zeqos si karikator i prishur gjuan cfare t’i dale perpara.
Hyme per pune te temes qe solli pruresi, liderit global KM dhe punet e tij. Te tjerat jane devijime kot se koti qe rrodhen se llafi kur hidhet do kujdes perndryshe hec e ndreqe (nese mundesh) pas kushedi sa replikash. Nuk eshte qellimi im fare te hyj ne ato muhabete te historise. Por ndoshta zenkat e nxehta provokohen kollaj sepse zgjidhjet dhe zgjedhjet e historise sone s’kane qene te lehta. KM ishte provokativ me aktin e tij, por se mos eshte i vetmi, Ky vec ishte me domehtenesi per forcen politike ku ben pjese (PS) sepse edhe e udheheq ate. Kjo besoj ishte ne llafe te shkurtra, e gjitha.

A je shume i ri Kthupo, apo e mban mend Detashmenti i Kuq I Grave ?

Shume i ri jo, po edhe detashmentin e kuq s’e kam degjuar ndonje here. Megjithese varet ke quan shume te ri ti :slight_smile:

Ishte nga keto kinezerite si puna e flete-rrufeve dhe stemat e kryetarit Mao

image

1 Like

Paska qene balet. Sipas kesaj une i bie te jem shume i ri, s’kisha lindur ne 1966.