Tensione në Maqedoni

Pasi presidenti Ivanov i ka mohuar mandatin Zaevit, edhe pse ky i fundit ka mbeshtetjen e 67 deputeteve te LSDM dhe shqiptareve. Ivanov ka thene se nuk e mban dot ne ndergjegje qe t’i hape rruge projektit te huaj (te Tiranes, sipas tij) duke i refuzuar mandatin koalicionit qe ka forumuar shumicen. Nacionalistet maqedonas e shohin te rrezikshem koalicionin e Zaevit me shqiptaret dhe kane kundershtuar zyrtarizimin e gjuhes shqipe ne protesta ku ksenofobia ndaj shqiptareve u shpreh qarte. Zaev e ka akuzuar Ivanovin per grusht shteti pasi presidenti nuk ka asnje baze ligjore t’i refuzoje pushtetin fituesve te zgjedhjeve. Zyrtare te BE dhe ShBA kane bere sot serish thirrje per respektimin e rezultatit te zgjedhjeve.

Spartak Ngjela në Facebook:

Maqedonia po shkon me rritëm të shpejtë drejt Albanizimit të saj.

Shqiptarët përfundimisht po marrin vendin e tyre ne tokën e tyre, dhe në shtetin e grabitur nga padrejtësitë e 150 vjetëve.

Presidenti maqedonas, Ivanov, u çmend.

Po partia maqedonase që përkrah shqiptatët çfarë është? Janë në të shumicë shqiptarët ortodoksë që janë deklaruar sllavë.

Po Maqedonia e lashte e Aleksandri të madh ç’ka qenë?

Ilirishtja dhe maqedonishtja e asaj kohe kanë qënë dialekte të një gjuhe.

Po çfarë lidhje kanë sllavët e sotëm me Maqedoninë e Aleksandrit? Nuk kanë asnjë lidhje, këta kanë ardhur në Gadishullin Ilirik në Shekullin e VII - të. E vetmja lidhje, janë shqiptarët, të cilët një president sllav, Ivanov, i quan të huaj në tokën e tyre 2500 vjeçare. Qeshni me injorancën!.. Se shqiptarët sot janë shumë të fortë.

1 Like

Po perpara 2500 vjetesh cila popullsi ka banuar o Spartak?

Para ardhesit e shqiptareve dhe te grekeve.

Me perkrahjen e hapur ndaj zaevit, shqiptaret ne maqedoni kane rrezikuar renien ne gracken e nacionalizmit maqedon.
Sipas meje, pas refuzimit te ivanovit, ky mund te jete skenari pasues:
Gruevski doli ne zgjedhje me platforme 100% nacionaliste maqedone, te mbroje maqedonine sllavo-ortodokse dmth.
Zaevi doli me platforme te perzier me shqiptare. Mori 70 mije vota shqiptare, demtoi rende partite shqiptare qe moren minus 12 mandate. Premtoi gjuhen shqipe ne institucione.
Kjo ka zgjuar reagimin nacionalist te maqedoneve te irrituar, antishqiptarizmin.

Tash, ne rast zgjedhjesh te jashtezakonshme, do te kete nje mobilizim masiv, dhe vota do te jete etnike, maqedon kunder shqiptareve. Dmth edhe ato vota sllavo-maqedonase qe kishte zaevi do te shkojne te gruevski.
Ne kete kontekst gruevski mund te dale me 60 a 70% te mandateve, vote plebishtitare, dhe te beje vet qeverine.

ja njesoj si shqupi qe paragjykon zgjedhjet dhe keta simotrat e maqedonise paragjykojne aleancen me shqiptaret, politike bidonash.

Pse perzieni “shqupin” ne cdo diskutim?

Eshte e njejta qasje egoiste, shqupi per pushtet tradhton te miren e vendit, vettingun, vmro e maqedonise per te shtyp shqiptaret sakrifikon stabilitetin e vendit dhe barazine etnike.

Cili eshte kriteri qe percakton te miren e vendit, qe na e paska tradhetuar “shqupi”?

Ky Spartaku e njihka dhe historine mire dhe per me teper qenka shume i sigurte ne ato qe thote.

Vettingu pa diskutim, eshte me se e qarte. Aty fillon e mira per momentin.

Maqedonise duhet ndare.50% ta marre Bullgaria 35-40% Shqiperia dhe pjesen qe mbetet,Greqia me Serbine.
Keshtu qe zgjidhen njehere e mire problemet ne Ballkan pasi te gjithe do te mbeten te kenaqur.

Pasoja e hidhur në Maqedoni e politikës të imperializmit shqiptar të Edi Ramës

Presidenti Ivanov, duke marrë shkas nga roli prej kreu i imperializmit shqiptar që mori Rama ndaj partive shqiptare në Maqedoni me rastin e krizës politike atje, kundërshtoi që ta mandatojë Zaevin për krijimin e qeverisë, megjithëse e ka siguruar shumicën e deputetëve, duke marrë nënshkrimet e deputetëve shqiptarë. Ivanovi u tall duke thënë se megjithëse Zaevi e ka numrin e duhur të deputetëve, nuk mund ta mandatojë sepse për të siguruar shumicën parlamentare ka pranuar të zbatojë një dokument të ideuar dhe arritur si një marrëveshje në një shtet tjetër, gjë që cënon sovranitetin e Maqedonisë.
Ivanovi tregoi se është shtetar i aftë që di të shfrytëzojë gabimet e kundërshtarit. Rama dhe Zaevi treguan që janë politikanë diletantë, të cilët bëjnë gjeste boshe. Tani nuk mbetet veçse që në Maqedoni të bëhen zgjedhje të reja, ku VMRO-DPMNE do të marrë edhe më shumë vota se herën e fundit, se shumë maqedonë sllavë do ta braktisin SDSM-në.
Nuk dua të them aspak se Tirana nuk duhet t’ i udhëzojë partitë shqiptare në Maqedoni dhe në vende të tjera përtej kufijve shtetërorë. Por disas gjëra bëhen në konfidencë.
Kac Myftaraj

Te duash qe shqiptaret te kene shqipen gjuhe zyrtare qenka imperializem? Te duash qe partite shqiptare ne maqedoni te kene qendrim te bashkuar dhe jo te percare, qenka imperializem? Cdo kryeminister shqiptar e ka me detyrim nga kushtetuta qe te kujdeset Te djathtet ne shqiperi historikisht jane bere me armiqte e shqiptareve vetem per te kundershtuar sa me eger opoziten e tyre ne shqiperi. U dhane shkodren malazezeve, shen naumin maqedonasve, moren ushtri serve kunder nolit, etj, etj. Dhe asgje nuk paska ndryshuar. Tani jane gati te behen me Ivanovin dhe Gruevskin antishqiptar, te cilit i duket qe po te kene shqiptaret gjuhen shqipe, humbet sovraniteti i maqedonasve. Sepse maqedonasit jane ne shtepi te tyre, ndaj duhet te flasin maqedonisht. Ndersa shqiptaret jane te ardhur, ndaj s’duhet te flasin gjuhen e tyre.

këtu e ke gabim. ne ku ta gjenim që shqupi të mbante qëndrime si të gruevskit. ne na mungojnë qëndrimet kombëtare. partitë tona bëjnë lëshimë të paimagjinueshme në dëm të interesave kombëtare për një dule dhe 100 sllavomaqedonas që ka shqipëria. maqedonia është shtet shumëkombësh dhe si i tillë është i destinuar të shpërbehet,ashtu si dikur bs-ja,jugosllavia,çekossllovakia,ukraina,bosnja dhe në funs be-ja. ne duhet të punojmë të marrim sa më shumë territore nga ndarja e ardhshme e maqedonise. gjithe shpresat e sllavëve janë tek ‘‘kombi’’ kosovar. në se i ai ja del të përçaje çeshtjen kombëtare shqiptare ,shpëton edhe maqedonia. shqiptarët humbasin shpresat për një shtet shqiptar në ballkan dhe turqizohen gradualisht.

po greqia me serbinë pse? apo shqiptarët si merhumë që janë ua marrin pronat të tjerët

Imagjino edhe berat gabuzhala ishte simpatizant i gruevskit dhe anti ramist, me rregull treshi i bie proshqupist

Kane ca pakica serbe e greket me duket

Grekë nuk ka fare,përkundrazi në greqi ka sllavë. serbët janë të ardhur në kohën e titos

1 Like

Nuk e di se c’pasion i madh i eshte ngjallur prej vitesh aventurierit Spartak Ngjela te fuse kudo fitilat per ta shkaterruar Shqiperine! Dhe tani sjell “argumenta historike” nga ato te Koco Danaj & Co., te cilat mbeten opinione pa sjelle fakte! Une nuk e di se sa trima do jene keta patriote kaq te medhenj, po u ndez ballkani flake!?!